2015-05-31

AUTOSTRADA NISH - PRISHTINË, PSE DUHET TË FIRMOSË EDI RAMA?




     REXHEP SHAHU


Lajmi se brenda dy javësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Serbisë Vuçiq, do të nënshkruajnë projektin e ndërtimit të autostradës Nish - Prishtinë - Durrës, projekt që kushton 1 miliadrë euro dhe që do ta financojë Europa, po fluturon plot hare në qiejt e qeverisë.

Është lajmi më i mirë, lajmi më i duhur që ofron shpresë për rajonin, për integrimet rajonale, që njerzit të mos "ndërtojnë" shëpitë e tyre në avionë, trena, anije, çadra, por të rrinë në atdhe.

Po pse duhet të jetë nënshkrues i këtij projekti Rama me Vuçiqin?


Pse Rama e jo Isa Mustafa?

Mirë Vuçiqi se 80 km rrugë është ne teritor administrative serb, po Edi Rama pse duhet të jetë nënshkrues i këtij projekti?

Image result for sali berisha dhe rruga e kombit

Nëse nënshkruan Edi Rama këtë projekt që zbatohet në Kosovë, ai nënshkruan para kryeminstrit serb mosnjohjen e shtetit të Kosovës, shpërfilljen e liderëve të Kosovës.




Ose ndoshta Serbia e ka lejuar e pranuar bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe kryeministri Vuçiq nënshkruan kështu edhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve.

Image result for sali berisha dhe rruga e kombit

Autostrada nga Prishtina deri në Durrës konsiderohet e përfunduar. Po nga Prishtina në Medare jo. Po nga Prishtina në Merdare a është teritor i Kosovës apo i Shqipërisë administrative?

Image result for edi rama ,vucic dhe isa mustafa

Nëse Edi Rama nënshkruan në vend të Isa Mustafës, do të nënshkruajë kështu mosnjohjen e Kosovës me dorën e tij, me firmën e tij. Këtë e duan serbët natyrisht dhe janë gati t’ia bëjnë një përmendore Edi Ramës për këtë shkak.



 Po nga kush kërkon përmendore Edi Rama, nga serbët apo nga shqiptarët?

Si njeriu që kam bërë apologjinë e Udhës së Kombit që nga ëndrra deri te realiteti, kam lejen sot t'i bëj një pyetje Edi Ramës që e mallkonte dikur Udhën e Kombit, pse duhet të firmosësh ti për Kosovën z. Rama?
Image result for edi rama ,vucic dhe isa mustafa

A thua firma jote është firmë zoti?

A thua se di të bësh firmë të bukur se je piktor?

Image result for edi rama ,vucic dhe isa mustafa

Pse duhet të firmosë kryeminstri i Shqipërisë për një projekt që implentohet në Kosovë?

Çfarë do të thotë kjo?

A kanë vdekë shtetarët në Kosovë?

Image result for sali berisha dhe rruga e kombit

A mos u bashkua Shqipëria me Kosovën dhe ti u bërë kryeminstri i gjithë hapsirës shqiptare?

Kush të ngarkoi ta firmosësh ti këtë projekt?

Kush e shiti këtë firmë?

Kush e bleu dhe sa e bleu këtë firmë mbi këtë pojekt?

Image result for edi rama ,vucic dhe isa mustafa

Z. Rama e pate mallkuar me loçkë shpirti Udhën e Kombit dhe Sali Berishën. Pastaj u bëre dashnor i vonuar i saj dhe ua shave shqiptarëve në Prishtinë këtë udhë për shkakun e vetëm pse e ndërtoi Sali Berisha dhe pse nuk mund të bëhët në hapsirën shqiptare ndonjë projëkt më i madh dhe më i rëndësishëm që ta bëje ti z. Rama dhe të marrje famën e lavdinë e Berishës.

Image result for edi rama ,vucic dhe isa mustafa

Po, mund të bëhët hekurudha. Bëje z. Rama nëse ke këllqe dhe shqiptarët e serbët ta japin lavdinë, ta ngrenë një shtatore më të madhe se të Ismail Vlorës në Prishtinë.

Pra, do të firmosë Rama e Vuçiqi për autostradën Nish-Prishtinë-Durrës.

Pse duhet të firmosë Rama?

Në emër të kujt firmos Rama?

Image result for edi rama ,vucic dhe isa mustafa

Ku ka mbetë kjo autostradë pa bërë, në cilin teritor nuk është përfunduar kjo autostradë?

Nga Miloti deri në Prishtinë autostrada ka përfunduar, duke llogaritë që po dyfishohen urat nga Kukësi në Morin.

Autostrada duhet bërë nga Prishtina në Nish.

Image result for edi rama ,vucic dhe isa mustafa

Për të nënshkruar ndërtimin e këtj segmenti nuk ka asnjë punë Edi Rama se teritori ku do të ndërtohet nuk është livadh as arë e Edi Ramës dhe nuk ia ka lënë as baba.

Image result for sali berisha dhe rruga e kombit

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje duhet ta bëjë domosdo vetëm kryeministri ose presidenti i Kosovës. Nuk mund të nënshkruajë kryeminstri i Shqipëisë as presidenti i Shqipërisë për projektet në teritorin e Kosovës. Qoftë edhe projekt për çelje varresh apo ndërtim kafaz zogjsh.
Image result for sali berisha dhe rruga e kombit
Këtë duhet t'ia bëjë të qartë sa më urgjent Europës, Amerikës o Azisë qeveria e Kosovës, kryeministri i saj, presidentja e saj. Ose të shkojnë te shpia dhe të punojnë në kopësht, të mbjellin luleshtrydhe.
Nuk është qeveria e Kosovës filial i Edi Ramës, apo një ministri e Edi Ramës.

Unë dua e lus zotin përditë që të jemi bashkë, një shtet. Por sot nuk jemi.

Image result for edi rama ,vucic dhe isa mustafa

Nëse shpërfillet sot autoriteti i Kosovës, nëse shpërfillen sot titullarët e Kosovës, nëse shkilet me këmbë nënvlerësimi e shpërfillje Kosova dhe udhëheqësit e saj, unë nuk e dua atë autostradë, pasi unë dua më shumë Kosovën se autostradën që u shëben serbëve më shumë se kujtdo tjetër.

Image result for sali berisha dhe rruga e kombit

Serbët vdesin ngapak e përditë për këtë autostradë dhe ata janë të gatshëm të pranojnë çdo kusht jo diskriminues për ndërtimin e kësaj autostrade. Tre herë ia kanë kërkuar edhe Sulltanëve të Turqisë serbët lejen për ta bërë këtë udhë.

Ndaj nuk ka nevojë të firmosë Edi Rama për teritorin e Kosovës se nuk i janë tha duart kryeministrit të Kosovës, nuk ia janë këputë duart, nuk ia ka marrë zoti mendtë e kresë me nënshkrue me mungesë firme, me nënshkrue me mos firmosje, mosnjohjen e vendit e të shtetit të tij Kosovë.

Image result for edi rama ,vucic dhe isa mustafa

Nëse ndokush në Kosovë, për inat të Isa Mustafës e ka shitë të drejtën e firmës për këtë autostradë tek Edi Rama, haram i qoftë.

Por nëse është thjeshtë vendim e pranim i Edi Ramës se ia kanë kërkuar serbët dhe Europa, haram i qoftë Edi Ramës që shkel kryeministrin e Kosovës, e bën të paqenë kryeministrin e Kosovës dhe nënshkruan ai në vend të tij dhe synon të hiqet e të shpallet si baba i Shqiptarëve.


Është zamet i madh të bëhësh baba i Shqiptaëve, është krejt e pamundur me e mundë Sali Berishën në Kosovë derisa të ndërtohet eshte një vepër tjetër si ajo që ndërtoi ai në luftë me kundërshtarët më të egër të Shqipërisë e Kosovës.
Image result for edi rama ,vucic dhe isa mustafa

Edi Rama tha në Beograd dhe u mburr fort se Kosovën e kanë njoftë 108 shtete.


 E quajti akt trimërie.

Image result for sali berisha dhe rruga e kombit

Tani sapo i jepet rasti ta fshijë Kosovën, sapo i jepet rasti të firmosë për mosnjohje de fakto të Kosovës ai është I lumtur të firmosë mosnjohjen e saj.

Image result for sali berisha dhe rruga e kombit

Nënshkrimi nga Edi Rama i projektit të autostradës Nish-Merdare-Prishtiën-Morin-Durrës me Vuçiqin, është nënshkrimi i mosnjohjes së Kosovës nga Edi Rama.

 Ose pranimi nga Serbia i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.