2015-06-05

Dr. Shpresa Hasimja : Si ta menaxhojmë ankthin tek fëmijët që do të operohen?


Si ta menaxhojmë ankthin tek fëmijët që do të operohen?

Dr. Shpresa Hasimja ,Specialiste - anesteziologe,QKUK Prishtinë

Njё ndjenjё e tillё e tensionit, frikёs, nervozёs dhe brengosjes ёshtё e pranishme edhe tek prindёrit, prandaj fenomeni i tillё bart nё vete njё kompleksitet ndaj tё cilit duhet qasje e veçantё pёrmes mёnyrave tё ndryshme.

Image result for ANKSIOZNOST


Tё mёsuarit pёr t’u pёrballur me ndarjen nga prindёrit ёshtё proces i domosdoshёm pёr zhvillimin e fёmijёs. Pёrderisa pёrvoja e ndarjes nё çerdhe dhe shkolla ndihmon nё zhvillimin psikologjik dhe formimin e personalitetit, eksperiencat tjera tё ndarjes si kjo nё rastin konkret gjatё anestezionit dhe operacionit mund tё shkaktojnë konfuzion dhe anksiozitet, prandaj identifikimi i faktorёve qё do tё kenё ndikim tek kёto fenomene ёshtё i rëndësisë sё veçantё.

Anksioziteti i ndarjes tek fёmijёt fillon nga mosha 7-8 muaj, ndёrsa kulmin e arrin aty nga mosha një vjeçare. Intensiteti i kёtij fenomeni zvogёlohet me moshё pёr shkak tё rritjes sё kapaciteteve tё njohjes, kujtesёs, dhe aftësive tjera. Fëmijët e moshёs 1-5 vjeç janё tё rrezikut mё tё madh pёr paraqitjen e anksiositetit ekstrem.

Image result for ANKSIOZNOST


Kjo ndodh pёr shkak tё psikobiologjisё sё anksiozitetit tё ndarjes. Sa do tё jetё traumatike njё ndarje e tillё, do tё varet prej zhvillimit individual tё fёmijёs (sa do tё jenё sensibil ndaj rrethanave tё reja), eksperiencёs prindёrore, trashëgimisë gjenetike dhe stabilitetit tё mjedisit nё tё cilin ёshtё rritur. Poashtu hospitalizimet e mëhershme si dhe vizitat e rralla tek pediatri mund tё jenё prediktues pёr zhvillimin e anksiozitetit tё kёtij lloji.Programet pёrgatitore pre-operative





Nga hulumtimet e shumta tё kёsaj lёmie, pёrmes programeve pёrgatitore preoperative pёr fёmijёt si dhe pёr prindёrit, studiuesit janё munduar tё trajtojnё dhe tё parandalojnё fenomenin e tillё.

Image result for ANKSIOZNOST

Aktualisht aftёsia e pёrballjes konsiderohet si mёnyra mё efikase e intervenimit tek programet përgatitore pёrmes modelimit me terapi “lojё”, vizitёs dhe njohjes sё hollit operativ, informimit pёrmes revistave tё ndryshme, etj.Komunikimi me shkёmbim tё informatave



Pёrmes kёtij komunikimi, bёhet arritja e besimit nё mes tё stafit mjekёsor dhe fëmijës. Pёr tё arritur kёtё rezultat ekzistojnё disa mёnyra; qoftё pёrmes sqarimeve mё tё detajuara mbi procedurat operative nё revista pёrkatёse (fotografive dhe vizatimeve), qoftё pёrmes vizitave nё hollet e traktit operator qё perceptimi i realitetit nga ana e fëmijës tё jetё sa mё objektiv.




Poashtu faktor i rёndёsisё sё veçantё ёshtё njoftimi dhe konsultimet e vazhdueshme tё prindёrve me stafin mjekёsor, prania e tyre gjatё marrjes sё premedikacionit, mundёsia e pranisё sё tyre gjatё fazёs sё induksionit (hyrjes nё anestezion) tё fëmijës.

Image result for ANKSIOZNOST

Nё kёto raste, zvogёlimi i anksiozitetit tё prindit do tё zvogёlonte frikёn dhe brengosjen tek fёmijёt, e me kёtё do tё reduktohej sasia e dhënies sё medikamenteve seduese. Rezultati do tё ishte njё hyrje e qetё nё anestezion dhe satisfaksion mjaft i lartё pёr anesteziologun. Domosdoshmerisht, kjo do tё arrihej me pёrgatitjet dhe njohuritё e problematikёs pёrmes programeve preoperative pёr prindёrit.Premedikacioni – menaxhimi i periudhёs preoperatore pёrmes medikamenteve


Image result for ANKSIOZITETI


Metoda e tillë e ‘relaksimit’ tё fёmijës pёrmes ilaçeve nё dhomё tё zgjimit pёrpara arritjes nё sallё tё operacionit ku kontakti verbal ende është i ruajtur është treguar si mёnyrё mjaft efikase, posaçërisht me prani tё prindёrve.

Image result for ANKSIOZNOST


Zakonisht njё procedurё e tillё preferohet mbi moshёn 6 muajshe, aplikohet pёrmes gojёs, bari është i pёrzier me ndonjë lёng frutash qё t’i largohet shija e hidhur. Janё edhe mёnyra tё tjera tё aplikimit si ajo rektale dhe transdermale, mirёpo metoda pёrmes gojёs ёshtё mё e pranueshmja nga fëmijët.


Image result for ANKSIOZNOST

Dhёnia e lodrave pёrpara procedurёs nё fjalё është treguar si mёnyre mjaft efikase pёr mosrefuzimin e kёtij ilaçi.Programet përgatitore psikologjike


Image result for ANKSIOZITETI
Kёto programe, duke qenё mjaft tё rëndësishme do tё duhej tё përshtateshin sipas moshёs, shkallёs sё zhvillimit dhe eksperiencave tё mёhershme. Vendosja e komunikimit me fёmijёt, si dhe aftёsia e tyre tё dёgjojnё, interpretojnё dhe tё pёrgjigjen nё informatat e përbashkëta, janё gjёra tё paparashikueshme nё sensin qё tё gjitha kёto varen nga situata.

Image result for ANKSIOZNOST


Pёr fëmijët e grupmoshёs nёn 6 vjeç informimi dhe bashkëpunimi sё bashku me prindёrit e tyre pёrmes programeve pёrgatitore do tё ishte shumё i mirёseardhur. Pёr moshёn mё tё rritur tё fëmijëve, mёnyrat mё tё sofistikuara pёrgatitore si ato pёrmes internetit, tanimё janё tё pranuara dhe vazhdojne tё jenё mё tё preferuarat.


Image result for ANKSIOZITETI
Nё fund, fёmija ende mbetet qenia mё e sinqertë, prandaj mёnyra se si do t’i qasemi atyre, ёshtё pёrcaktuese e arritjes sё suksesit tё procedurёs sё trajtimit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...