Nje liber shume i rendesishem per historine dhe historianet. Ky ishte konkluzioni i promovimit te librit me kujtime historike “Perpara gjyqit te historise” i Xhelal Staraveckes, zhvilluar sot paradite ne mjediset e Akademise se Shkencave, Tirane.
Nen moderimin e Fatos Lubonjes, publicist, ish-i presekutuar politik nga regjimi komunist, disa historine si prof. dr.Pellumb Xhufi, prof. dr. Shaban Sinani, botuesi Naim Zoto folen rreth kujtimeve historike prej njerit prej protagonisteve te viteve “30-50, Xhelal Staravecka, komandant i famshem partizan ne krahinat e Skraparit, Beratit, Korces, Kolonjes, Permetit e Fierit, por qe ne fund te luftes denoncoi nderhyrjen jugosllave ne Shqiperi dhe u nda nga komunistet.
Ne kete aktivitet ishin te pranishem edhe ministri i Informacionit dhe Teknologjise, Genc Pollo, disa deputete, kryetari i bashkise Berat, Fadil Nasufi, dhe prefekti Bujar Hoxhaj;nenkryetari i bashkise se Fierit, Haxhi Kalluci, kryetari i komunes se Potomit (Skrapar), Edmond Omeri.
Per te marre pjese ne kete aktivitet kishte ardhur nga SHBA edhe djali i Xhelatit, Naim Stravecka, ish-i denuar politik gjate regjimit komunist. “Perpara gjyqit te Historise”, kujtime historike te Xhelal Staraveckes (1912-1975), eshte botuar nga shtepia botuese “Naimi” ne kuader te 100 vjetorit te shtetit shqiptar dhe 100 vjetorit te lindjes se autorit.
Libri eshte shkruar ne vitin 1966 ne Paris dhe publikohet per here te pare, sipas doreshkrimit orgjinal te autorit lene trashegim familjes. Qindra personazhe e personalitete, kryesisht politike, te viteve 1912-1966, ndricohen permes ngjarjeve, fakteve, kujtimeve te autorit.
Tri jane nyjat kulmore te ketyre kujtimeve, ku autori eshte protagonist:Mbreteria e Zogut e kryengritja e Fierit, levizja antifashiste e lufta e partizane si edhe fati i mergates politike shqiptare ne Perendim. Sipas prof. Xhufit, “Kujtimet e Xh.
Staraveckes jane te pameshirshme per ngjarje dhe protagoniste shqiptare te Luftes se Dyte Boterore”, ashtu si i ben nje autopsi te plote qeverisjes mbreterore.