2015-06-03

Sabri Godo-“Skënderbeu”


Pas një mungese disa mujore në tregun e librit shqip, ribotohet sërish një ndër kryeveprat e shkrimtarit, politikanit dhe personalitetit shumë të njohur – romani historik “Skënderbeu” nga Sabri Godo. Ky është ribotimi i kartërt i kësaj vepre që nga botimi i parë në vitin 1975 prej ish-shtëpisë botuese “Naim Frashëri”.

Skenderbeu Sabri Godo

Më poshtë ju ftojmë të lexoni disa fjalë për veprën…

…roman historik për Skëndërbeun, që hyn në rradhën e romaneve më të mira të shkruar në gjuhën shqipe deri më sot, jo vetëm në sajë të kulturës së gjerë historike të autorit dhe të përkushtimit të jashtëzakonshëm të tij ndaj historisë kombëtare, ndaj ngjarjeve dhe figurave të saj të mëdha, por edhe në sajë të konceptit të tij të veçantë historik.

Sabri Godo e shkruan Skënderbeun e tij për ta bërë të qartë atë që është e paraqitur e mjegulluar; për ta kthyer së mbari atë që, si e thotë vetë, është paraqitur së prapthi dhe për ta bërë të shumëkuptueshme atë që është thjeshtësuar kuptimisht…ai e hulumton të vërtetën historike duke shfrytëzuar dokumentet – aty ku dokumentet nuk mungojnë; duke përdorur fiksionin – aty ku dokumentet nuk janë lënë dhe duke e përdorur me dhunti të rrallë magjinë e fjalës – si në rastin e parë ashtu edhe në rastin e dytë.

…në romanin e tij Skënderbeu, si edhe në romanet historike të të gjithë shkrimtarëve të mëdhenj, do të gjejmë histori të mjaftueshme sa t’u besojmë atyre që thuhen dhe mjeshteri të veçantë stili aq sa atë histori të bëjë kuptimisht dhe artistikisht të paharruar.

…Sabri Godo i kthehet historisë së Skënderbeut jo vetëm për ta treguar dramën e madhe historike të popullit të vet, të popullit që ka bërë shtëpinë në udhëkryqin mes Lindjes e Perëndimit, aty ku janë përplasur qytetërime, besime, interesa dhe pushtues të ndryshëm, por edhe për të rigjetur atë që ne bashkëkohësve, nuk na i lejonin politikat dhe ideologjitë sunduese: liritë, vlerat, idealet, domethënë arsyet për Shpresën që e kishim ndaj të ardhmes, që ka filluar të gdhijë. – Rexhep QOSJA, akademik

*****
Image result for sabri godo

Sabri Godo (8 gusht 1929, Delvinë - 3 dhjetor 2011, Tiranë) ishte politikan, shkrimtar dhe skenarist shqiptar. Ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Shkollen e fillore e kreu ne Delvinë dhe me pas te mesmen e vazhdoi ne Tiranë ku kete te fundit e la ne gjysme ne vitin e trete ku mori pjesë në luftën antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia .Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Në janar të vitit 1991 S. Godo themeloi Partinë Repiblikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Sabri Godo ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të PRSH-së dhe President nderi i saj që pas lënies së drejtimit të saj në duart e Fatmir Mediut. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.

Veprat
"Plaku i Butkës", Roman historik (1966);
"Ali Pashë Tepelena ", roman 1970
Zëra nga burime të nxehta, tregime (1972);
"Intendenti", tregim (1973);
"Skënderbeu" (1975)
Prova e zjarrit, roman (1977);
"Kohët që shkojnë, kohët që vijnë", reportazhe (1985);
"Ujërat e qeta", roman, (1988);
"Koha e njeriut", roman (1990).
"Udhëtari", roman (2009)
Skenarë
Dritat e qytezës (1983)
Intendenti (1980)
Referencat
^ Balkanweb | Shuhet në moshën 82-vjeçare politikani Sabri Godo - Analiza

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...