2015-06-18

Shpend Maxhuni, ka pritur në një takim një delegacion nga Gjermania, përkatësisht nga shteti North Rhine Westphalia

Premtohet ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka pritur në një takim një delegacion nga Gjermania, përkatësisht nga shteti North Rhine Westphalia, të udhëhequr nga Ralf Jäger, ministër i Brendshëm dhe Dieter Wehe, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së shtetit të North Rhine Westphalia.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, Maxhuni ka thënë që insicutioni që udhëheq është i gatshëm të anëtarësohet në Interpol dhe Europol.
“Policia e Kosovës tashmë ka dëshmuar veten se është e përgatitur të jetë pjesë e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë policorë, si: INTERPOL-i, EUROPOL-i etj. me qëllim parandalimin, luftimin e kriminalitetit si në vend, rajon dhe më gjerë dhe se kjo mbetet ndër objektivat kyçe të PK-së”, tha Maxhuni.
Nga ana e tij Ralf Jäger, falënderoi Policinë e Kosovës, në këtë rast drejtorin Maxhuni për pritjen dhe njëkohësisht premtoi se në takimin, që do ta ketë me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë do ta diskutojë çështjen e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe EUROPOL.
Gjatë takimit, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, të dy krerët e policive të të dy vendeve u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë në mes të dy policive si dhe avancimin e përbashkët në fushën e parandalimit dhe luftimit të krimit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...