Nga Prof.dr.
Eshref Ymeri
Në një intervistë që presidenti Putin i
pati dhënë para do kohësh gazetës italiane “Corriere
della sera”, pati deklaruar:
“Vetëm
një i çmendur apo një njeri qëështë nëëndërr mund të imagjinojë që Rusia mund të
sulmojë NATO-n” (Citohet sipas: “Putin:
Nuk jam një agresor, pakt me Evropën dhe barazi me USA”.Marrë nga faqja e
internetit “Sot News”. 06 qershor
2015).
Në
të vërtetë, me këtë deklaratë, Putini zbulon qëndrimin e tij të pasinqertë ndaj
Perëndimit dhe konkretisht ndaj NATO-s. Sepse në pikësynimet e tij të dhunshme
kundër Ukrainës, Putini kërkon t’i tregojë muskujt Perëndimit, duke iu
hakërruar dhe madje edhe duke e kërcënuar haptas fare. Për këtë qëllim, ai ka
ngritur rreth vetes një ushtri të tërë me puthatorë (servilë) profesionistë, të
cilët janë bërë zëdhënësit e tij të drejtpërdrejtë. Njëri nga këta puthadorë me
paha të madhe është Dmitër
Kiselovi (1954).
Dmitër
Kiselovi është gazetar rus, drejtues emisionesh televizive, drejtor i
përgjithshëm i agjencisë informative ndërkombëtare ruse “Rossia sevodnja” (Rusia Sot) dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm i
KSHTRM (Kompanisë Shtetërore Televizive dhe Radiopërhapëse Mbarëruse).Në
veprimtarinë e vet gazetareske, Dmitër Kiselovi, për puthadorësinë
(servilizmin) e tij karakteristike ndaj Putinit, ka rënë në sy jo vetëm në sytë
e opinionit publik rus, por edhe në radhët e opinionit publik ndërkombëtar.
Kështu,
me rastin 60-vjetorit të lindjes së Putinit (07 tetor 2012), gjatë zhvillimit
të programit me temë “Lajmet e Javës”, Dmitër
Kiselovi pati përgatitur një koment që zgjati 12 minuta dhe 41 sekonda. Në atë
koment, ai deklaroi:
“Për nga përmasat e veprimtarisë,
Putini-politikan, në krahasim me paraardhësit e tij të shek XX, është i
krahasueshëm vetëm më Stalinin” (Citohet sipas: “Zemrat e tyre duhen groposur ose duhen
djegur, si të papërshtatshme për vazhdimin e jetës”. Marrë nga faqja e
internetit “slon.ru”. 09 dhjetor
2013).
Ndërsa
në një tjetër shfaqje puthadorësie, Dmitër Kiselovi i drejtohet Putinit me një
tjetër deklaratë, këtë herë vetëposhtëruese:
“Vladimir Vladimiroviç, mua më ke
besnik, çizmet do të të pastrohen me floknajën time, më pas do t’ju thur dhe
këngë” (Citohet sipas: Helena Rikovceva. “Ishte Kiselovi ai që tha për Putinin: mua më ke besnik”. Marrë nga
faqja e internetit “svoboda.org”. 13
dhjetor 2013).
Prandaj
edhe emri i Dmitër Kiselovit, në pjesën e dytë të listës së Bashkimit Evropian
që u hartua për shkak të krizës së Krimesë, figuron mes emrave të
personaliteteve politike dhe shtetërore ruse, ndaj të cilavejanë vendosur
kufizime në marrjen e vizave dhe kufizime të natyrës financiare.
Por,
çuditërisht, ky Dmitër Kiselovi, ky
puthador i regjur i Putinit, në një tjetër deklaratë, shpalos dyzimin e
personalitetit të vet dhe kalon nga roli i poshtëruesit të vetvetes, në rolin e
një ngrehaluci agresiv që bëhet karagjoz në sytë e opinionit të shëndoshë
publik rus dhe atij ndërkombëtar.
Në
emisionin përmbyllës të lajmeve të javës të kanalit televiziv “Rusia 1”, të datës 16 mars 2014, Dmitër Kiselovi deklaroi:
“Federata Ruse, po të jetë nevoja,
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i kthejë në hi radioaktiv, duke përdorur
armët bërthamore” (Citohet sipas: Rusia
mund t’i kthejë në hi radioaktiv Shtetet e Bashkuara të Amerikës - drejtuesi i
emisioneve televizive Kiselov”. Marrë nga faqja e internetit “news.liga.net”. 16 mars 2014).
Por ky nuk është
i vetmi kërcënim i hapur që u bëhet Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i
fshirë ato nga faqja e dheut. Kryetari i Akademisë Gjeopolitike Konstantin
Sivkov, në faqet e së përjavshmes ruse“Korrieri
ushtarako-industrial”, ka parashtruar planin e “goditjes së garantuar të kundërshtarit”, duke patur parasysh pikat
më të dobëta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbështetur në këndvështrimin
e gjeologëve, Konstantin Sivkovi thekson se supervullkani
ieloustonian[Yellowstone supervolcano
- ndodhet në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në cepin
veriperëndimor të shtetit Uaioming (Wyoming) që përfshihet në grupin e të ashtuquajturve
shtete malore - E.Y.] mund të shpërthejë në
çdo moment. Sepse, sipas tij, ky vullkan po i afrohet periudhës së aktivizimit
dhe, rrjedhimisht, mjafton një shtytje relativisht jo fort e fuqishme. Në përfundim,
sipas këtij shkencëtari me pikëpamje kriminale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
thjesht do të zhduken nga faqja e dheut, sepse sipërfaqja e tyre do të mbulohet
me hi me një shtresë prej disa metrash.
Në hyrje të faqes së internetit që do të citohet më
poshtë, thuhet:
“Perëndimi
ka filluar një luftë të re të ftohtë kundër Rusisë, e cila është gati të shndërrohet
në një luftë “të nxehtë” dhe Rusia duhet të zhduket. Me çfarë mund të përgjigjet
Rusia, shtron pyetjen presidenti i Akademisë së Problemeve Gjeopolitike,
doktori i shkencave ushtarake Konstantin Sivkov, këshillëtar politik.
Më poshtë vijon shtjellimi konkret i pikëpamjeve të
tij për mënyrën e zhdukjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ana e Rusisë
nëpërmjet goditjeve bërthamore:
“Gjeologët
janë të mendimit se supervullkani
ieloustonian mund të shpërthejë në çdo kohë. Shenjat e shtimit të aktivitetit të
tij duken sheshit. Prandaj është e mjaftueshme një goditje bërthamore e klasës
megaton, për të nxitur shpërthimin e tij. Pasojat do të jenë katastrofike për
Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithë territori i vendit do të mbulohet me një
shtresë hiri prej dhjetra metrash trashësi…
Në
këtë mënyrë,..
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pushojnë së ekzistuari, megjithëse edhe për
pjesën tjetër të botës pasojat do të jenë katastrofike.
Rusia do të ketë shumë më pak
pasoja, për shkak të largësisë nga vendi i shpërthimit, të përmasave të
territorit dhe të pozicionit të saj. Dëmi për vendet që ndodhen në pjesët e
tjera të botës përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjithashtu, nuk do të
jetëi madh. Por ky shpërthim do të jetë katastrofik për mbarë qytetërimin. Se
prandaj edhe ekziston një armë e tillë. Me mundësinë e përdorimit të saj, kjo
armë duhet t’i presë rrugën çdo mendimi për të sulmuar Rusinë.
Një
tjetër mënyrë e studiuar e megagoditjes ështënxitja e shpërthimit të dallgëzimeve
gjigante (cunameve). Këtë mënyrë e pati propozuar më herët akademiku Andrea
Saharov. Me këtë mënyrë realizohet shpërthimi i disa municioneve bërthamore në
pikat e përllogaritura përgjatë çarjeve tektonike në thellësitë e brigjeve të
Oqenit Paqësor dhe të Oqeanit Atlantik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
(nga tri deri në katër mbushje bërthamore në çdo çarje) në një thellësi nga 1,5
deri në 2 km.
Sipaspërllogaritjeve
të Saharovit dhe të shkencëtarëve të tjerë, pas shpërthimit të mbushjeve bërthamore
në një thellësi të tillë, do të krijohet një dallgëzim i tillë, i cili në
brigjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të arrijë një lartësi deri në
400-500 m. Duke u përplasur nëkontinent, dallgëzimi do t’i përpijë të gjitha
objektetnë një largësi më shumë se 500 km. Por nëse shpërthimet do të kryhen në
thellësi të mëdha, ku korja e tokës në vendtakimet e pllakave është më e hollë,
atëherë ato (shpërthimet) do të shkatërrojnë koren dhe magma, duke ardhur në
kontakt me ujin e oqeaqnit, do të bëjë që shpërthimet në fjalë të jenë shumë më
të fuqishme. Në këtë rast, lartësia e dallgëzimeve të egërsuara (cunameve) do të
arrijë më shumë se 1,5 km dhe zona e shkatërrimeve do të zgjerohet përtej
bregut në një largësi prej më shumë se 1500 km.
Kjo
lloj arme vlerësohet si jashtëzakonisht “e pastër”: sepse nuk do të ketë dimër
bërthamor, meqenëse nuk do të formohen re gjigante pluhuri, kurse uji do të
bjerë në tokë në formën e rrebesheve radioaktive mbi sipërfaqen e Shteteve të
Bashkuara të Amerikës…Kundërdallgëzimi gjigant do të përpijë disa pjesë të
Evropës” (Citohet sipas: “Eksperti:
lufta është në prag. E fundit në historinë e Rusisë”. Marrë nga faqja e
internetit “Vjesti Ekonomika”.06 prill 2015).
Pra, në këtë material
të faqes së internetit thuhet se
Konstantin Sivkovi qenka këshillëtar politik. Nënkuptohet vetvetiu se këshillëtar
politik i kujt qenka konkretisht ky kryetar i Akademisë së Problemeve
Gjeopolitike. Se politikën në Rusi e bën vetëm Putini
Boris
Vishnjevski, deputet i Kuvendit Legjislativ të Shën-Peterburgut (fraksioni
“Jablloko”), me një të dhënë tjetër interesante, e pasuron edhe më tej fondin e
urrejtjes së Kremlinit për Perëndimin. Ai ka deklaruar:
“Këtu e ca kohë më parë, në një bisedë rreth tryezës së
rrumbullakët për gjendjen e mjeteve të informimit masiv, Nika Strizhak (emri i
plotë i sajështë Veronika Strizhak, lindur në Leningrad në vitin 1962, e njohur
si kinoregjisore, autore filmash dokumentarë dhe si drejtuese emisionesh
televizive -E.Y.)është bërë e famshme me një subjekt, në të cilin propozohej që Parada
e Fitores (është fjala për paradën ushtarake që zhvillohet në Sheshin e Kuq çdo
vit më 09 maj -E.Y.) të zhvendoset në
Londër ose në Berlin dhe bëheshin përllogaritje se sa kohë do t’i duhet ushtrisë
ruse për të “pushtuar” njërin ose tjetrin kryeqytet të Bashkimit Evropian” (Citohet
sipas: Boris Vishnjevski. “Putini dhe
opozita “jointeresante””. Marrë nga faqja e internetit “Radiojehona e Moskës”. 07 qershor 2015).
Nëse
në Rusi do të ishte ndërtuar me të vërtetë një shtet ligjor dhe nëse president
i vendit do të ishte një tjetër individ, me një tjetër format intelektual,
sigurisht që gazetari puthador i Putinit, me emrin Dmitër Kiselov, si edhe Kryetari i Akademisë së Problemeve
Gjeopolitike Konstantin Sivkovi, do të duhej të merreshin në ndjekje penale për
këtë kërcënim që u kanë bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për
mbjelljen në radhët e opinionit publik rus të frymës së urrejtjes për Perëndimin.
Por atyre, si njerëz të brumosur me ideologjinë e dhunës putiniane, pas këtyre
deklaratave prej krekacorësh të kulluar, nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë,
sepse pas tyre fshihet vetë Putini.
Kjo
propagandë helmatisëse në radhët e popullit rus, kjo urrejtje e përhapur me kaq
zell kundër Perëndimit dhe sidomos kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes
mjeteve të informimit masiv, të cilat e kanë shndërruar Putinin në “Perëndinë e
botës ruse”, i ka dhënë frytet e veta me kahje komuniste. Dhe ja rezultati:
“69% e banorëve të Rusisë e vlerësojnë
si ngjarje negative shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, kurse 61% e
tyre i përmbahet mendimit se disa territore të shteteve të tjera, në të vërtetë,
duhet t’i përkasin Rusisë”(Citohet sipas: “NATO-Rusi: brezat e rinj po përjetojnë kohën
e shkollës së luftës së ftohtë”. Marrë nga faqja e internetit “InoPressa”. 10 qershor 2015).
Pretendimi
për pushtimin e territoreve të huaja, të cilin e përkrah shumica e popullit
rus, dëshmon fare shkoqur se mjetet e informimit masiv Putini i ka shndërruar në
leva të fuqishme të politikës së tij, të cilat kanë kultivuar dhe po kultivojnë
me shumë ngulm histerinë e shovinizmit masiv në qëndrimin ndaj vendeve të
tjera.
Duke
pasur parasysh formatin e formimit psikologjik të popullit rus, i cili
propagandën e televizionit shtetëror e merr për të vërtetë“të dërguar nga
Hyjnia”, duhet pranuar se informacioni i mëposhtëm është tejet i besueshëm:
“Siç e pranojnë madje ata që janë të
lidhur ngushtë me Kremlinin, forca kryesore që formon opinionin publik, është
televizioni shtetëror. Më herët, këtë vit, në një bisedë që pati me disa
gazetarë të gazetës angleze “The Guardian”, një ish-zyrtar i lartë i Kremlinit,
i njohur personalisht me Putinin, deklaroi: “Kush kontrollon televizionin,
kontrollon vendin. Sikur televizionin ta hidhnin në dorë komunistët, gjatë tre
muajve Rusia do të bëhet komuniste. Nëse kontrollin e tij do ta hidhnin në dorë
fashistët, ajo do të bëhet fashiste. Pikërisht në një vend të tillë jetojmë
ne”” (Citohet sipas: “Pse rënia
e çmimit të naftës e kërcënon Putinin me një përmbysje në oborr”. Marrë nga
faqja e internetit “inosmi.ru”. 22 dhjetor 2014).
Deri
tani nuk kemi dëgjuar që ndokush në Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i ketë bërë
ndonjë kërcënim Rusisë me armë bërthamore, madje deri edhe me zhdukje nga faqja
e dheut. Armatimet e rënda që NATO-ja po vendos në republikat e Priballtikut
dhe në disa vende të Evropës Lindore, shërbejnë si një përmbushje e kërkesave të
këtyre vendeve për shtimin e masave mbrojtëse, meqenëse Kremlini nuk po heq dorë
nga lufta që po zhvillon në Ukrainë, pranë kufirit të tyre, luftë, të cilën e
ka filluar që në pranverën e vitit 2014.
Po
si është e mundur që të bëhen kërcënime kaq të hapura në adresë të Perëndimit
dhe sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kërcënime këto që përcillen përmes
mjeteve të informimit masiv, prapa së cilave qëndron politika e Kremlinit? Me
sa duket, politikës ruse i ka mbetur peng mosrealizimi i Testamentit të Pjetri
të Parë dhe i planeve të Stalinit për pushtimin e Evropës, të cilin aiëndërronte
ta vinte në jetë me nënshkrimin e Paktit Molotov-Ribentrop më 23 gusht 1939.
Kur
u njoha në faqet e internetit me dy kërcënimet e lartpërmendura të Dmitër
Kiselovit dhe të Konstantin Sivkovit në adresë të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, m’u kujtua libri i Stendalit(1783-1842)
me titull“Jeta e Napoleonit” (Vie de Napoléon). Stendali shkruan:
“Që nga koha
e Pjetrit të Madh, Rusia besonte me bindje të fortë se ajo do të bëhej
sundimtarja e Evropës dhe se e vetmja fuqi që do të matej me të, do të jetë
Amerika” (Citohet
sipas: Stendhal. “Vie de Napoléon”.
Napoléon. Tome I”. Texte établi par Henri Martineau. Paris. Le Livre du
divan. 1930, p. 227).
Dhe kështu do të kishte ndodhur me të
vërtetë. Po të mos kishin zbarkuar trupat amerikane në Normandi në qeshorin e
vitit 1944, për të hapur frontin e dytë kundër Hitlerit, Stalini, nën maskën e
“çlirimtarit” të Evropës nga zgjedha e Gjermanisë naziste, do të marshonte
drejt Perëndimit, për të arritur deri në Gjibraltar, me qëllim sovjetizimin e
mbarë kontinentit.
Pra, mjetet ruse të informimit masiv
në shërbim të Putinit, bëjnë publike kërcënime për shfarosjen e Shteteve të
Bashkuara të Amerikës dhe për pushtimin e Evropës. Është në traditën e kastës
sunduese ruse që popullin rus ta mëkojë në vazhdimësi me psikozën e luftës.
Gjenerali rus Aleksej Kuropatkin (1848-1925), në një memorandum që i dërgonte
carit në vitin 1900, shkruante:
“Gjatë 200 vjetëve të fundit, Rusia ka qenë në gjendje lufte 128 vjet… Nga
128 vjet luftërash, 5 vjet kemi bërë luftëra mbrojtëse, kurse 123 vjet kemi bërë
luftëra pushtuese” (Citohet sipas: “Sa herë ka luftuar Rusia?”.Marrë nga faqja e internetit “alternathistory.org.ua”. 21 maj 2013).
Kjo psikozë, me kalimin e shekujve,
ka ushtruar ndikimin e vet në formimin psikologjik të popullit rus, i cili e ka
pranuar despotizmin ushtarak si pjesë të jetës së vet. Prandaj Stendali
thekson:
“Në Rusi askush nuk çuditet nga sundimi i despotizmit. Ky është i
lidhur pazgjidhshmërisht me fenë dhe përderisa mbartës i tij është një njeri i
urtë dhe i sjellshëm, despotizmi atje revolton vetëm pak njerëz me bindje
filozofike, të cilët kanë qenë në vende të huaja. Nuk janë thirrjet dhe as
medaljet ato qëi frymëzojnë ushtarët rusë të hidhen në betejë, por urdhrat e
lajkatarit të shenjtë të Nikollajit. Mareshali Masena (André Masséna 1758-1817) ka rrëfyer në praninë time se
ushtari rus, kur një bashkatdhetar rrëzohet
pranë tij i vdekur përdhe, është kaq i bindur për faktin që ai do të ringjallet
në atdhe, saqë i jep porosi t’i bëjëtë fala nënës së tij”
(po aty, f. 235-236).
Psikoza e luftës, me të cilën kasta sunduese në
Rusi e ka mëkuar popullin e vet për shekuj me radhë, ka bërë që ajo të gjejë një
truall të përshtatshëm në radhët e tij, për faktin sekasta në fjalë atë s’e ka
lejuar asnjëherë të jetojë i lirë, asnjëherë
nuk e ka lejuar të shijojë frytet e demokracisë, të mishëruar në formatin e një
shteti ligjor, ku mbrojtja e pronës dhe e të drejtave të individit përbëjnë
themelet e tij.
Dmitër Korçinski (1954), personalitet politik dhe
shoqëror ukrainas, gazetar dhe drejtues emisionesh televizive, thotë:
“Rusët…
për Kremlinin shërbejnë si një material konsumi, madje si një material, për të
cilin atij nuk i dhimbset fort dhe që atë mund ta zëvendësojë me kënaqësi me
diçka tjetër, më të përshtatshme… Në vetëdijen e shumicës së rusëve, Kremlini
psikologjik nuk duhet të rrijë bosh: rusët heqin dorë vullnetarisht nga
subjektiviteti i vetvetes dhe atë ia dorëzojnë kujtdo qoftë, madje edhe forcave
armiqësore (bolshevikëve, fjala vjen), por mjafton që ato të mishërojnë në
vetvete Kremlinin. Pikërisht ky tipar i psikologjisë kombëtare mund të rezultojë
i kobshëm për rusët”(Citohet sipas: Dmitër Korçinski. “Rusët për Kremlinin janë material për
konsum”. Marrë nga faqja e internetit “ANVICTORY”.
18 Shkurt 2010).
Faktin që kasta sunduese e ka trajtuar tradicionalisht
popullin rus si material konsumi, e ka pranuar edhe vetë bashkëshortja e carit Nikollaj II (1868-1918), caresha Aleksandra Fjodorovna (1872-1918). Në një
letër që i dërgonte bashkëshortit të saj më 17 gusht 1916, ajo shkruante:
“Gjeneralët
e dinë se ne kemi shumë ushtarë në Rusi dhe prandaj nuk u dhimbset jeta e tyre”
(Citohet sipas: Olga Tonina,
Aleksandër Afanasjev. “Mos t’ju vijë keq
për ushtarët, gratë do të pjellin të tjerë”. Marrë nga faqja e internetit “samlib.ru”. 20 dhjetor 2012).
Edhe në periudhën e sistemit komunist, Kremlini, në vazhdim
të traditës së carizmit, popullin rus të tillë e ka pas vlerësuar, si material
konsumi. Gazetarja dhe shkrimtarja ruse Julia
Llatëjnina (1966), shkruan:
“Popullsia
e Bashkimit Sovjetik shërbente si material konsumi për nënshtrimin e mbarë botës.
Nga pikëpamja e atyre qëllimeve që i patën vënë vetes bolshevikët dhe Stalini,
kjo ishte gjë pa rëndësi” (Citohet sipas: Julia Llatëjnina. “Popullsia e Bashkimit Sovjetik ishte
material për konsum për nënshtrimin e mbarë botës”. Marrë nga faqja e
internetit “unitpost.com”. 10 maj
2015).
Dhe
Julia Llatëjnina vazhdon:
“Gjatë zhvillimit të luftimeve për
pushtimin e Berlinit, humbjet në njerëz të Ushtrisë së Kuqe arrinin në 15 mijë
ushtarë në 24 orë. Cila ishte arsyeja? Ishte “gara socialiste” mes Konjevit
(mareshalit Ivan Konjev - 1897-1973) dhe Zhukovit (mareshalit Gjergj Zhukov - 1896-1974) se kush do ta pushtonte i pari
Berlinin” (po aty).
Edhe
pas përmbysjes së sistemit komunist, Kremlini, si gjithmonë, popullin rus ka
vazhduar ta vlerësojë si material për konsum. Profesori
i Universitetit të Ilisë në Gjeorgji Oleg
Panfillov(1957), shkruan:
“Kremlini
qenka duke mbrojtur rusët? Në Rusi, deri tani, vazhduakan t’i marrin për të vërteta
përralla të tilla? Në Taxhikistan, në vitin 1992, Rusia shpërtheu një luftë të
përgjakshme civile. Në përfundim, numri i rusëve nga 388,5 mijë në vitin 1989, ra
në 68,2 mijë në vitin 2000. Në Çeçeni, gjatë periudhës midis dy luftërave, prej
vitit 1994 numri i rusëve u shkurtua nga 294 mijë në vitin 1989 në 40 mijë në
vitin 2002. Atje ku Rusia shpërthen luftëra, e pëson jo vetëm popullsia rrënjëse.
Kremlini tallet me rusët, të cilët bën sikur i mbron” (Citohet sipas: Oleg
Panfillov. “Njerëzit rusë janë material konsumi i Kremlinit”. Marrë nga
faqja e internetit “ru.krymr.com”. 17
shtator 2014).
Putini, si vazhdues i politikës së diktatit mbi popullin
rus, duhej të përgjigjej për luftën e dytë në Çeçeni që u shoqërua me dhjetra
mijëra viktima, me vdekjen e pengjeve në Nord-Ost, për sulmin në shkollën e
Beslanit, për luftën me Gjeorgjinë dhe për sulmin që ka ndërmarrë në lindje të
Ukrainës që në pranverën e vitit 2014.
Por Putini, ashtu si edhe sundimtarët pararendës të Rusisë,
nuk i njeh asnjë përgjegjësi vetes për jetën e rusëve, të cilët i tajton si
mish për top, duke i degdisur nëpër fronte luftërash agresive, pa të cilat
Kremlini e ka të vështirë të mbijetojë. Sepse edhe në periudhën e sundimit të
tij, populli rus vazhdon të mbetet një material konsumi për Putinin.
Zëvendëskryeredaktori i radiostacionit “Jehona e Moskës” Vladimir Varfollomejevi (1966), ka shkruar se si
në rrethinat e Moskës patën varrosur
fshehurazi tre ushtarë të vrarë, të cilët Kremlini i kishte dërguar për të
luftuar në Lindje të Ukrainës. Ai thotë:
“… minimumi
tre arkivolë erdhën këto ditë në rrethinat e Moskës nga Ukraina. Në rrjetet
sociale nuk ka asnjë informacion zyrtar… Në pranverë, që të tre, nuk dihet se në
ç’mënyrë, përfunduan në vendin fqinj, patën luftuar atje në radhët e forcave
antiqeveritare dhe qenë vrarë në fund të muajit maj gjatë zhvillimit të luftimeve
në Donjeck” (Citohet sipas: “Në Rusi i varrosin fshehurazi të vrarët në Dombas”. Marrë nga
faqja e internetit “belaruspartisan.org”.
19 qershor 2015).
Pra, edhe në kërcënimin e
gazetarit dhe publicistit Dmitër Kiselov, tellallit të famshëm të Putinit, edhe
në planin e kryetarit të Akademisë së Problemeve Gjeopolitike Konstantin
Sivkov, u parashikuaka një luftë shfarosëse kundër Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, me armë bërthamore. A thua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të
jenë duke bërë një“gjumë letargjik” kur armët bërthamore ruse “do të japin
goditje” nësupervullkaninieloustoniandhe
nëçarjet tektonike në thellësitë e
brigjeve të Oqenit Paqësor dhe të Oqeanit Atlantik, armë këto, të cilat, sipas
Konstantin Sivkovit, Rusisë do t’i duhen 10-12 vjet për t’i prodhuar?Edhe në këto
kërcënime del fare qartë në spikamë psikologjia çifligariste e Kremlinit,
karakteristike për periudhën e bujkrobërisë në Rusi, ku çifligari e trajtonte
bujkrobin si mall. Se në një përballje të mundshme bërthamore me Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, Kremlini nuk e zë në hesap rrezikun që mund t’i kanoset
popullit rus, se ky, si gjithmonë, vazhdon të mbetet për të thjesht një
material për konsum. Prandaj edhe politologu i shquar rus Dmitër Oreshkin (1953), deklaron:
“Për njerëzit këtu nuk e vret mendjen askush, njerëzit këtu janë
material për konsum” (Citohet sipas:
Dmitër Oreshkin. “Vladimir Putini - perëndia e diellit”.Marrë nga faqja e
internetit “putinbog.wordpress.com”. 09
tetor 2012).
Megjithatë, edhe pse po sillet si krekacor para Ukrainës,
edhe pse marrëveshjen e nënshkruar për respektimin e tërësisë së saj
territoriale e ka shkelur pa iu bërë vonë fare, Putini e ka marrë një mësim të
mirënga Sekretari i Departamentit të Shtetit Xhon Kerri.
Në takimin që u zvillua në Soçi më 12 maj 2015, Xhon Kerri i
dorëzoi presidentit Putin një ultimatum të Barak Obamës, në të cilin bëhej fjalë
për shkallëzimin e dhunës në Ukrainë. Këtë e bën të ditur nëuebsajtin e vet
analisti dhe financieri i shquar rus Sllava
Rabinoviç (1966). Sipas një burimi që ai ka siguruar në strukturat e larta
të Shërbimit Federativ të Sigurisë, midis Xhon Kerrit dhe presidentit Putin është
zhvilluar një bisedë, në të cilën presidenti rus ka marrë këtë paralajmërim:
“… Mister Putin, harrojeni një fjalë të tillë si “Mariupol”
(qytet në qarkun e Donjecit, në juglindje të Ukrainës, në bregun e detit Azov E.Y).Po u futët atje, aty do të jenë disa ushtarakë amerikanë. Po u ndërmor
ndonjë sulm kundër tyre, do të krijohet një precedent: për herë të parë, gjatë
gjithë historisë, ushtarakë rusë do të sulmojnë ushtarakë amerikanë. Fuqia e
Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë prapa. Jo përpara, por prapa… Ne
do të groposim njëqind mijë ushtarë dhe oficerë tuaj, do ta furnizojmë Ukrainën
me armë vdekjeprurëse, do të vendosim sanksionet më të egra dhe do të stakojmë
SWIFT-in [Society
for Worldwide Interbank Financial Telecommunications(Bashkësia e
Telekomunikacioneve Botërore Financiare Interbankare -
E.Y.)]. Dhe këtë herë unë nuk bëj shaka. Ne kemi
për ta bërë një gjë të tillë… Po e lëmë Krimenë jashtë kllapave. Jo se ne e
kemi harruar atë, Krimenë juve do t’jua kujtojë Merkeli, e cila aneksimin e
quan aneksim. Punën e Krimesë do ta shikojmë më vonë. Tani fjalën e kemi për Lindjen
e Ukrainës”(Citohet
sipas: “Sipas të dhënave burimore, Kerri
e paralajmëroi Putinin: po shkelët në Mariupol, ne do të groposim njëqind mijë
ushtarë dhe oficerë tuaj”. Marrë nga faqja e internetit “InoPress”. 24 maj 2015).
Sipas fjalëve të Sllava Rabinoviçit, në
bazë të protokollit, ishte parashikuar që me Putinin të takohej Obama, por
Obama nuk bisedon më me Putinin. Takimin e Xhon Kerrit me Putinin, analisti
Sllava Rabinoviç e vlerëson si një“paralajmërim
të fundit amerikan”. Sipas mendimit të autoriteteve amerikane, rreziku i ndërhyrjes
ushtarake ruse në Ukrainë i kaloi caqet dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës
filluan të veprojnë.
Me sa duket, paralajmërimi që Shtetet e Bashkuara i bënë
Putinit përmes Xhon Kerrit, e dha rezultatin e vet. Gazetarja ruse Evgjeni
Albac (1958), komentatore politike, politologe, veprimtare shoqërore dhe
shkrimtare, kryeredaktore e revistës “The
New Times”, ka bërë të ditur se Putini ka vendosur të largohet nga Donbasi.
Ajo ka deklaruar:
“Vendimi për Donbasin
është marrë. Pala ruse do të largohet që andej. Por këtu lind një shqetësim:
ç’do të bëhet me ata njerëz në Donbas, të cilët u gjendën mes kudhrës dhe
çekanit dhe që tani nuk i duhen më askujt, si do të mbijetojnë në kushtet kur
atje ka probleme për dërgimin e ndihmave humanitare se njerëzit s’kanë ç’të
hanë?… Autoritetet ruse, më në fund, filluan ta kuptojnë se sanksionet jo vetëm
që janë një gjë serioze, por rezultojnë si diçka shumë më serioze. Edhe
spiralja e re e sanksioneve dëshmon se ekonomia ruse nuk është më në gjendje të
përballojë gjësend” (Citohet sipas: Evgjeni Albac. “Putini vendosi të largohet nga Donbasi”. Marrë nga faqja e
internetit “vlasti.net”. 30 mars
2015).
EvgjeniAlbac thekson se autoritetet ruse po mundohen që,
përmes Xhon Kerrit, ta bindin presidentin Barak Obama të heqë qoftë edhe një
pjesë të sanksioneve kundër sektorit bankar rus. Kreu i ministrisë së jashtme
të Federatës Ruse Sergej Lavrov, pati deklaruar më herët se vendimin për
dhënien e autonomisë krahinave të Donjeckut dhe të Luganskut duhet ta marrë
populli ukrainas. Ai pati theksuar gjithashtu se presidenti Poroshenko tani
është shansi më i mirë për Ukrainën.
Me sa duket, Putini kërkon të ringjallë Bashkimin Sovjetik,
duke pushtuar territore të huaja, çka do të thotë se ai nuk paska nxjerrë
mësime nga përvoja e hidhur e Millosheviçit, i cili kërkonte të rikrijonte me
dhunë mikroperandorinë jugosllave, duke kryer agresione kundër disa shteteve të
Ballkanit. Elita oligarkike rreth tij duhet ta këshillojë që të heqë dorë nga
agresionet kundër vendeve të tjera, për të mos pësuar fatin e Millosheviçit, dhe
ta çlirojë popullin rus nga epshet shoviniste që ia ka futur në gjak.
Gazetarja Natalia Dvali i ka marrë një intervistë Konstantin Borovoit (1948), politikan
opozitar rus, ish-deputet i parlamentit (1995-2000), sipërmarrës, kryetar i
partisë “Zgjedhja Perëndimore”. Nëatëintervistëaikadeklaruase
Putini ndodhet në një situatë pa rrugëdalje dhe se një luftë e madhe me
Perëndimin është e pashmangshme. Pyetjes së gazetares se çfarë do t’i
këshillonte ai Kievit zyrtar, ai i ka dhënë përgjigjen e mëposhtme:
“Që sot
Kievi duhet të fillojë të përgatitet për Gjyqin Ndërkombëtar në Hagë dhe për
tribunalin kundër Putinit. Në territorin e Ukrainës së pavarur, sovrane,
ndodhen formacione ushtarake të një shteti të huaj, të cilat kryejnë akte dhune
kundër qytetarëve dhe po u rrëmbejnë tokat. Të gjitha këto krime është e
domosdoshme të evidentohen, të grumbullohen video- dhe fotomateriale, të merren
në pyetje dëshmitarë, të krijohen komisione dhe qendra informacioni.
Kjopobëhetnënivelinegazetarëve dhe të vullnetarëve, por, fatkeqësisht, jo në
nivel shtetëror. Është e domosdoshme që sot të ngrihen padi në gjykata
ndërkombëtare, sepse me kalimin e kohës ikën aktualiteti dhe largohen dëshmitarët
e çdo krimi konkret. Sapo Lindja e Ukrainës të çlirohet, atje kanë për t’u
zbuluar varre masive, si në Kosovë. Unë nuk kam dyshuar për asnjë çast se
Kremlini ka dërguar krematoriume të lëvizshme për djegien e kufomave, me qëllim
që të zhdukë gjurmët e krimeve të veta. Në Lindje të Ukrainës kanë shkuar për
të luftuar edhe shumë nazistë të ndërkryer, me tatuazhe në formën e kryqeve të
thyera. Këtatërinjjanëstërvitur për të kryer vrasje etnike, para së gjithash,
për të vrarë ukrainas”(Citohet
sipas: Natalia Dvali. “Intervistw me
Konstantin Borovoin”. Marrw nga faqja e internetit “gordon.ua”. 18 qershor 2015).
Mënyra se si Putini
po sillet jo vetëm ndaj Ukrainës, që është kryeqendër e hershme e kulturës së
sllavëve lindorë, por edhe ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe sidomos ndaj
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të bën të dyshosh se ai duhet të vuajë nga
komplekset e inferioritetit. Dhe kjo është një fatkeqësi e rëndë për popullin
rus, të cilin intelektualët rusë, me përkrahjen që i japin Putinit, dëshmojnë
se notojnë në batakun e shovinizmit rusomadh. Po cila është arsyeja që
intelektualët rusë kanë dalë në përkrahje të Putinit? Përgjigjen s’po e jap unë.
Se përgjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë një intelektuale ruse, kritike
letrare, zonja Alla Kirejeva, bashkëshortja e poetit të talentuar të viteve ’60
Robert Rozhdjestvjenski.
Gazetarja Natalia Dvali, në një intervistë që i ka marrë
para do kohësh, i ka drejtuar asaj edhe pyetjen e mëposhtme:
“- Si
shpjegohet që kaq shumë përfaqësues të inteligjencies krijuese të Rusisë, si
shkrimtarë, artistë, muzikantë, jo vetëm që nuk ngrihen kundër politikës së
Putinit, por edhe e përkrahin atë aktivisht?”.
Dhe zonja Alla Kirejeva përgjigjet:
“ - Sepse ata kanë një
shpirt prej skllavi, prej lakeu”(Citohet sipas: “Vejusha e poetit Rozhdjestvjenski Kirejeva: Putini, me duart e veta,
ka shkaktuar të gjitha tragjeditë kryesore të Rusisë gjatë 15 vjetëve të
fundit”. Intervistë për gazetaren Natalia
Dvali. Marrë nga faqja e internetit “gordon.ua”.
09 nëntor 2014).
Tiranë, 22 qershor 2015