Gani Xhafolli dhe dashnoret e tij

Nga Flori Bruqi




Në vend të përkujtimit....

Gani Xhafolli dhe dashnoret e tij

Në letërsisë tonë artistike, Gani Xhafolli( 25 nëntor 1942- 15 qershor 2015) plotë 40 vjet ishte fanar në pemën e poezisë shqipe për fëmijë. Ngjitjen e tij në këtë pemë të vështirë e ka bërë talenti I tij prej poeti të qiltër. Prushi i vargjeve të Gani Xhafollit është i ngrohtë dhe prekës për lexuesin shqiptar.Fjala vjenë libri i tij,”Vetullat pa akull” është një prurje e re dhe me figura shumë të pasura.

Nuk jam Homer, as Hamlet, po një fëmijë i pagjumë me më të pagjumët e vendit tim. Studio ime e krijimit shprehet Gani Xhafolli , ka tre dhoma; lirikën, metaforën, semantikën,dhe ca paradhoma.
Sa herë gjendem mes luleve zogjët i bien pjanos , dhe orkestrojnë vargjet e mia.
Në hapësirën e pa anë të të kundërtave, thoshte Xhafolli, spikatë fryma e të jetuarit, sahati artistik , muza e tij e shtrenjtë , e magjishmja për më të bukurën.
Në shkretëtirën e letrës së bardhë, përpara se të vë mendimin mbi letër, më bie loti, dhimbja e çarë, të qenit njeri.

Në të argjiltën e fjalës kam mbjellë farën e së ëmblës, kohën e te qënit tim.
Realitetin e të jetuarit- shprehej Gani Xhafolli:’’… unë e lexoj ashtu si është, duke ia shtuar këtë kohë të ardhmes. Nuk ka robëri që ma mbyll derën, sepse , jam poeti, ai që vet u jap frymë vargjeve. Në këtë botë plot trazira unë kam muzën time, vashën më të virgjër të ëndrrave,që kurrë s’ më lë vetëm,por,më merr me vete tek e pagjumta e saj.

Drejtësia është më e padrejta në këtë botë, padrejtësia saj sa e sa herë na ka poshtëruar, na ka fyer e përçarë, na ka bërë kryengritës,lexojmë në librin e tij „ Vetullat pa akull”.
Lufta e motiveve thoshte Gani Xhafolli:”është lufta më gjigande e një krijuesi. Rënia nuk më pëlqen”.


Për poetin Xhafolli , “ …edhe kryefjala, edhe kallxuesi kanë probleme.Zanoret jo rrallë kërkojnë vetëvendosje, mëngjes të fjalës, mesditë të durimit, mbrëmje të dhimbjes”.
Ai thoshte “…I mençuri përherë qanë më shumë.Unë shpirtit s’ kam çka t’ i bëj.Sa herë flë ëndrra më shpie tek ëndrrat e saj, që ta gjej lulen time.Të gjitha shkronjat i kam shumëzuar që kënga të jet më e plotë, më e qartë, më intime. Në valixhen time poetike përveç vesës,shiut, lules dhe ëndrrave, një dritë më ndjek përherë”.
Hëna në poezinë e Gani Xhafollit është mikja e tij më e dashur që i bën pyetje poetit.Zanoret e poetit Xhafolli, janë të veçanta për nga vlera,dhe të mbushura me emocion.

Që i vogël thoshte Gani Xhafolli” më ka humbur çelësi i heshtjes, çelësi i të urtit. Plot lule të jetë sime m´i ka vrarë kjo jetë. Vetëm unë e di sa kam patur dhimbje për atë lule, se unë i kam martuar plot shkronja me vuajtjet e mia.”Në pavetëdijen e pavetores edhe fryma herë- herë i del e kuqe, lexojë në librin e Ganiut “Vetullat pa akull“ .
Dhe unë , nuk e di sa do të mërzitem në fund të këngës...por më mjafton një pikë, një presje, që unë të mbetem tek lulja, tek pema, tek ëndrra, tek mbretëresha ime, poezia.
Don Zhuani - Gani Xhafolli i vetmuar pa 33 dashnoret !!!



Shpreha mendimin se, në një moment kritik, kur shpirti i një pjesë të kombit tonë vuan e lëngon nga kolonializmi dhe shtypja sllave, kur kërcënohet nëpërmjet elaboratëve të udhëheqësve të tyre shtetërorë dhe shpirtërorë, me zhdukje fizike, krijuesit shqiptarë në tërësi, nuk mund të qendrojnë mënjanë apo vetëm të shijojnë letërsinë e Beketit, Kafkës dhe Xhojsit. Shpirti i shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë heq dhe vuan sëbashku me atë të kombit të vet, duke pasqyruar dhe lartësuar vetitë dhe virtytet që e kanë mbrojtur atë nga asgjësimi shpirtëror e fizik. Një komb nuk mund të rrojë dhe ndërtojë të ardhmen e vet pa fituar lirinë individuale dhe atë kombëtare, mbi të cilat ngrihet dhe flatron shpirti i vet dhe dashuria për jetën.




Sigurisht, nuk kam asnjë përçmim për rrymat letrare, qoftë edhe të asaj rryme që pretendon se admiron dhe lëvron shkrimtari kosovar Gani Xhafolli. Edhe letërsia që krijon Gani Xhafolli është e dobishme dhe i duhet letërsisë, sepse shkrimtari është i lirë të krijojë në përputhje me shijet dhe konceptet e tij artistike dhe estetike. Në një pyll të bukur me drurë të drejtë, nuk është asgjë e keqe nëse njëri ose disa prej tyre e kanë trungun të shtrembët. Madje, në tërësinë e pyllit, ky lloj trungu, me veçantinë e vet, paraqet një përjashtim zbukurues, ashtu siç është natyra e pafundme në llojshmëri dhe përmbajtje. Por, e keqja nis atëherë kur, dikush prej nesh, këmbëngul që të gjithë drurët e tjerë, të cilët ngrihen madhështorë drejt qiellit të kaltër, porositen t'i ngjasojnë drurit të shtrëmbër...
Sipas studiuesit Prof.Dr.Nuhi Ismajli “ Poeti G. Xhafolli, në veprën Vetullat pa akull, shquhet edhe për organizimin semantik të poezisë së tij. Ai përdor një strukturë të fuqishme gjuhësore, ndërton vargun dhe e thyen mjeshtërisht atë, për të theksuar elementin semantik, shfrytëzon mundësitë e shumta semantike të fjalës, rendit të fjalëve, figurës stilistike etj.



Gani Xhafolli , përdor vargje të gjata, thyerje të vargut dhe një renditje të tillë fjalësh, në të cilat theksohet pesha dhe forca e ndjenjës dhe e mendimit: “Njëqind vjet historia nuk e hoqi / Këmishën e zezë nga trupi” (f. 8); “Këmishë të zezë kishte edhe nata” (f. 8); “dihet jemi ujë i robëruar” (f.106) etj.
Ganiu ,përjetimin e rëndë të robërisë, paralizimin e jetës në robëri, e thekson përmes personifikimit dhe thyrjes së papritur të vargut: “asnjë orë e gjetheve nuk merr / frymë…” (f.17), ku fjalafrymë, simbol për shprehjen e largësisë së jetës, hedhet në vargun tjetër.




Jeta e rëndë në robëri dhe pritja e gjatë e lirisë, shqiptohen përmes formës grafike të fjalës, personifikimeve të robërisë, lirisë dhe kushtetutës, shprehjes metaforike (luajnë shah) dhe vargjeve të gjata: “LIRIA dhe ROBËRIA ende luajnë shah / në periferi të Kushtetutës me plagë” (f.11).
Bindja e poetit se fatin kombëtar e përcjell një fatkeqësi, sa herë hapet çështja e zgjidhjes së tij, jepet përmes rendit dhe kuptimit simbolik të fjalëve, thyrjes së vargut dhe vargjeve të gjata: “…hapi Pandora e re kutinë / Kur thirra nanë te Guri i Kufirit” (f.15).



Mungesa e lirisë për disa pjesë të trojeve shqiptare dhe liria e gënjeshtërt, shprehet përmes renditjes së fjalëve, gjatësisë së vargjeve e thyerjes së tyre, figurave etj.: “mërzinë ende nuk e hoqëm nga qafa / e po thonë / ka ardhur liria / ëndrrat janë larg prej Gurit e dheut / pa ujë / nuk di kur do të përqafohemi / me Teutën nën Mollën e Kuqe” (f.44); “po flitet robëria e ka mbuluar / një pjesë të diellit me shami / te zezë / ende nuk dihet kur do të hiqet / gjarpri nga trupi” (f.40).



Pakënaqësia e poetit, të cilin asgjë nuk e kënaq, përderisa pjesë të trojeve shqiptare përjetojnë robërinë, shprehet përmes rendit të fjalëve, paradoksit (liria nuk më duhet…),personifikimit, thyerjes së vargut etj. “nuk e kam ndërmend të shkoj / në parajsë sepse më mungon / Çamëria / liria nuk më duhet sepse / i mungojnë sytë”(f.100).




Gjafolli, zvogëlimin e forcës dhe mundësive të jetës, e gërsheton perms vargjeve më të shkurtra, kurse pamundësitë e jetës shprehen përmes përsëritjeve të fjalëve, thyerjes së papritur të vargut dhe vargut më të gjatë: “Të gjitha rrugët e shpirtit / janë mbushur pikëpyetje / të gjitha udhëkryqet e nyjave / të trupit kërkojnë ndihmë sociale” (f.10). Edhe qëndresa e pamposhtur, përballë së keqes, shprehet përmes vargjeve të gjata, thyrjes së vargut, rendit të fjalëve, figuracionit etj.: “uji nuk lejon të thahet uji / zjarri nuk lejon të shuhet zjarri” (f.39).



Poetizimi i realitetit të përditshëm dhe kritika kundër dukurive negative, shprehet përmes personifikimit dhe ndarjes së vargut: “përditshmëria ka reumë / po plaket çdo ditë”(f.82). Persekutimi ideologjik, si një dukuri tejet antihumane dhe tragjika e njeriut (poetit) në ato rrethana, jepet përmes një vargu të tërë (“Bilal Xhaferi e ka paguar me kokë” , f.79).Pesha e padurueshme e vetmisë dhe monotonia, jepet përmes personifikimit, përsitjes së fjalëve të njëjta ose me rrënjë të njëjtë, aliteracionit etj.:“vetmia lexon vetveten në vetmi” (f.14).





Padrejtësia ndaj tij jepet përmes personifikimit të elementit abstrakt, ndarjes së vargut dhe veçimit të fjalës (simbolit) derë: “robëria ma mbylli derën / në rrugën “Zenel Hajdini” numër 12 / edhe liria e mbylli të njëjtën / derë” (f.38).

Bukurinë e vashës poeti e shpreh me figura origjinale dhe të fuqishme. Kështu, trupi i vashës, sipas poetit, është “prej trëndafili të bardhë”(f.62), ndërsa kujtimet për të nuk janë vetëm ndjenjore po edhe shqisore: “nuk e harroj kurrë erën / e mirë të kujtimeve” (f.62).Natyra e femrës dhe bukuria e saj, si diç enigmatike dhe e pakuptueshme, gjer në fund, jepet sa pëmes figuracionit karakteristik e befasues, sa përmes vargjeve karakteristike: Gruaja “është sintaksë e panjohur”(f.84); “Gruaja është gaforre”(f.84); “B. është libër me tri pikëpyetje / hermetike i ka buzëqeshjet / abstrakte i ka dhimbjet / ka një stil / që papritmas ndryshon / vetullat i ka prozë absurde / që mezi lexohen / është gramatikë pa folje / lulet i rrit nën lëkurë / kurrë nuk e kam pyetur / pse” (f.73).

Image result for gani xhafolli

Dashurinë e tij poeti e jep edhe përmes hiperbolizimit të elementit abstrakt, elementit kohë: “për ty ka dashuri / edhe për katër mijë vjet” (f. 57).

Për pushtimin e tërë nga dashuria e bota e vashës, poeti përdor shprehje e vargje të tilla, si: “jam i mbyllur përbrenda teje / nuk kam portë për dalje” (f.66), ndërsa “Xhelozinë e kam varur / në një gozhdë të vjetër” (f.66).

Dëshirën që të jetë pranë vashës, të kujtohet prej saj, qoftë edhe si një send i thjeshtë (gotë, ujë, libër), poeti e shpreh përmes përsëritjes së fjalëve (anaforës) dhe të vargjeve, njëjtësimit të tij me gjërat e ndryshme etj.: “kur të lahesh në banjë / mos më harro / sepse edhe unë jam ujë / kur pi çaj / mos më harro / sepse edhe unë jam gotë / kur e hap librin / mos më harro / sepse edhe unë jam libër” (f.70). Karakteristike është shprehja për vashën si burim i kënaqësisë dhe mundësi për të mposhtur vuajtjen: “vetullat tua më duhen / për bukurshkrim / …/ dhe në fund të vetmisë / më duhen flokët tua / të bardha” (f.87).

Image result for gani xhafolli
Prishja e dashurisë poetizohet me figura që paraqesin vdekjen ose gjëra të neveritshme (miza, ujku, terri, mërzia): “vazhdova në rrugën e heshtjes / me një lule të verdhë” (f.67), ose: “mbi ëndërr fluturonte një mizë” (f.67).Situatën dramatike në të cilën gjendet për shkak të mungesës së vashës poeti e shpreh edhe përmes shprehjeve, që kanë strukturën e fj. të urta: “ilaçet kanë nevojë për ilaçe / këmba ka nevojë për këmbë / dielli ka nevojë për diell” (f.61).

Image result for gani xhafolli

Për të shprehur dashurinë e vërtetë, në raport me dashurinë e degjeneruar, poeti gjen shprehje (përplot figura, si:personifikimi, metafora, simboli etj.) dhe ndërton vargje të tilla, si, : “Dashuria banon nën akull / e nën zjarr / vetminë e ka grua të mirë / …/ urrejtja është lule që përcillet / … / proza e xhelozisë i duhet kur ka / temperaturë” (f.101) etj.

Image result for gani xhafolli

Ai përdor simbole tejet të fuqishme, siç janë: uji, kripa, akulli, guri, molla, Libri i Gj. Buzukut, Fishta, Kafka, Borhesi, Kamy; simbolet emblematike: Prizreni, Çamëria, Rozafa etj.
Uji e kripa (simbole me burim biblik, të përdorura me origjinalitet dhe me forcë shprehëse), përveç kuptimeve biblike, përmbajnë edhe kuptime të veçanta (Uji - simbol me kuptimin: jeta, njeriu, kombi etj.; Kripa – simbol me kuptimin: shije, elementi i domosdoshëm i kuptimit të jetës, përsosmërisë, plotësisë etj.; Akulli – simbol origjinal për antijetën; Guri – simbol me variacionet e përdorimit dhe nuancat e kuptimeve që merr në kontekstin e paraqitjes së botës shqiptare (Guri i kufirit, Guri i Gjonit, Guri i Gjergjit, Guri i gjyshit, Guri i Lotit, guri i epilepsisë); Molla – një lloj simboli emblematik (variacionet: Molla e Teutës, Molla e madhe, Molla e Kuqe) etj.

Image result for gani xhafolli

Në poezinë Vetullat pa akull G. Xhafolli përdor dendur dhe me forcë shprehëse edhe personifikimin. Në poezinë e tij shpirtëzohen e njerizohen gjërat, sendet dhe dukuritë më të ndryshme, ndër të cilat edhe: koha, nata, mbrëmja, terri, mjegulla, zëri; vetmia, mërzia, zhgënjimi, dëshpërimi, neveria, ëndrra, dashuria, harresa, lodhja; pikëpyetja, pikëçuditësja, zanoret, gramatika, sintaksa, kryefjala, kallëzuesi, pasthirrma etj. Së këndejmi, tek lexuesi shkaktohet një emocionalitet i lartë i kësaj poezie.Veç kësaj, krahas krijimit e përdorimit edhe të metaforave e krahasimeve mjeshtërore, në veprën e tij, poeti mjaft poezi i ndërton mbi metaforën e zgjatur, me ç’rast, poezitë kanë mundësi të marrin kuptime të ndryshme dhe të kuptohen në mënyra të ndryshme nga lexuesi.




Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)