2015-06-01

REXHEP SHAHU - TUFËS SË KUAJVE U PRIN NJË GOMAR



Kjo është thënie e Jemin Gjanës si diçiturë e fotografisë së shëmtuar të fushatës së tanishme elektorale.Të tilla thënie ai ka mbjellë edhe në muret e sallës së parlamentit të Shqipërisë në dy dekadat e fundit, edhe në dërrasën e zezë të kujtesës tonë që ne e fshijmë përditë pa mëshirë.
Kjo është thënia e dytë e kësaj fushate që do të mbahet mend gjatë si ajo e Namik Dokles se atyre që duan të jenë kryebashkiakë nuk u kruhet dora por bytha.

***
Profesorët, mësuesit politikë, partiakë të kandidatëve, edhe pse e dinë më mirë se kushdo tjetër që kandidatët në lojë janë ndër nxënësit e tyre më të dobtë jo thjeshtë në nota por në karakter, u janë vënë pas ish nxënësve të tyre debilë dhe bëjnë fushatë për ta, lypin vota për ta. Profesorët e mjerë!
Pra profesorët na ftojnë të votojmë nxënësit më të kqij, nxënësit hilanjozë të dikurshëm, nxënësit që merrnin notën pameritueshëm për shkak të ndërhyrjeve nga drejtuesit e asaj kohe, nxënësit që vishnin këmishën e larë mbi kanatieren e palarë, nxënësit që spiunonin shokët e tyre para mësuesve, nxënësit që kopjonin, nxënësit që jepnin rryshfet për ta rritë notën, nxënësit që detyronin prindërit ta prisnin edhe pulën e fundit të shtëpisë për t'ia dërguar mësuesit...

Pra mësuesit e dikurshëm që thirren profesorë janë hedhë në fushatë për të mbledhë vota për nxënësit e mësipërm. Nxënësit pameritorë në ballë, mësuesit e tyre në prapavijë, në bisht.
As nuk u shkon mendja mësuesve të këtyre nxënësve se janë shumë të fyer që ka dalë kandidat ai lloj nxënësi dhe askush nuk ka ofruar mësuesin e këtyre lloj kandidatëve për kandidat. Mësuesit e nxënësve pameritorë ulin kryet dhe rendin nëpër fushatë me mbledhë vota për kandidatët pameritorë, ish nxënësit e tyre të dikurshëm të pafisëm, por që sot janë parelij, janë të pasur nga biznesi i dallavereve me fonde qeveritare.

***
Këto lloj nxënësish që kanë ecë në jetë jo nga dija por nga hilja, nga spërdredhja, nga shkathtësia, nga dhënia e rryshfeteve, nga servilizmi, nga mashtrimi që u kanë bërë të ndershmëve, këta lloj nxënësish që kanë perendi lekun dhe janë të bindur se me lekë blihet pushteti dhe gjithçka, sot janë bërë kandidatët më të frikshëm.

Jo se vrasin e presin, por se e bëjnë postin dhe zyrën dyqan dhe nga ai dyqan ata çdo gjë e shesin për qytetarët, çdo shërbim e shesin për qytetarët. Këta lloj nxënësish përgjithësisht qafëtrashë, të pa din e iman, financojnë edhe ndërtime xhamiash e kishash dhe pastaj shkojnë dhe pshurin në xhami e në kishë.

Këta lloj biznesmenësh që krijuan hasanizimin e shoqërisë tonë, këta lloj hasanësh që thirren për të shtypë, përbuzë e fye pa mëshirë intelektualë, kalojnë sa në një parti në një tjetër. Se partia e hasanëve qaftrashë është paraja, morali i tyre është paraja, ëndrra e zhgjëndrra e tyre është paraja.
Modeli i tyre është thënia brilante e Ilr Metës, në një mbledhje "unë s'pjerdh për ministra e po pyes për profesorë".

Kandidatët që u vjen turp për të shkuarën e tyre, që flirtuan fshehtas me pushtetin e diktaturës, që ishin nëndetëse si bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, që duan të bëhën të famshëm sot se kanë qenë inferiorë dje, kanë thirrë dhe po përdorin edhe individë që njihen si eksponentë të fesë, si pronarë të varreve të mira apo vendeve të shenjta.

Po përdoret kurani, bibla, beja, përveç lekëve e miellit. Këto lloj eksponentësh të fesë që kanë në fakt vetem një fe e një zot, pushtetin e paranë dhe nuk kanë lidhje me fenë islame as kristiane, që janë biznesmenë që duan pushtet për bizneset e tyre, që shesin veten e fëmijët e tyre sa në një parti në një tjetër, jo vetëm që po shëmtojnë institucionet fetare në vend, të cilat duhet të distancohen prerë dhe sa më urgjent prej këtyre lloj biznesmenësh që tallen me kuranin, me xhaminë, me teqetë e vendit, por po vrasin besimin e njerzve te feja, te zoti.

Këta lloj fetarësh e eksponentësh fetarë që bëjnë fushatë dhe presion me mbledhë vota për kandidatin që duan, sillen si ish sigurimsa dhe duket se janë spiunë të riaktivizuar nga ish sigurimi i shtetit të djeshëm komunist.

Këta lloj fetarësh mashtrues u prijnë me kuran në dorë profesorëve, u prijnë me kuran në dorë njerzve vërtetë të kulturuar e shumë më të ditur se vetja e tyre. Kësaj i thonë gomari t'u prijë kuajve.


***

Vetëm në nahijen tonë bën vaki që tufës së kuajve t'u prijë një gomar. Se ne jemi vend i të veçantave. Është normale, thotë profesor Shefqet Hoxha, që gomari tu prijë elefantëve në shkretëtirë, por nuk është normale që gomari t'u prijë kuajve nëpër qytete e zona urbane.

Tek ne ndodh ajo që kandidatët tanë në shumicë po na dalin hasanë që hasanizuan keq vendin, mashtrues por krenarë, tradhëtarë të interesave të zgjedhësve për hir të interesave të tyre dhe krenarë për tradhëtinë që u bënë interesave të votuesve të tyre. Hasanizimi sot është edhe mburrje, është modë që e financon Ilir Meta e LSI-ja.

Kandidatët që ndërrojnë parti, pasi i vjelin, i rjepin, i vjedhin partitë fillestare, janë si lakuriqët e natës. Lakuriqi i natës është edhe kafshë edhe shpend.

Në ndeshjen mes kafshëve e shpendëve, nëse fitojnë kafshët, lakuriqi i natës kalon me kafshët. Kur i thonë kafshët po ti pse vjen me ne se ti je shpend, ai u thotë, jo, unë jam kafshë se unë i ushqej të vegjlit e mi me qumështin e gjirit tim.

Nëse fitojnë shpendët, lakuriqi i natës kalon me vrap te shpendët. Po ti luftove kundër nesh, ti je kafshë, pse vjen tani me ne shpendët, i thonë shpendët lakuriqit të natës? Jo, përgjigjet lakuriqi, unë jam shpend se unë kam flatra dhe fluturoj si ju.

Kështu po ndodh me shumë kandidatë, që pasi e ropën PD-në dhe pushtetin e saj, pasi fituan tendera pa fund, pasi vodhën, nga frika se po dënohen, ndërruan parti, u bënë me LSI-në dhe me PS-në si aleanca e qelbësirave e krijuar para dy vitesh.

Këta janë lakuriqët e natës, këta janë hasanët tanë që na lypin votat, që na dërgojnë lekë për vota, që na dërgojnë miell për vota, që na dërgojnë hoxhallarë, priftërij, pronarë teqesh e vendesh e varresh të shenjta që lahen me raki e birra e me para të flliqta e na shiten si shenjtorë të shpifur.

Këto lloj gomerësh u prijnë tufave të kuajve tanë. Për këto gomerë gërdalla e ka pasë fjalën Jemin Gjana.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...