Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/06/04

LSHK - FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZISË "DRINI POETIK- 2015"




Ftoheni në FNP "Drini poetik", që mbahet në Prishtinë-Prizren-Kukës, më 8-9.6.2015. 

Seksioni letrar hapet në orën 12, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. 

"Statusi i shkrimtarit sot", vazhdon me "Veprën e hapur" dhe me orën letrare në orën 19.00. 

Në Prizren janë dy takime letrare, kurse në mbrëmje në Pallatin e Kulturës në Kukës. 





LSHK: DRINI POETIK

Pjesëmarrësit që lexojnë në Festival, do të udhëtojnë për Prizren dhe Kukës më 9.6.2015, në orën 9, nga Fakulteti I Filologjisë i UP-së.

Anëtarë të LSHK-së, kandidatët që do të paraqiten me punime janë njoftuar dhe shumica kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Ata do të jenë të pranishëm gjatë aktivitetit, por marrin pjesë edhe të tjerët për të ndjekur FNP "Drini poetik". Po ashtu do të njoftohen edhe anëtarët që janë paraqitur me kumtesa e që janë pranuar për kumtim. 

Pjesëmarrësit e ftuar duhet të dorëzojnë poezitë e tyre në fillim të Festivalit, poezi të papublikuara, jo më të gjata se 30 rreshta, kurse juria do të kumtojë rezultatet në drekë, më 9.6.2015. 

Janë këto çmime: "Metafora I", "Metafora II" dhe "Metafora III", një komplet veprash të Institutit Albanologjik dhe një komplet veprash të Adem Demaçit për poezitë e lexuara që do t'i zgjedhë juria përkatëse...

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...