2015-06-03

Lauren Weisberger-Djalli vishet me Prada

Image result for lauren weisberger
Lauren Weisberger(27 mars 1977) ,jeton në Nju Jork dhe po punon për romanin e saj të dytë, botimi shqip i të cilit do të dalë në treg nga Dudaj. Pas diplomimit ka punuar si asistente personale e Anna Wintour – it, drejtoresha e famshme e Vogue – ut amerikan dhe guru e modës në botë.

Djalli vishet me Prada, Lauren Weisberger
Miranda Prestli është një mit i padiskutueshëm, në botën e mrekullueshme dhe vezulluese të modës. E hajthme dhe elegante si askush tjetër, drejton revistën më prestigjioze dhe më të shitur të planetit.
Kur Andrea Sashi (njëzetetrevjeçe, e diplomuar dhe me një ëndërr për t'u bërë shkrimtare) pranon të punojë për të, nuk dyshon aspak se ka lidhur një pakt me djallin. Sepse Miranda, pas pamjes së përsosur fsheh një natyrë dredhacake dhe shumë të hidhur, e aftë për ta shndërruar jetën e Andreas në një ferr të vërtetë.

Në harkun e një viti tepër të ethshëm, por edhe të mbushur me situata plot humor, Andrea mëson të ecë mbi taka kalamendëse, të kënaqë kapriçot e drejtores së saj dhe të mënjanojë goditjet e saj të pabesa, derisa më në fund arrin të kuptojë se jeta e saj private, e lënë pas dore për një kohë aq të gjatë, po merrte të tatëpjetën...

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...