Mrs. Vilson Culaj ,shkrimtar nga Klina/Kosovë
Refleksion për librin antologjik ,, lulëkuqet e lirisë –
çdo shesh, një përmendore të krijuesit Dibran Fylli ‘’Botoi ,,Meshari ‘’ dhe
shtypshkronja ,, Lena Grafik, 2015 - Prishtinë
Diku në librat e Jurispodencës shkruan ,, QUOD NON EGZIST IN ACTES NON EST
IN MONDO ‘’
– Çka nuk është në shkrime nuk egziston në këtë botë. Heronjtë mund
të lartësohen përmes mbamendjes sonë, ndjesisë, fotografisë, pikturës,
skulpturës, duke I memorizuar në mermer por edhe në letër.
Dibran Fylli
Këtë linjë artistike
kishte vendosur ta ndiqte dhe tanimë e ka bërë fakt të kryer edhe regjisori, poeti e shkrimtari Dibran
Fylli i cili përmes librit poetiko – antologjik ,, Lulëkuqet e Lirisë ‘’, lexuesve mbarë shqiptarë I’u ofron një
tabloid gjithëpërfshirës për figurat poetike e heroike të popullit tonë ndër
shekuj pa përjashtuar asnjë moshë, krahinë
apo ide por si një buqetë lulesh artistike ka lënë shtegun e hapur - lirë
që të përfaqësohet përmes këtij libri
bota poetike dhe heroike e popullit tonë.
Librit i paraprinë një përkushtim
ideo-artistik e poetik e dedikues i autorit ku thuhet ,, prushin e tingujve të këngës së pavdekshme e ruajtën në bërthamën e shpirtit,
ata nuk i prek vaji i nënave as rënkimi i etërve , madhërisht rininë e tyre e
mbyllën në shtigjet e lirisë ’’.
Janë këto vargjet hyrëse që na orientojnë drejt idesë bazë të autorit apo
përmbledhësit të kësaj antologjie për ta hapur më pas Siparin e kësaj
antologjie me fjalët e Naim Frashërit ,, Ti
Shqipëri më ep nder, më ep emrin shqipëtar ‘’ për të përfunduar këtë puqetë
lulesh poetike e përkushtimore me lirikun më të madh shqiptar Lazgush Poradecin
‘’.
Përmes këtij libri flasin e shkruajnë të gjallë e të vdekur, shkruan
poeti hero për heroizmat e heronjve, e në krahun tjetër, shkruan poeti i gjallë
për poetin hero të rënë për liri. Ky grupim spontan është
art në vete dhe shumë meritor i menagjuar shumë mire, themi edhe nga vetë
autori i kësaj antologjie për ta lansuar më pas idenë se ,, për të rënët për liri, varri nuk është fjala
e fundit ‘’ por përndritje e rilindje në epokën e re të lirisë.
E tërë kjo
punë artistike autorit i ka kushtuar dy vjet kohë ,ku falë edhe penave të arta të
krijuesve anembanë areolës
shqiptare shpresojmë dhe tani lirshëm
mund të dëshmojmë se ky libër i ka arritur nivelet e duhura ideo-artistike dhe
përmbajtësore për t’ju servuar guximshëm lexuesit pasionant dhe serioz si një lloj Kailedoskopie kulturore dhe
atdhetare.
Libri ndjek një linjë Alfabetike dhe
kronologjike të emrave të autorëve që kanë shkruar në këtë libër për të forcuar
parimin bazë se ,, të barabartit nuk kanë
pushtet mbi njëri-tjetrin’’ për t’i
rimarrë më pas ky libër konturat e një libri shumë të përpunuar si në aspektin ideor, artistik, teknik,
menagjerial, e funksional dhe me vlera universale për spektrin mbarë shqiptar.
E veçanta e këtij libri antologjik të z. Dibranit është
se ; poeti e përplotëson heroin, e heroi e përplotëson poetin. Janë vargje të shumë krijuesve që janë
derdhur në këto lirika patriotike ku së bashku formësojnë idealin krijues,
përkushtues dhe civilizues e vetëdijësues se mbi gjakun e heronjve stoliset
lavdia e tyre, e bashkë me sakrificën e tyre edhe ajo e jona. Janë dy perandori
të përbotshme dhe fisnike; poezia dhe heroizmi, gërshetuar
edhe me vetëdijen kolektive dhe letrare që i japin frymë gjalluese këtij libri antologjik.
Libri
është i ideuar e planifikuar me një qasje shumë serioze për të mos thënë milimetrike ku falë edhe angazhimit të
disa figurave të njohura letrare ka arritur ta
përplotësojë motivin artistik dhe misionarik.
Në këtë antologji janë të
përfshirë 123 poetë nga mbarë gjeografia shqiptare ku secili në mënyrën e vet
është munduar t’i zbrazë margaritarët e tyre artistikë në adresë të sakrificës
së heronjve dhe dëshmorëve të rënë për lirinë
e Kosovës.
Ky libër
antologjik përveq Kodeksit letrar dimenzionet e tij i shtrin edhe më lart tek
mesazhi …sublim se : synimi i çdo shqiptari është që një ditë të jetojnë në të
drejtën e tyre historike si një popull dhe komb i bashkuar.
Të gjithë poetët e
përfshirë në këtë antologji të z. Dibran Fyllit në fakt nderojmë gjithë
periudhat historike, nderojmë gjitha ata që kanë kontribuar dhe luftuar në
periudha të caktuara të historisë për të ardhur deri te liria.
Mesazhi i këtij
libri nuk është vetëm personal por edhe kolektiv sepse buron nga palca
artistike dhe ajo kombëtare. Është libri i dhimbjes e krenarisë morale të këtij
kombi.
Është fjala e gjallë e mbjellur në memorien kolektive e cila i rri
trashëgimi brezave të ardhshëm të cilët nuk kanë nevojë t’i pyesin të huajt për
lavditë e paraardhësve të tyre por duhet të shfletojnë libra të tillë në mënyrë
që e kaluara dhe e ardhmja e tyre mos të zihet në grackën e kohës.
Autori i këtij libri ka kryer një
obligim moral ndaj bashkëluftëtarve të tij por ende se ka përfunduar misionin e
tij artistik. Nga ai presim prapë libra të tillë cilësorë të frymëzuar nga palca e lirisë.
Dhe krejt në fund
nëse deri në antikitetin e vonshëm, dijetarët dhe antropologët mendonin se në
gjakun e njeriut gjindej shpirti dhe se kur ai derdhej shpirti lartësohej në
qiell atëherë lirisht mund të
themi se gjaku i derdhur për liri i këtyre dëshmorëve është bërë shpirti i lirisë së Kosovës.