NËPËR PLASARITJET E MUREVE
Librin me poezi të autorit Adem Zaplluzha, "Nëpër plasaritjet e mureve" mund ta shkarkoni falas në sektorin
|
(E falënderojmë përzemërsisht autorin)
(Adem Zaplluzha: “Nëpër plasaritjet e mureve”, poezi Shoqata e Shkrimtarëve “,“Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014)
Kur e merë në dorë librin me qëllim që ta shqyrtosh, të duket se para vetes ke një pyll të rrëpinjtë që nuk kapërcehet lehtë për të arritur në një pikë ku t’i dëshiron, veçmas kur ke të bësh me një vepër multidimensional, jo vetëm për nga dendësia e përmasave shpirtërore, të vlerave, por edhe për nga shumësia e çështjeve ideo – estetike që trajtohen në një mal temash e kohësh të cilat brumosen në një tersi sa të gjerë të cilat nga vargu në varg, nga strofa në strofë, e pse jo edhe nga libri në libër, që flasin në një hapësirë e kohë e që fillon e lëviz në vetëdije e ndërdije duke bredhur valëve të jetës ku amplituda e dhembjes dhe e harlisjes është e mbetet evidente.
Me të lexuar këtë libër, por jo vetëm këtë, por edhe shumë vargje të poetit Adem Zaplluzha, do të përpushem ta shqyrtoj në mënyrën time, e që mban një titull të thjesht në dukje të parë, por i thellë e poetik kur t’i dalësh veprës në fund.
Kur e hapësh këtë libër të ngjallet një ndjenjë plot e përplot udhë me qindra drejtime të cilat shkojnë, siç thotë poeti “deri në pafundësi, por ti mos u ndal se një ditë do të mbërrish në cakun tënd dhe hapi ynë do të prek “Në shpirtin e mëllagës së bardhë”, por edhe një mur i tejdukshëm I vizionit poetic. Atë mur mund ta kapërcej vetëm i guximshmi edhe për sytë e skeptikut edhe për unin e zemrën e ati që i mungon guximi. Tek vëllimi që kemi në dorë “Nëpër plasaritjet e mureve” zemërimi i poetit në përditshmërinë tonë herë, herë fillon e zbutet, por karshi kësaj lind një dhembje për shumë gjera të pambrojtura e të harlisura. Ai kënd ku ndodhen, po ndodhin e do ndodhin edhe më gjera jot ë rëndomta përditë i troket në xhamin e dritares një shi imcak. Ky shi nëpër platformën e kujtesës ngjiten gjallesa parahistorike dhe kacavirren nga lagështia e mureve. Dhe i hap duar, lutet në gjuhën më njerëzore që një natë si kjo mos ndodhtë edhe njëherë se “Zogjtë janë duke vdekur në fluturim/ krahët e vetëtimave/ po thyhen si stapet nëpër kallamishte” Kjo ndodh për arsye se duart poeti i ka të mbuluara me gjethe brenda ujit që ka lëshuar nata me vesë / nën ëndrrat e fshehura të rrapeve/ dhe pa i mekur zogjtë shkunden stinët.
Kur na jep vizionin për këto stinë e për këto vise ku poeti identifikohet me të, futet thellë në ato stinë dhe shpërthen me një biografi ku“Njerëzit ecin nëpër zhgjëndrra të thinjura/ Shkelin mbi metaforat e etjes”dhe gjithçka tani nuk ngjet analeve të thjeshta të cilat e kanë për detyrë të hedhin dritë mbi disa etapa të jetës së stinëve e pse jo edhe të poetit, por me dashje bën një kërcim të madh kohor në një epokë të rravgimeve kohore, të gjurmëve pa dëshmitarë, andaj lind përcaktimi për diç të rëndësishme në jetë / Asnjë korb i zi nate/ Mbrëmë nuk piu ujë te çezmat e mallkimeve/. E kjo është e qartë pasi këtu na paraqitën fytyra mitike të kohës që te poeti zgjojnë asociacione të gjalla, njësoi si te nxënësi i Platonit. Asociacioni poetin nuk e gënjen vetëm mashtrim i përkohshëm që mund të bëhet realitet ose është realitet porse nuk shihen disa gjëra pa u vënë në spikamë. Asociacioni i poetit ndërlidh dhe gërsheton sjelljet jo të ndërsjella të personazheve lirike të heroit pozitiv apo negative. Pas një rropatjeje të këtillë të poetit gjurmohet bukuria që frymon kudo e kurdo. Në ciklin e dytë që poeti Adem Zaplluzha një titull bajagi tërheqës e poetik “Nëpër plasaritjet e mureve” ku janë përfshirë njëzet e dy poezi hapet me poezinë “Të denjë për një gllënjkë fjale” e mbyllet me vargjet e poezisë “Nën lëkurën e erës sëbrishtë”, poeti duke medituar e duke u thelluar katakombeve të jetës, inkuadron me kujdes ritet e kohës pagane si perëndi të një kohe që megjithatë la mbresa duke u manifestuar brez pas brezi pështyma e mbetur në fyt si gllënjka të fjalës dhe dosido i ndjen “mëkatet” si një barrë që nuk mund të kapërdihet.
Në kohërat e gjyshërve të mi
Zotat ishin të dukshëm
Mund të prekeshin
Sa herë që donin
Ua lyenin buzët me ngjyrën
E portokalltë të dielli
Se gjyshërit ishin perëndi në vete dhe që s’kishte njeri mes tyre, se nuk mund të mashtroheshin lehtë me një të qeshur mbase edhe djallëzore se ishin janë e do mbesin burra të fjalës. Se plagët i jep jeta dhe sërish vet jeta i shëron, është thënë qëmoti. E poeti me të drejtë konstaton më elemente të qëlluara metaforike se kush e shëron këtë plagë. Dihet aty ka edhe njerëz të dinjitetshëm që mbeten e do të mbesin gjithë kohëve për ta jetuar jetën. Bota poetike e Zaplluzhës di ta rrëmbejë, të na pushtojë me sy të hapur ditë e natë. Kjo botë ka edhe pjesën lartë edhe pjesën poshtë. Në pjesën lartë është e paqena, Sizifi
Kënga dhe syri i kohës së lashtë, ndërsa poshtë është metamorfoza nëntokësore që e ngufatë gjithçka që është e synon të jete e denjë, gjithçka që synon të behet fund i zi, zemër në kulvi. Shirit i filmit për atë që kemi parë është pikëllimi, por edhe hareja, kënga vaji. Por këto botë kanë edhe një, ajo është bota e Yllësisë ku poeti njeriun e kohës së sotme e sheh në një ecje prapa që gjelbëron në hapësirë . E ai që shkëlqen nuk është diell por mendim.
Një jastëk në fund të dhomës, është titulli ë ciklit të tretë që poeti e hap me poezinë “Më pëlqejnë këto pamje groteske”, poeti zgjohet përditë i shoqëruar me shishet e zbrazëta të cilat vallëzojnë në tavolinat gjysmë të dehura, sepse edhe koha është e dehur, edhe fryma është e dehur edhe gjithçka që e rrethon duke e dehur në momentet e jo përcaktimit real të njerëzve që vallëzojnë.
Në përfundim mund të konstatojmë se Adem Zaplluzha me këtë vëllim poetik e vërteton edhe njëherë shumë më forte dellin poetik prej një poeti mjaftë më përvojë jetësore, por në veçanti krijuese që personifikon brezin e poetëve që kanë kapërcyer me sukses kohën hulumtimeve moderne dhe hapërojnë nga një postmodern me dimensione kreative e gjithëpërfshirëse. Këtë e vërteton dendësia e figurave artistike që vërtetë është një orkestrim i bujshëm e i begatshëm. Me një gjuhë poetike të pasur e të kulluar, të plotë që rrjedh si krojet e bjeshkëve më freski e maje qiellore. Veçori tjetër që këtë poet e bën të veçantë është vargu që nuk del me zor por buron si krojet e pastra të Dardanisë, buron natyrshëm, pa droje. Ka një stil të veçantë e të pastër e me një kompozim harmonik. Ky vëllim me të gjitha komponentet karakteristike, me një numër të madh porosish konstruktive edhe gjësë më të imët i ka dhënë kuptim të madh duke e bërë temë të përditshmërisë jetësore.
Edhe pse, si çdo vepër edhe ky vëllim poetik mund të plotësohej edhe më, lexuesi nga kjo vepër del si të kishte dal nga filmi që nuk harrohet lehtë sepse ai film s’është si çdo film, aty gjen përshkrime të thella që janë një kompleks filmash mbresëlënëse ku çdo lexues mund të këtë aktruar edhe vetë në kohë e hapësirë.
http://www.sa-kra.ch/neperplasaritjetm.htm