Toni Milaqi "The Bone" -detail (acrylic on paper, 69.5x49.5 cm, 2010)
Toni Milaqi "The Bone" (acrylic on paper, 69.5x49.5 cm, 2010)
Kohët e fundit, nuk mund të mos bjerë në sy, tendenca e lobeve të ndryshme që kontrollojnë jetën dhe produktin artistik-vizual në rang global, për një lloj rikthimi tek piktura. Një shembull i këtij fenomeni ishte ekspozimi por edhe zhurma që shkaktoi prezantimi i punës gjigande të David Hockney tek Tate Britain. Dhe nëse Hokney pak a shumë përgjatë rrjedhës së viteve, ka mbetur besnik ndaj artit të pikturës, një surprizë akoma edhe më e madhe ishte ekspozita personale me titull "No Love Lost", tetor 2009, e Damien Hirst.
Nuk dua të shqyrtoj këtu cilësinë e veprave të artistëve të sipërpërmendur, as mosekzistencën e risive nga punët e tyre, as mungesën e personalitetit artistik që është kaq e dukshme, por kahjen etregut global të artit drejt pikturës. Përse vallë kjo nevojë për rikthim tek kjo gjuhë vizuale, që kaq keqazi është kryqëzuar dekadat e fundit? A mos vallë dominimi gati-gati mbytës i fotografisë, i perfomancave, apo i video artit, ka shpënë vetë artet pamore në një qorrsokak ekzistencial? A mos vallë mungesa e hapësirave për pikturën në aktivitet e mëdha kudo në botë, si bienalet (por jo vetëm), ka krijuar një lloj kompakti negativ, intolerant, abuziv, dhe mbi të gjitha fashist, për shtyllën vertebrale të shprehjes vizuale siç është piktura, qysh kur njeriu filloi të mendojë dhe të kuptojë se është disi më i ndryshëm nga kafshët e tjera?
Po kështu nuk dua të flas në këtë shkrim as për studiuesit-rrogëtarë tëGalerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, as për kuratorët butaforikë(si ata të ekspozitës "Onufri") të komanduar nga tjetërkush, as për politikën e vobektë të drejtuesve të saj mbi artet pamore dhe pikturën në veçanti. Ajo që dua të them është se piktura si art nuk mund të vdesë për sa kohë gjallon qënia njerëzore, pikërisht sepse është një mënyrë e të shprehurit, e cila lidhet thellësisht me unin tonë, dhe se çdo përpjekje për anashkalim e injorim, nuk do të thotë medoemos edhe se ajo nuk ekziston. Mbi të gjitha mendoj se piktura është edhe forma më universale e shprehjes së kreativitetit njerëzor, duke arritur të ezaurojë probleme si ai i gjuhës që mbart letërsia, apo i pamundësisë së muzikës për të folur në mënyrë konkrete, apo ai i ftohtësisë së imazheve industriale të pjella prej kamerave dhe aparateve fotografike.
Nëse duam të hedhim sytë thellë brenda gjithësisë sonë, të zhbirojmë skutat më të errëta të qënies, të përpiqemi të deshifrojmë trashëgiminë e paraardhësve tanë, apo të ëndërrojmë mbi të ardhmen, askush dhe asnjë formë tjetër të shprehuri, më mirë se piktura nuk do të mund të realizonte këtë gjë.
Piktura rron, sepse rron njeriu.
David Hockney at Tate Britain with one of the photographic copies flanking his painting Bigger Trees Near Warter (2007). Photograph: Graham Turner
Damien Hirst Opens "No Love Lost" Exhibition London October 2009