Nga Flori Bruqi
Kur kjo gje u zbulua, ne profecite e fundit te gjetura, sipas Dr. Michael Rathford del e qarte koha se kur zhvillohet Lufta e Trete Boterore. Aty del qarte dhe emri i Osama Bin Ladenit, sulmi tjeter terrorrist ndaj SHBA-se qe do rezultoje me nje invazion amerikan te Iranit, konfrontimi midis SHBA dhe Kines/Rusise si dhe detaje dhe koha e sakte e zhvillimit te luftes se trete. Sipas deshifrimit del qe kjo Lufte do zhvillohet nga viti 2006 deri ne vitin 2012 ( cuditerisht viti 2012 perkon dhe me fundin e kalendarit te Majave - Darius).
Fatkeqesisht libri eshte konsideruar si shume kontroversial dhe deri tani nuk ka dale neper librarite por qarkullon ne internet ne pdf format per 14 dollare amerikane dhe 24 $ plus postimin ne versionin e librit te printuar. Ja dhe nje foto e kopertines
Miliarderi amerikan, George Soros, është shumë i brengosur për mundësinë e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore, e cila, sipas tij, mund të niste me konfliktin ndërmjet Kinës dhe ShBA.
"Shpenzimi ushtarak në Kinë po rritet dhe atje ka po ashtu tendenca për ridestinimin e ekonomisë për nevoja të vendi e jo për eksport. Nëse ndodh konflikti ndërmjet Kinës dhe aleatëve të Amerikës, si Japonia, nuk është e tepruar të thuhet se jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore”, thotë Soros,
"Që kjo të evitohet, ShBA duhet të lejojnë që juani kinez të përfshihet në takimin valutor të FMN-së. Valuta kineze, me këtë rast, do të mund të garonte me dollarin. Kina duhet të japë përgjigje lidhur me transformimin e ekonomisë", ka thënë Soros.
Ai ka theksuar se Kina e ShBA me vështirësi do të arrijnë marrëveshje, por alternativa do të jetë “shumë e pakëndshme“.
"Ekziston rreziku serioz se Kina do të krijojë aleancë politike e ushtarake me Rusinë, për ç’shkak edhe kërcënimi nga lufta e re botërore është real”, ka përfunduar Soros
Lideri i radikalëve serbë Vojsllav Sheshel në një intervistë për Klan Kosovën ka deklaruar se Serbia do të kthehet në Kosovë edhe me luftë nëse është nevoja.
Ai ka treguar se në qendrën e paraburgimit në Hagë ka takuar Fatmir Limajn e Ramush Haradinajn dhe se ka kaluar mirë me ata.
‘Ne do të kthehemi në Kosovë me ose pa ushtri. Duam ta bëjmë këtë në paqe dhe rezoluta 1244 i garanton Serbisë këtë kthim. S’do të pengojmë jetën e shqiptarëve dhe politikanëve të tyre. Nëse kjo do të thotë luftë, atëherë bëhuni gati, ushtria serbe do të kthehet, o sot, o nesër”, tha Sheshel.
Disa javë më parë komandanti i çetnikëve serbë, Bratislav Zhivkoviç , i cili është kthyer në Serbi nga konfliktet në Ukrainë ku ka luftuar përkrahë separatistëve pro-rusë u shpreh se “edhe mijëra rusë janë të gatshëm të vijnë të luftojnë në Kosovë”.
Në një intervistë për gazetën serbe “Pravda”, duke folur për Kosovën ai ka thënë se rusët janë të gatshëm të luftojnë për të rikthyer Kosovën.
Nëse Rusia do të ndërmerrte ndonjë hap për ta sulmuar Kosovën, ajo duhet ta di që garantues të kufijve të Kosovës është Amerika-Evropa- NATO dhe çdo sulm në Kosovën do të thotë luftë e tretë botërore.
Kështu mendoni eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, , thotë se Rusia në gjendjen aktuale po i provon politikat kërcënuese për Ballkanin.
“Edhe kjo është një luftë speciale që tani e ushtron Rusia. Në situatë të tille çfarë gjendet Rusia e rrethuar me sanksione te ndryshme për ndërhyrjen në lufte me Ukrainën respektivisht ne Krime dhe në situatën e rëndë që ka filluar ta përfshij Rusinë tani ajo i provon politika kërcënuese si për kërcënimin në Ballkan. Nëse Rusia do me sulmoj Kosovën ajo duhet ta di se garantues të kufijve të Kosovës është Amerika-Evropa- NATO dhe çdo sulm në Kosovën do të thotë luftë e tretë botërore”, vlerëson Tërnava.
Tërnava thotë se, Kosova duhet të këtë strategjinë luftarake e cila në situatën në çfarë tani gjendemi është shumë e lidhur me politikat luftarake garantuese të stabilizimit të kufijve.
“Tani kush të donë me e nxitë luftën e tretë botërore e ka të freskët luftën e dytë botërore dhe nxitësit e asaj lufte dhe përfundimin e saj edhe që tani teknikat luftarake janë avancuar shumë sepse të shumtën bëhet fjalë për armatimin atomike që të dy palët janë mjaftë të armatosura me këtë lloj. Gjithsesi shteti i ynë duhet të këtë strategjinë luftarake e cila në situatën në çfarë tani gjendemi është shumë e lidhur me politikat luftarake garantuese të stabilizimit të kufijve siç e shpjegova më larte”, përfundon Tërnava.
Konflikti i armatosur ndërmjet Rusisë dhe NATO-s mund të ndodhë, edhe atë shumë shpejtë, nëqoftëse nuk gjejnë zgjidhje për një kohë të shpejtë. Shkruan për ‘Financial Times‘ Denis Sandoll profesori për ‘Marëdhëniet Ndërkombëtare‘ i cili ligjëron në Universitetin ‘Xhorxh Mejson‘ në Amerikë.
Sipas tij, është e qartë që NATO punon intenzivisht që të përhapet në lindje, planifikon që Ukrainën dhe Gruzinë ti futë në NATO, kështu që Rusia të mbetet në një ‘qorr-sokak’, raporton portali ‘Webtribune‘.
Ushtria e NATO-s merrë pjesë në shumë konflikte ushtarake në botë dhe mundohet që ta forcoj dominimin e saj. Ky zgjërim duhet të ketë një pikëpamje tjetër, sepse Rusia nuk është ajo që ishte në vitet e nëntëdhjeta, në Moskvë tani mbrohen interesat gjeopolitike, dhe me kërcënimin luftarak do të thotë se do të ketë luftëra të reja në rrethinën e Rusisë, në drejtimin e Europës dhe jugut të Rusisë.
Udhëheqësi ekspert në Qendrën e hetimeve luftarako-politike MIGMO (Institucioni shtetëror për marëdhënie ndërkombëtare në Moskvë) Mihaill Aleksandrov, mendon që shansat për të krisur një luftë e vërtetë dhe e madhe janë shumë të mëdhaja, për këtë njerëzit duhet të mendojnë dhe të kërkojnë një menyrë që ta ndalojnë dhe ta anashkalojnë këtë problem.
“Rusia ka potencial që t’i kundërvihet NATO-s dhe ta ndalon hovin e saj për zgjërimin në lindje por edhe më shumë se kjo.
Dhe padyshim që lufta e cila ka filluar në Ukrainë, mund të përhapet edhe në Ballkan, me një aksion ushtarak Rusija do të shkonte në shkeljen e Bugarisë dhe Rumanisë.” Pastaj thotë: “Nëqoftëse ndodh kjo, është më se e ditur që Rusia do t’i japë përkrahje Sërbisë dhe pastaj së bashku do të hyjnë në Kosovë dhe Mal të Zi dhe kjo do të jetë kërcënim i NATO-s në Ballkan.
Do të thotë që në qoftëse lufta e Ukrainës shpërthen nëpër Ballkan, ne në Rusi kemi shansa të mira.” thotë Aleksandrov.
Ai thotë që ushtria ruse ka 10.000 tanke në zonën e Uralit dhe vetëm për disa muaj ata do të jenë totalisht të gatshëm për luftë. Edhe përkrah faktit që NATO ka mundësinë që të aktivizoj një ushtri prej miliona ushtarësh, Rusët këmbëngulin që janë në gjendje t’i mbledhin dhe ta aktivizojnë një ushtri prej dy apo tre milionë anëtarësh. Kuptohet, simbas statistikave që jipen parashtrohet pyetja për angazhimin e armëve nukleare për shkatërrim total, të cilat forcat perëndimore i kanë për të këtilla raste, mirëpo sipas ekspertëve, edhe Rusët janë në gjendje që të mbrohen po me të njëjtën armë me të cilën kërcënohen.
Këta ekspertë shpresojnë që NATO ka ndonjë strategji tjetër, ajo metodë është ndeshje me ushtri deri diku të cilat mund të kontrollohen.
Rusia kontrollon shumicën e resurseve energjetike që e furnizojnë botën, ka territor të madh dhe kapacitetin më të madh të armëve nukleare. Nëqoftëse NATO dëshiron luftë totale, atëherë kjo do ta qojë pothajse në shkatërrim ekonominë Europiane dhe kapacitetet ushtarake, ndërsa shkatërrimet më të mëdhaja do t’i përfitojë SHBA-ja.
Sipas statistikave të mia, thotë eksperti Aleksandrov, qëllimet e SHBA-ve me NATO-n dhe vendet tjera të europës për ta sulmuar Rusinë janë më se të qarta. Qëllimi i asaj lufte është edhe në koncepcionin e sigurimin kombëtar Amerikan. ajo është ‘Luftë globale qytetare,’ ka lajmëruar eksperti për akademinë e ndryshimeve gjeo-politike, Konstantin Sokollov, ku lajmëron që në këtë luftë nuk do të ndeshen krye për krye Rusia me ShBA-të mirëpo edhe qytete tjera do të ftohen nga NATO dhe Uashingtoni. Ai thotë që Rusia duhet të ndërmerr diçka në qoftëse dëshiron t’i ruajë interesat e veta, popullin e vet dhe vlerat tradicionale.
“Ne duhet ta kuptojmë që armiku ynë nuk është një qytetar i thjeshtë apo ushtarë në SHBA apo Angli, armiku ynë janë pronarët e kapitalit global, qendrave financiare të fuqisë botërore. Ata kanë sjellur vendim se interesat e tyre janë shkelur, dhe për t’i mbajtur dhe përforcuar ato interesa, ata krijojnë konflikte në vende të ndryshme në të cilat duhen të dalin më të fortë.
Ushtritë janë vetëm instrumentet e tyre, dhe jo institucionet e qeverisë dhe shtetit. Oligarkija botërore krijon pasiguri dhe konflikte të cilat i shkatërrojnë të gjithat, dhe kësaj gjëje duhet t’i kundërvihet. Ajo është që e shohim dhe e kuptojnë në lëkurën tonë, ne në Rusi, mirë është që këtë ta shohin edhe vendet tjera të Perëndimit.” deklaron Konstantin Sokollov.
Paralajmërimi i fundit i nënsekretarit amerikan të Departamentit të Shtetit, Nicolas Burns, se Serbia do të ballafaqohet me reagimin ushtarak të NATO, nëse bën ndërhyrje ushtarake në Kosovë, në rast se shqiptarët e Kosovës do të shpallin pavarësinë në mënyrë të njëanshme, tregon se ndërhyrja ushtarake serbe në Kosovë, nuk është një mundësi për mos t’ u konsideruar seriozisht. Serbia, derisa propozon për Kosovën modelin e Hong-Kong, të cilin ajo e di se shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë, në fakt ka adoptuar për Kosovën politikën e Kinës për Taiwan-in.
Ashtu si Kina e pranon për momentin shkëputjen faktike të Taiwan-it nga Kina, por nuk e pranon shkëputjen formale, duke e kërcënuar Taiwanin me luftë në rast se shpall pavarësinë, ashtu dhe Serbia, duket qartë se për momentin parapëlqen që Kosova të jetë e shkëputur prej saj faktikisht, por jo edhe formalisht, duke shpallur pavarësinë. Në Beograd shkojnë me mendimin se Taiwani sigurisht që një ditë do t’ i kthehet Kinës, dhe atëherë Serbia mendon se do të mund ta rikthejë Kosovën si pjesë të saj. Paralajmërimi i Ëashingtonit për Serbinë, me anë të Burns, në fakt i ka vënë SHBA-të kundrejt Serbisë në lidhje me Kosovën, në pozitën që ishin SHBA në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, në raport me Kinën, për çështjen e Taiwan-it, kur dukej se Taiwan-i po shkonte kah pavarësia. Kriza mes Kinës dhe Taiwan-it, që në fakt ishte krizë kino-amerikane, u zgjidh duke u ruajtur statu-quo, pra duke qenë Taiwan-i faktikisht i shkëputur nga Kina, por duke mos e formalizuar këtë me anë të shpalljes së pavarësisë.
Në mënyrë të ngjashme, edhe kriza e tashme e Kosovës, nuk është thjesht një krizë mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës, por krizë mes SHBA dhe Rusisë. E tillë u bë ajo që kur Rusia shpalli me anë të Ministrit të saj të Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, në 3 shtator të këtij viti, politikën e saj të «vijës së kuqe», për Kosovën, sipas së cilës pavarësia e Kosovës cënon sigurinë e Rusisë.
Kjo deklaratë ende nuk është analizuar siç duhet. Lavrov u shpreh literalisht: «Duhet gjithashtu të jetë e qartë për të gjithë, se me gjithë natyrën jokonfrontuese të politikës së jashtme të Rusisë, disa vija të kuqe ekzistojnë për ne. Në këtë rast ne sigurisht që nuk mund të bëjmë gjë tjetër, veç që të përgjigjemi dhe të mbështesim plotësisht pozicionin tonë. Midis të tilla çështjeve janë planet e SHBA për të dislokuar sisteme globale të mbrojtjes raketore në Europë dhe zgjidhja në Kosovë.
Rusia nuk po blofon dhe partnerët tanë ndërkombëtarë duhet ta kuptojnë këtë gjë. Veç parimeve, interesat vitale të politikës praktike janë të prekura në këto çështje». Kur një shtetar i këtij niveli të një fuqie të madhe flet me këtë gjuhë, këtu nuk ka vend për ekuivoke, aq më tepër që ai më tutje në fjalimin e vet, tha: «Rusia nuk ka frikë nga një politikë e frenimit, e ushtruar ndaj saj. Ne do të jemi të aftë t’ i përgjigjemi asaj, edhe pse kjo nuk është zgjedhja jonë. Por ne sinqerisht trishtohemi se disa nga partnerët tanë janë të paaftë të kuptojnë gje a gjezën e zero-sum-game».
Politika ruse e «vijës së kuqe» për Kosovën është në praktikë një garanci ushtarake që i jep Rusia Serbisë, për ta mbështetur edhe ushtarakisht në rast se Serbia ndërhyn ushtarakisht në Kosovë, sikur kjo e fundit të shpallë pavarësinë. Nuk është një gjë e rastit që deklarata nga Berogradi për ndërhyrje ushtarake në Kosovë filluan të vijnë pas kësaj deklarate të ministrit të jashtëm rus. Deklarata e shumëkomentuar e sekretarit të shtetit për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Dushan Prorokoviç, për ndërhyrje ushtarake serbe në Kosovë, erdhi në 5 shtator të këtij viti, dy ditë pas deklarimit të politikës së «vijës së kuqe» për Kosovën nga ana e Rusisë.
Pas shpalljes së politikës ruse të «vijës së kuqe» deklarata e Prorokoviç është në fakt një kërcënim rus, përveç se serb. Beogradi e bëri të qartë se Marrëveshja e Kumanovës, në bazë të së cilës forcat e NATO-s hynë në Kosovë, zhvlerësohet në rast se Kosova shpall pavarësinë, dhe se në këtë rast trupat serbe mund të rikthehen në Kosovë.
Washingtoni me anë të Burns deklaroi se në rast se ushtria serbe ndërhyn në Kosovë, asaj do t’ i kundërvihet NATO. Kjo nuk duket e besueshme. Në forcën ndërkombëtare (KFOR)prej mbi 16 mijë vetësh të dislokuar në Kosovë ka trupa nga 26 vendet anëtare të NATO-s, por në rast se Kosova shpall pavarësinë dhe në Kosovë hyn ushtria serbe,
Këshilli i NATO nuk do të mund kurrë që të arrijën në një konsensus për të reaguar ndaj ndërhyrjes ushtarake serbe. Veprimi i përbashkët ushtarak kërkon që autorizimin nga parlamenti i secilit vend për trupat e veta që do të marrin pjesë në operacion, dhe nëse tentohet kjo do të thotë që në pjesën më të madhe të vendeve anëtare të NATO-s të krijohen konflikte politike shumë serioze të brendshme.
Pjesa më e madhe e vendeve europiane, dhe në rradhë të parë shtetet më të rëndësishme anëtare të NATO, do të jenë kundër një lufte të re në Europë, e cila veç të tjerash do të sjellë tërmete politike në këto vende, duke u ndodhur përballë protestave masive qytetare. Edhe aleati më i ngushtë i SHBA në NATO, Britania e Madhe, nuk do të mund të ishte pro një aksioni ushtarak kundër Serbisë, aq më tepër kur Britania e Madhe tashmë ka vendosur të tërheqë trupat nga Iraku vitin e ardhshëm. Spanja, Italia dhe Gjermania, të cilat kanë kontigjente të mëdha në kuadrin e KFOR, do të jenë kategorikisht kundër. Edhe Presidenti francez Sarkozy, me gjithë sinjalet e afrimit që ka dhënë me qendrimin amerikan për Kosovën, nuk do ta angazhojë kurrë ushtarakisht Francën për të frenuar një ndërhyrje ushtarake serbe në Kosovë, çka do të bënte që Parisi të ndizej flakë nga protestat dhe do të rrezikonte rënien e qeverisë së djathtë franceze. Një kërkesë amerikane që NATO të ndërmarrë një aksion të ri ushtarak kundër Serbisë, do të çonte automatikisht në atë që pjesa më e madhe e vendeve që kanë trupa në kuadrin e KFOR, t’ i tërheqin ato, çka do të çojë praktikisht në shpërbërjen e KFOR.
Është e qartë se për një aksion të përbashkët ushtarak të NATO, për të frenuar Serbinë, as që mund të bëhet fjalë. Nëse do të ketë aksion ushtarak, ky do të jetë i njëanshëm, amerikan. Në rrethanat e tashme, kur SHBA gjenden në një angazhim ushtarak shumë problematik në Irak dhe në Afganistan, për të cilët ka një debat serioz brenda në SHBA, as që mund të bëhet fjalë për një aksion të ri ushtarak, aq më tepër në Europë, aq më tepër në vitin zgjedhor presidencial në SHBA.
Kjo është arsyeja, që nga Washingtoni vijnë sinjale të uljes së vendosmërisë amerikane për të njohur pavarësinë e Kosovës. Një politikan shqiptar që shihet si përsjellës i kumteve amerikane në politikën shqiptare në dy anët e kufirit, në trekëndëshin Tetovë-Prishtinë-Tiranë, Arbër Xhaferri, para disa vjetësh u shpreh në një intervistë se shqiptarët e Kosovës nuk duhet të shpallin njëanshmërisht pavarësinë, se kjo do të bëjë që të humbin mbështetjen e aleatëve, duke përfshirë dhe SHBA.
Xhaferri sugjeroi që ajo që duhet bërë është një rezolutë ku të konfirmohet vullneti për pavarësi. Deklarata e Xhaferrit, qendrimi i të cilit duhet parë si i ndryshëm nga ai i Behgjet Pacollit që ka thënë të njëjtën por me proveniencë ruse, shpreh nervozizmin amerikan nga ndërlikimet që mund të sjellë shpallja e pavarësisë së Kosovës, pas paralajmërimit rus për «vijën e kuqe», kur gjuha me të cilën është bërë deklarata ruse për politikën e «vijës së kuqe», nënkupton deri edhe ardhje të ushtrisë ruse në Kosovë, në mbështetje të asaj serbe.
Arbër Xhaferri, në një intervistë tjetër në Top Channel para disa vjeesh, deklaroi se në rast se Kosova do të bënte shpalljen e njëanshme të pavarësisë, atëherë kjo do të çonte në palestinizimin e Kosovës. Me këtë arbër Xhaferri donte të thoshte sigurisht se Kosova do të vihet në pozitën e territoreve palestineze, ku intervenon ushtria izraelite, duke intervenuar ushtria serbe në Kosovë.
Xhaferri ndoshta ka pasur të drejtë, por, në rast se shqiptarët e Kosovës nuk e shpallin pavarësinë pas 10 dhjetorit, por e shtyjnë atë në një termin të pacaktuar, kjo do të thotë që Kosova të vihet në pozitën e Taiwan-it, por pa pasur komoditetin e Taiwan-it, që ka një nga ekonomitë më të prosperuara të botës, që u ka siguruar një nivel mjaft të lartë mirëqenieje banorëve të tij.
Ndërsa Kosova do të gjendet me status të papërcaktuar, me një ekonomi të botës së tretë, dhe me një situatë sociale që për rreth gjysmën e popullsisë është në kufijtë e katastrofës humanitare, për shkak të varfërisë, dhe që bëhet eksplozive, edhe për shkak të polarizimit që po vjen duke u rritur mes të pasurve dhe të varfërve.
Në rast se klasa politike shqiptare e Kosovës nuk shpall pavarësinë pas 10 dhjetorit, kjo do të çojë në delegjitimimin përfundimtar të kësaj klase politike, e cila nuk ka më asgjë me cka të legjitimohet në raport me popullin e Kosovës.
Në rast se Kosova nuk do të bëjë shpallje të njëanëshme të pavarësisë pas 10 dhjetorit, kjo do të thotë që konflikti gjeopolitik i fuqive të mëdha për Kosovën, të evitohet me çmimin e shkallëzimit të konfliktit politik dhe social ndërshqiptar në Kosovë. Në këtë rast do të ketë një palestinizim të Kosovës, të cilit i druhejXhaferri.
Këtë e them tha Xhaferi duke pasur parasysh konfliktin ndërpalestinez që ka filluar prej disa kohësh në territoret palestineze, mes krahëve të ndryshme të politikës, si pasojë edhe e situatës eksplozive sociale, të krijuar nga varfëria e skajshme, por që favorizohet nga konflikti i brendshëm për zgjidhjen e çështjes palestineze dhe nga mungesa e shtetit.
Për Serbinë dhe Rusinë është e mirëpritur që në Kosovë të fillojë një konflikt ndërshqiptar, i ardhur si reagim i mosshpalljes së pavarësisë së Kosovës pas 10 dhjetorit, madje Serbia dhe Rusia e shikojnë mosshpalljen e pavarësisë si ekspedient strategjik të tyre për ta transferuar konfliktin nga një konflikt serbo-shqiptar në një konflikt ndërshqiptar në Kosovë.
Në rrethanat kur Kosova do të shpërthejë, si një konflikt ndërshqiptar, forcat e KFOR do të gjenden në mes të një konflikti të cilin politikanët e vendeve të tyre që i kanë angazhuar në Kosovë nuk e kanë llogaritur. Kjo mund të jetë pretekst për pjesën më të madhe të vendeve që kanë trupa në kuadrin e KFOR, për t’ i tërhequr ato nga Kosova.
Në këtë situatë Serbia mund të gjejë përsëri pretekst për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë, duke inskenuar në këtë situatë incidente si ata që bënë rusët në vitin 1999, për të justifikuar aksionin e tyre të ri ushtarak në Çeçeni, duke simuluar atentate terroriste deri edhe në Serbi, për të cilat do të fajësojnë shqiptarët e Kosovës. Kështu që liderëve shqiptarë të Kosovës, në rast se nuk do ta shpallin pavarësinë pas 10 dhjetorit, u shkon shprehja që i tha Winston Churchill qeverisë britanike pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Munich-ut: “Në mes të luftës dhe turpit, ju zgjodhët turpin, por do ta keni dhe luftën”.
Në këtë «nyje gordiane» që është krijuar, kur në perspektivë ka rënë hija e e errët e ndërhyrjes ushtarake serbe në Kosovë, ripërmasohet roli i Shqipërisë së këtej kufirit, i shtetit shqiptar. Republikës së Shqipërisë, kur u vu në tryezë çështja e statusit të Kosovës, ndërkombëtarët i thanë se duhet të ishte aktive, por jo aktore në këtë çështje.
Tashmë që ndërkombëtarët kanë hyrë në dead-line, Shqipëria ka të drejtë që të evoulojë në qendrimin e saj, duke kaluar nga aktive në aktore, madje në aktore aktive. Para disa ditësh ish-kryeministri Majko deklaroi se Tirana duhet ta bëjë të qartë se ushtria shqiptare do të hyjë në Kosovë, në rast se atje hyjnë forcat serbe. Në botë, analiza mediatike u paraprin politikanëve në qendrime, por në Shqipëri pothuajse nuk ndodh kështu.
Atë që tha Majko në media nuk e ka thënë kurrkush tjetër veç meje, në disa artiku të botuar në shtyp. Në këto rrethana, mund të pyetet se a do të ketë luftë mes Shqipërisë dhe serbisë për Kosovën? E vërteta është se konflikti mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës është pjesë e konfliktit të hershëm mes Serbisë dhe nacionit (kombit) shqiptar, që ka evouluar edhe si konflikt mes Serbisë dhe shtetit shqiptar pas krijimit të këtij të fundit. Shqipëria shtetërore është e involvuar në këtë çështje, jo thjesht për një sentiment nacional ndaj shqiptarëve të Kosovës, por edhe për interesat e saj jetike të sigurisë. Derisa në Kosovë thotë se ka interesa jetike sigurie Rusia, aq më tepër që ka të tilla Shqipëria.
Serbia Kosovën historikisht e ka parë si një kryeurë për të dalë në Adriatik, duke e ndarë Shqipërinë me Greqinë, me anë të një veprimi të përbashkët ushtarak, të justifikuar me luftën kundër terrorizmit islamik, me ç’ rast do të bëhej spastrim etnik i shqiptarëve në dy anët e kufirit.
Si rezultat i kësaj, Serbia do ta përmirësojë në mënyrë të ndjeshme pozitën e vet gjeopolitike. Tentativa të qarta për këtë gjë janë bërë jo më vonë se viti 1997 në Republikën e Shqipërisë, para se të fillonte lufta në Kosovë.
Idea që Shqipëria të ballafaqohet ushtarakisht me Serbinë në Kosovë mund të duket si delir, por nuk është kështu.
Së pari, Serbia e sotme nuk është më fuqia e frikshme ushtarake e kohës së luftrave në ish-Jugosllavi. Armatimi i ushtrisë serbe sot nuk të frikëson shumë. Ushtria serbe sot ka tanke të modeleve M-84 dhe T-72, që janë prodhime të industrisë ushtarake jugosllave të dikurshme, sipas modeleve të vjetra sovjetike. Serbia, pas atij që e quajti riorganizim të ushtrisë dhe që u bë pas vitit 2003, tërhoqi nga ushtria 511 tanke T-55 që po shiten për skrap. Gjithashtu për skrap po shiten dhe 50 nga 65 tanket T-72 që ka ushtria serbe. Ushtria serbe ka sot aktive në forcat e saj të blinduara vetëm 212 tanke të llojit M-84, që është versioni i prodhuar ne Jugosllavinë e dikurshme i modelit sovjetik T-72. Ky lloj tanku serb është përmirësuar me adoptim aksesorësh në vitin 2001. Por tanket serbe M-84 janë verifikuar shumë të cenueshme në luftrat në ish-Jugosllavi, për shkak se municioni e mbajnë në kullë dhe në një depozitë poshtë saj, gjë që i bën mjaft të cënueshëm nga pas kullës. Gjithashtu ushtria serbe ka sot në forcat e saj të blinduara dhe 15 tanke T-72, që përdoren për trajnim.
Sa për automjetet e blinduara luftarake (autoblinda), që kanë qenë aq decizivë në luftrat në ish-Jugosllavi, sot ushtria serbe, pas reformës që bëri duke nxjerrë nga përdorimi shumë autoblinda, ka në përdorim 794 të tilla. Sot ushtria serbe ka në përdorim 526 autoblinda të llojit M-80 A, që janë prodhim jugosllav, tashmë i vjetëruar, dhe që janë të pajisur me nje top 20 mm, si dhe me raketa antitanke. Ky tip autoblinde është në fakt një prodhim i industrisë së dikurshme jugosllave, i modelit rus, të erës sovjetike, BP-1. Autoblinda M-80 A është mjeti kryesor i lëvizjes së forcave tokësore serbe. Ajo është përdorur me shumë efektshmëri në luftën antiguerrile në Kosovë, dhe në luftrat e tjera në ish-Jugosllavi, por ajo shihet si primitive në raport me tipet e reja në qarkullim në botë, të pajisura me radar dhe raketalëshues modernë, dhe shihet si shumë e paaftë të reagojë përballë kundërshtarëve të pajisur me armë blindëshpuese ultramoderne, të lehta për t’ u transportuar. Gjithashtu ushtria serbe ka dhe 84 copë autoblinda BOV-M86, nga të cilat 56 përdoren nga policia ushtarake), 100 autoblinda, BTR-50, që është një automjet i blinduar amfib, 28 autoblinda të modelit BRMD-2, 50 autoblinda të llojit MT-LB, si dhe 6 copë autoblinda të llojit BTR-60. Të gjitha këto janë prodhime të industrisë së dikurshme jugosllave të luftës dhe ato tashmë konsiderohen të vjetëruara.
Artileria në zotërim të ushtrisë serbe, e cila ka qenë një faktor determinant në favor të serbëve në luftrat në ish-Jugosllavi, nuk është më ajo e dikurshmja. Artileria e rëndë, me qitje të largët dhe të mesme, e cila do të ketë një rol të madh në rast të një ndërhyrjeje ushtarake serbe në Kosovë, praktikisht nuk ekziston më. Pjesa më e madhe e artilerisë serbe sot përdoret nga armë të llojit howitzer, që përdoren në distanca të shkurtra, në sens të artilerisë, me qitje të drejtpërdrejtë.
Por kjo gjë i bën ato dhe shumë të prekshme nga një kundërshtar që përdor raketa të lehta tokë-tokë.
Ushtria serbe sot ka 36 topa të kalibrit 152 mm, të markës M-84 «Nora A», që janë të llojit howitzer, dhejanë prodhim jugosllav i viteve tetëdhjetë, sipas një modeli më të hershëm rus. Ushtria serbe gjithashtu ka 18 topa 130 mm, të llojit M-46, si dhe 303 topa 122 mm, të llojit D-30, që tashmë janë në rezervë, për shkak se konsiderohen si shumë të vjetëruar. Sa i përket artilerisë automatike dhe raketore, ushtria serbe disponon 18 topa të markës M-94 Plamen S, që si prodhimi më i hershëm i industrisë jugosllave të luftës, gjenden në rezervë. Gjithashtu ushtria serbe disponon 60 cope M-77 Oganj (howitzer) të kalibrit 128 mm, që janë prodhim i industrisë jugosllave të luftës, sipas modelit të katjushave ruse, 16 copë Nora B-52, të kalibrit 152 mm, 4 cope M87 Orkan, me 12 tuba, të kalibrit 262, mm, si dhe 72 cope 2S1 Gvozdika, të kalibrit 122 mm( howitzer).
Forcat ajrore serbe sot përbëhen nga 3000 njerëz dhe 170 avionë të vendosur në dy baza ajrore. Na këta 170 avionë, 91 janë avionë luftarakë. Serbia ka 5 avionë gjuajtës Mig-29 të prodhimit rus, për të cilët është thënë se janë përmirësuar kohët e fundit, por ata janë gjithsesi një model që tashmë quhet i vjetëruar. Pjesa tjetër e aviacionit luftarak serb përbëhet nga 33 avionë të llojit J-22 Orao, që janë prodhim i industrisë së dikurshme jugosllave të luftës, sipas modeleve ruse. Nga këta 33 avionë, vetëm 16 janë realisht luftarakë, që përdoren për sulme tokësore, ndërsa 7 të tjerë përdoren për trajnim, ndërsa 10 të tjerët për zbulim.
Aviacioni jugosllav ka 25 avionë G-4 Super Galeb, që janë prodhim i industrisë së dikurshme jugosllave të luftës, sipas modeleve ruse. Nga këta 25 avionë vetëm 14 janë realisht luftarake, duke qenë si gjuajtës, bombardues, ndërsa 8 të tjerë janë të paarmatosur dhe përdoren për trajnim, ndërsa tre që mbeten përdoren për zbulim. Gjithashtu ushtria serbe ka dhe 28 avionë luftarakë të llojit Mig-21, që janë një model shumë i vjetër sovjetik. Ushtria serbe ka dhe 23 avionë transporti të prodhuar nga industria e vjetër jugosllave e luftës të markave An-2, An-26, Lola Utva, nga të cilët katër janë në shërbim të qeverisë. Qeveria serbe ka parashikuar qe deri në 2010 të blejë së paku 20 avionë luftarakë për të zëvendësuar Mig-21 dhe J-22 Orao që do të tërhiqen. Sa u përket helikopterëve, ushtria serbe ka 94 të tillë, nga të cilët 28 helikopterë M-8, të vjetëruar tashmë, është vendosur të nxirren nga përdorimi për qëllimi ushtrake.
Në ushtrinë serbe , sot si helikopterë luftarakë në përdorim janë 61 copë të llojit Soko-Gazelle, që janë një prodhim i industrisë së dikurshme jugosllave të luftës, sipas modelit francez «Gazelle». Këtë model helikopteri, Franca që e e ka patentën dhe vendet e tjera që u pajisën me të si Britania e Madhe, prej kohësh nuk e përdorin më për qëllime luftarake, për të cilat është zëvendësuar nga modeli «Eurocopter Tiger», por përdoret vetëm për ndërlidhje dhe transport në sasi të vogla. Ata shihen si shumë vulnerabël ndaj raketave moderne tokë-ajër, të kalibrit të vogël dhe lehtësisht të transportueshme Qeveria serbe ka parashikuar të blejë 15 helikopterë të rinj, për të zëvendësuar 28 helikopterët M-8 që do të tërhiqen.
Në fund të vitit 2003 Serbia shpalli se kishte filluar riorganizimi dhe modernizimi i ushtrisë, duke tërhequr teknologjinë e vjetër dhe duke futur të re, por nuk është bërë shumë, për mungesë fondesh. Serbia shpenzon 1 miliard dollarë në vit për ushtrinë, por më pak se një e treta e kësaj shume përdoret për rinovimin e pajisjeve ushtarake. Pas riorganizimit të ushtrisë, forcat tokësore serbe janë ndarë në katër brigada tokësore, të pajisura me batalione këmbsorie, artilerie, tankesh, mbrojtjes kundërajrore. Nga këto, pranë kufjve të Kosovës janë brigada e dytë, e tretë dhe e katërt. Brigada e dytë tokësore, me bazë në Kraljevë, i ka forcat të dislokuara në Novi Pazar, Rashka, Valjevo. Kjo brigadë është krijuar në mars 2007 dhe përbëhet nga dy batalione kembsorie, nje batalion tankesh, dy batalione te mekanizuara, nje batalion i artilerise howitzer, nje batalion misile-lançues, nje batalion i mbrojtjes kundrajrore. Brigada e Trete tokësore, e formuar ne qershor 2007, e ka bazën në Nish, ndërsa forcat e saj gjenden dhe në Prokuplje, Zajecar, Kurshumlija. Edhe kjo ka të njëtën përbërje dhe armatim si e mësipërmja. Brigada e katërt tokësore, me të njëjtën përbërje dhe armatim, e ka bazën në Vranjë dhe ka forca ne Leskovac, Bujanvc. Veç tyre ushtria serbe ka dhe brigadën e veçantë artilerike, që është e përbërë nga katër batalione, nga të cilët tre batalione të pajisur me howitzer. Veç saj është dhe brigada speciale, me baze ne Pancevo dhe Nish, e perbere nga nje batalion parashutistesh, nje batalion komando, dhe nje batalion i quajtur antiterrorist. Ushtria serbe sot ka si forcë aktive 31 mijë njerëz, ndërsa veç tyre ka dhe 207 mijë njerëz në rezervë.
Ushtria serbe, me armatimin e vjetëruar që ka është shumë vulnerabël para një kundërshtari të vogël në numër, por të armatosur me armë ultramoderne, si armë blindëshpuese dhe raketa antitanke, kundër helikopterëve, apo kundër përqëndrimeve artilerike të llojit howitzer. Në rast se do të ketë luftë mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës, ku do të implikohet detyrimisht dhe Shqipëria, atëherë kjo do të jetë një luftë e ngjashme me luftrat mes vendeve arabe dhe Izraelit, ku pas të parëve qendronte Bashkimi Sovjetik, ndërsa pas të dytit qendronte SHBA, që i furnizonin me armatim. Në rastin e luftës me Serbisë dhe shqiptarëve në dy anët e kufirit, Serbia do të jetë në pozitën e vendeve arabe, duke u furnizuar me armë nga Rusia, ndërsa Kosova, por edhe Republika e Shqipërisë do të jenë në pozitën e Izraelit. Pra, SHBA duhet të furnizojnë me armë shqiptarët në dy anët e kufirit. Tashmë shqiptarët kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë drejtpërdrejt në Kosovë, duke ndërtuar një urë ajrore mes Tiranës dhe Prishtinës, për të çuar atje armatimet e sjella në Durrës. Në rast se Serbia intervenon ushtrakisht në Kosovë, Shqipëria duhet që haptaz të deklarojë se këtë gjë e konsideron shpallje lufte ndaj saj nga ana e Serbisë, dhe të angazhohet ushtarakisht, duke çuar armë dhe forca ushtarake në Kosovë.
Futja e ushtrisë shqiptare në Kosovë, ka vlerën më tepër se në aspektin ushtarak, në atë se Shqipëria me këtë shenjon të drejtën e saj mbi Kosovën, dhe në konferencën e paqes që do të pasojë Shqipëria do të jetë palë, duke përfaqësuar edhe shqiptarët e Kosovës. Në këtë luftë Shqipëria do të jetë në pozitë shumë më të mirë se në vitet 1998-1999 në këtë rast se me pavarësimin e Malit të Zi nuk ka një rrezik serb nga veriperëndimi. Në Malin e Zi sot nuk ka ushtarë serbë(Mali i Zi vetë ka 6 mijë ushtarë), kur në 1998 atje kishte 15 mijë ushtarë serbë. Në rast lufte NATO sigurisht që do t’ i japë garanca ushtarake Malit të Zi, dhe nuk do të jetë në interes të Serbisë ta zgjerojë invazionin edhe atje.
Pra, fronti i luftës serbo-shqiptare do të jetë Kosova. Në rast të kësaj lufte SHBA sigurisht që do të shpallin në mënyrë të njëanshme ndalim-fluturimin mbi territorin e Kosovës dhe të Shqipërisë, duke u pamundësuar serbëve që të përdorin aviacionin, deri edhe helikopterët. Në këto rrethana lufta që do të zhvillohet do të jetë tokësore. Në këtë luftë, serbët duhet të llogarisin se shqiptarët e armatosur me armë ultramoderne, do t’ u shkaktojnë humbje të mëdha atyre. Serbët nuk janë aq trima sa ç’ thuhet, madje nuk janë fare trima. Kjo u pa gjatë luftës në Bosnjë-Herzegovinë, në të cilën, kur boshnjakët muslimanë, ishin ende të paarmatosur, serbët treguan «trimëri» të madhe duke zënë 69% të territorit të Bosnjë-Herzegovinës, në një invazion ku ata ishin të mbrojtur pas blindave, dhe qëllonin nga distanca me artileri dhe avionë.
Por kur bosnjakët, por edhe kroatët, u armatosën mirë, i vunë përpara serbët, duke u shkaktuar shumë humbje në njerëz dhe material luftarak dhe duke bërë që territori nën kontrollin e tyre të zbresë në 43% dhe duke i detyruar të ulen në bisedimet e paqes në Dayton, ku serbët gjithesi fituan më shumë territorin se ç’ kontrollonin për momentin. E njëjta gjë vlen dhe për luftën e pritshme. Nëse intervenimi ushtarak serb do të rezultojë me humbje të mëdha sidomos në jetë njerëzore, kjo do të thyejë vullnetin e serbëve për luftë, siç u vërejt edhe gjatë kundërmësymjes së bosnjakëve gjatë luftës në Bosnjë-Herzegovinë. Nëse serbët e fillojnë këtë luftë, ata mund të humbin dhe pjesën veriore të Kosovës që e kontrollojnë sot, madje edhe më gjerë.
Veç këtyre, në favor të shqiptarëve do të jetë dhe fakti që Serbia do të gjendet në situatën që nuk mund t’ i përqendrojë gjithë forcat në Kosovë, pasi fillimi i luftës në Kosovë, me ç’ rast pritet dhe një lëvizje e serbëve në Bosnjë-Herzegovinë, mund të nxisë bosnjakët muslimanë, e ndoshta edhe kroatët, për të rifilluar luftën kundër serbëve dhe për të marrë nën kontroll më tepër territore, çka ndoshta do të çojë në zhdukjen nga harta të Republikës Serbe të Bosnjë-Herzegovinës.
Forcat bosnjake do ta ndajnë në dysh Republikën Serbe të Bosnjë-Herzegovinës, duke krijuar korridore në drejtim të Sanxhakut musliman në Serbi, ku do të fillojë një guerrilje antiserbe. Serbia do të ketë probleme dhe në Vojvodinë, ku është bërë një pastrim i heshtur etnik ndaj hungarezëve dhe kroatëve, të cilët do të kërkojnë të përfitojnë nga rati për të bërë revansh ndaj serbëve, me mbështetjen e shteteve të tyre. Intervenimi ushtarak serb në Kosovë mund të provokojë një reaksion zinxhir tepër të dëmshëm për Serbinë(Kastriot Miftaraj).

Pasi që Koreja e Veriut hodhi disa granata në ishullin Yeonpyeng të Koresë së Jugut, shumë njerëz besojnë në parashikimin e Vangas, bullgares e cila kishte parashikuar shpërthimin e luftës botërore në nëntor të vitit 2010.
Vangelia Pandeva Dimitrova, e njohur si Vanga u bë e famshme në Bullgari , por edhe në mbarë botën me parashikimet e saj të sakta. Vanga e verbër vdiq më 1996, megjithatë emri i saj edhe sot përmendet shpesh, ndërsa shumica e krahasojnë atë me Nostradamusin e famshëm.
Që më 1980, Vanga kishte parashikuar se në gusht të vitit 1999 ose në fillim të vitit 2000 Kursk do të mbulohej nga uji dhe e tërë bota do të qante më pas.
Natyrisht, parashikimi i saj atëbotë nuk kishte kuptim. Shumë besuan se ajo po fliste për qytetin Kursk dhe se qyteti nuk mund dhe nuk do të mbytej nga uji. Por parashikimi i saj u përmbush, nëndetësja nukleare ruse e quajtur Kursk u fundos.
Vangelia parashikoi edhe sulmin në Qendrën Botërore Tregtare më 11 shtator 2001, duke thënë se binjakët amerikanë do të bien pas sulmit të zogjve prej çeliku.
Po ashtu Vanga, parashikoi edhe Luftën e Dytë Botërore dhe vdekjen e Princeshës Diana. Flitet se atë e kishte vizituar edhe vetë Hitleri, të cilit ajo ia kishte parashikuar fundin, ndërsa me saktësi të plotë kishte parashikuar edhe vdekjen e saj më 11 gusht 1996.
Por ajo që frikësoi më shumë opinionin ditët e fundit është parashikimi i saj se lufta e tretë botërore do të fillojë në nëntor 2010. Fallxhesha e verbër tha se kataklizmi i tretë do të fillojë si një luftë e zakonshme, por më pas do të përdoren armët kimike dhe nukleare. Lufta e tretë botërore, sipas parashikimeve të saj do të zgjasë deri më 2014.
Vanga ka paraparë se prej vitit 2014 njerëzit do të vuajnë nga sëmundje të shumta të lëkurës, mu për shkak të luftës kimike. Ajo po ashtu paralajmëroi se më 2016 në Evropë më nuk do të ketë njerëz fare, ndërsa deri më 2018 Kina do të bëhet superfuqi e re.
"Ne maj te vitit 2004 disa anetare te Biblotekes Nacionale ne Rome bene nje zbulim fantastik. Ne mes te arkivave te bibliotekes ata zbuluan nje doreshkrim nga Nostradamus te panjohur me pare. Kete doreshkrim ai ja kishte dhene te birit i cili pas vdekjes se profetit ja dhuroi Papes Urban VIII. Dhe qe nga ajo kohe kishte mbetur i fshehur per te dale perseri ne siperfaqe mbas 400 vjetesh. Nje shkenctar i njohur per aftesite e tij ne deshifrime dhe kryptografi, Dr. Michael Rathford ndertoi nje forme deshifrimi qe u quajt Kodi i Nostradamit. Menyra e shkrimit te Nostradamusit eshte kodim i vete shkrimit te koduar ose si te thuash dopio kodim.

Nëse lufta botërore e radhës do të ndodhë, me shumë gjasa do të jetë në Azi, në formën e një përplasjeje mes hgejemonit aktual, SHBA dhe sfidantit kryesor, Kinës. Lajmi i mirë është se Kina nuk do luftë tani dhe në të ardhmen e afërt, pikësëpari sepse Pekini e di shumë mirë se shanset nuk janë në anën e tij. Por nëse hedhim sytë 20 vite në të ardhmen, në vitin 2034, rrethanat do të kenë ndryshuar rrënjësisht.
JO TANI
Ka tre arsye përse lufta nuk ka gjasa të ndodhë së afërmi.
Së pari, pavarësisht rritjes ekonomike vjetore dyshifrore në buxhetin për mbrojtjen, ushtria e Kinës mbetet ende shumë prapa asaj të SHBA. Kinës do i duhen 15 deri 20 vite që të barazohet apo pothuajse barazohet me forcat aleate SHBA-Japoni në brigjet e Azisë lindore.
Së dyti, pavarësisht gjithë zërave për ndërvarësi reciproke, Kina varet nga Amerika shumë më tepër se sa Amerika varet nga Kina. Kina vazhdon të ketë varësi të fortë nga SHBA dhe aleatët e saj, BE dhe Japonia, duke qenë se janë tregjet kryesorë të eksporteve të saj si dhe burimet për teknologjinë e përparuar.
Në tërësi, varësia e Kinës ndaj tregjeve të huaj është shumë e lartë, teksa raporti i tregtisë me GDP-në është 53%. Kina importon shumë lëndë të para, si nafta dhe minerali i hekurit.
Duke qenë se mallrat e saj të importit transportohen përmes detit, Kina do të ishte tejet e cënueshme nga një bllokadë detare, e cila ka shumë gjasa të organizohet nga SHBA në rast të një konflikti të madh. Si për arsye ekonomike, edhe për arsye strategjike, qeveria kineze ndjek politika për të reduktuar varësinë e vendit nga tregjet e huaj, duke u përpjekur ta ndryshojë nga një model i orientuar nga eksportet, tek burimet e brendshëm të rritjes ekonomike.
Ajo po bën gjithashtu përpjekje të sigurojë lëndë të para në vendet dhe rajonet pranë Kinës, si Azia Qendrore, Rusia apo Birmania, me qëllim që të ulë varësinë nga transporti detar. Megjithatë, për të paktën 15 apo 20 vitet e ardhshëm, varësia e Kinës nga sistemi ekonomik global i dominuar prej perëndimit do të mbetet e madhe.
Së treti, Kinës do i duhej të konfrontohej jo vetëm me SHBA, por edhe me aleatët aziatikë të Amerikës, përfshirë Japoninë, Australinë dhe ndoshta Indinë. Kështu që Kina ka nevojë për të paktën një aleat të madh si dhe disa aleatë më të vegjël. Aftësia e Kinës për të paraqitur një sfidë serioze do të varet në një masë të madhe nga formimi i një blloku gjeopolitik euraziatik mes Pekinit dhe Moskës. Kjo gjë po ndodh tani, por do të kërkojë pak më shumë kohë.
Përfundimi: gjatë 15-20 viteve të ardhshëm, një luftë e madhe në Azi nuk ka gjasa të ndodhë, sepse Pekini do të luajë një lojë të matur. Edhe nëse një përplasje ushtarake do të ndodhë, do të jetë e shkurtër, teksa Kina do të frenohet me shpejtësi prej forcës së Amerikës. Megjithatë, rreth vitit 2030, ekuilibri ka gjasa të ndryshojë, nëse Kina do të jetë e suksesshme në: 1) ngushtimin e hendekut ushtarak me SHBA; 2) uljen e varësisë së ekonomisë së saj nga tregjet perëndimorë dhe lëndët e para nga jashtë; 3) formimin e një strukture aleancash.
2034: Koalicioni i indo-paqësorit përballë aleancës euraziatike
Në fakt ka një numër të pafundëm të ardhmesh alternative. Shpërthimi i Luftës së Tretë në Azi mund të mos jetë më i mundshmi, megjithatë nuk është as edhe më i pamunduri.
Të imagjinojmë këtë skenar për 2034-ën.
2034. Kina – e cila 4 vjet më parë përfundoi ribashkimin me Taivanin – është gjithnjë e më e shqetësuar për rritjen e fuqisë së Indisë. Në 2030-ën, India ia kaloi Kinës duke u bërë vendi me popullsi më të madhe në botë. Edhe më e rëndësishme, India me popullsinë e saj shumë më të re në moshë dhe me ekonominë e saj dinamike, ka patur tashmë një rritje më të shpejtë se sa Kina. India me modernizon me shpejtësi forcat e saj të armatosura, që brenda pak vitesh mund të paraqesë një sfidë serioze për të Kinën. Teksa rivaliteti Kinë-Indi për supremacinë në Indi arrin kulmin, Pekini vendos ë sulmojë i pari – përpara se Nju Delhi të ketë një shans për të ngushtuar hendekun. Kjo ngjan me mënyrën se si në vitin 1914, shqetësimet e Gjermanisë për rritjen e vazhdueshme të aftësive strategjike të Rusisë kontribuan për vendimin e Berlinit në favor të luftës, pas krizës së Sarajevës. Mes udhëheqjes gjermane kishte një besim që, në 1917 Rusia do të përfundonte programet e saj të modernizimit të ushtrisë dhe dritarja e mundësive do të mbyllej.
Duke përmendur futjen e hundëve të indianëve në Tibet dhe inkursionet përgjatë kufirit të diskutuar të HImalajeve, forcat kineze hidhen në ofensivë në zonat kufitare dhe godasin bazat detare dhe ajrore indiane. Sulmi ndaj Indisë do të thotë luftë me Japoninë, pasi Tokio dhe Nju Delhi kanë firmosur një marrëveshje reciproke mbrojtjeje në 2031-shin – pikërisht për t’u siguruar nga një sulm i mundshëm i Kinës. Në të njëjtën kohë, me sulmin në Indi, Marina e PLA merr Senkakusin dhe përpiqet të marrë edhe ishujt Ryukyu.
Në vitin 2032, amerikanët tërhoqën forcat e tyre nga Japonia, pasi prisnin që pakti Japoni-Indi dhe fakti që Japonia, në vitin 2029 ishte bërë fuqi bërthamore do të mjaftonte për të frenuar Kinën. Kinezët, nga ana e tyre, kanë vënë një bast që SHBA, pasi është përshkuar nga një frymë izolacioniste, nuk do të ndërhyjë në anën e Japonisë. Megjithatë, pas një farë hezitimi, SHBA hyn në luftë kundër Kinës. Kjo mund të jetë një përsëritje e ngjarjeve të 1914-ës, kur Berlini llogariti gabimisht se Londra do të qëndronte jashtë nëse Gjermania hynte në luftë kundër Francës dhe Rusisë.
Dy prej aleatëve të Amerikës në Paqësor, Australia dhe Filipinet, ashtu si dhe tre anëtarë të NATO-s – Kanadaja, Britania dhe Polonia i shpallin luftë Kinës. Kështu, krijohet koalicioni Indo-Paqësor anti Kinë i SHBA, Indisë dhe Japonisë. Kina nuk është e vetme në këtë luftë. Në vitin 2025, Kina, Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Pakistani firmosin Marrëveshjen Euraziatike – një pakt kolektiv mbrojtjeje që u shndërrua në krahun politiko-ushtarak të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Mongolia u detyrua të hyjë në këtë marrëveshje në vitin 2033.
Rusia siguron Kinën nga veriu, i ofron asaj lëndë të para dhe pajisje ushtarake, si dhe dërgon një numër të kufizuar personeli ushtarak, si pilotë gjuajtësish dhe operatorë avionësh të telekomanduar për të luftuar në njësitë kineze. Përvec kësaj, përfshirja e drejtpërdrejtë e Rusisë në teatrin e indo-paqësorit është minimale. Moska është kryesisht e shqetësuar me Europën Lindore, sidomos Ukrainën, ku forcat properëndimore të mbështetura nga BE dhe NATO janë përpjekur të rimarrin kontrollin në Ukrainën lindore dhe jugore që, përpara se të shpërthente lufta në Azi, kishin qenë zonë ruse e influencës. Rusia dhe BE/NATO, ndërkohë që nuk janë formalisht në luftë, janë të përfshirë në një konflikt përmes të tretëve në Ukrainë.
Korea, e cila që nga viti 2027 ka qenë një konfederatë e veriut dhe jugut, qëndron e papërfshirë. Vendet e Azisë Juglindore (përvec Filipineve) shpallin gjithashtu neutralitetin e tyre, ashtu sic bëjnë dhe shtetet afrikanë, amerikano latinë dhe të Lindjes së Mesme.
LUFTE BOTERORE, VERSION I KUFIZUAR
Në terma luftarakë, Lufta e Tretë do të jetë shumë e ndryshme nga luftërat e shekullit 20. Së pari, palët kryesore do të jenë fuqi bërthamore. Duke qenë se përdorimi i armëve bërthamore do të rezultojë në asgjësimin reciprok, palët do të frenohen. Nuk do të jetë ndryshe nga Lufta e Dytë, ku palët ndërluftuese kishin sasi të mëdha armësh kimike, por nuk i përdorën nga frika e kundërveprimit.
Armët bërthamore do të kenë gjithashtu një efekt zbutës sa i përket akteve tradicionalë të luftës. Një shtet ka gjasa të përdorë armë bërthamore si mjetin e fundit, sidomos nëse qendra e tij është e pushtuar apo nëse qytetet kryesorë bombardohen. Duke kuptuar këtë, pala tjetër mund të preferojë të mos e vërë kundërshtarin pas qoshes. Kjo mund të bëjë që zonat e ndërluftimit të kufizohen kryesisht në zonat periferike, larg prej rajoneve të populluar dhe industrializuar. Po kështu, strategët ushtarakë me shumë gjasa do të kujtojnë mësimet e të kaluarës, se një pushtim masiv nga toka në Azi është një luftë e humbur. Të gjithë këto do të bëjnë që fushëbetejat kryesore të Luftës së Tretë do të jenë deti, ajri, zonat malore si dhe hapësira kibernetike.
Një tjetër karakteristikë e Luftës së Tretë mund të jetë funksionimi i vazhdueshëm i diplomacisë dhe organeve ndërkombëtarë, që do të shërbejnë si kanale efektivë komunikimi mes kundërshtarëve. Shumë dekada ndërtimi institucionesh ndërkombëtarë mund të mos rezultojnë se kanë qenë të kota. Pasi kanë dështuar në parandalimin e luftës, institucionet ndërkombëtarë të paktën do të kufizojnë shtrirjen dhe zbusin efektet e saj. Edhe tregtia dhe transaksionet financiarë mes armiqve mund të mbijetojnë deri në një farë mase, pasi do të kalojnë mes vendeve neutralë si Korea, Singapori apo Turqia. Kjo do të jetë prova e fundit se ndërvarësia ekonomike dhe lufta nuk e përjashtojnë domosdoshmërisht njëra-tjetrën.
Ndoshta do të jetë një luftë e kufizuar. Si e tillë mund të mos kërkojë mobilizim total të burimeve njerëzorë dhe materialë.
Në këtë kuptim, Lufta e Tretë do të jetë më e ngjashme me luftën e Spanjës apo Luftën 7-vjecare të shekullit 18, se sa luftërat botërore “totale” të shekullit që kaloi.
Fakti që lufta do të ketë një nivel relativisht të kufizuar viktimash dhe nuk do të ketë nevojë për mobilizim total të burimeve mund të ketë pasojën e paqëllimshme që të zgjatet në kohë, në krahasim kjo me luftërat e të kaluarës, që përfundonin shpejt sepse burimet shteronin.
Nëse një luftë nuk i tendos shoqëritë në një masë të papërballueshme, ato mund të mësojnë të jetojnë me të. Kështu që mund të ndodhë që Lufta e Tretë të jetë një tjetër Luftë Tridhjetëvjecare apo Pesëdhjetëvjecare.
As edhe përshkallëzimi drejt luftës bërthamore nuk mund të përjashtohet. Cilidoqoftë rezultati, kjo luftë me siguri do i japë fund botës ashtu si e njohim./HuffingtonPost/ *Profesor, Universiteti Federal i Lindjes se Largme, Vladivostok, Rusi/
Konflikti i armatosur midis Rusisë dhe NATO-s është i mundur në të ardhmen e afërt, nëse palët nuk kërkojnë kompromis. Për këtë shkruan në Financial Times, profesori i konfliktologisë dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin George Mason, Dennis Sandole.
Sipas tij, zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s në Lindje dhe planet për të përfshirë Gjeorgjinë dhe Ukrainën në bllok, do ta vënë Rusinë në një rrugë qorre, shkruan portali Webtribune. Për këtë paralajmëron edhe eksperti i Qendrës për hulumtime ushtarako-politike në Moskë, Mihail Aleksandrov, që thotë se gjasat për luftë janë të mëdha, porse njerëzit duhet të gjejnë mënyra për t’u shmangur nga kjo.
“Rusia lehtë mund të futet në Ballkan, duke shkelur Bullgarinë dhe Rumaninë. Është e mundur aleanca me Serbinë që bashkërisht të pushtohet Kosova dhe Mali i Zi. Faktikisht, kështu do ta mbyllnim NATO-n në gjysmëhark. Pra, kemi gjasa të mira”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, Rusia ka 10 mijë tanke në Ural dhe se i duhet pak muaj për t’i vënë në gjendje gatishmëria. Ai shton se përderisa NATO mund të ketë një milionë ushtarë, rusët mund t’i kenë 2-3 milionë, mund të mbrohen dhe të godasin cilindo cak në Evropë.
“Rusia kontrollon pjesën më të madhe të resurseve të botës, ka territor të madh dhe ka potencialin më të madh nuklear. Po të ishte dëshira e tillë, do të mund të shkatërronim Evropën dhe SHBA-të. Stalini nuk i kishte këto mundësi, por ne i kemi”.
Sipas Kostanin Sokolovit, nënkryetar i Akademisë për ndryshime gjeopolitike, duket ashiqare qëllimi i Perëndimit për ta goditur Rusinë.
“Çështja është vetëm karakteri i luftës”, thotë ai, duke shtuar se në luftën e re nuk do të ballafaqohen Rusia e Perëndimi, por shumë grupe sociale.
“Armik nuk është amerikani ose anglezi i rëndomtë, por pronarët e kapitalit të madh financiar. Ata kanë zgjedhur të përçajnë popujt. Oligarkia botërore nuk duhet të mendojë se është e sigurt. Këtë duhet ta kuptojnë banorët e Perëndimit dhe të Rusisë”, thotë ai.