2015-05-17

Ata që lanë gjurmë në shkencë dhe atdhetarizëm:Musli Mulliqi( 1934-1998)



Lindi më 1934, në Gjakovë. Akademinë e Arteve Figurative e kreu në Beograd te profesori Zora Petroviq. Studimet pasuniversitare i kreu te i njëjti profesor, në vitin 1961. Ka qenë anëtar i SHAFK që nga themelimi. Është njëri ndër themeluesit dhe dekan i parë i Akademisë së Arteve në Prishtinë, ndërsa anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ishte prej vitit 1980. Vdiq në Prishtinë, në vitin 1998.

Ekspozitat vetjake:

1952 – Pallati i Kulturës, Gjakovë,
1956, 1960, 1965 – Foajeu i Teatrit Popullor, Prishtinë;
1967 – Pallati i Kulturës, Smederevë; Galeria e Shtëpisë së APJ-së, Tuzëll, Rjekë, Pulë,
1969 – Foajeu i Teatrit Popullor, Prishtinë;
1970 – Salloni i Vogël Figurativ, Novi- Sad;
1973 – Galeria e APJ-së, Beograd;
1974 – galeria “Gjuro Sallaj”, Beograd;
1975 – galeria “Heleoart”, Romë (Itali);
1979 – Galeria e Arteve, Prishtinë;
1980 – Klubi i Artistëve, Prishtinë; Galeria Bashkëkohore, Podgoricë;
1981 – Pallati i Kulturës, Banja Llukë;
1982, 1991 – galeria “Forum”, Zagreb;
1984 – Galeria e Vogël, Lubjanë;
1986 – Galeria e Shtëpisë së APJ-së, Beograd;
1987 – Galeria Moderne, Budvë;
1989, 1990 – Galeria e KO, Grozhnjan;
1993 – La Galerie, Pejë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë;
1996- galeria “Evropa”, Pejë, Galeria “Roma”, Prishtinë.

Ekspozitat kolektive më me rëndësi:

1967 – Trienali i Artit Figurativ Jugosllav, Beograd; 1968 – Memoriali V Nadezhda Petroviq, Çaçak; 1970 – Artet Figurative të Kosovës, Sarajevë; Pesë Piktorë nga Kosova, Beograd; 1971-1979, 1980,1985, 1988 – Arti Figurativ i Kosovës, Katovicë (Poloni), Budapest (Hungari), Kozencë (Itali), Hanover (Gjermani), Kajro (Egjipt), Frankfurt (Gjermani), Helsinki (Finlandë), Oslo (Norvegji), Nju-Delhi (Indi), Këln (Gjermani), Duisburg, Shtutgard (Gjermani), Palermo (Itali), Paris (Francë); 1972 – Manifestimi i Artit Jugosllav, Tingujt e Mermertë, Arangjellovc; Artistët Figurativë të Kosovës, Banja Llukë; 1973 – Ekspozita e Sallonit të Artit Bashkëkohor, Beograd; Pesë Piktorë nga Kosova, Beograd; 1973 – 1975, 1978 – 1980, 1982, 1985, 1987, 1991, 1992 – Salloni Pranveror i Kosovës, Prishtinë; Dhjetë Artistë nga Kosova, Beograd; 1974 – Ekspozita e Artit Figurativ të Kosovës; Nish; Çaste të Artit Bashkëkohor Jugosllav, Sombor; Vjeshta XIV Figurative, Sombor; 1975-1978 – Arti Bashkëkohor i Kosovës, Shkup, Sarajevë, Zagreb; 1979, 1981, 1983, 1985, 1987 – Bienali i Vizatimit, Prishtinë; Çaste Pikturale Jugosllave, Beograd; 1980,1981- Arti Bashkëkohor i Kosovës, Beograd, Zagreb; 1979 – Ekspozita Ndërkombëtare, Slovenj Gradec; 1981 – Ekspozita e LSHAFJ, Shkup; 1983 – Vjeshta XXXIII Figurative, Sombor; Salloni XV Vjeshtor, Banja Llukë; 1983, 1987 – Arti Bashkëkohor i Kosovës, Beograd, Prishtinë, Dubrovnik; 1986 – Galeria mbi Atlantik, Toronto (Kanada); 1987 – Ekspozita Ndërkombëtare në Can-sur-Mer (Francë); 1988 – Trienali VI i Artit Jugosllav, Beograd; Artistët Figurativë Bashkëkohorë Jugosllavë, Beograd; Dhjetë Artistë Kosovarë, Augsburg (Gjermani); 1990 – Bienali III Ndërkombëtar, Kajro (Egjipt); 1992 – Zagreb; 1980, 1981 – Arti Bashkëkohor i Kosovës, Beograd; Ekspozita Mbarëshqiptare, Tiranë.

Shpërblimet: 1954 – Çmimi i Dhjetorit i Kosovës, Prishtinë; 1965 – Çmimi i Nëntorit i Qytetit të Prishtinës, Prishtinë; 1968 – Çmimi Blerës i Akademisë së Arteve të Beogradit në Sallonin e Tetorit, Beograd; 1969 – Çmimi i SHAFK, Prishtinë; 1973 – Çmimi Blerës i Sallonit të Cetinës, Cetinë; 1974 – Çmimi i Sallonit Pranveror të Kosovës, Prishtinë; 1975 – Çmimi Blerës në Sallonin Pranveror të Kosovës, Prishtinë;
1990 – Çmimi i Parë për Pikturë në Sallonin Pranveror të Kosovës, Prishtinë.
Veprat e tij gjenden te shumë koleksionarë, galeri e muze.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...