Ka lindur në Prizren më 24.8.1934, ku i mbaroi shkollën fillore, progjimnazin dhe Shkollën e Mesme të Muzikës (1953). Në vitet 1954-1958 mbaroi studimet e larta në Degën e Teorisë dhe të Pedagogjisë Muzikore, në Akademinë e Muzikës të Beogradit. Pas diplomimit, në vitin 1958 kthehet në Prizren, ku deri në vitin 1968 në Shkollën e Mesme të Muzikës punon pedagog i lëndëve teorike dhe praktike - harmoni, histori e muzikës, lexim i partiturave vokale dhe njohja e instru- menteve. Për mungesë të kuadrit të lartë profesional muzikor, angazhohet të mbajë mësim nga lënda e edukatës dhe e kulturës muzikore edhe në Shkollën Normale dhe në Gjimnazin e Prizrenit.
Në vitin 1968 zgjidhet profesor i lëndës Histori e muzikës (Dega e muzikës) në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Aty punoi deri në vitin 1975. Kur në vitin 1975 u hap Akademia e Arteve (sot Fakulteti i Arteve), Dega e muzikës, u zgjodh ligjërues i lëndës Histori e muzikës bëtorëre dhe kombëtare. Pastaj mori titullin profesor inordinar dhe më vonë profesor ordinar i Universitetit.
Gjatë viteve 1974-1978 studion në Fakultetin Filozofik - Dega për muzikologji në Lubjanë (Slloveni).
Studimet pasuniversitare (të shkallës së tretë) i ndoqi në Akademinë e Muzikës - Dega për Histori të Muzikës dhe Muzikologji në Sarajevë. Aty magjistron në fund të vitit 1980, duke u lauruar në këtë mënyrë magjistër i parë shqiptar në muzikologji. Në Fakultetin e Arteve, në cilësinë e profesorit ordinar do të ligjërojë lëndën e Historisë botërore dhe shqiptare (për një kohë edhe të lëndës Njohja e literaturës korale) derisa u pensionua, në vitin 2000. Për mungesë të kuadrit adekuat të lëndës së përmendur, edhe sot është i angazhuar për 4 orë në javë të ligjërojë lëndën Histori e muzikës.
Krahas mbajtjes së mësimit në shkolla të mesme dhe ligjëratat e rregullta në shkollim- in e lartë (SHLP dhe në fakultet), ka ushtruar edhe detyra udhëheqëse - drejtuese. Gjatë viteve 1962-1968 ishte drejtor i Shkollës së Mesme të Muzikës në Prizren dhe drejtor i Gjimnazit, po ashtu në Prizren gjatë viteve 1969-1970; prodekan në vitet 1975-1977, dekan më 1981-1983. Në Prizren gjatë disa viteve ishte dirigjent i korit të SHKA "Agimi". Me ansamblin e kësaj shoqërie muzikore, si udhëheqës artistik është paraqitur para publikut kosovar shumë herë rregullisht. Me SHKA "Agimi" ka marrë pjesë në shumë manifes- time, gara, koncerte, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera, si në Shkup, Tetovë, Nish, Beograd, Sarajevë, si dhe në disa qytete të Shqipërisë në vitin 1972, si në Tiranë, Vlorë, Berat, Fier, Durrës, Krujë, Shkodër etj. Me këtë shoqëri ishte edhe në Turqi e në Algjeri.
Ka mbajtur ligjërata e kumtesa në mjaft seminare e tryeza me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë. Në vitin 1977, ka mbajtur ligjërata në Seminarin Ndërkombëtar për Kulturën Shqiptare në Prishtinë, në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Kamertale në Prishtinë, në vitet 2000, 2001, 2002, në tryezat muzikologjike, që mbaheshin në Gjakovë në "Ditët e muzikës kosovare-shqiptare". Ai ligjëroi në Tiranë në vitin 1979, në Shkup më 1993, Sarajevë, Novi-Sad në vitin 1986, etj.
BIBLIOGRAFIA
Krahas punës parësore të pedagogut të lëndës Histori e muzikës botërore dhe kom- bëtare-shqiptare, ka botuar edhe shkrime e publikime nga fusha e historisë së kulturës muzikore, para së gjithash, nga ajo shqiptare, por edhe të kulturës muzikore dhe historisë botërore. Për nevojat imediate të nxënësve dhe të studentëve, ka botuar këta libra:
Librat e botuar:
Kultura muzikore, për klasat I dhe II të gjimnazit, EMM, Prishtinë, 1989.
Kultura muzikore botërore dhe shqiptare,
për shkolla të mesme, Libri Shkollor, Prishtinë, 1998.
Arti muzikor, për shkolla të mesme kl. 10,11,12, botues Libri Shkolla, Prishtinë, 2004, 2005, 2006.
Historia e muzikës I (dispensë), për studentë të muzikës, SHLP, Prishtinë, 1975. Zhvillimi i stileve në veprat e kompozitorëve shqiptarë të Kosovës, Libri Shkollor, Prishtinë, 1997;
50 vjet të shoqërisë kulturo-artistike "Agimi" të Prizrenit (1944-1994) (me Kolë B. Shiroka, Prizren, 1997.
Studime dhe vështrime për muzikën, ASHAK, botime të veçanta LII, Libri 6, Prishtinë, 2004.
Punim për Fjalorin Enciklopedik të ri, botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008.
Album me vepra për piano, zgjodhi dhe përgatiti për shtyp (Botoi ASHAK, Prishtinë, 2009).
Një varg vështrimesh ka publikuar në Fjala, Shkëndija, Rilindja, Bota sot, Koha ditore.
PUNIME TË BOTUARA NË GJUHËT KROATE DHE
SERBOKROATE:
Si anëtar i Redaksisë së "Leksikon Jugoslovenske muzike" (Leksikon i muzikës së Jugosllavisë), botim i Jugoslovenska akademija znanosti i umjet- nosti, Zagreb, 1984, ka shkruar 32 zëra për kulturën muzikore të Kosovës. Aty gjenden artikuj për të gjithë kompozitorët kosovarë, artistët kosovarë, institucionet muzikore në Kosovë, pedagogë të shquar muzikorë etj. Në revistën muzikore të ish-Jugosllavisë | Zvuk ka botuar punimin për zhvillimin e muzikës artistike në Shqipëri me titull: Muzika u Albaniji, Zvuk, 1975, Sarajevë. Për revistën profesionale muzikore PROMUSI-CA, Beograd nr. 34 dhe 66 të viteve 1968 ; dhe 1973 janë dy punime: Prva muzicka skola na Kosovu (Shkolla e parë muzikore në Kosovë) dhe Horstsko stvaralastvo - a cappella na Kosovu (Krijimtaria korale a cappella në Kosovë).
Ka botuar edhe shumë vështrime dhe recensione nga fusha e historisë së muzikës.