Jusuf Bajraktari u lind në Qafë Morinë të Gjakovës më 27 mars 1948. Shkollën fillore e kreu në Ponoshec, gjimnazin në Gjakovë, Fakultetin Filozofik, Dega e Historisë, në Prishtinë (1973). Në vitin 1980 magjistroi më temën: “Plenumi i Brioneve dhe jehona e ndikimi i tij në Kosovë” në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Tezën e doktoratës “Gjakova me rrethinë në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX (1878-1912)” e mbrojti më 1985 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Gjatë vitit shkollor 1966-1967 punoi mësues në shkollën fillore të Ponoshecit, në vitin 1969-1970 arsimtar në shkollën fillore “V. Nazor” në Prishtinë. Gjatë viteve 1971-1973 ishte profesor i historisë në shkollën e mesme ekonomike, shkollën e mesme teknike dhe në gjimnazin “XH. Doda” në Prishtinë. Nga viti 1999 ka ligjëruar në cilësinë e profesorit vizitor në disa Universitete publike e private në Kosovë e Shqipëri. Në vitet 1973-1978 kryen punën e bashkëpunëtorit profesional në Sekretariatin për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kosovës. Nga 1 shkurti 1978, deri më 1 prill 2013 punoi në Institutin e Historisë në Prishtinë. Nga janari i vitit 2000 ishte drejtor i këtij Instituti dhe kryeredaktor i Revistës shkencore “Kosova” dhe i botimeve të tjera shkencore.
Më 5 dhjetor 2012 u zgjodh anëtar korrespodent në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Ka publikuar studime monografike, studime shkencore, tekste shkollore, trajtesa, recensione, vështrime e shkrime të tjera të botuara në revista shkencore dhe në shtypin e kohës në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, SHBA etj. Ka udhëhequr disa projekte shkencore e hulumtuese nga fusha e historisë, ka marrë pjesë në sesione, simpoziume e konferenca shkencore të organizuara në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Rusi, SHBA etj. Ka qëndruar për qëllime hulumtuese shkencore në Tiranë, Podgoricë, Beograd, Cetinjë, Sofje etj.
Në periudhën e viteve të ’90-ta Jusuf Bajraktari ka marrë pjesë aktive në lëvizjet shoqërore e demokratike për realizimin synimeve politike për çlirim e pavarësi. Ka qenë deputet në Parlamentin e parë pluralist të Kosovës në vitet 1992-1998. Nga 11 prill 2011 është anëtar nderi i Kryesisë së Federatës Panshqiptare ”Vatra” në Nju Jork.
Fusha e interesimeve të tij shkencore është periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe periudha e pas Luftës së Dytë Botërore.
Botime Shkencore
· Gjakova me rrethinë në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX (1878-1912), Prishtinë, 1998;
· Monografia KOSOVA, ASHAK, Prishtinë, 2009, (autor i disa njësive);
· Autor i disa zërave në Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 2010;
· Perandoria Osmane, Selanik, 2012 (autor i disa njësive);
· Kombet dhe shtetet në Evropën Juglindore, Selanik, 2012 (autor i disa njësive);
· Luftërat Ballkanike, Selanik, 2012 (autor i disa njësive);
· Lufta e Dytë Botërore, Selanik, 2012 (autor i disa njësive);
· Gjilani me rrethinë (monografi), autor i një kapitulli, (në botim).
Punime të botuara në revista dhe publikime të tjera shkencore
· BRKJ dhe zhvillimi i Lëvizjes së Rinisë në Kosovë në periudhën mes dy luftërave botërore, “Kosova”, nr. 8, Prishtinë, 1979;
· Lidhja e Komunistëve e Kosovës më 1966-1974, “Kosova”, nr,11, Prishtinë, 1982;
· Gjakova dhe rrethina në vitet 70-ta të shekullit XIX, “Kosova”, nr. 15,Prishtinë, 1986;
· Rrënjët historike të autonomisë së Kosovës, “Rrjedhat”, 1/1990, Ponoshec, 1990;
· Albanske žrtve na Kosovu nakon Drugog Svjetskog Rata sve do Brionskog Plenuma, “Viktimologija”, Zagreb, 1991;
· Format e gjenocidit të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nëpërmjet aksionit të mbledhjes së armëve (1913-1993), në “Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej”, ASHAK, Prishtinë, 1995;
· Shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve në fund të shekullit XIX, “Studime”, nr. 2, ASHAK, Prishtinë, 1995;
· Aneksimi i Kosovës nga Serbia më 1945, në “Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual”, Tiranë, 1996;
· Serbias Annexation of Kosova in 1945, The Kosova issue a historic and current problem, Tirana, 1996;
· Sendërtimi i planeve serbe dhe spastrimi etnik në Vilajetin e Kosovës, në “Dëbimi i shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995)”, Prishtinë, 1997;
· Largpamësia e vendimeve të Konferencës së Bujanit, në “Konferenca e Bujanit, Prishtinë”, 1998;
· Relacionet e Isa Boletinit me Bajram Currin, në “Isa Boletini dhe koha e tij”, Prishtinë, 1998;
· Gjakova me rrethinë në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, “Kosova”, nr. 20/21, Prishtinë, 1998/99;
· Kontributi i Kosovës në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, “Studime Historike”, Tiranë 2003;
· Haxhi Zeka figurë emblematike e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, “Kosova” 22/23, Prishtinë, 2003;
· Fadil Hoxha personifikon historinë 50-vjeçare të Kosovës, “Kosova” 22/23, Prishtinë, 2003;
· Rrethanat politike e shoqërore në Vilajetin e Kosovës në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, në “Jeta dhe vepra e Idriz Seferit”, Prishtinë, 2003;
· 28 Nëntori i 1912-s, frymëzim për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, në “Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shekullit XX”, Tiranë,2007;
· Shqiptarët janë zot shtëpie në shtëpinë e vet, në “Fadil Hoxha një jetë në shërbim të atdheut”, Prishtinë, 2007;
· Recension për librin e Jusuf Buxhovit “Kongresi i Berlinit 1878 - çështja shqiptare”, “Kosova”, 29-30, Prishtinë, 2008;
· Çështja shqiptare, protokollet dhe vendimet”, “Kosova”, 29-30, Prishtinë, 2008;
· Recension për librin e Elez Qerimit “Malësia e Gjakovës në rrjedhën e historisë kombëtare”, “Kosova”, 29-30, Prishtinë, 2008;
· Figura e Skënderbeut në historiografinë e Kosovës, në “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe epoka e tij”, Prishtinë, 2008;
· Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe vendi i saj në historinë e kombit shqiptar, në “LSHP dhe vendi i saj në histori”, Prishtinë, 2008;
· Roli i Qyprilive në Perandorinë Osmane, në “Kosova dhe Perandoria Osmane në dokumentet arkivore”, Arkivi i Kosovës, Prishtinë, 2009;
· Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në monografinë “Kosova”, ASHAK, Prishtinë, 2009;
· Lëvizja Kombëtare e Kosovës 1908-1912, në monografinë “Kosova”, ASHAK, Prishtinë, 2009;
· Kontributi i Akademik Ali Hadrit në studimet historike, në “Ali Hadri – Jeta dhe Vepra”, Prishtinë 2009;
· In Memoriam, Prof. Dr. Zekeria Canës, “Kosova” 31-32, Prishtinë, 2009;
· Lidhja Shqiptare e Prizrenit – Projekt për shtetin kombëtar, në “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881”, Prishtinë, 2009;
· Akademik Fehmi Agani Promotor i doktrinës për liri dhe pavarësi të Kosovës, “Imedica”, Prishtinë, 2010;
Pjesëmarrja në konferenca dhe seminare ndërkombëtare
· Seminari për kulturën dhe historinë bullgare, Sofje, gusht 1978;
· Seminar ndërkombëtar – Instituti shqiptar për studime ndërkombëtare, Tiranë, 15-16.4.2000, “Konsensusi i Partive Politike dhe perspektiva e paqes në Kosovë”;
· Seminari i organizuar nga Pakti i Stabilitetit për mësimdhënien e historisë te pakicat kombëtare më 23-25.5.2002, Branschweig, Gjermani;
· Seminaret që ka organizuar MASHT-i për mësimdhënie dhe hartimin e plan programeve mësimore;
· Konferenca shkencore “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe vendi i saj në historinë e kombit shqiptar”, Prizren, 9-10.6.2003;
· Simpoziumi ndërkombëtar “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe epoka e tij”, me rastin e 600-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar, Prishtinë, 21.11.2005;
· Konferenca shkencore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe Evropa”, Tiranë, 9-10. 12. 2005;
· Mësimdhënia e historisë, Selanik, 10. 11. 2011;
· Mësimdhënia e historisë, Selanik 31. 8 - 2. 9. 2012.
Kontribute dhe trajtesa në përvjetorë dhe aktivitete të tjera shkencore
· Lufta e shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve tjera në ish-Jugosllavi për vetëvendosje e bashkim kombëtar gjatë LDB, Revista “Ora”, 1991;
· Simpoziumi shkencor “Shqiptarët dhe Evropa dje e sot”, Përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për tu inkorporuar në rrjedhat demokratike të Evropës, Prishtinë, 23-26 maj 1991;
· Kosova sfidon robërinë ’47-vjeçare, “Kumtari”, nr. 4, PSHDK, Prishtinë, 1992;
· Mbi të gjitha Kosova, “Bujku”, Prishtinë, 7 prill 1992;
· Me rastin e 80-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë – Vepër e lavdishme të parëve tanë, “Bujku”, Prishtinë, 17.10.1992;
· Reagim ndaj shkrimit të Frrok Çupit të botuar në gazetën “Borba” e dt. 25.10.1993 me titull Kosova mora ostati u Serbiji (Kosova duhet të mbetet në Serbi), Një kërcënim i njohur për Kosovën, “Bujku”, Prishtinë, 28 Nëntor 1993;
· Përkujtim: kushtuar akademik Ali Hadrit, I përkushtuar vetëdijesimit kombëtar, “Bujku”, Prishtinë 3.12.1994;
· Masakrat serbe në Jabllanicë të Dushkajës, me rastin e 75-vjetorit, Jabllanicë, 13.7.1996;
· Secila Konferencë lëndoi rëndë çështjen shqiptare, “Kosova Sot”, Prishtinë, 13.2. 1999;
· Promemorie e 64 intelektualëve shqiptar drejtuar Samitit të NATO-s në Washington, me rastin e 50-vjetorit të saj, Tiranë, 24.4.1999, “Rilindja”, 26.4.1999;
· Fjalë rasti me rastin e zbulimit të Lapidarit të Ponoshecit, Ponoshec, 12.5.2002;
· Roli i Kosovës në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, Sesion shkencor, Prishtinë, 22.11.2002 dhe Konferenca shkencore në Tiranë, 27.11.2002;
· Akademi përkujtimore kushtuar 5-vjetorit të Betejës së Loxhës – Dëshmorit Rrustem Burçit, Pejë, 6 korrik 2003;
· Tryezë shkencore kushtuar 125-vjetorit të LSHP, Gjakovë, 6.9.2003, Lufta e Sarajit – dëshmi e mbrojtjes së Vendimeve të Kuvendit të LSHP;
· Promovimi i librit të prof. dr. Isa Bicaj, Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze (1881-1914), Prishtinë, 11 dhjetor 2003;
· Simpozium shkencor “80-vjetori i Betejës së Galicës të udhëhequr nga Azem Bejta”, Prishtinë, 14.7.2004, Azem Bejta luftëtar i kauzës kombëtare shqiptare;
· Trajtimi i historisë në rrethana të reja shoqërore e politike, Tryeza shkencore “Problemet teorike dhe metodologjike të historiografisë shqiptare”, Prishtinë 15.12.2006;
· Konferencë shkencore “100-vjetori i Kongresit të Manastirit”, Çështja e Alfabetit sipas dokumenteve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Tiranë 2009;
· Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dorëzuar për botim në edicionin e “10-Vjetori i Çlirimit të Kosovës”, Prishtinë, 2009;
· Simpozium shkencor “Kryengritja e vitit 1910 në Kosovë”, Kaçanik, 30 prill 2010, Kryengritja Antiosmane e vitit 1910 në Kosovë;
· 65-vjetori i përfundimit të LDB dhe 5-vjetori i Ditës së Evropës, Kosova aleate e Koalicionit Antifashist aspiron Bashkimin Evropian, Prishtinë, 9 maj 2010;
· Simpozium shkencor “Mitrovica gjatë viteve 1944-1999”, Mitrovicë, 4 qershor 2010, Fjala e hapjes;
· Simpozium shkencor “Deklarata Kushtetuese dhe Kushtetua e Kaçanikut 1990”, Prishtinë, 2 korrik 2010, Vendimet historike të përfaqësuesve të Kosovës inspirim për liri e pavarësi;
· Akademi përkujtimore “Vrasja e Rrustë Kabashit”, Prizren, 18 gusht 2010, Rrustë Kabashi – Figurë e shquar e Kryengritjes së vitit 1910;
· Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Jeta dhe vepra e Nënë Terezës”, Prishtinë, 7.9.2010, Dimensioni historik i figurës së Nënë Terezës;
· Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Aleks Buda–një jetë për albanologjinë”, Tiranë, 25 tetor 2010, “Kontributi i Profesor Aleks Budës për historinë e Kosovës”;
· Tribunë shkencore “Kryengritja e Kosovës në vitit në 1910”, Universiteti i Prishtinës, 20.11.2010, Kryengritja antiosmane e vitit 1910 në Kosovë;
· Simpozium Shkencor “Veprimtaria politike e KMKK”, Prishtinë, 30.11.2010, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në dritën e dokumenteve arkivore;
· Simpozium Shkencor “Roli i shqiptarëve në regjionin e Ballkanit”, Moskë, 24 dhjetor 2010, Çështja shqiptare nëpërmjet zhvillimeve të marrëdhënieve shqiptaro-serbe;
· Java e Shkencës, 2010, MASHT, Gjendja materiale në studimet e historisë në Kosovë;
· Zbulimi i shtatores së akademik Ali Hadrit, Pejë, 17 shkurt 2011, Fjalë rasti;
· Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Aspekte të bashkëpunimit dhe integrimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Evropë gjatë shek. XX”, Tiranë, 28 mars 2011, Roli i UÇK-s si aleate ushtarake e NATO-s në Çlirimin e Kosovës;
· Promovimi i librit të Vehap Shitës “Emin Duraku – Qëndresa – figurë emblematike e periudhës së LDB”, Fjalë rasti; – 18 mars 2011 (Prishtinë); 16 prill 2011 (Gjakovë) dhe 30 prill 2011 (Shkodër);
· Simpozium shkencor “Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”, Prishtinë, 25 mars 2011, Rrethanat shoqërore e politike në Kosovë dhe në Jugosllavi në prag të Demonstratave të vitit 1981;
· Simpozium shkencor “100-vjetori i Kryengritjes së Malësisë 1911-2011”, Tuz, 4 prill 2011, Kryengritja e Malësisë dhe gjendja aktuale e shqiptarëve në Mal të Zi;
· Tryezë shkencore “Personalitetet historike në 50 vjetët e fundit të shekullit XX në luftë për çlirim e vetëvendosje, ndërtim e shtetformim të Kosovës”, Prishtinë, 22.4.2011, Dimensioni historik i figurës së Fadil Hoxhës;
· Java e shkencës, Prishtinë, 19 maj 2011, Pozita e shkencës së historisë në Kosovë;
· Simpozium shkencor “Trepça ndër shekuj”, Mitrovicë, 21.2.2012; Trepça pasuri kombëtare;
· ASHAK – IHP: Akademi - Kujtesë historike, Prishtinë, 25.4.2012, Federata Panshqiptare “Vatra” – Një shekull në shërbim të çështjes shqiptare;
· Promovimi i librit të prof. dr. Frashër Demaj “Britania e madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913”, Prishtinë, 4 maj 2012, Fjala e Hapjes;
· ASHAK – IHP: Akademi-Kujtesë historike, Junik, 21.5.2012, Kuvendi i Junikut Promotor i Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912;
· Sesion shkencor “Plava dhe Gucia ndër shekuj”, Plavë, 27.7.2012, Kontributi i Plavës e Gucisë në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare;
· Prizreni i lashtë – Morfologjia e ecurive për ruajtjen e kulturës materiale, fjalë rasti në promovimin e librit të Muhamet Shukriut, botuar në ‘’Rilindja’’, Prishtinë 16. 02. 2002. dhe ‘’Zëri’’ 16.02.2002;
· Studim i denjë kushtuar atdhetarit dhe demokratit Doktor Ibrahim Temo, recension për studimin monografik të prof. dr. Kristaq Priftit, Prishtinë, 25. 10. 1996;
· Komandant Sali Çekaj, ‘’Veterani’’, simbol i fitores së lirisë mbi robërinë, kumtesë e lexuar në Akademinë përkujtimore me rastin e katërvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Sali Çekaj, mbajtur më 19.4.2003;
· Suvišna ‘’briga’’ za Kosovo, gazeta ‘’Borba’’ 3.12.1993;
· Drenica është metaforë e bashkimit të shqiptarëve, ‘’Bujku’’, 16.3.1998;
· Çka pret Kosova nga liderët e partive politike me 10 janar 2002, ‘’Rilindja’’, 7.1.2002;
· Për një perspektivë të sigurt historike, ‘’Aktualiteti’’, 13.11.1993;
· Fjala e hapjes për librin e Ibrahim Graincës, “Deri në vdekje për Atdhe”, përgatitur për botim nga Muhamet Shatri, Prishtinë, 27.6.2006;
Bashkautor në tekstet shkollore
· Historia për klasën II të shkollës së mesme, Tiranë, 1996;
· Historia për klasën II të shkollës së mesme, Prishtinë, 1996;
· Historia për klasën III të shkollës së mesme, Tiranë, 1997;
· Historia për klasën III të shkollës së mesme, Prishtinë, 1997;
· Historia 10, për gjimnazin matematikë-informatikë dhe gjimnazin e shkencave natyrore, Dukagjini, 2002;
· Historia 10, për gjimnazin matematikë-informatikë dhe gjimnazin e shkencave natyrore, Libri Shkollor, Prishtinë, 2003:
· Historia 11, për gjimnazin e përgjithshëm, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004;
· Historia 12 për gjimnazin e përgjithshëm, Libri Shkollor, Prishtinë, 2005.
Jusuf Bajraktari ka marrë pjesë edhe në shumë aktivitete të tjera shkencore brenda dhe jashtë Kosovës, në emisione dokumentare dhe emisione speciale në RTK; KTV; RTV 21; RTSH; TCH; KLANKOSOVA dhe në mediet e tjera me rastin e shënimit të përvjetorëve, ngjarjeve dhe figurave të rëndësishme të historisë si dhe ka redaktuar e ka përgatitur për shtyp shumë libra të autorëve të tjerë.