Lindi më 20.VI. 1936 në Krumë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin Juridik dhe shkallën III të këtij fakulteti (drejtimi juridik-politik) i mbaroi në Beograd. Mbrojti disertacionin e doktoratës më 1972 në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit me tezën: Mbrojtja dhe trajtimi kushtetues-juridik i gjuhëve të pakicave kombëtare në Evropë në mes të dy luftërave botërore.
Pas kryerjes së fakultetit, tre vjet ushtroi detyrën e gjykatësit dhe të kryetarit të Gjyqit të Rrethit të Prizrenit, mandej, me themelimin e Fakultetit Juridik të Prishtinës, më 1961, u zgjodh asistent i këtij fakulteti për lëndën E drejta kushtetuese. Që prej kësaj kohe, përjashtuar periudha e viteve 1963-1967, kur qe sekretar i Kuvendit Krahinor të Kosovës, Gazmend Zajmi punoi vazhdimisht me cilësi pedagogu në Fakultetin Juridik, kryetar i Shoqatës Krahinore të Pedagogëve Universitarë të Kosovës, prorektor dhe rektor i Universitetit të Kosovës në Prishtinë. Për rezultatet e tij në lëmin shkencor, pedagogjik dhe shoqëror – politik u dekorua me Urdhrin e Punës me Kurorë të Artë dhe me Urdhrin e Vëllazërim-Bashkimit me Kurorë të Artë. Ishte pedagog i lëndës Sistemi politik në Fakultetin Juridik dhe i lëndës E drejta kushtetuese në Shkallën III të po këtij fakulteti. Ishte shef i Katedrës së Shkencave Shoqërore-Politike, kryetar i Shoqatës Krahinore të Politikologëve, anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shoqatave të Shkencave Politike të Jugosllavisë, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës të së Drejtës Komparative të Jugosllavisë, anëtar i Pleqësisë Federative Juridike, kryetar i Bashkësisë së Universiteteve të Jugosllavisë, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Konferencës së Rektorëve të Evropës etj. Ishte në detyrën e këshilltarit shkencor në Institutin për Kërkime Juridike të Fakultetit Juridik të Prishtinës.
Ka rreth 30 punime shkencore, nga të cilat katër me karakter monorafik, si dhe është koautor i librit universitar të Universitetit të Beogradit Društveno-politički sistem Jugoslavije. Në këto punime kryesisht trajtohet problematika e pakicave kombëtare, e aspekteve sociopolitike të pozitës së gjuhëve dhe e autonomisë dhe federalizmit. Në këtë fushë është autor i një varg eseve politike, si dhe njëherësh është autor i tre librave komponimesh dhe i dy librave vargjesh në fushën e krijimtarisë muzikore dhe të poezisë. Mori pjesë në një varg simpoziumesh shkencore të vendit dhe ndërkombëtare, si dhe qe anëtar i Redaksisë së Enciklopedisë Politike në Beograd. Vdiq më 10 mars të vitit 1995 në Zagreb.
BIBLIOGRAFIA
Ustavno-pravna zaštita i tretman jezika nacionalnih manjina u Evropi između dva svetska rata, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore, Lib. 2, Prishtinë, 1982.
Quelques aspects theoriques de la corelation entre le traitement de minorites nationales dans le droit international et le droit constitutional, Conference internationale sur les minorites, Triestes, 27-31, maggio 1974.
Same observations on the (language) possition of national minorities in Europe after the first ëorld ëar, in connection ëith contempirery problems of national minorities, United Nations S.O. 216/3 (26), United Nations Seminar on the promotion and protection of human rights of national, ehnie and other minorities, Ohrid, Jugoslavija, 1974, “Ohrid Seminar”, 1975, Nova Makedonija.
“L’essenza politica delle miknoranze nazionali” Atti del simposio sui problemi socioeconomici e ambientali degli sloveni in Italia, volume I, Trieste 1978 (The Political Esse of Nationalities (nations Minorities) JP.S.A. Round Teble, Dubrovnik, 1975.
Language equality among the nations and nationalites of Yugoslavia, Nations and nationalities of Yugoslavia, Međunarodna politika, Beograd, 1974.
Od flotantnosti iseljenika do njihove etničke (nacionalne) aglomeracije, Iseljeništvo naroda i narodnosti Jugoslavije i njegove uzajamne veze s domovinom, Zavod za migracije i narodnosti, Zagreb, 1978 (separat).
Aspekti ostvarivanja nacionalne ravnopravnosti u školstvu, Simpozijum 76, Novi Sad 76, SFR Jugoslavija, Novi Sad 1977.
Ustavni zakon SAP Kosova i ravnopravnost jezika, Përmbledhje punimesh 1961-1971, Fakulteti Juridik-Ekonomik, Prishtinë, 1972.
Nacionalne manjine u državnoj regulativi bivše Jugoslavije, Fakulteti Juridik i Prishtinës, Prishtinë 1974 (separat).
Jezik kao jedan od činilaca bića i položaja narodnosti, Federalizam i nacionalno pitanje, Zbirka radova, Savez udruženja za političke nauke Jugoslavije, Beograd, 1971.
(A nyelv mint a nemzetiseglenyenek es helyzetenek tenyezoje) Anyanyelv – A llaninyelv, Forum Knyvkiado.
Aspektet teorike mbi gjuhën si një ndër faktorët e qenies dhe pozitës së kombësive, Përparimi 3/71.
Socialistička misao i ravnopravnost jezika, Socijalizam – časopis Saveza komunista Jugoslavije, 10 tetor 1968.
Functions and aspects of the balanced and effective development of the universities of developing countries and/or regions, International Association of Universities. Seventh general conference, Manila 1980, documents.
Nelogičnost u mehaničkoj paraleli izmedju teorije o odumiranju države i teorije o odumiranju nacije, Socijalizam u svetu, Međunarodni časopis marksističke i socijalističke misli, Beograd, 1980, nr. 20.
The relations of the Class and the national in the Political Sistem of Socialism, “Sociolism in the Ëorld”, Cavtat, 1977, Yugoslavia, number 6.
Format e barazisë së gjuhëve gjatë lëvizjes dhe Luftës Nacionalçlirimtare në Kosovë, Përparimi, nr. 6, Prishtinë 1971.
Disa aspekte metodologjike dhe konkluduese lidhur me studimin e pozitës së gjuhëve të pakicave kombëtare në Evropë midis dy luftërave botërore, Përparimi, nr. 4, 1972.
Pozita e gjuhëve në Krahinën Autonome të Kosovës në periudhën 1945-1970 (periudha 1945-1953), Përparimi, nr. 7, 1971.
Pozita e gjuhëve në Krahinën Autonome të Kosovës në periudhën 1945-1970 II Periudha 1963-1968, Përparimi, nr. 8, 1971.
Mbi aspektet dhe problemet sociologjike t’urbanizmit e t’urbanizimit, Përparimi nr. 7, 1967.
Kushtetuta e Krahinës në vend të Ligjit Kushtetues, Përparimi, viti XIX, nr. 7-8.
Neka zapažanja o osnovama autonomije u našem društveno-političkom sistemu Autonomne pokrajine u Jugoslaviji, Institut za uporedno pravo, Beograd, 1967.
Barazia e gjuhëve (Monografi në botim të Përparimit), Prishtinë, 1968.
Disa çështje nacionale në Kosovë në dritë të Traktatit të Senzhermenit, Simpozium i Entit Krahinor të Historisë: Kosova gjer në vitin 1912 (dokumentacion).
Marksizmi dhe vetëqeverisja, Përparimi, nr. 2/75.
L’autogestion. Dokuments. Centre International de coordination des Rexherches sur l’autogestion (CICRA) Paris, septembre, 1977.
National minorities in space and time – the United Nations and National Minorities, X th World Congress of International Political Science Associatin. Edinburgh, Scotland, 1976, documents. (në gjuhën sllovene: Teorija in Praksa 12/76, Ljubljana.
Nacionalni faktor i društveni progres, Konferenca VII ndërkombëtare: “Nauka i društvo” – Science and society – dokumenti, Portorozh, 1976.
Položaj i uloga narodnosti u SFRJ, Libri universitar i grupit të autorëve: Politički sistem SFRJ – Beogradski univerzitet, Rad, 1975.
Vepra: I, II, III, botim i ASHAK, 2000