Lindi më 17 dhjetor të vitit 1916 në Plavë. Gjimnazin e kreu në Pejë më 1936. studioi veterinarinë në Beograd, ku u diplomua në fillim të vitit 1947. Specializoi parazitologjinë në Zagreb më 1947 dhe 1948. u doktorua në Fakultetin e Veterinarisë të Beogradit me temën “Kontribut për njohjen e piroplazmozave të kafshëve shtëpiake në Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit”.
Si student i takoi lëvizjes përparimtare. Ishte një nga redaktorët e fletores “Beogradski student”. Mori pjesë në aksionet studentore e demonstrata dhe u burgos, më 1940, në burgun famëkeq “Gllavnjaça” të Beogradit – ku, në fillim të prillit të 1941-s, u amnistua. Pas kësaj punoi veterinar ushtarak në Pejë, ku e zuri edhe okupacioni. Më 1942, për shkak të punës në lëvizjen nacionalçlirimtare, u burgos. Më vonë iu bashkua aradheve partizane dhe një kohë punoi si mjek, e mandej si anëtar i Agjitpropit të Shtabit Operativ të UNÇL dhe APJ për Kosovë dhe Rrafshin e Dukagjinit dhe redaktor i gazetës ilegale Lirija – Sloboda.
Menjëherë pas çlirimit emërohet kryeredaktor i parë i fletores në gjuhën shqipe ndër ne – Rilindja (tani gazetë e përditshme), kurse nga viti 1947 gjer më 1960 punoi si shef i repartit parazitologjik të Institutit të Veterinarisë në Prishtinë. Nga viti 1949 ishte kryeredaktor i revistës së parë thjesht letrare Jeta e re, të cilën e drejton për gati një çerek shekulli, e më vonë edhe kryeredaktor i revistës shkencore-profesionale bujqësore Glasnik (Lajmëtari). Ishte kryeredaktor i revistës shkencore “Biotehnika” dhe kryeredaktor në Redaksinë e Enciklopedisë së Jugosllavisë, e cila botohet edhe në gjuhën shqipe.
Si punonjës, botoi njëmbëdhjetë punime shkencore-profesionale në revista jugosllave dhe të huaja, mandej nga dy libra dhe broshura nga shkenca e mjekësisë veterinare dhe rreth pesëdhjetë artikuj shkencorë-propagandistikë nëpër fletore dhe revista në gjuhën shqipe dhe serbokroate.
Me punën letrare filloi të merret qysh në rininë e hershme, duke bashkëpunuar me revista të rinisë. Pas çlirimit botoi pesë përmbledhje poezish në gjuhën shqipe, gjashtë në gjuhën serbokroate dhe nga një në gjuhën maqedone dhe turke, si dhe më se tetëdhjetë libra përkthimesh.
Ishte punëtor aktiv politiko-shoqëror. U zgjodh deputet i Asamblesë së KNÇL të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit në dy seanca, si dhe deputet i Kuvendit Federativ. Ka qenë kryetar i parë i Shoqatës së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i ASHAK.
Për veprimtarinë në fushën kulturo-letrare mori, më 1950, Shpërblimin e Qeverisë të RP të Serbisë, mandej atë të Bashkësisë Kulturo-arsimore të KAKM dhe Shpërblimin e Nëntorit të Prishtinës. Për punën në fushën e përkthimeve iu dha Shpërblimi i Dhjetorit të KSA të Kosovës dhe Shpërblimi i SGB Rilindja; po ashtu u shpërblye me Diplomën e Nderit të Lidhjes së Shoqatave të Përkthyesve të Jugosllavisë për meritat në afirmimin e bashkëpunimit ndërrepublikan. Më 1971 mori shpërblimin më të lartë jugosllav – Shpërblimin e AVNOJ-it për letërsi, e më 1974 edhe Shpërblimin e 13 Korrikut të Malit të Zi.
Ishte anëtar i Këshillit të KSA dhe i Këshillit të Federatës.
Vdiq në Prishtinë, më 6. VIII. 1993.
BIBLIOGRAFIA
Libra të botuar :
Për ty, vjersha, Prishtinë 1955, 63, 67.
Dita e re, vjersha, Prishtinë 1966; Shkup 1977.
Avsha ada, vjersha, Prishtinë 1971, 75.
Vjersha, Prishtinë 1973.
Brigjet, vjersha, Prishtinë 1981, 85.
Rini e kuqe, vjersha, Prishtinë 1983.
Na putu, pesme, Bagdala, Krushevac, 1964.
Izmedju voleti i mrzeti, vjersha, Svjetlost, Sarajevë, 1970.
Glasovi vremena, vjersha, NOLIT, Beograd 1974; Gornji Milanovac 1980.
Avsha ada, vjersha, Jedinstvo, Prishtinë 1975.
Pjesme, Izbor i prevod Lj. Rusi, Shkup 1975.
Iki Kiyi (turqisht), vjersha, zgjedhja dhe përkthimi N. Zekerija, Prishtinë -Carigrad 1983.
Përkthimet në gjuhë shqipe:
B. Qopiqi: Patrollxhija, poemë, botuar si libër, nuk është ruajtur, Prizren, fundi i vitit 1944.
V. Majakovski: Lexo e gjezdis Kinë e Paris, poemë (me M. Krasniqin), Prishtinë 1948.
A. S. Pushkini: Përralla mbi gjelin e artë – me M. Krasniqin, Prishtinë 1949.
P. Voranci: Lulet e Shëngjergjit, tregime, Prishtinë 1951, 66.
I. A. Krillovi: Përralla, Prishtinë 1952.
Nga proza jugosllave – me shumë autorë, Prishtinë 1952.
P.P. Njegoshi: Kunora e maleve – me Z. Nekajem, Prishtinë 1952.
Xh. Londoni: I ikuri, roman, me T. Hatipin, Prishtinë 1955.
Shkëndijat e para, zgjedhje nga poezia dhe proza në shqip, me Z. Rexhën, M. Gjevorin dhe V. Shitën, Prishtinë 1956.
V. Filipoviqi: Oda e errët, dramë, premiera në Prishtinë 1956.
S. Jesenini: Ana Snegina, poemë, Prishtinë 1956.
V. Nazori e B. Qopiqi: Tregime nga lektyra shkollore – me T. Hatipin, Prishtinë 1957.
Q. Sijariqi: Bihorasit, roman, Prishtinë 1957.
Ushtari i mirë Shvejku, dramat, sipas romanit të Hashekut, premiera në Prishtinë 1957.
I. Andriqi: Oborri i mallkuar, me T. Hatipin, Prishtinë 1957, 75.
V. Majakovski: Tetori, vjersha, Prishtinë 1958.
S. Jesenini: Rruga ime, vjersha, Prishtinë 1958.
D. Kostiqi: Shpella e shurdhët, roman, Prishtinë 1958.
I. G. Kovaçiqi: Humnera, poemë – me R. Hoxhën, Prishtinë 1958, 78.
A. N. Ostrovski: Pylli, dramë, premiera në Prishtinë 1962.
I. Mauzhuraniqi: Vdekja e Smail-agë Çengiqit, Prishtinë 1963.
B. Nushiqi: Komedi të zgjedhura, me T. Hatipin, Prishtinë 1964.
Përkthime në serbokroatishte:
Pesme gorke i ponosne, poezija Šiptara, FNRJ, NOLIT, Beograd 1962.
S. Hasani: Groždje je počelo da zri, roman, NOLIT, Beograd 1963.
A. Shkreli: Beli karavan, roman, Prosveta, Beograd 1963.
B. Bokshi: U očekivanju, vjersha, Bagdala, Kruševac 1967.
J. Relja: Nita, Bagdala, Kruševac 1968.
A. Podrimja: Dozivi, vjersha, me M. Gashin, Bagdala, Kruševac 1968.
A. Gajtani: Svetlosti u srcu, vjersha, Bagdala, Kruševac 1968.
I. Kadare: General mrtve vojske, roman, Bagdala, Kruševac 1968, Bgd. 1977.
Sedam pesnika Kosova i Metohije, Panorama, Prishtinë-Beograd 1968.
Mi. Đ. Nikola-Miđeni: Slobodni stihovi, vjersha, Jedinstvo, Prishtinë 1968.
F. Gunga: Do rta dobre nade, vjersha NOLIT, Beograd 1973.
Ti pesme naše početak, Tito u poeziji na albanskom, Prishtinë 1975.
R. Qosja: Živa sfinga, dramë, Jedinstvo, Prishtinë 1976.
R. Qosja: Smrt vrega iz očiju, tregime, Narodna knjiga, Beograd 1976.
A. Shkreli: Pesme-Vjersha, dvojezično, Narodna knjiga, Beograd 1976.
Albanske narodne balade, Izbor, Jedinstvo, Prishtinë 1976.
E. Gjerqeku: Tragovi, vjersha (me R. Ismajlin), Novi-Sad 1978.
Oči kamena, Panorama poezije Albanaca Jugoslavije, dvojezično izdanje, Titograd 1978.
A. Gajtani: Ti pesmo, ti ptico daleka, vjersha, Jedinstvo, Prishtinë 1979.
F. Hoxha: Kad proleće kasni, Partizanski dnevnik, 4 jul, Beograd 1979.
B. Nushiqi: Tri njëkatëshe (Tri jednočinke), Prishtinë 1964.
S. Jesenini: Vjersha e poema (Pesme i poeme), Prishtinë 1965.
S. Kulenoviqi: Nana Stojankë e Knezhopojës (Stojanka majka Knežopoljka), poemë, Prishtinë 1966.
Poetët e Bagdallës, Izbor, Prishtinë, 1966.
S. Jesenini: Agu i dritës, vjersha, Prishtinë 1966.
V. Bullatoviqi-VIB-i: Në detin e gjanë, satirë, Prishtinë 1966.
P. Bezruçi: Këngë shleziane, Prishtinë 1967.
J. St. Popoviqi: Skënderbeu, dramë ( me T. Hatipin), Prishtinë 1967.
M. Selimoviqi: Dervishi dhe vdekja, roman, (me T. Hatipin), Prishtinë 1968.
D. Maksimoviq: Kërkoj falje, vjersha, Prishtinë 1968.
R. Zogoviq: Ardhësat. Këngët e Ali Binakut, poemë, Prishtinë 1968.
Që të jesh i lirë, Vietnam ( me I. Kadarenë), Prishtinë 1969.
H. Tahmishçiqi: Të ballafaquar me botën, Antologjia lirike më e re e BeH (1919-69) (me S. Kostarin), Prishtinë 1969.
Sofokliu: Mbreti Edip, dramë, Prishtinë 1969.
V. Kërnjeviq: Tregimtarë të BeH, antologji, (Pripovjedaći BiH, antologija) me S. Kostarin, Prishtinë 1971.
N. Omeragaj: Treni i fundit për në agim, vjersha, Shkup 1975.
S. Asanoviq: Vdekja e hijshme, tregime, 1975.
J. Kashtellan: Kënga e hapur, poemë për Kragujevcin, Prishtinë 1977.
Pishtarët e Tetorit – Poetët e botës për Tetorin dhe Leninin, vjersha, Prishtinë 1977.
Zjarri në breg. Poezi e huaj(me P. Markon), Prishtinë 1977.
M. Kërlezha: Poezi, Prishtinë 1978.
F.G. Lorka: Poezi (me P. Markon), Prishtinë.
P. Neruda: Poezi (me D. Pashku dhe E. Gjerqekun), Prishtinë 1978.
Gj. Skoti: Pa tokë, pa lot, vjersha nga italishtja (me T. Hatipin), Prishtinë 1979.
M. Dervishi: Bejrut, poemë, Fjala, Prishtinë 1982.
S. Kosovel: Integralet, vjersha, Jeta e re, 1982.
M. Martinoviqi: Pulëbardhja e kuqe, përmbledhje me dhjetë vjersha, poema, Koha 5-6, Titograd 1984.
Punime origjinale:
Poezi
Shafrani – lajmëtar i pranverës, poezi në prozë, Rilindja, 1 e 2. I. 1985.
Dashunia ime dhe Lutje mëngjezore, Zëri i rinisë, 5, 1985.
Prijës dhe mësues i popujve tanë, prozë poetike, ZR, 10-4, 1985.
Liria – dritë që nuk shuhet, vargje, Rilindja, më 25.V.1985.
Mome narodu i Triptihom o Planini, iz savremene albanske poezije u Jugoslaviji (Izbor A. Vinca), Sarajevo 1985.
Proza
Naša štampa, Od bolničara do novinara, i iz intervjua Naša štampa br. 357, Beograd, decembra 1985.
PËRKTHIMET
Leka i Madh para Portës së Parajsës, legjendë çifute, Fjala, mars 1985.
Gomaricë e përvuajtur, përrallë çifute, Rilindja, 30 mars 1985.
Cjapi me sy njeriu, legjendë çifute, ZR nr. 15, 1985.
Gejcli kureshtar, kallëzim popullor çifut, Thumbi, nr. 147-48, 1985.
Ari dhe hekuri, nga letërsia gojore çifute, Thumbi, 145, 1985.
POEZI
R. Zogoviq, Pesë vjersha (Ditare e Kolashinit, Nishit mbi Nishavë, Anti-Alesio, Rinia, Mos vdis para se të vdesësh), Koha (Titograd), nr. 3. 1985.
Lerka Shifer – Premec (RS Kroaci), Vjersha nga Kosova (Ulpiana, Graçanica natën, Në gërdhatë), Fjala 15. VIII. 1985.
I. Sarajliq (RS BeH), Po flas për Evropën, Rilindja, 2. XI. 1985.
A. Vuletiq (RS BeH), Dielli në mesnatë (Vetëm dy rrugë janë, Gurthemeli, Dielli në mesnatë, Bredhi i Vitit të Ri në sheshin e qytetit, Ankim Diellit, Shortarqëllues, Edhe unë vrisja, Toka, Mbretëresha e rrugëve), Jeta e re, 6, 1985.