nga Lulian Kodra •
Mund të pretendohet se një prej efekteve të incidentit mes Ambasadorit Amerikan dhe Gazetës Shekulli është se do të nxisë dënimin moral që duhet t’i japë shoqëria shqiptare fenomenit të racizmit. Historikisht, lufta kundër racizmit është konsideruar si luftë legjitime. Skllaveria në Amerikë ishte e bazuar në përkatësi racore, dhe zhdukja e kësaj skllavërie konsiderohet me të drejtë fitore e gjithë njerëzimit për periudhën moderne. Po ashtu, dënimi i gjenocidit të shkaktuar nga nazistët përkundrejt çifutëve konsiderohet po njësoj fitore e njerëzimit kundër këtij fenomeni.
Progresi në këtë drejtim është i pamohueshëm. Racizmi është fenomen negativ, efektet e të cilit kanë qënë një goditje e rëndë kundër humanizmit, qoftë duke arritur deri aty sa të trajtohet njeriu si plaçkë, qoftë duke arritur deri aty sa të trajtohet jeta si e pavlerë. Humbjet njerëzore të shkaktuara nga mentaliteti racist janë përpjekur në përgjithësi që të riparohen. Kështu psh., në Amerikë ekziston Affirmative Action, që në vija të trasha përcakton se në dy kandidatë të barabartë, përparësi i jepet kandidatit afrikano-amerikan. Nga ana tjetër, shumë vende e kanë të ndaluar me ligj mohimin e Holokaustit.
Në këto kushte, ku jo vetëm është politikisht inkorrekte, por edhe tabu të ushqesh një mentalitet racist, pyetja “a mund të jetë racizmi i shëndetshëm” mund të konsiderohet jo thjesht provokative, por edhe e dënueshme. Megjithatë, në mos qofshim thjesht makina, kompjuter, apo pre e kategorive absolute, ku i vetmi arsyetim i lejuar është ai që niset nga rregullat e përgjithshme e prej andej i aplikon këto rregulla shabllon në një rast të caktuar, pyetje të tilla kanë vlerë për sa i përket një lufte kundër racizmit. Mirëpo që t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, duhet t’i përgjigjemi më parë pyetjes që na duket më e thjeshta nga të gjitha, pyetjes “ç’është racizmi.”
Nëse do ndiqnim të njëjtën procedurë, do na duhej një ndërgjegjësim metodik për t’iu përgjigjur kësaj pyetje. Do të na duhej pra që përgjigja të ishte sa më e plotë, e që të jetë sa më e plotë, përgjigje të pyetjeve të tipit “çfarë është X” duhet të ndjekin dy rrugë të pandashme: shpjegimin dhe përshkrimin. Dallimi mes këtyre dy lloj përgjigjesh është në thelb dallimi mes dy lloj analizash, ku e para, fal të qënit shpjeguese është analizë shkakore, dhe e dyta, fal të qënit përshkruese është analizë klasore. Të shpjegosh se ç’është racizmi do të thotë të sqarosh fenomenin, të gjitha shkaqet e imagjinueshme, si dhe të gjithë efektet dhe konsekuencat e imagjinueshme të këtij fenomeni. Ndërkohë që të përshkruash se ç’është racizmi, do të thotë të vësh në dukje nuancat e tij, zhvillimin e fenomenit, evolucionin e tij, klasifikimin e tij, nga një lloj në një lloj tjeter, nga një tip racizmi në një tip tjetër.
Një analizë, shpjeguese apo përshkruese qoftë, mund të bjerë lehtë pre e justifikimit, alibisë, apo apologjisë së fenomenit. Kështu, shkaku i politikave raciste të Rajhut të Tretë ishte ideja se raca gjermane ishte më superiorja ndër racat, ndërkohë që raca çifute më inferiorja. Ky lloj mentaliteti ishte edhe justifikim i mjaftueshëm për kohën, që dhe çoi në holokaust. Mirëpo nuk ka raca superiore dhe raca inferiore; të pretendosh më pas se nuk e dije këtë, është alibi e papranueshme. Ndërkohë që, të mohosh de jure superioritetin/inferioritetin mes racave, ndërkohë që afirmon de facto këtë dallim, por nëpërmjet nuancave më të zbutura, më të padukshme, do të thotë t’i bësh një apologji këtij fenomeni.
Racizmi është sjellje poshtëruese përkundrejt një individi për shkak të përkatësisë së tij në një racë të caktuar. Nëse do e vinim në punë këtë përkufizim për të përcaktuar racizmin e Ilir Yzeirit, shohim se do ta gjenim veten në qorrsokak. Sjellja e tij ndaj Amasadorit Amerikan është vërtetë poshtëruese, por jo për shkak të përkatësisë së tij në një racë të caktuar, por për shkak të sjelljes së tij patronizuese. Shtrëngimi i duarve me popullin, pretendimi “me shaka” se mund të fitojë postin e kryebashkiakut, janë jo vetëm skandal diplomatik i përmasave që cenojnë integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë duke cenuar integritetin e pushtetit vendor, por që cenojnë edhe integritetin moral të shqiptarëve, duke lënë të kuptohet se shqiptarët ndjehen aq inferior ndaj amerikanëve, sa që do ta kishin për nder edhe ta zgjidhnin kryebashkiak njërin syresh.
Miëpo nga ana tjetër, vëmë re që Ambasadori Amerikan, duke vënë në dukje ofendimin që ka ndjerë e përjashton racizmin në mënyrë absolute. Kemi kështu pra një apologji të racizmit: ndërkohë që e mohon de jure superioritetin/ inferioritetin mes racave, e afirmon të njëjtin dallim në mënyrën se si sillet. Bëhet fjalë për një korrektesë politike të tillë që shërben jo vetëm për të mos u përballur me kritikat e ngritura kundër tij, por edhe që pretendon njëkohësisht pastërti të figurës së Ambasadorit, duke bërë pis figurën e Yzeirit. Ashtu si kritikët e McCarthy ishin për McCarthy komunistë, ashtu edhe për Ambasadorin kritikët kundër tij janë racistë. Streha e fundit e horrave është aq aksidentale e ad hoc sa dhe zhvillimet më të fundit historiko-politike, e nuk është e thënë që kjo strehë të mos marrë formën e zhargonit të korrektesës politike.
Fenomeni këtu merr përmasa paradoksale, pasi poshtërimi i individit mund të vijë për shkak të përkatësisë së tij në një racë raciste. Jemi në kufi të justifikimit. Diskursi është i ngjashëm me atë që vazhdon sot e kësaj dite edhe në Amerikë. “Ne, ‘të bardhët’ e dimë shumë mirë që racizmi është i dënueshem, por cfarë t’i bëjmë që afrikonao-amerikanët janë racistë ndaj nesh?” E njëjta retorikë vjen edhe nga Izraeli herë pas here: “Ne çifutët e dimë shumë mirë që racizmi është i keq, e kemi provuar në kurriz, por çfarë t’i bëjmë që arabët janë racistë ndaj nesh?” Të mos kesh kuptuar si shoqëri, se racizmi është fenomen negativ, do të thotë që shoqëria, grupi etnik, etj, të jenë inferiorë ndaj një grupi që e ka kuptuar këtë.
Sa më shumë të ndryshojnë gjërat, aq më shumë janë njësoj, e këtu kemi të bëjmë me një diskurs tipik post-kolonial, i justifikuar ndër të tjera nga një kompleks inferioriteti, i ngjashëm me atë që Franz Fanon e pat gjetur tek fytyra e zezë me maskë të bardhë. Vendet në zhvillim janë të paafta për të qënë demokratike, e ndër të tjera, racat apo etnitë në zhvillim, të paafta për të kuptuar se qënkan raciste. Një diskurs i tillë ndihmohet, fatkeqësisht, edhe nga penat më të mprehta e analistët më të respektuar si c’është edhe Lubonja. Silogjizmi është i thjeshtë: shqiptarët janë racistë; Yzeiri është shqiptar; rrjedhimisht Yzeiri nuk mund të jetë i pafajshëm ndaj akuzes për racizëm. Nëse bëjmë Yzeirin kokë turku, “if we lynch him,” për ta thënë në një gjuhë më të kuptueshme, atëherë shqiptarët do e kuptojnë që racizmi nuk është i mirë.
Rrethi vicioz i kesaj analize pretendon se afirmimi i integritetit përbën racizëm. I njëjti Lubonjë që kritikon me të drejtë impotencën e gjyqësorit kur ky pushtet kërkon ekspertizën e huaj, si në rastin e hetimit të Metës, i jep të drejtë Ambasadorit Amerikan me që paska ulur gjakrat ndërkohë që prokuroria cilësohej si puçiste nga Kryeministri. Mungesa e konsistencës këtu është vicioze. Problemi, që të përdor një term nga fusha e ekonomisë, është ta shndërrrosh këtë rreth vicioz në një rreth virtuoz, të atillë që të mos ketë droje ndaj përdorimit të racizmit për të afirmuar integritetin.
Në një analizë përshkruese, ky do ishte ai lloj racizmi që do ishte i shëndetshëm. Larg qoftë prej meje të flas për “qëllime finale,” por kjo nuk do të thotë se qëllimet nuk mund të rreshtohen në një hierarki të caktuar. Kështu qëllimi i zhdukjes së pabarazisë mes racave dhe etnive është me i lartë se qëllimi i zhdukjes së racizmit. Të afirmosh këtë pabarazi, me sjellje patronizuese si ajo e Ambasadorit për t’i thënë jo racizmit, përbën rreth vicioz, ndërkohë që të afirmosh racizmin për t’i thënë jo pabarazisë racore, përbën rrethin virtuoz.
Etika e virtytit, ndryshe nga etika universale, është partikulariste, ambigue. Asnjë mjet dhe asnjë qëllim nuk zotëron të drejtën absolute për të qënë mjeti i duhur, apo qëllimi final. Ajo që ka rëndësi është situata e caktuar, konteksti i dhënë. Të afirmosh anti-racizmin si qëllim universal, ka vlerën e vet, por c’vlerë do ishte kjo nëse një veprim, sjelljë, apo fjalë e caktuar nxirret nga konteksti për t’u etiketuar si raciste. Edhe në qoftë në fakt raciste fjala e Yzeirit, nuk është e pamundur që të mos jetë në kundërppërgjigje ndaj një racizmi më të thellë, më të maskuar, e më të rrezikshëm, të shprehur prej Ambasadorit.
Ajo ç’ka përbën “kinezëri” sjelljen e tij, është fakti që kjo sjellje është një lloj kolonializmi soft, i shpërndarë në krejt Evropën Lindore, i ngjashëm me kolonializmin e dikurshëm të Kinës në Shqipëri. Racizmi është sjellje poshtëruese ndaj më të dobëtit. Por nëse është edhe sjellje poshtëruese ndaj një superfuqie që të poshtëron qoftë “me shaka,” qoftë jashtë kontekstit duke të quajtur racist, atëherë ashtu qoftë. Nuk mund të stigmatizohet e të helmohet debati me shashka të tilla. Ndërkohë që u bën thirrje politikanëve shqiptarë për maturi e pjekuri, Ambasadori Amerikan nuk mund të përdori të njëjtat taktika me ta.
Sjellja kolonalizuese, patronizuese e Ambasadorëve të huaj në përgjithësi, e atyre amerikanë, në veçanti, të cilëve u duket vetja si guvernatorë të ndonjë shteti amerikan a gjysëm shteti të tillë si mund të jetë Porto Rico, e jo si diplomat në një vend sovran, në daç e quajmë kinezëri, në daç anglezëri, a në daç otomanëri, është në thelb i njëjti mentalitet poshtërues e racist që pretendon se fati i Amerikës sot, si i perandorive të tjera dikur, qënka të jetë e vetme dhe e pakontestueshme në progresin e races njerëzore. T’i bësh bisht kësaj kritike duke vazhduar të japësh mësime mbi racizmin ndërkohë që çështja është diku tjetër, do të thotë të vazhdosh të njëjtën sjellje, në thelb sjellje horrash, ndaj së cilës një racizëm i shëndetshëm është jo vetëm i mundshëm, por edhe i këshillueshëm.