Libri “ Do ta vendosim kufirin” i Kaqusha Jasharit u vlerësua nga të pranishmit të jetë si një libër i cili hyn në kuadrin e librave me anë të së cilit lexuesit njohin më mirë të kaluarën jo të largët të Kosovës.
Ky libër përmban më shumë dokumentacion për historinë e kohës nga viti 1981 deri në vitin 1988, periudhë e së cilës edhe autorja Jashari ishte pjesëmarrëse e atyre ngjarjeve dhe veprimtare politike e asaj kohe.
Historianja Prof.Dr.sci. Sabile Keqmezi-Basha me rastin e promovimit të këtij libri tha se historia e një kombi nuk mund të shkruhet dhe të njihet pa hulumtimin e dokumenteve dhe materialeve të një okupuesi, andaj sipas saj vazhdimisht duhet të rikthehet në kujtesë, periudhat e robërisë dhe okupimit që ka kaluar vendi.
Ramush Tahiri, i cili është edhe recensent i librit ka thënë se libri i Kaqusha Jasharit trajton vetëm një periudhë të shkurtër historike që përmblidhet në ngjarje të vrullshme të asaj kohe ne Kosovë, qe u reflektuan fuqishëm dhe në Serbi e sidomos në Jugosllavi, ku ngjarje këto sipas tij me të drejtë vlerësohen si nisja e fillimit të shkatërrimit të Jugosllavisë me të gjitha ato pasoja shumë të rënda për të gjithë popujt e veçmas për popullin shqiptar në Kosovë.
Autorja e librit Kaqusha Jashari shpreson se lexuesi të mos ketë pritur më tepër se që është dhënë në libër.Sipas saj libri është më shumë dokument se sa analizë.
Jashari ka treguar se që nga publikimi se do të bëjë një libër ka marrë shumë pyetje nga njerëzit në lidhje me librin ndërkaq që me rastin e promovimit ka përzgjedhur disa nga to për t’u përgjigjur.
Sa i përket titullit të librit autorja ka thënë se ajo nuk i do kufijtë dhe askush nuk i do ata sepse janë pengesa e lëvizjes së lirë, por në disa momente historike kufijtë duhet t’i përcaktosh për ta mbrojtur vendin.
Të pranishëm në promovimin e librit “Do ta vendosim kufirin” të Jasharit kanë marrë pjesë historianë, profesorë ,shkrimtarë,studentë etj...

Vetë Jashari ka thënë se për librin nuk dëshiron të flasë pasi tashmë ai është në duar të lexuesit. Ka thëne se shpreson që pas leximit do të dalë në pah se libri është më shumë dokument se sa analizë. Ka treguar se ka marrë shumë pyetje nga miqtë e saj lidhur me atë se përse i ka hyrë punës për këtë libër.
“E kam ndier si obligim moral që të shënoj ngjarjet e viteve 88-89, periudhë kjo kur kam qenë udhëheqëse e Partisë Komuniste dhe kam qenë dëshmitare e takimeve që janë mbajtur në organet e Serbisë e të Jugosllavisë. Shumë prej këtyre takimeve kanë qenë të mbyllura për media”, ka thënë Jashari. Ka thënë se ka pasur dëshirë që aq sa ka mundur t’i prezantojë këto në libër. Sipas saj, bëhet fjalë për takime që kanë treguar vendosmëri për ta ruajtur politikisht Kosovën.
“Nuk mund të them se ka qenë dëshira për shtet, sepse kanë qenë rrethana të tjera. Por kanë treguar edhe për gatishmërinë e kundërshtimit të politikave okupuese të Milosheviqit. Këtë nuk mund ta mohojë askush”, ka thënë Jashari. Sipas saj, në opinion vlerësohet se reagimi i minatorëve të “Trepçës” (me grevën e vitit 1989 v.j.) ka qenë një sakrificë e paparë dhe se bëhet fjalë për gatishmëri të humbjes së jetës për Kosovën.
“Tubimet masive të viteve 1988-89 e kanë një vazhdimësi edhe të ngjarjeve të mëhershme. Ato janë përpjekje për avancimin e pozitës së Kosovës”, ka thënë Jashari. E sikur më herët t’i hynte punës për librin 574 faqesh ka thënë se do të mund të ndikohej nga emocionet.
“Tash nuk kam më emocione, sepse e kam përjetuar fazën e rezistencës paqësore e të luftës”, ka shtuar Jashari.
Kaqusha Jashari (e lindur më 16 gusht 1946, Prishtinë) politikane nga Kosova. Është inxhiniere e diplomuar e ndërtimtarisë, drejtoreshë shumëvjeçare në Drejtorinë e Rrugëve të Kosovës dhe Kryetare e Partisë Socialdemokrate të Kosovës nga viti 1998-2008. Ka përvojë shumëvjeçare në politikë.
Arsimimi:
Shkolla e mesme teknike, dega e ndërtimtarisë,
Fakulteti teknik i ndërtimtarisë
Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake
1969–1971 Prof.në Shkollën e Mesme Teknike në Prishtinë,
1971–1975 Drejtoreshë teknike në ndërmarrjen ndërtimore në Ferizaj,
1975–1988 Funksione të larta në KSAK,
1989–1991 Drejtoreshë e Fondit të Rrugëve të Kosovës,
1991–1999 Firma private,
1999–2007 Drejtoreshë e Drejtorisë së Rrugëve të Kosovës,
2007 - Deputete,
1990–1998 Anëtare e Kryesisë se PSDK (Partia Socialdemokrate),
1998–2008 Kryetare e PSDK
2008 - Kryetare e Forumit të gruas socialdemokrate,
Anëtare e Shoqatës së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara Qendra Internacionale Biografike (International Biographical Centre, Cembridge, England) në edicionin e vitit 1990/91 është shënuar në faqen 433 në mesin e grave më të njohura në botë (the world who’s who of the women).