2015-04-05

Dy dekada me shqiptaret e Francës


Rina Çela - Grasset
Nga: Rina Çela – Grasset
Te tregosh kujtimet eshte menyra me e mire per te percjelle ngjarjet. T’i shkruash ato eshte edhe me mire sepse perndryshe gjithçka harrohet. Eshte gjest zemergjeresie, sepse kujtimet s’i mban per vete por i ndan me te tjeret. Kujtimet jane nje udhetim i çmuar ne ekzistence, qe tregojne nga ku vijme e se ku po shkojme. Ato jane dhurate per femijet e prinderit, miqte, atdheun e mbare njerezimin. Ç’do t’i kishte mbetur historise nese askush nuk do te ishte ulur qe te shkruante nje copez te historise se bashkekombasve te tij?
Ne librin e tij “Dy dekada me shqiptaret e Frances” Abaz Pllana ka permbledhur deshmite e 20 viteve te organizimit shqiptar ne Lion e ne France. Te permbledhesh njezet vite ne 350 faqe liber, ma merr mendja se duhet te kete qene ushtrim tejet i veshtire. 350 faqe mund te shkruheshin vetem per lokalin e vogel me zemer te madhe ne Vaulx en Velin, per shkollen shqipe, biblioteken, gazeten “Rruga Jone”, mbremjet e kaluara me syte ne ekranin e televizorit duke pritur se bashku lajmet nga vendlindja. 350 faqe mund te shkruheshin vetem me emrat e personave qe mbeshteten fondin “Vendlindja therret”. 350 faqe mund te shkruheshin vetem per manifestimet ne kohen e Luftes ne Kosove. 350 faqe mund te shkruheshin vetem me solidaritetin e shqiptareve ndaj njeri-tjetrit ne keto njezet vite.
Perveç nje hyrjeje te shkurter, Abaz Pllana i ka dhene deshmite ne pozicionin e veshguesit nga jashte, pa i komentuar ngjarjet, duke transmetuar raportet, fjalimet, traktet, letrat, ashtu siç u shkruan nga autoret e tyre. Ai shkroi kujtimet me bashkatdhetarët e tij, me të cilët arriti të krijojë një copëz atdhe në mërgim. Nga Shoqata Shqiptare Fan Noli tek Shoqata Shqiptare Iliria, nga lokali në Vaulx en Velin në manifestimet në Rambouillet, lexuesi ndjek hap pas hapi organizimin Shqiptar në Lion, por më shumë se kaq.
Ai përjeton gëzimin e nxënësve që mësonin gjuhën shqipe; dasmat e gëzimet e anëtarëve, dhembjen për humbjen e shokëve të shtrenjtë, solidaritetin e jashtëzakonshëm ndaj njëri-tjetrit, emocionet kur ndiqnin me ankth në televizor krimet në Kosovë; lotët e transformuar në forcë për të manifestuar në zemër të Parisit; sakrificat e atyre që jepnin gjithçka për t’iu përgjigjur fondit “Vendlindja thërret”, heroizmin e atyre që lanë familjen për të luftuar kundër kriminelëve.
Kur lexojme librin e kuptojme mire se organizimi shqiptar ka njohur dy epoka : epoka e shoqates se famshme Fan Noli dhe Epoka e Shoqates Iliria. Shnderrimi i organizimit pati lidhje te drejtperdrejte me ngjarjet politike ne Kosove. Kohët e luftës me armë në dorë mbaruan me shpalljen e pavarësisë në Kosovë. Por organizimi shqiptar në Lion pati të gjitha arsyet për të ekzistuar. I orientuar ndaj një “lufte” tjetër, diplomatike këtë herë, ai synon të ndryshojë opinionin për shqiptarët dhe të shërbejë si vektor i transmetimit të vlerave më të mira të kulturës shqiptare pranë shoqërisë franceze. “Uji fle, hasmi s’fle” thote nje fjale e urte popullore. Tani qe lufta me arme ne dore ka mbaruar, shqiptaret duhet te jene me vigjilente se kurre per te ardhmen e vendit te tyre. Shqiperise ia kane futur thiken ne shpine armiqte historikisht neper sallonet diplomatike e jo ne fushat e betejes. Per kete arsye shqiptaret nuk duhet ta ulin kurre vigjilencen per te mbrojtur interesat e atdheut. Dhe keto interesa nuk mbrohen vetem ne fushen e betejes me arme ne dore. Ato mbrohen perdite, jo me arme, por me pende. Abaz Pllana e ka kuptuar rendesine e pendes, e prandaj nuk e leshon nga dora. Ajo eshte arma me e fuqishme sot, sepse na tregon nga vijme, se na tregon se çfare rruge duhet te ndjekim. Për ne, për fëmijët tanë, për ata që do të marrin pishtarin e këtij organizimi e që do të na zëvendësojnë një ditë.
shqiptaret e francesNjëzet vite të organizimit shqiptar në Lion e në Francë sot nuk mund të harrohen. Si bleta qe mbledh lule me lule nektarin e çmuar per ta shnderruar ne mjalte, Abazi ka mbledhur per njezet vite rrjesht dokumenta, trakte, fjalime, raporte per te krijuar arkivin e shoqates Fan Noli e Shoqates Iliria. Kete arkiv qe sot ai na e ben dhurate, qe gjithsecili te mund ta mbaje ne biblioteken e tij. Ky liber sot nuk eshte me libri i Abazit, eshte libri i shqiptareve të Lionit dhe Frances. Te gjithe kane shkruar disa faqe te ketij libri. E kane shkruar dhe ata qe sot nuk jane me mes nesh po qe ky liber nuk i le ne harrim.
Duhet të bej nje pohim te sinqerte : tek punoja faqet e librit ndjeja se si rriteshin brenda vetes dy ndjenja : krenaria dhe pergjegjesia. Krenaria qe ju jam bashkuar dhe qe ndihem pjese e kesaj diaspore atdhedashese. Pergjegjesia sepse duhet te jem ne lartesine tuaj.
Nuk mund te le pa falenderuar per punen e jashtezakonshme qe ka bere me Abazin për kete liber zotin Fehmi Plakiqi. Bravo Fehmi, bravo Abaz, qofshi te nderuar. Dhe faleminderit ju, te dashur bashkatdhetare qe i keni dhene jete kesaj diaspore te forte, atdhedashese qe eshte forca me e madhe politike shqiptare, qe ka nje udheheqes te vetem qe quhet patriotizem.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...