Akademik Prof.Dr.Esat Stavileci
Ndonëse debati në këtë tryezë shkencorer është fokusuar në ‘Trajtimin e Perandorisë Osmane dhe raportet turko-shqiptare në tekstet e historisë’, ai dhe do të mundë të zgjerohej, për shkak se përveç Turqisë, janë dëgjuar edhe zëra grekë, madje dhe serbë, për ‘rishikimin’ e librave shqiptarë të historisë në Shqipëri, madje dhe për ‘ndryshimin’ e përmbajtjeve të tyre.
Në Kosovë e tëra ishte nisur me vizitën e ministrit turk të arsimit i cili kërkoi që të fshihen nga librat shqiptarë të historisë shprehjet negative në lidhje me osmanët dhe turqit, ndërkohë që në mediet greke kishin filluar kritikat e teksteve shkollore që përdorën në Shqipëri. U zunë në gojë Fjalori Enciklopedik Shqiptar, i botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe teksti shkollor i Gjeografisë. Fushata ndaj teksteve shqiptare të historisë nuk u mbyll me këtë. Kohëve të fundit, edhe Serbia, nëpërmjet të ambasadorit të vet në Tiranë, kërkoi ndryshimin e teksteve të historisë së Shqipërisë. Sipas medieve shqiptare, ambasadori serb në Tiranë, gjatë një vizite që i kishte bërë Komunës së Libofshës, në Rrethin e Fierit, në të cilën ka një vjet që punon një shkollë me mësim në gjuhën serbe, pati deklaruar, citoj:’ Në disa tekste mësimore nuk trajtohen në mënyrë objektive as jeta dhe as historia e popujve që jetojnë afër me Shqipërinë’(mbyllet citati).Me atë rast ai kishte përmendur edhe ekzistimin e minoritetit serb në Shqipëri. Në Shqipëri u dëgjuan ca zëra kundër, si ai i historianit Beqir Meta i cili pohon se ata që pretendojnë se janë serbë, në të vërtetë ‘janë shqiptarë të Kosovës’. ‘Zona e Sanxhakut ka qenë pjesë e vilajeteve shqiptare, por pas Kongresit të Berlinit ajo u mor nga Serbia dhe në pastrimin etnik të kësaj të fundit, si thohë Beqir Meta, ‘një pjesë e popullsisë së përndjekur atje zhvendosen drejt Shqipërisë’.Sipas tij, ‘nuk ka asnjë gjurmë që ata janë serbë’. Vlen për të përmendur se Beqir Meta i bëri apel Qeverisë shqiptare ‘për mosnohjen e kësaj popullsie të pretendaur si pakicë serbe’.
E mbështes tezën se kërkesa për ndryshimin e historisë përbën një pretendim politik. Nuk kanë se si të kualifikohen ndryshe kërkesat turke, greke dhe, në kohë të fundit, dhe ato serbe, për ndryshime në tekstet e historisë.
Sado që mund të krijohet përshtypja se ky diskutim mundë të rrëshqasë nga tema bosht e kësaj tryeze ai, në të vërtetë, pretendon ta plotësojë atë me këndëvështrime të tjera që temën e bëjnë më komplekse për trajtim shkencor.
Në vend se ne shqiptarët të kërkojmë që të menjanohen shtrembëbrimet që i janë bërë dhe që vazhdojnë t’i bëhen historisë sonë kombëtare nga historiografia e vendeve fqinje, prej nesh po kërkohet që të ‘rishikojmë’, madje edhe të ‘ndryshojmë historinë’ qoftë që ‘të fshijmë nga librat tona të historisë shprehjet negative në lidhje me osmanët dhe turqit’, qoftë që ‘të trajtojmë në mënyrë më objektive jetën dhe historinë e popujve që jetojnë afër me Shqipërinë’.
Historia e shqiptarëve në historiografinë e vendeve fqinje
Historia kombëtare shqiptare asnjëherë nuk është prezantuar realisht dhe objektivisht në historiografinë e vendeve fqinje.Historiografia serbe, po sikurse dhe ajo maqedonase, për shembull, historinë e shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni nuk e kanë kundruar dhe nuk e kundrojnë si pjesë e historisë së tërësishme të shqiptarëve. Historiografia serbe dhe ajo maqedonase përherë historinë e popullit shqiptar e kanë trajtuar ‘të shkëputur dhe të përndarë në kuadër të shteteve që kanë sunduar në trojet shqiptare dhe në kuadër të marrëdhënieve të shqiptarëve me sllavët e jugut’.
Populli serb, po sikurse ai maqedonas, e kanë ushqyer me dekada urrejtjen ndaj shqipatrëve dhe kurrsesi nuk po mund të lirohen, as kësaj dite, nga ai kurs.
Edhe pse përherë kishin ndodhur përpjekjet për të njollosur të kaluarën e shqiptarëve, madje për të mosnjohur prejardhjen dhe etnogjenezën e tyre, shqiptarët nuk kishin reaguar në mënyrë të duhur dhe kështu kishte ndodhur që të merrnin shumë përgjigje me heshtjen e tyre.
Provokimet ndaj shqiptarëve nuk janë ndalur nga ‘fqinjët e tyre të parë’, me të cilët u rekomandohet të ‘ruajnë miqësinë e vjetër’ ose ‘të lidhin miqësi të re’.
Pyetja që po shtroj është se si mund të ruhet ‘miqësia e vjetër’ ose ‘të lidhet miqësia e re’ me popuj që historikisht të urrejnë dhe këtë e shprehin në tekstet e tyre të historisë, ndërkohë që prej shqiptaërve kërkojnë ndryshime në tekstet e historisë? Besoj se kjo tryezë shkencore do t’i përgjigjet një numri të pyetjeve lidhur me raportet turko-shqiptare dhe trajtimin e Perandorisë Osmane në tekstet e historisë. Mbetet detyrë e shkencës së historisë dhe jo vetëm e saj, ndriçimi i raporteve serbo-shqiptare dhe maqedonaso- shqiptare për të nxjerrë përfundime të vërteta mbi argumente dhe fakte të vërteta shkencore mbi shqiptarët, prejardhjen dhe etnogjenezën e tyre. Në disa botime të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Akademisë Maqedonase të Shkencave, është shtrembëruar historia e shqiptarëve.
Posesivizmi serb ndaj Kosovës pa bazë tnike
Akademia Serbe e Shkencave vazhdon ta trajtojë Kosoëvn si ‘tokë serbe’. Posesivizmi serb ndaj Kosovës nuk përkon me raportin interetnik shqiptaro-serb. Prandaj dhe përpjekjet për ‘ta përthekuar’ një pjesë të territorit të Kosovës si ‘territor të Serbiaë’ nuk kanë mbështetje në të drejtën historike. Qëndrimet posesive serbe ndaj Kosovës, që i referohen historisë, siç e thoshte me të drejtë akademik Gazmend Zajmi, janë dyfish të pathemelta. Së pari, janë të pathemelta në aspektin metodologjik të cilësimit të karakterit kombëtar të territorit, dhe, së dyti, janë të pathemelta edhe në aspektin e të vërtetës materiale historike. Gjithnjë sipas tij, autoktonia e shqiptarëve në Kosovë ‘nuk është fakt primar që pohimin posesiv mbi Kosovën si tokë serbe e bën të pabazë, porn ë rradhë të parë këtë pohim e bën të pabazë realiteti etnik nacional i Kosoëvs me shumicë demografike të popullit shqiptar në Kosovë’.
Një gjë që mund të thuhet me plot gojën është se me serbët dhe me maqedonasit në këtë fushë asgjë nuk ndodh rastësisht, por është mirë e përgatitur, e porositur nga politika dhe e mbështetur nga shteti. Edhe kërkesa turke për ‘rishikimin’ apo ‘ndryshimin’ e historisë, nuk na duket e papërgatitur, e paporositur nga politika dhe e pambështetur nga shteti.
Vërejtje: një vështrim më i plotë do të bëhet me rastin e botimit të përmbledhjes së shkrimeve nga tryeza shkencore.
(Esat Stavileci u lind në Gjakovë, më 11 korrik 1942.Në vendlindje, kreu shkollimin fillor dhe të mesëm,ndërsa në Prishtinë,kreu studimet në Fakultetin Juridik, ku dhe u zgjodh për asistent (1965).Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin Juridik të Zagrebit,ndërsa Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimore në Francë, Itali,Holandë dhe Venezuelë.Doktor i shkencave juridike u promovua në Fakultetin Juridik të Sarajevës(1974).Ushtroi funksione të rëndësishme shoqërore-politike, brenda dhe jashtë Fakultetit Juridik.Ishte zevëndësdekan i Fakultetit Juridik,drejtor i Entit për Hulumtime Juridike të Fakultetit Juridik,kryeredaktor i revistës shkencore “Përparimi”,kryeredaktor i revistës shkencore”E Drejta-Pravo”, shef i Katedrës së Shkencave Politike – Administrative,kryetar i Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës, etj.Është profesor ordinar i Fakultetit Juridik të Prishtinës. Ka ligjeruar në Fakultetin Juridik të Tetovës dhe në Fakultetin e Administratës Publike të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe në Departamentin e Shkencave Sociale të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ndërsa ka ligjeruar edhe në universitetet e Tiranës,Jenës dhe të Sofjes.Ishte i angazhuar edhe në Universitetin Amerikan, në Blagoevgrad të Bullgarisë.Ka kryer specializime në disa nga qendrat më të njohura universitare të botës.Ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe simpoziume shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është laureat i Shpërblimit të Dhjetorit të Kosovës,për kontributin e tij në shkencë(1978).Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.Eshtë autor i shumë artikujve,studimeve dhe monografive. Krijimtaria e tij shtrihet në shumë fusha të dijes,veçanërisht në fushën juridike-kushtetuese,në fushën e sistemeve politike krahasimore,në fushën e administratës publike dhe të qeverisjes vendore,në fushën e gjuhës dhe të çështjes kombëtare,në fushën e metodologjisë të shkencave shoqërore dhe juridike dhe në fushën e terminologjisë juridike. Ka botuar 34 libra autorialë dhe 5 libra si bashkëautor.)