Nga Flori Bruqi
Harta e Shqipërisë natyrore, sipas grekëve
Harta e Shqipërisë natyrore, sipas grekëve
Në portalet greke qarkullon një hartë e Shqipërisë etnike si dhe harta e Ballkanit Perëndimor me kufij të ndryshuar, sipas ndarjeve etnike.
Sipas kësaj harte, Kosova, Maqedonia Perëndimore dhe Lugina e Preshevës do t’i bashkangjiten Shqipërisë, ndërsa Mitrovica veriore do t’i jepet Serbisë.
Për grekët, në Ballkan si popuj njihen vetëm rumunët, serbët, bullgarët, shqiptarët, grekët, kroatët dhe serbët.
******
Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartave, gjendet dosja nr. 3, me afat ruajtje të përhershëm, me 42 fletë, e cila përmban hartën e Shqipërisë së Vërtetë, punuar nga prof. Ahmet Gashi, si dhe një studim të tij me titull “Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme”, përgatitur më 1941.
Harta paraqet shtrirjen etnike të shqiptarëve, me titull “Shqipëria e vërtetë” në shkallën 1: 200 000. Kjo hartë shoqërohet me studimin e prof. A. Gashit: Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme, të cilin po e paraqesim (jo të plotë) për lexuesin, duke ruajtur gjuhën origjinale të dokumentit. Kujtojmë se pas kapitullimit të Jugosllavisë, në prill 1941, Mbretëria Shqiptare përfitoi një pjesë të trojeve shqiptare të Kosovës, Dibrës, Strugës, Ulqinit etj., ku shtriu edhe veprimin e pushtetit politik, ushtarak dhe administrativ. Kufijt e Shqipnis Ethnike.
1. Kufini perëndimor
Në këtë anë Shqipnija Ethnike laget me detin e Jonise dhe me atë të Adriatikut, qysh prej Prevezës (38057’ gjenësi Veriake) e deri te sqepi i Luftës së Zezë (Crnirat) mbi gjiun e Spizzes (4208’ gjenësi Veriake). Gjatësia e brigjeve në këtë anë është 651 km.
2. Kufini veri-perëndimor
Ky kufi fillon të sqepi i Luftës së Zezë (Crnirat) në bregun e Adriatikut dhe mbaron te maja e Jankovit (43020’ gjenësi veriake dhe 37056’ gjatësi lindore prej Ferro-s) … Gjatësia e kufinit veri-perëndimuer është 170 km, me vija ajrore dhe afër 220 km, tue shkue mbas vijave të shtrembta të kufinit. Kjo vijë përmbledh krahinat shqiptare të humbuna më 1878 të Ulqinit, të Tivarit, të Podgoricës (Zetes-s), Hotit, Grudës, Kuçit, Triepshit, Piprit, Plavës, Gucines, Beranes, Bistricës, Pejës, Rugovës, Rozhajës, Peshterit e Pomerenikut.
3. Kufini veri-lindor
Kjo pjesë e kufinit të Shqipnisë Ethnike shtrihet prej majës së Jankovit deri në Gradnja (42042’ gjanësi veriake edhe 39032’ gjatësi lindore prej Ferro-s). Në rast se nuk do të kërkohen tokat shqiptare të krahinave të Adriatikut, qysh prej Prevezës (38057’ gjenësi Veriake) e deri te sqepi i Luftës së Zezë (Crnirat) mbi gjiun e Spizzes (4208’ gjenësi Veriake). Gjatësia e brigjeve në këtë anë është 651 km.
4. Kufini lindor
Kufini lindorr i Shqipnisë Ethnike fillon në Gradnja (42042’ gjanësi veriake edhe 39032’gjatësi lindore prej Ferro-s) edhe mbaron në kandin ku bashkohet lumi i Venetiko-s me lumin e Vistrices (39011’ gjatësi lindore prej Ferro-s edhe 4003’ gjanësi veriake), me gjatësi afër 342 km … Kjo vijë e kufinit linduer të Shqipnis ethnike përmbledh krahinat lindore shqiptare të humbuna mbas luftës së Ballkanit më 1912. Këto krahina kanë këto qytete bashkë me kazatë e tyne: Jakovën, Prizrenin, Kaçanikun, Vranjen (humbur më 1878), Gostivarin, Tetovën, Shkupin, Kumanovën, Presheven, Dibren, Kerrçoven, Strugen, Ohrin, Krusheven, Perlepin, Resnen, Manastirin, Folorinen, Kosturin, Naseliçen dhe Grebenen.
5. Kufini jug-lindor
Vija e kufinit jug-lindorr nis qysh prej vendit ku bashkohet lumi i Bistrices me kamben e vetv të Venetiko-sve dhe mbaron te goja e lumit të Artës (38042’ gjatësi lindore 3901’gjanësi veriake) me një gjatësi pothuajse 180 km. Kjo vijë e kufinit prej vendit që u përmend shkon me lumin e Venetiko-s deri në majën 549, mbasandej, tue shkue drejt jugës mbas rrjedhës së një përroni që është degë e Venetiko-s, kalon nga lindja e Kipurjos e shkon gjithnjë nga juga mbas atij prroni deri në Fonike (1288), ku pjek me kufirin e vjetër turko-grek të para 1912-ës, të cilin e krahinave të Kurshumlis, të Prokupjes e të Leskovces (sikundër po kërkohen krahinat e Tivarit, të Ulqinit, të Podgoricës, të Vranjës etj., atëherë kufini veri-linduer ndërron trajtë … Kjo vijë e kufinit përmbledh qytetet e Kurshumlis, të Prokupjes, të Leskovces e të Vranjës, bashkë me katundet e kazavet të tyne.
6. Kufini jugor
Kjo pjesë e kufinit të Shqipërisë ethnike përbahet prej brigjeve të gjiut të Artës. Këto brigje të përthyeme tepër kanë një gjatësi pothuajse 93 km, qysh prej gojës së lumit të Artës e deri te qyteti i Prevezës. Kjo vijë përfshinë krahinën e Pogonit me qytetin e Voshtinës edhe krahinat e Sulit e të Çamëris me qytetet e Filatit, të Ajdonatit, të Margëlliçit, Pargës, Lurosit, Filipiodhes e të Prevezës. Vendi gjeografik i Shqipnis Ethnike Mbrenda kufijvet që u përmenden përmblidhen tokat e Shqipnis ethnike, të cilat shtrihen në anën juge-perëndimore të gadishullit të Ballkanit, mbi brigjet lindore të detnevet të Jonis e të Adriatikut, prej juge në veri, ndërmjet shkallëvet të gjanësis veriore 38057’(Prevezë) dhe 43020’ (maja e Jankovit në V.P. të Novipazarit) edhe prej perëndimit në lindje dërmjet shkallëve të gjatësisë lindore prej Ferros, 36040’ (Sqepi i Luftës së Zezë=Crnirat) mbi Spizze-n edhe 39038’ (Kumarevo në lindje të Vranjes).
Hartë fizike e Shqipërisë
Hartë politike e Shqipërisë
Hartë e qyteteve dhe fshatrave shqiptare
Hartë rrugore e Shqipërisë
Hartë e Shqipërisë në www.google maps
Harta e shqipërisë nga sateliti në internet, rrethet shqiptare me qytete dhe fshatra , malet fushat rrugët
Harta interaktive me e kompletuara e Republikes se Shqiperise ne internet
http://www.shqiperia.tv/p/harta-e-shqiperise-maps.html
Ballkani Përendimor, përfshi Shqipërinë – “Resident Evil”
Ballkani Përendimor, përfshi Shqipërinë – “Resident Evil”
Një dizenjues bullgar, i quajtur Yanko Tsvetkov, publikoi në të përditshmen “Daily Telegraph”, harten e paragjykimeve.
Ai bëri nje sondazh për opinionin që kanë fqinjet ndaj vendeve që kanë pranë dhe nxorri një paragjykim komik, që perkufizon çdo shtet. Përcaktimet e hartes ishin këto:
Ballkani Perendimor, perfshirë edhe Shqipërinë – “Resident Evil”
Rumania dhe Bullgaria – “Dracula”
Itali e Veriut – “Republika Italiane”
Sardenja – “Berlusconia”
Siçilia – “Somali”
Kalabria – “Etiopi”
Turqia – “Gjel Deti”
Zvicra – “Bankomat”
Franca – “Njerez me Ere”
Gjermania – “Pornografi e piste”
Spanja – “Meksike”
Portugalia – “Brazil”
Britania e Madhe – “Mumje”
Rusia – “Komuniste”
Irlanda – “St.Patricks”
Islanda – “Wikileaks”
Kanadaja – “Vegjetariane”
Afrika Qendrore – “AIDS”
Kina – “Supermarket”
Brazili – “Komuniste liberale”-