2011-04-02

AKR del nga koalicioni?



AKR-ja ka shqyrtuar gjatë natës mundësinë e daljes nga koalicioni qeverisës me PDK-në. Në një njoftim të dërguar për mediat rreth orës 2:00 të mëngjesit të së shtunës, AKR-ja bëri të ditur se është e gatshme ta shkëpus marrëveshjen me PDK-në.

“Zyrtarë të lartë të AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re, njëzëri janë pajtuar për të shqyrtuar seriozisht mundësinë e shkëputjes se menjëhershme të koalicionit qeverisës. Qëndrimi për shkëputje të koalicionit qeverisës vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit politike në vend. AKR në kuadër të Koalicionit për Kosovë të Re, gjatë këtyre konsultave, është shprehur e gatshme të ndërprejë kontratën e koalicionit qeverisës nëse kjo kontratë nuk do të përmbushet në tërësinë e saj. Konsultat po vazhdojnë edhe tani dhe do të intensifikohen në orët e hershme të mëngjesit në një takim të Kryesisë së AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re ku do të vendoset për hapat e mëtejmë lidhur me shkëputjen e koalicionin qeverisës me PDK-në”, thuhet në njoftimin e AKR-së.

Njoftimi i AKR-së në një kohë të pazakonshme, vijon atë të Presidencës që njoftoi para mesnate se me kërkesë të Pacollit është shtyrë dorëzimi i detyrës tek ushtruesi i detyrës së presidentit, kryeparlamentari Jakup Krasniq, për të hënën.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...