2018-03-12

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Bukuresht ka thënë se Serbia nuk po e shqyrton njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vuciq: Zgjidhja e konfliktit me Kosovën, në interes të Beogradit


Pengesa më e madhe në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian është “gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën”.

Presidenti serb Aleksandar Vuciq e pranoi se zgjidhja e konfliktit është në interes të Beogradit, e se për këtë arsye kishte nisur bisedimet e brendshme.

“Kemi konflikt të ngrirë prej shumë vitesh. A është mirë ta kemi këtë konflikt të ngrirë edhe për 50 apo 100 vitet e ardhshme? Nuk mendoj se është kështu. Kjo është arsyeja përse kam nisur diskutimet e brendshme”, deklaron ai.

BE-ja po ndërmjetëson bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve dhe shumë në Europë besojnë se Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara se t’i bashkohet bllokut.

“Me shqiptarët mendoj se na duhet marrëveshje afatgjate e paqes për 200 vitet e ardhshme”, vijoi me tej Vuçiq, duke shtuar se të gjitha palët “do të duhet të bëjnë disa lëshime”.

Vuçiq po ashtu premtoi se do ta çojë Serbinë në BE dhe tha se fakti që Rusia po armatos ushtrinë serbe nuk e kërcënon këtë synim.




Ai, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për njohjen e Kosovës ka bërë një kundër pyetje “atëherë çfarë do të ishte kompromisi”.

„Nëse propozimi është që vetëm Serbia ta njohë Kosovën, kjo, në këtë rast do të thotë se shqiptarët fitojnë të gjitha e pyetja ime është se çfarë do të fitonin serbët. Nëse dikush do të më thotë se “manastiret dhe kishat do të mbrohen”, kundër pyetja ime do të ishte “e në rast se jo, a do të digjen ato, apo çfarë”?, citon b92 të ketë thënë ai.

Vuçiq ka theksuar Serbia po bën përpjekje që të arrijë zgjidhje kompromisi, nuk po e shqyrton njohjen, por është hapur për të gjitha çështje tjera që shpien drejt zgjidhjes së këtij problemi të rëndësishëm. Sipas fjalëve të tij, është me shumë rëndësi që të gjendet mënyra si t’i qaset këtij problemi dhe si t’i prezantohet ai opinionit.

No comments:

Post a Comment

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...