Nga
Fritz RADOVANI:
24 MARS 1963: Shugurohet Meshtar Don Luigj Kçira nga Imz.
Ernesto Çoba.
Pak kohë
para zgjedhjeve të para nen pushtimin sllavokomunist të vitit 1944, votimet
ishin caktue me 2 Dhjetor 1945. Aso kohe seminaristi Mark Çuni kishte formue
Organizaten Antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” në Shkoder. Aktiviteti i
Organizatës kje i shkurtë dhe filloi me traktët e para të shpërndame në nandor
1945 po në Shkoder. Teksti ishte i kjartë. Bahej thirrje për mos me votue
për “Frontin Demokratik”, sëpse kjo organizatë mëshef mbrenda saj vetëm
elementin sllavokomunist vrasës në shërbim të Jugosllavisë së Titos, politikë
që ishte shumë e kjartë nga vëprimet e qeverisë komuniste kukull të Tiranës që
drejtohej nga Enver Hoxha. Ardhja e Nako Spiros dhe e Sejfullah Maleshovës në
muejt e parë të 1945 në Shkoder, kishte zbulue edhe një vëprim që shpejtë do të
ndodhë, “se shpejtë qeveria komuniste do të mbyllin të gjitha shkollat
fetare”....
Si dhe
masat tjera ekonomike, që do të ushtrojnë kundër Fesë për me realizue qellimet
ateiste të doktrinës komuniste stalinjane, si në Rusinë bolshevike të
diktatorit Stalin.
Në Shkoder
ishin edhe disa lapera agjentë që mbas ramjes së fashizmit u vune në shërbim të
sigurimit komunist që me Nandorin 1945, dhe ishin ditë e natë në gjurmim të
vëprimëve të Organizatës “Bashkimi Shqiptar”. Në Organizatë u përfshinë
studentë, profesorë, ushtarakë, punëtorë, fshatarë, që me vepra do të dëshmonte
se asht për përmbysjen e komunizmit pa dhunë, po me zgjedhjet e “lira dhe
demokratike” që shpejtë do të zhvilloheshin në Shqipni. Në fakt ngjau e
kunderta!
Nder të parët aktivistë u arrestue Luigj Kçira, per të
cilin Mark Gjon Shllaku më ka thanë se pak burra, mund të kenë qendrue
gojëmbyllun para torturave shnjerzore ashtu si ka mujtë me qendrue Luigj Kçira.
E mos harroni kurrë urrejtjen e sigurimit të shtetit!
Deklarata e Luigj Kçirës, e bame para gjyqit të hapun në
kinema “Rozafat” të qytetit të Shkodres, me datën 28 Janar 1946, ora 09.00, me
trup gjykues: Kryetar Mustafa Iljazi, anëtarë Namik Qemali e Tonin Miloti,
prokuror Aranit Çela, proces i plotë i ruejtun në Dosjen nr. 1068, në arkivin e
Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë, tregon plotësisht dhe kjartë, në mënyrë të
pakundërshtueshme tradhëtinë, makinacionet dhe qellimin që kishte në plan të
parë sigurimi komunist e që, përballë tij asht vepra Demokratike e vërtetë e
Organizatës “Bashkimi Shqiptar” dhe e drejtuesit tê saj Mark Çuni.
I arrestuemi Luigj Kçira deklaron: “At Fausti dhe At
Dajani, nuk dijnë kurrgja se unë kam hjellë trakte. Ata mi ka dhanë Mark Çuni e
Gjergj Bicaj. Unë i kam lanë në shtëpi tek Gjovalin Zezaj, dhe bashkë me té
kemi dalë me i shpërnda. Këte e ka dijtë edhe xhakoni Gjon Shllaku e Zef Kuqi.
Tue i shpërnda na ka kapë Kol Shytani e Gjon Prennushi dhe jemi arrestue atë
natë me 27 Nandor 1945. Kush na paditi s’e dij...”.
Luigj
Kçira u dënue me 20 vjet burg, per me vujtë gjithë jeten nën zgjedhen e “luftës
së kllasave” nga diktatura komuniste, vetëm pse kerkoi zgjedhje të Lira dhe
demokratike... Liri mendimi dhe fjale ...kërkoi Liri Feje...një e Drejtë
themelore per Njeriun, per këte u konsiderue gjithë jeten e Tij “armik i
popullit”. Mbas dhjetë vjetëve burg lirohet dhe i kushtohet Fesë, tue u ba nen
kujdesin e Imz. Ernesto Çobës, Ushtar i Krishtit me datën 24 Mars 1963. Rrethanat
në të cilat u ndodh rrezikuene edhe njëherë arrestimin e Tij.
Nuhati
perndjekjen dhe survejimin që nuk ju nda gjithë jeten madje, edhe kur ishte në
rrugë karrshi Foto Marubit me çekiç në dorë tue meremetue shkarpa të vjetra...
13 Mars
1991, ka thanë Meshen e Parë në Kishen e Arrës së
Madhe mbas rihapjes së Kishave në Shqipni, në vitin 1990. Vazhdoi me pervujtni
sherbimin fetar deri me datë 20 Nandor 2008, kur Don
Luigji, ndrroi jetë në moshen 83 vjeçare në Shkoder.
***
2018 Sot në këte dhjetë vjetor të vdekjes së Tij,
Don Luigj Kçira na kujton portretin e Atdhetarit, Fetarit, puntorit, “armikut
të popullit”, këpuctarit, qytetarit dhe Burrit të Nderuem të qytetit të Shkodres,
klerikut të pervujtë, Ushtarit besnik dhe të palodhun të Krishtit në Shqipninë
e martirizueme nga terroristët Enver Hoxha e Ramiz Alia.
Thjeshtësia
dhe perkushtimi i Don Luigjit mbesin të perjetshme në kujtesen e të gjithë
atyne që e njohën dhe u pershndetën me dashuni e respekt me Klerikun e
palodhun...
Vetë jeta
dhe modestia e Tij janë një model prej të cilit duhet mësojnë Rinia sot!
Ai
ishte Meshtar Katolik që nuk u thye as nuk u perkul asnjëherë perballë terrorit
dhe persekutimit komunist ma barbar që ka njoh historia e Popullit Shqiptar,
Atij Popull që nder shekuj per Atdhe e Fe, vazhdoi me kenë besnik i Gjergj
Kastriotit Skenderbeut !
Melbourne 23 Mars 2018.