Vladimir Putin, sa urrehet në Perëndim, po aq adhurohet në vendin e tij!


Sa urrehet në Perëndim, po aq adhurohet në vendin e tij! Këto këndvështrime ekstreme për udhëheqësin e padiskutueshëm të Rusisë, Vladimir Putin, janë të lidhura ngushtë, pasi sa më shumë ai fajësohet për të gjitha të këqijat jashtë kufirit, aq më shumë rusët e mbështesin atë, të paktën sipas sondazheve.


Gjatë mandateve të njëpasnjëshme si president dhe kryeministër, ai ka mundësuar rritjen ekonomike, zgjerimin ushtarak dhe riafirmimin e Rusisë si fuqi kryesore në botë.



 


Por këto arritje kanë shkuar paralelisht me censurimin e medias, shtypjen e opozitarëve dhe përshkallëzimin e tensioneve diplomatike me Perëndimin.

Procesi i fundit u përshpejtua pas ndërhyrjes së Putinit ndaj rrëzimit të qeverisë proruse në Ukrainë, gjatë protestave të vitit 2014.

Si kundërpërgjigje, Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina, lëvizje me të cilën siguroi rritjen e popullaritetit në vend dhe përkeqësimin e marrëdhënieve me Perëndimin.

Një vit më vonë, Putin iu përgjigj kërkesës për ndihmë të aleatit Bashar al-Assad në Siri, duke dërguar avionë luftarakë për bombardimin e pozicioneve rebele në shtetin e përfshirë nga lufta.

Kritikët thonë se, që prej ardhjes në pushtet, Putin krijoi një sistem neofeudal të regjimit, që përqendron kontrollin e burimeve kryesore ekonomike në rrethin e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë. Shumë rivalë të tij janë arratisur ose kanë përfunduar në burg.

Në fëmijërinë e tij, Putin u trajnua për arte marciale, duke aspiruar njëkohësisht të bëhej një spiun i KGB-së.

Pasionet i mishëroi më së miri si udhëheqës i Rusisë, duke luftuar rebelët çeçenë, duke drejtuar aneksimin e Krimese, e mbi të gjitha duke aprovuar një fushate të sofistikuar përgjimi për të minuar demokracinë amerikane.

Ndikimi i tij në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 është gati i sigurtë, e mediet në vend publikuan të dielën një foto që ironizonte mbi këtë fakt.


“Pasi zgjodhëm presidentin amerikan, tani do të zgjedhim atë në Rusi”
“Pasi zgjodhëm presidentin amerikan, tani do të zgjedhim atë në Rusi”, thuhet në koment.



Tashmë 65 vjeç, njeriu që – para se të bëhej kryeministër nën udhëheqjen e Boris Yeltsin në vitin 1999 – ishte kreu i shërbimeve sekrete, nuk heziton të tregojë formën fizike teksa praktikon sporte e aktivitete të ndryshme në natyrë.




Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)