Rasti i helmimit të spiunit rus Sergej Skripal dhe të bijës në Britaninë e madhe, ka tronditur sallonet kancelaritë europiane – duke futur në sherr Londrën me Moskën – dhe pritet të diskutohet sërish javën e ardhshme në Bruksel.
Por luftërat e spiunëve janë të vjetra sa bota, aq sa amerikanët e quajnë spiunazhin si “zanatin e dytë më të vjetër të botës”.
Në periudhat ndërmjet Mesjetës dhe Rilindjes, Republika e Venedikut ishte më e organizuara në ngritjen e seksionit të inteligjencës.
Legjendarë u bënë spiunët e Francës në kohën ndërmjet Revolucionit dhe Mbretërisë së Napoleonit me Jozef Fushe-në si figurë mitike. Por ishte Anglia që krijoi rrjetin më të madh dhe efikas të spiunazhit në të gjithë botën.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Mi6-a britanike, CIA amerikane, KGB-ja sovjetike dhe Mossad-i izraelit, janë ndër shërbimet sekrete më të fuqishëm dhe më aktive.
Gjatë Luftës së Ftohtë, ura e Glienicke që lidhte Berlinin lindor me atë perëndimor u emërtua si “Ura e Spiunëve”, titull që u vu së fundi edhe nga Steven Spilberg në filmin e famshëm me Tom Hanks.
Ndërsa shkëmbimet më të famshme në atë urë ishin ato të kolonelit Rudolf Abe, spiun i famshëm rus, i cili u shkëmbye me Gary Poëers, pilot i avionit spiun amerikan U2 që u rrëzua në territorin rus.
Shkëmbimi i fundit u krye në vitin 1986 kur disidenti rus Anatoli Sharanskij dhe tre spiunë amerikanë, u shkëmbyen me Karl Koerche dhe 4 agjentë të KGB-së.
Në vitin 2010, Sergej Skripal dhe 4 rusë të dënuar për lojë të dyfishtë spiunazhi u shkëmbyen në Vjenë, një tjetër qytet i njohur për shkëmbimin e spiunëve, me 10 agjentë rusë të kapur në SHBA.
Më e famshmja ndër to qe Anna Chapman (e kuqja), e arrestuar në SHBA për spiunazh dhe e dënuar me burgim të përjetshëm.
Anna Chapman
Pas kthimit në Rusi, Chapman u bë një person i famshëm, prezantuese televizive dhe modele; por ajo që e rriti edhe më bujën e Anës ishte afera e dashurisë me Edward Snowden, ish-agjentit të CIA-s që u dha rusëve sekretet më të mëdha të qeverisë amerikane.
Por kush janë agjentët më të mirë të historisë? Për këtë ka menduar prestigjiozja britanike “The Guardian” që ka renditur 10 spiunët më të aftë të historisë.
11. Melita Norwood (1912-2005)
Në dukje ajo ishte asistentja e pafajshme e drejtorit të një prej qendrave të kërkimit atomik në Britani, që në fshehtësi ia kalonte sekretet e bombave atomike Rusisë për 37 vjet, para se të identifikohej në vitin 1999. Vajza e një babai nga Letonia dhe mamasë, simpatizante të komunizmit, spiunazhi i saj u ekspozua në moshën 87 vjeçare. Përgjigja e saj ishte: “Mendova se do ta merrja në varr me vete këtë sekret”.
22. Fritz Joubert Duquesne (1877-1956)
Duquesne, njeriu me kombësi afrikano-jugore, u zhgënjye dhe iu neveritën veprimet e ushtrisë britanike gjatë Luftës Boer, në veçanti politikat dhe burgimet që Lord Kitchener i bëri mamasë dhe motrës së tij në kampe përqendrimi. Fritz Duquesne u bë spiun gjerman në vitin 1914. I maskuar si një hulumtues shkencor, ai vuri disa bomba me sahat në disa anije britanike, falsifikoi vdekjen e tij dhe më vonë pohoi se kishte qenë përgjegjës për përmbytjen e anijes ku ndodhej Kitchener në udhëtimin e tij fatal në Rusi në vitin 1916.
33. Virginia Hall (1906-1982)
Një vullnetare amerikane i Operimeve Ekzekutive Speciale gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hall operoi në Francën e pushtuar. Ajo koordinonte aktivitetet e saj gjatë kohës që punonte si korrespondente për New York Post, dhe u shfaq në listën e Gestapos si një ndër më të kërkuarit. Në listë njihej me emrin “Zonja e Çaluar”, kjo për faktin se në vitin 1932 kishte qëlluar veten në këmbë duke e zëvendësuar atë me protezë gjymtyrësh (në të cilën kishte fshehur dokumente të shumta).
44. Klaus Fuchs (1911-1988)
Si një fizikant bërthamor që erdhi në Angli në vitin 1933, gjermani Fuchs punoi në një projekt britanik sekret të bombave atomike dhe më vonë në Projektin Amerikan. Ai u arrestua dhe u burgos në vitin 1950 dhe ishte e qartë që po ja kalonte informacionet Bashkimit Sovjetik, i motivuar nga ndjenjat anti-naziste dhe nga këndvështrimi që kishte për arritjen e ekuilibrit të pasluftës. Sipas raportimeve, ai ishte një njeri tepër i sjellshëm dhe akademik.
55. Belle Boyd (1844-1900)
E lindur në Virxhinia, Maria Isabella “Belle” Boyd u bë spiune e Konfederatave në moshën 17 vjeçare, pasi qëndronte nën survejim nga rojet sepse kishte qëlluar një ushtar të Unionit, sipas kujtimeve të së cilës, (ushtari) kishte fyer atë dhe mamanë e saj. “Ne femrat jemi të detyruara të armatosemi në mënyrë që të mbrojmë veten”. Sharmante dhe e bukur, ajo nxorri sekretet e Unionit dhe u dënua me burgim.
66. Francis Walsingham (1532-1590)
Waslingham ishte mjeshtri i fundit i spiunimit i Tudorit. Sekretari kryesor i Elisabetës së Parë dhe një Protestant i vendosur, ai kishte si qëllim të shtypte Katolicizmin me çdo mjet të nevojshëm. Rekordi i tij ishte i pabesueshëm. Ai zbulonte letra, punësonte falsifikatorë profesionalë dhe urdhëroi torturimin dhe ekzekutimin e Mary-t, Mbretëreshës së Skocisë dhe shumë priftërinjve të varfër katolikë.
77. Sidney Reilly (1873- 1925)
I ashtuquajturi “Asi i Spiunëve” u bë pjesë e shkrimeve të shokut të tij Robert Bruce Lockhart. Reilly ishte prototipi i Xhejms Blondit të Flemingut. Ky feminist i njohur, pretendon se shumë nga shfrytëzimet e tij janë të paverifikueshme, por ai është i famshëm për përfshirjen e tij në komplotin britanik për përmbysjen e qeverisë bolshevike leniniste në vitin 1918 me ndihmën e ushtrisë letoneze. Ky komplot e çoi atë drejt dënimit me vdekje.
88. Harold Kim Philby (1912-1988)
Duke e marrë pseudonimin e tij nga personazhi i novelës së Rudjard Kipling, Philby u bë komunist në Kembrixh gjatë fillimit të viteve 1930 dhe ai është më i famshmi i “5-shes së Kembrixhit”. Ai ishte kryetar i seksionit të kundër-spiunazhit Sovjetik në Shërbimin e Sekreteve. Influenca e tij ishte aq e madhe sa Stalini refuzonte të besonte se kjo ishte e vërtetë. Ai më pas u shpërngul në Bashkimin Sovjetik në vitin 1963 ku dhe qëndroi deri në fund të jetës së tij.
99. Oleg Gordievsky (1938 – …)
Gordievsky ishte rezident i Londrës për KGB-në (Komiteti i Sigurisë Shtetërore) në vitet 1980. Gjatë kësaj kohe ai ishte në kontakt me shërbimet sekret britanike. I zhgënjyer me politikën sovjetike pas Pranverës së Pragës, ai ishte një nga oficerët më të vlerësuar të KGB-së që punonte për Inteligjencën Perëndimore. Pas dyshimeve që u hasën, ai u rithirr në Moskë dhe u mor në pyetje. Ai u arratis me ndihmën e britanikëve. Ashtu si dhe Reilly, ai u dënua me vdekje nga autoritetet ruse.
1010. Ursula Kuczynski (1907-2000)
Komunistja hebreje-gjermane, Kuczynski u angazhua në këtë punë që në moshë të re. Në vitin 1930, ajo u zhvendos në Kinë, ku dhe praktikoi teknikat e radios. Më pas jetoi në Zvicër dhe Angli, para se të largohej për në Berlinin Lindor në 1950. Një nga spiunët që ajo konkurronte për KGB-në ishte Kalus Fuchs. Më vonë Ursula u bë shkrimtare e librave për fëmijë.