Flori Bruqi : Urime Feride Rushiti, krenaria e Gjilanit dhe e mbarë Kosovës!





Fotografia e Flori Bruqi





Kohë më parë në Washington DC ,Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme nga ana e zonjës së parë të ShBA-së i takojë aktivistes dhe humanistes gjilanase Feride Rushin,nga Gjilani i Kosovës.

Është ky çmim i merituar i marrë me kontributin e saj të jashtëzakonshëm në ofrimin e shërbimeve rehabilituese, ndihmës mjekësore dhe psiko-sociale për të sapo kthyerit e pasluftës, të mbijetuar të torturës dhe dhunës sistematike.

Fotografia e Flori Bruqi

Përndryshe, zonja e parë e SHBA-së Melania Trump dhe zëvendëssekretari i shtetit John J. Sullivan ia ndanë drejtoreshës së Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushitit, Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie, ka uruar Feride Rushitin për çmimin që do t’i ndahet nga Departamenti Amerikan lidhur me punën e saj për viktimat e dhunës seksuale të Kosovës.

****
Fotografia e Flori Bruqi
Delawie ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare për këtë çmim

“Urime Feri Rushitit, fituese e çmimit të Departamentit të shtetit/Gratë e guximshme! Feride ka luftuar pa u lodhur për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale të luftës dhe grupeve të tjera vullnetare. Kosova duhet të jetë krenare” ka thënë Delawie në një postim në ‘Twitter’.

Të premten më 23 mars 2018, zonja e parë e SHBA-së Melania Trump dhe zëvendëssekretari i shtetit John J. Sullivando t’i ndajnë Rushitit Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme.

Ky çmim ndahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për gratë të cilat kanë dëshmuar lidership dhe guxim të jashtëzakonshëm në avokimin për paqe, drejtësi, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)