Gishtërinjtë e Riza Llukës trandën Sllobodan Millosheviqin dhe tërë Jugosllavinë
Gazetari RTVDukagjini, Fitim Behluli, ka publikuar dokumentarin në kujtim të datës 23 Mars 1989 – Gishtërinjtë që trandën Jugosllavinë.
Behluli këtë dokumentar ia ka kushtuar kësaj ngjarjeje dhe ish – drejtorit të tij të parë, Riza Lluka në RTV Dukagjini.
Riza Lluka gjatë tërë jetës së tij u dallua si veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe si politikan aktiv.
I lindur në vitin 1943 ai ishte inxhinier i ndërtimit.
Delegat i Kuvendit të Kosovës në periudhën 1982-1990 dhe anëtar e Kryetar i Këshillit për urbanizëm dhe punë komunale në ish-Dhomën e Punës së Bashkuar të Kosovës.
Riza Lluka njihet dhe si kundërshtar i amandamenteve të Republikës së Serbisë me të cilat shuhej autonomia e atëhershme e ish-KSAK-së dhe ka votuar kundër këtyre ndryshimeve në vitin 1989.
Riza Luka ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kuadër të institucioneve paralele, por atëherë si anëtar i Partisë Parlamentare (1992-1998).
Riza Lluka do mbahet mend edhe si misionar në pajtimin e gjaqeve në SHBA në krye me Anton Çetën gjatë viteve të ’90-ta.
Riza Lluka ishte këshilltarë komunal në Kuvendin Komunal të Pejës për vite me radhë. Mbetet një veprimtar politik i qëndrueshëm dhe koherent në artikulimin e kërkesave dhe nevojave njerëzore, duke ofruar ide dhe shndërruar ato në praktikë.
Duke besuar në vizionin për të ardhmen, ai çdoherë ndërlidhte përvojat nga e kaluara, historia, më qëllim të veprimit të drejtë, human dhe në shërbim të njeriut.
Riza Lluka i kushtonte kujdes të veçantë arsimit, shtimit të rinisë shkollore e studentëve, stimulimit të tyre përmes angazhimit të strukturave të qeverisë dhe aktivizimit të të gjitha resurseve vendore e ndërkombëtare që të gjenden mjete për plotësimin e këtyre nevojave.
I ndjeri Riza Lluka deri në ditët e fundit të jetës ishte në krye të RTV ‘Dukagjini’-t në detyrën e Drejtorit.
******
“Nuk duhet të harrojmë vitin ’81, kur tërë studentët dhe rinia u ngritë në këmbë dhe praktikisht mund të thuhet se Kosova filloi ta rrënoj komunizmin. Kosova e afirmojë këtë çështje, pakënaqësinë e atij sistemi monist. Por pas vitit ’81, filluan ngjarjet të acarohen, gjithnjë e më tepër, mandej filluan diferencimet e ndryshme, pastaj ishte një periudhë shumë e vështirë, sidomos kur marrim parasysh se ne në një periudhë të caktuar kemi pasur një liberalizim, një mundësi të mësohet, të studiohet, mirëpo ato më vonë u keqësuan” ka thënë Riza Lluka në këtë dokumentar.
Lluka tregonte se çka kishte ndodhur pas ardhjes së Millosheviqit në pushtet dhe se cilat ishin momentet kritike të asaj kohe.
“Në ato ditë, sidomos viti 1988 u ngritë e tërë popullata, mbi 300 mijë qytetarë nga tërë Kosova shkuan në Prishtinë, që ta ruajnë atë autonomi të atëhershme, sepse e vetja formë për t’i ruajtur të drejtat tona në atë periudhë. Mirëpo, të gjithë ishin për ta mbrojtur autonominë e Kosovës” ka rrëfyer Lluka.
Riza Lluka gjatë tërë jetës së tij u dallua si veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe si politikan aktiv.
I lindur në vitin 1943, ishte Inxhinier i Ndërtimtarisë, delegat i Kuvendit të Kosovës në periudhën 1982-1990, dhe Anëtar e Kryetar i Këshillit për Urbanizëm dhe Punë Komunale në ish-Dhomën e Punës së Bashkuar të Kosovës.
Flori Bruqi