2018-03-21

Flori Bruqi : Inteligjenca artificiale po avancon

Inteligjenca artificiale, kërcënim në duart e kriminelëve 


Dronë të shndërruar në raketa, video të rreme që manipulojnë opinionin publik dhe sulme automatike të hakerave, janë vetëm tre nga kërcënimet që nga inteligjenca artificiale bien në duart e gabuara.


Në një raport, të titulluar Shfrytëzimi keqdashës i inteligjencës artificiale, paralajmërohet se kjo e fundit mund të shfrytëzohet nga shtetet armike, kriminelët dhe terroristët. Ata që projektojnë sistemet e inteligjencës artificiale, duhet të bëjnë më shumë që të kufizojnë keqpërdorimet e mundshme të teknologjisë ndërkohë që autorët kërkojnë që qeveritë të marrin në konsideratë ligje të reja.

“Raporti është përqendruar në fushat e inteligjencës artificiale që janë të disponueshme tani ose do të jenë brenda pesë viteve të ardhshme dhe nuk hedh vështrimin nga e ardhmja më e largët”, Shahar Avin, Universitet Cambridge.

Veçanërisht shqetësuese është zona e re e mësimit të përforcuar ku inteligjenca artificiale trajnohet në nivele mbi njerëzore inteligjence, pa shembuj human apo guidë. Specialistët thonë se teknologji si AlphaGo mund të përdoren nga hakerat për të gjetur akses në të dhëna.

Një individ me qëllime të këqija mund të blejë një drone dhe ta pajisë me softuerin e njohjes vizuale për të marrë në shënjestër një individ të caktuar. Viruset mund të automatizohen apo video të rreme mund të përdoren për manipulim politik. Të gjithë këto shembuj dhe shumë të tjerë, përmenden nga autorët në raportin me 100 faqe.

Spanien Barcelona Mobile World Congress (DW/K. Ferguson)
Mençuria (lat. intelligentia, nga fjalët inter- ndër; lego - lidh; përzgjedh, kuptoj) është tërësia e funksioneve të lindura njohëse, përshtatëse dhe përfytyruese, të krijuara nga veprimtaria trunore e njeriut dhe e disa kafshëve. Përkufizohet edhe si aftësia e arsyetimit, kuptimit, zgjidhjes së problemeve, rrokjen e ideve dhe gjuhës. Megjithëse shumë dijetarë e mendojnë konceptin e mençurisë si një fushë më të gjerë, shumë rryma psikologjike e cilësojnë mençurinë si dallim mes formave të personalitetit si karakterin, krijimtarinë apo diturinë.

Inteligjenca njerëzore është kapaciteti intelektual i njerëzve, i cili karakterizohet nga perceptimi, vetëdija dhe vullneti. Përmes inteligjencës së tyre, njerëzit posedojnë aftësitë kognitive për të mësuar, formojnë koncepte, kuptojnë, aplikojnë logjikën dhe arsyen, duke përfshirë kapacitetin për të njohur modelet(patterns), kuptojnë idetë, planifikojnë, zgjidhin probleme, marrin vendime, mbajnë mend, dhe të përdorin gjuhën për të komunikuar. Inteligjenca i mundëson njerëzve të përjetojnë dhe të mendojnë.

Spanien Barcelona Mobile World Congress (DW/K. Ferguson)

Disa studime kanë treguar se pesha në lindje ka një lidhje të drejtpërdrejtë me koeficientin e inteligjencës (sipas studimit, fëmijët me peshë më të madhe në lindje kanë inteligjentë më të lartë)

Sipas Rosemary Hopcroft, një sociologe në Universitetin e Karolinës së Veriut në Charlotte, inteligjenca është e lidhur anasjelltas me frekuencën seksuale (njerëzit me nivele më të larta të arsimimit shpesh raportojnë një numër më të ulët të partnerëve seksualë).

 Paralelisht, inteligjenca e vetë-raportuar ka qenë e lidhur me praktikat e pazakonta seksuale dhe aktivitetet e shpeshta, mendimet dhe fantazitë seksuale .

Një numër studimesh kanë treguar një lidhshmëri midis IQ dhe miopisë .

 Disa sugjerojnë se arsyeja për lidhshmërinë është e mjedisit, pasi që njerëzit inteligjentë janë më të prirur për të dëmtuar shikimin e tyre me lexime të gjata, ndërsa të tjerë pretendojnë se ekziston një lidhje gjenetike.

Në maj 2013, një studim tregoi se aftësia për të injoruar shpërqendrimet lidhet me inteligjencën.

Në shtator të vitit 2014, një studim për gjetjen e varianteve gjenetike që lidhen me performancën kognitive nuk gjeti asnjë gjen të veçantë që është drejtpërdrejt përgjegjës për inteligjencën. Përkundrazi, është shuma e shumë gjeneve indirekte dhe e mjedisit .

Teoritë e inteligjencës

Ka kritikë të IQ, të cilët nuk e kontestojnë stabilitetin e rezultatet e testit të IQ ose faktin se ata parashikojnë forma të caktuara të arritjeve dhe as efektivitetin. Ata kundërshtojnë faktin, se të bazosh një koncept të inteligjencës vetëm në rezultatet e testeve të IQ do të thotë të injorojsh shumë aspekte të tjera të rëndësishme të kapacitetit mendor .

Nga ana tjetër, Linda S. Gottfredson (2006) ka arsyetuar se rezultatet e mijëra studimeve mbështesin rëndësinë e IQ për shkollën dhe performancën e punës (shih edhe punimet e Schmidt & Hunter, 2004). IQ gjithashtu parashikon ose korrespondon me rezultatet e tjera të shumta të jetës. Përkundrazi, mbështetja empirike për inteligjencat jo-g mungon ose është shumë e varfër. Ajo argumenton se pavarësisht nga kjo idetë e më-shumë inteligjencave jo-g janë shumë tërheqëse për shumicën, sepse ata sugjerojnë që të gjithë mund të jenë inteligjent në një farë mënyre.



Në psikologji, është aftësia e përgjithshme mendore që ka të bëjë me njehsimin, arsyetimin, dallimin e përkatësive dhe ngjashmërive, mësimin e shpejtë, ruajtjen dhe rikthimin e informacionit, duke përdorur një gjuhë të rrjedhshme, renditjen, përgjithësimin, dhe përshtatshmërinë me gjendjet (rrethanat) e reja. Alfred Binet, një psikolog francez, e ka përkufizuar mençurinë si tërësia e ecurive mendore lidhur me përshtatjen ndaj mjedisit. Megjithëse ka prirje të shumta që e shohin mençurinë vetëm si një funksion kuptimor apo njohës, dëshmi të shumta parashtrojnë se mençuria ka shumë veçori të tjera. Nuk ka ndonjë përkufizim të pranuar përgjithësisht mbi mençurinë. Ka pasur shumë përpjekje për matjen e mençurisë, dëshmia më e mirë dhe prova e standardizuar është matja sasinë e mençurisë njerëzore (SM, ang. IQ). SM është shuma e moshës mendore (zakonisht e shprehur në përqindje %) dhe përdoret shpesh si tregues i zhvillimit mendor.

Në pedagogji, mençuria është aftësia e mësimit apo kuptimit apo marrëdhënia me apo gjendjet e reja. Mençuria mendohet zakonisht si rrjedhje nga një ndërthurje e veçorive të trashëguara dhe ndikuesve mjedisorë (zhvillimorë dhe shoqërorë). Kjo çështje është shumë e debatueshme, dhe shumë shkencëtarë janë përpjekur të tregojnë se as biologjia (veçanërisht genet) apo mjedisi (veçanërisht kushtet që pasqyrojnë klasën ekonomiko-shoqërore) nuk janë përgjegjës për krijimin e dallimit në mençuri.

Megjithëse cdokush duket se ka ka një ide për intelligjencën, jo të gjitha përkufizimet janë të njëjta. Disa herë perdoret një përkufizim rrethor i intelligjencës sipas së cilës inteligjenca është ajo që matet me tekstet e inteligjencës dhe testet e inteligjencës masin inteligjencën. Megjithatë ky perkufizim nuk i shpreh karakteristikat e inteligjencës.

David Wechsler, krijues i një numër të konsiderueshëm testesh per inteligjencen, e konsideron atë si një aftësi për të kuptuar botën ku jeton e për t'iu përgjigjur sfidave të saj. Sipas Vernon më 1979, inteligjenca është një koncept me kufij kulturor, në kuptimin që shkathtësitë e vecanta të nevojshme për të arritur sukses ndryshojnë nga kultura në kultur. Robert Sternberg më 1986 sugjeroi se aftësia për të nxjerrë mësime nga pvrvoja dhe aftësia për t'iu përshtatur mjedisit janë përbërës themelor të një përkufizimi për inteligjencën. Kështu sipas këtij këndveshtimi, intelligjenca përkufizohet si aftësia për të mësuar dhe për t'u sjellë ne mënyrë adaptive.


Inteligjenca sociale përbën aftësinë e krijimit të marrëdhënieve në mënyrë të vlefshme dhe të ftytshme shoqërisht të pranueshme. Përkufizimi i parë i konceptit i përket viteve 1922 falë studimeve të psikologut amerikan Edward Lee Thorndike.


Inteligjenca artificiale po avancon


Tema e inteligjencës artificiale ka arritur deri tek qeveria gjermane dhe është futur nën titullin “Digjitalja”në zyrën e kancelares. Koha nuk pret, sepse ndryshimet që po ndodhin nga digjitalizimi janë gjigande.

Në faqen e internetit WILL ROBOTS TAKE MY JOB? çdo konsumator mund të shohë nëse puna që bën do të ekzistojë apo jo në të ardhmen, me cunamin që po shkakton digjitalizimi. Rezultati tregon se daktilografistët do zëvendësohen 81 përqind nga makinat, ciceronët e guidave turistike 91 përqind. Kurse administratorët e bankave të të dhënave vetëm 3 përqind.

Bazën e llogaritjeve të faqes së internetit e përbën një studim amerikan i vitit 2013, në të cilin autorët Frey dhe Osborne thonë se deri në 47 përqind e gjithë vendeve të punës në SHBA rrezikojnë të zëvendësohen nga kompjuterizimi i avancuar. Veçanërisht shpejt zhvillohet ky proces në tregun e punës kur digjitalizimi vjen i rimorkiuar me inteligjencën artificiale. Kemi të bëjmë këtu me aftësinë për të mësuar të kompjuterave, që më parë janë mbushur me të dhëna. Nëse në fund do të quhet mësim i makinave apo deap learning, kjo nuk ka rëndësi. Kompjutera shumë të aftë do të sjellin ndryshime të mëdha në tregun e punës. Sidomos të gjitha llojet e aktiviteteve që lidhen me rutinë, kanë pak shance mbijetese. Sa më individuale të jenë proceset, aq më mirë për ekzistencën e tyre.

Shumë vende pune në industri do të zhduken

Revista amerikane Wired, shkruan se vendet e punës në industri do të zhduken dhe pjesa më e madhe e punonjësve do të punojë në të ardhmen si programues. Dhe kur thotë këtë kolumnisti i revistës Wired, Clive Thompson nuk flet për forca të specializuara të gjigandit në këtë sektor Silicon Valley, ku punojnë tetë përqind e programuesve të Amerikës, por flet për miliona vende të tjera pune të sektorit të Teknologjisë së Informacionit, që kanë të bëjnë me rrjete të dhënash firmash të vogla dhe të mesme. Me një rrogë vjetore 80 mijë dollarë në vit, të ardhurat e punonjësve të IT në Amerikë janë mbi mesataren e të ardhurave, me një orar pune 40 orë në javë.

E ardhmja e specialistëve të të dhënave dhe e programuesve është kështu pozitive. Në SHBA pritet që vendet e punës në sektorin e IT të shtohen me dhjetë përqind vitet e ardhshme.

Kërkohen me ngulm programues

Kjo vlen edhe për kompani si Zalando, ku më shumë se 100 vende pune të marketingut do të zëvendësohen nga algoritmet. Sipërmarrja tregtare e veshjeve të modës, me qendër në Berlin kërkon me ngulm programues. Manaxheri Moritz Hahn, thotë se Zalando kërkon ta personalizojë sa më shumë me ndihmën e të dhënave, trajtimin e klientëve.

Edhe industria klasike do të tronditet nga digjitalizimi. Shefi i Siemensit, Joe Kaeser mendon se deri në vitin 2030 gjysma e vlerave të ekonomisë gjermane do të humbasë prej digjitalizimit. Në një konference në verë të vitit 2016 Kaeser njoftoi se vetëm një ndër dhjetë persona të shtresës së mesme do të përfitojë nga digjitalizimi: "Njëri ngjitet lart, nëntë të tjerë zbresin poshtë,” thotë Kaeser. "Digjitalizimi do të zhdukë shtresën e mesme", thonë prognozat e menaxherëve kryesorë gjermanë. Dhe kjo nuk do ndodhë ngadalë, por me hapa të shpejtë.






A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...