Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/31

Albin Kurti thotë se dëbimi i 6 turqve u bë me dijen e Hashim Thaçit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar sërish lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova të cilit kishin leje qëndrimi.


“Kosova është Republikë Parlamentare, që ka president despotik e abuziv, dinak e persekutues, i cili ka marrë me qira një kryeministër i cili krejt çfarë ka dashur tashmë e ka. Demokraci e drejtësi do të thotë që këta gjashtë persona t’ia kthejnë ndjekjen autorit”, ka shkruar Kurti në facebook.

Lidhur me këtë temë Kryeministri Haradinaj ka ftuar për sot Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Edhe presidenti Thaçi gjatë ditës ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë ku edhe pritet të flasë për këtë çështje.

No comments:

Post a Comment

Mateo Borri është pretendent kryesor për të fituar Big Brother VIP Albania 5 pasi ka mbështetjen më të madhe nga publiku.në Big Brother VIP Albania 5

Familjarët e 5 banorëve u shfaqën në “ledwall” ndërsa ishte vëllai i Mateos ai që lajmëroi finalistin e dytë. Mateo Borri është pretendent k...