Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/14

Pro et contra : nga Shefqet Dibrani :Kolona e Pestë,ka mashtruar qytetarin e Kosovës , Amerikën, Bashkimin Evropian(KOLONA E PESTË)

Shefqet DIBRANI (@ShefqetDibrani) | Twitter

1.Kolona e Pestë[3], është formacion i dyshimtë[4], që ka mision të caktuar! Ndërsa në Kosovë, KOLONË E PESTË, mund të llogaritet Klani nga RIINVESTI[5], pastaj nënë seksione të Kolonës janë formacionet “LIDHJA e BESO.”[6], të cilët tërësisht dhe krejtësisht në mënyrë klandestine dhe jo të rregullt, d.m.th krejtësisht në mënyrë antistatutare janë katapultuar në strukturat udhëheqëse të LDK, për t’i shantazhuar e paralizuar të gjitha proceset politike e shtetërore.
Edhe pse veteranet dhe themeluesit e LDK-së, diku mbi 70% janë gjallë[7], ata i ka eliminuar Kolona e Pestë, nga Kryesia e LDK-së, nga KP i LDK-së[8], pastaj askund nëpër Kryesitë e Degëve të LDK-së nuk gjen ndonjë veteran e themelues të Degëve që janë pjesë e strukturave, po ashtu nga ky brez nuk është zgjedhur asnjë delegat në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, madje këtë privilegj nuk e gëzon asnjë veteran për të qenë Deputet në Parlamentin e Kosovës. Ky zinxhirë kaq kriminal dhe kaq antidemokratik ka vazhduar duke i eliminuar nga çdo vend e nga çdo funksion, prandaj askund themeluesit dhe veteranet e LDK-së, nuk janë marrë si këshilltar askund nëpër borde e ministri dhe as nëpër komisione profesionale që i ka LDK-ja. 

Ky eliminim kaq i madh nuk ka mundur të ndodhë as në shtetet diktatoriale, por konsiderohen reforma dhe veprimet janë mbështetur një brez më i ri i cili qenka shkolluar në Evropë dhe Amerikë, të cilën kanë mision për të keqinformuar SHBA-në dhe vendet e BE-së, sikurse edhe EPP-në.
Nga ky prizëm mund të konstatojmë se të gjithë ata që janë në vartësi të Isa Mustafës, deshën apo jo, janë pjesë e KOLONËS SË PESTË, dhe kanë mision për t’i sabotuar të gjitha proceset demokratike në Kosovë, për të cilat kanë investuar vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos e harruar Japoninë dhe vendet tjera aleate.
Kjo analizë mëton për të kompletuar qasjen rreth veprimtarisë subversive të Kolonës së Pestë, e cila në strukturat e LDK-së është zgjedhur në mënyrë mafioze me pëlqimin e Isa Mustafës, i cili nuk i respekton zgjedhjet e fshehta, konkurrencën dhe normat demokratike të cilat janë pjesë e statusit dhe rregullores për zgjedhje edhe brenda LDK-së[9]. Po të ishin mirë të informuar Amerikanët dhe strukturat politike në BE, sidomos ato në EPP[10], Isa Mustafës që moti e kishin izoluar duke e detyruar për t’iu nënshtruar reformave. Por janë Kolona e Pestë, fatkeqësisht me diploma të marra nëpër Universitetet e Evropës dhe Amerikë, të cilët kanë mashtruar për reformat dhe forma e rregullta e demokratike në LDK. Këtij kori i shtohen disa ish bashkëpunëtor të Konsullatave Jugosllave në Evropën Perëndimor, militant nëpër Klubet Jugosllave, barinjë dhe kopshtar analfabet, mashtrues e mercenar, që kanë tradhtuar Salih Çekajn, e deri procesin zgjedhor pas Kuvendit të VII-të Zgjedhor, në Degët e LDK-së në Zvicër dhe gjermani, gjatë vitit 2015-2017, dhe militant të Grupeve të Trepërqindëshit që udhëhiqeshin nga Isa Mustafa, por asnjëri syresh, flas me përgjegjësi të lart morale e profesionale, nuk ka qenë strukturë e organizuar brenda radhëve të LDK-së gjatë viteve të nëntëdhjeta.
Dorën në zemër Isa Mustafa, personalisht e ka thënë një të vërtetë të pakontestueshme, sepse ai kështu ka vepruar qe 40 vjet rresht. Tashmë shihet se Populli për Isa Mustafën, është letër shpenzuese, (për të mos e theksuar letër WC-je). Prandaj pa e turpëruar fare, ky përfaqësues tipik i KOLONËS SË PESTË, në emisionin Argument Plus  TV21, të datës 08.05.2020, e ka thënë saktë e pa ekuivokë një të vërtetë se në Kosovë: “Qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheq vendin[11]d.m.th. votuesi është pjesë e orkestrës për të emituar demokraci, sa për të krijuar alibinë se Isa Mustafa dhe Kolona e Pestë, e respektojnë votën e qytetarit dhe pikërisht me këtë adutë, ky klan ka mashtruar Amerikën, Bashkimin Evropian, të cilët vazhdimisht i kanë vlerësuar zgjedhjet e mira, por siç e dimë të gjithë, imazhi i tyre është prishur më vonë, nga interesa të jashtme, nga klane të cilët interesin personal e kanë vënë mbi interesin e Kosovës. Nga ajo që e tha publikisht Isa Mustafa, ne kuptojmë se sa finok është ai për t’i mashtruar edhe Amerikanët dhe BE-në, por ai nuk ka hequr dorë nga idiotizmat komuniste, me të cilat ia ka shtrirë zullumin Kosovës.
Tashmë vetëm u bë e qartë, nga goja e tij, se për qeverisjen e Kosovës vendos DALLAVERAXHIU i pashembullt, humbësi i të gjitha zgjedhjeve, keqpërdoruesi i Fondit të Trepërqindëshit, shkelësi i kushtetues, krijuesi i Asociacionit të Komunave Serbe, mu në zemër të Kosovës, njeriu që me nënshkrimin e tij ia fali Malit të Zi, Qakorrin e Zhlebin[12], d.m.th. se për Qeverinë e Kosovës, vendos ai i cili erdhi në krye të LDK-së pa qenë kurrë më parë anëtarë i saj. Pra, për Qeverinë e Kosovës, vendos vetëm Isa Mustafa, i cili asnjëherë nuk iu nënshtrua votës së brendshme në LDK, ai që nuk ka dhënë asnjë llogari për veprimtaritë e tij, që nga diferencimet ideopolitike në vitin 1981, e gjerë në ditët e sotme[13]. Ai bashkë me mercenaret e tij në Zvicër dhe Gjermani, pra pikërisht me analfabet klasik, me ata që s’kanë qenë kurrë në luftë dhe flasin për luftën, me ata që kanë tradhtuar Heroin e Kosovës Salih Çekaj, dhe thirren si bashkëluftëtar të tij, me ata që edhe në Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, tashmë janë aktivizuar si boshti Bukoshi & Mustafa, të cilët padyshim janë strukturë dhe në shërbim të Isa Mustafës. KOLONA E PESTË, është aktive më shumë se kurrë më parë, ajo është në Mision për ta shkatërruar LDK-në dhe Kosovën[14].
 *****
ÇFARË ËSHTË KOLONA E PESTË?

Siç e theksuam në fillim, KOLONA E PESTË, është formacion i dyshimtë, që ka mision të caktuar. Por me “Kolonë”, kuptojmë vargonjtë, radhët e njerëzve a sendeve. Në fushën e gazetarisë, një kolon ka kuptimin e një shtylle vertikale në një faqe gazete. Ndërsa si shprehje politike e ushtarake, ka kuptimin e formacioneve të dyshimta, qofshin të strukura në kuadër të sistemit për tu aktivizuar në situata të caktuara, ose si formacion i cili futet tradhtisht për të pushtuar kalanë nga brenda, siç është rasti me LDK-në në Kosovë. Me sa duket këtë kuptim e ka marrë nga spanjishtja që do të thotë trupë, përkatësisht togë ushtarësh[1], të cilët kanë mision për të vepruar në mënyrë klandestine, me bërë veprime subversive, qofshin ato veprime aktive, a forma të tjera pasive.

Qëllimi ishte për ta fituar luftën me metoda subversive, ose për ta përmbysur një sistem shtetëror duke shantazhuar e sabotuar, duke marrë veprime të pa matura edhe në kohë pandemie[2], siç ka vepruar sivjet LDK-ja, duke i tradhtuar proceset në emër të një kauze e cila pas një kohë do të kuptohet se paska qenë e rrejshme. Kolona e Pestë, mund të ketë mision për të devijuar një koncept demokratik të një partie politike (rasti me LDK-në), e përmes këtyre çrregullimeve për t’i prolonguar shumë procese, madje duke mos u merakosur fare se janë duke rrezikuar edhe pavarësinë e brishtë të vendit tonë, gjë që është shqetësuese[3].

Pra, qëllimi i këtyre formacioneve, (në tekstin vijuese vetëm si “Kolona e Pestë”), është për të abuzuar çdo veprim të mundshëm, formë kjo për ta destabilizuar sistemin, për t’i ashpërsuar raportetet edhe me tej me kundërshtarët, dhe duke i komplikuar ato me aleatët, gjithmonë në emër të një kauze?!, d.m.th. Kolona e Pestë, ka synim të rrëzojë rendin ekzistues dhe të shkatërrojë atë që mundet, pra edhe shëndetin e popullit, siç ishte rasti i sivjetmë duke shantazhuar e sabotuar çdo vendim të Qeverisë në Detyrë. Pikërisht pse është kaq aktive Kolona e Pestë, asnjë qeveri e vendit tonë, nuk ka pasur sukses për të vënë rend e rregull, prandaj nuk kanë arritur për ta dërguar mandatin e tyre deri në fund. Në Kosovë, formacionet e tilla janë duke kryer veprime sipas mënyrave dhe konceptit të Kolonës së Pestë, dhe fare pak ka rëndësi nëse janë të strukturuara apo qëndrojnë si organizata pasive!

Në Kosovë, nëse nuk ka formacione të tilla, ka veprime nga Media, Parti dhe grupe, ku fushëveprimin e kanë të shtrirë në dy rrafshe:

1. Rrënimi i rendit ekzistues shtetëror bashkë me rrënimin e sistemit të vlerave demokratike, pastaj rrënimin e sistemit të drejtësisë, sigurisë, ekonomisë, arsimit e shëndetësisë, d.m.th. duke prekur çdo pore të sistemit.

2. Çoroditja e kodit etik në media, ku përmes tyre është krijuar një fjalor fyes e vulgar, për të prodhuar dyshime, për të krijuar konfuzion, duke nxitur klimën e urrejtjes e të shpifjes, ose mënyrave të shantazhit mediatik, prandaj kontrolli mbi mediat është njëri nga fushëveprimet subversive të Kolonës së Pestë, e cila duhet ta ketë epiqendrën në një vend armik, që si duket ka funksionuar me sukses në Kosovë.

Përmes këtij rrjetëzimi janë abuzuar të gjitha vlerat e një shoqërie e cila mëton për të ndërtuar rend e rregull demokratik në përputhje me kërkesat e vendeve nga Bashkimi Evropian, po sidomos në përputhje me synimet Amerikane për të krijuar paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

Për ta rrënuar sistemin e një vendi, fillimisht rrënohen vlerat e demokracisë, sikurse për ta rrënuar sistemin ekonomik që duhet të rrënohen vlerat e konkurrencës. E në Kosovë, të gjithë e dimë se nuk funksionon sistemi i vlerave dhe i meritokracisë. Ky perceptim, dukshëm shihet në zgjedhjet e brendshme partiake, ku ndodhin veprime skandaloze dhe në kundërshtim me konceptin demokraci. Aty rreshtohen, sistemohen, trajnohen dhe edukohen duke i përgatitur skuadrat për veprim, të cilët gjithçka mund të bëjnë përveç vlerës dhe demokracisë.

Në anën tjetër, prodhimi i krizave është detyrë e mediave, (të cilat mund të keqpërdoren për arsye të krizave financiare)[4], prandaj ne kemi skandale të pandalshme, po ashtu janë edhe format subversive të veprimit, përmes të cilave vendoset kontrolli mbi çdo segment të shtetit, andaj jo kot është thënë se mediat janë shtylla e fuqishme e sistemit, nëse jo shtylla parësore. Mediat kudo duhet të japin kontribut në funksionimin e demokracisë dhe përmbushin funksione të caktuara për shoqërinë[5].

Deri sa në vendet me demokraci Mediat kontribuojnë në stabilitetin e sistemit politik, ato ndikojnë në ndryshimin e vazhdueshëm të shoqërisë. E kjo arrihet përmes mediave që mbulojnë të gjitha fushat kryesore të shoqërisë, d.m.th.: veçanërisht politika, biznesi, kultura dhe çështjet sociale, sigurojnë sa më shumë informacione faktike dhe të kuptueshme, kontribuojnë në formimin e mendimeve në një diskutim të lirë dhe të hapur dhe shoqërojnë me kritikë dhe kontroll përmes gazetarisë hulumtuese. Kështu mediat marrin rolin e ndërmjetësuesve dhe kujdestarëve, thuhet në një studim të instituteve për gazetari të lirë[6].Ndërsa mediat në Kosovë e kanë humbur pavarësinë e vet, të paktën në këto vitet e fundit kështu duken. Paralelisht me sektorët tjerë, Kolona e Pestë, është treguar e suksesshme në fushën mediatike dhe të informimit. Në botën e lirë dhe demokratike, fati i një rendi dhe sistemi shoqëror, varët nga liria dhe kontrolli i sigurisë shtetërore mbi media.

Nëse thuhet se funksionimi i Mediumit Publik, është i rregulluar me ligj, dhe ai medium kontrollohet nga shteti, askush nuk mund të garantojë se emisarët e Kolonës së Pestë, nuk janë brenda atij mediumi. Vet fakti i nepotizmit dhe analfabetizmit të tepruar me administratë të stërngarkuar, flet se diçka nuk është në rregull as me mediumin publik. Pastaj nëse merren për bazë vlerat që emitohen, duket se amortizimi është i paramenduar, me qëllim për t’ia ulur ndikimin, për t’ia zbehur fuqinë që mund ta ketë një Televizion Publik, po më shumë për ta humbur besimin në te. Në këtë mënyrë Kolona e Pestë, ka ushtruar një fushëveprim më të rehatshëm, sidomos mbi mediumet private, të cilat janë stimuluar e fuqizuar në mënyrë enorme, ndërsa drejtuesit e tyre mendohet se janë bërë zapt përmes infuzioneve financiare.

Askush nuk ka hulumtuar për të parë se si arritën të bëhen të pasur, madje milioner[7], disa nga drejtuesit e mediumeve private, në një Kosovë të vogël dhe relativisht e varfër në raport me vendet e rajonit dhe vendet e BE-së.

Por misioni i këtyre mediumeve duket të jetë linçimi dhe shantazhimi i gjithë elitës politike që nuk kanë arritur ta kontrollojnë. Metodologji kjo për të prodhuar kaos i cili tashmë është i dukshëm, gjithmonë duke i reflektuar veprimet negative në raportet me Bashkësinë Ndërkombëtare, duke i lënduar marrëdhëniet e mira me Amerikën, që është shqetësuese, pasi rreziku mund të ketë pasoja afatgjate. Mediat janë ato që po ia japin flakën atdheut, mediat po e kryqëzojnë intelektualin, qoftë edhe duke e dhunuar atë fizikisht. Me një fjalë në studiot e udhëhequra nga djemtë e udbashëve kriminal, po dhunohen fizikisht intelektualët.

E gjithë kjo veprimtari subversive po bëhet me porosi të caktuar, dhe në interes të një fuqie agresive e cila me subvencionet financiare në media, synon të destabilizojë Kosovën, pasi rivalitetet për ndikim dhe dominim, në kuadër të rajonit janë të mëdha. E gjitha ka të bëjë me raportet kundruall Amerikës, qoftë në planin politik ose gjeostrategjik, pa i mohuar sferat e tjera, në fushën, ushtarake, ekonomike e kulturore.

Edhe termi për formacionin “Kolona e Pestë” është krijuar në Luftën Civile Spanjolle të vitit 1936[8], por qysh nga atëherë janë aplikuar forma të ndryshme. Sa i përket Kosovës, kur flasim për Kolonën e Pestë, duhet të kemi parasysh se po iu referohemi mbështetësve të Isa Mustafës, brenda LDK-së, ndërsa në Republikën e Frankos, në Spanjë, Kolonën e Pestë, e përbënin ata ushtar që kishin mbetur brenda në zonë, pasi atje kishte ndodhur grusht shtet. E pra imagjinoni Agim Veliun, Lutfi Hazirin, Ismet Beqirin, Haki Rugovën, atë strukturën e brendshme në LDK-në e Ibrahim Rugovës, të cilët morën mbështetje të pahezituar pikërisht nga formacioni i jashtëm, që në rastin e LDK-së ishte e Kolona nga Riinvesti, e përfaqësuar nga Isa Mustafa, i cili kurrë më parë nuk ka qenë anëtarë i LDK-së, përkundrazi veprimtaria e tij anti LDK-iste është e njohur, por nuk u pengua nga askush, qofshin institucionet për sigurinë kombëtare e as nga strukturat që kanë menaxhuar aspektet ligjore dhe funksionimin e demokracisë në vendin tonë.

Këto grupe ashtu si grupet e Isa Mustafës brenda në LDK, kishin detyrë për të ndërmarrë veprime kur të ishte e nevojshme. Fjala është edhe në kohë të pandemisë, edhe atëherë kurë rrezikohet shteti i Kosovës. Sot në LDK, këto formacione po i udhëheq Akademiku Isa Mustafa, ai që njihet si sabotues i udhëtimeve të dr. Rugovës drejt Amerikës, gjatë viteve të nëntëdhjeta. Derisa gjeneralit spanjoll, iu kishte dashur t’i drejtonte katër kolona, e për të qenë ofensiva e tij e sigurt, ai u dashtë të aktivizoj "kolonën e pestë", përkatësisht atë turmën e ndjekësve të Francos që rrinë të strukur brenda në Madrid, siç është shembulli me apostrofuarit e lartcekur brenda LDK-së.

A nuk ka vepruar kështu kundër Republikës së Kosovës, çuditërisht në kohë Pandemie, edhe komunisti Isa Mustafa, a nuk i aktivizoi edhe ky katër divizionet: 1. Kolona e parë “Lidhja Demokratike e Kosovës”, 2. Kolona e dytë “Klani nga RIINVESTI”, 3. Kolona e tretë“Solucioni LIDHJA”, 4. Kolona e katërt “BREZI I REPUBLIKËS”, dhe 5. Kolona e pestë, janë “MEDIAT dhe TV-të”, që udhëhiqen nga bijtë e udbashëve me damkë. Tashmë mediat janë shndërruar në Kolonë e Pestë, dhe kanë mision për ta shkatërruar Republikën e Kosovës.

Edhe atëherë sikurse tashti, suksesi përmes Kolonës së Pestë, ka qenë jashtëzakonisht i madh, tashti mediat e udhëhequra nga djemtë e udbashëve me damkë të cilët janë bërë milioner pa pasur fabrike, kanë prodhuar shpifje, kanë kryqëzuar intelektualët në Studiot e Tyre, kanë dhunuar fizikisht Njerëzit, me një fjalë Mediat bartin përgjegjësi të madhe për gjendjen e krijuar. Le të krahasohet veprimi i “Kolonës së Pestë”, në Madrid, me udhëheqjen e “Kolonës nga Riinvest” që vepron brenda LDK-së dhe t’i lidhim ngjashmëritë, se si u pushtua Madridi dhe si është pushtuar LDK-ja nga Isa Mustafa. Janë zhvillime identike, taktizime sipas rrethanave, por pushtimi i plotë i LDK-së tashmë ka ndodhur, prandaj pasojat e veprimeve ngjasojnë si veza me vezën.

Rrënimi i vlerave dhe demokracisë brenda LDK-së është një luftë hibride[9]antiamerikane, etimologjia e së cilës “përcakton luftën si një kombinim të mënyrave konvencionale, qofshin të parregullta ose të kombinuara me veprime terroriste dhe sjellje kriminale[10], për t’ua bërë me dije Amerikanëve dhe aleatëve nga vendet e Bashkimit Evropian, se ja ky brumë që nuk bëhet bukë, dhe këta politikan që nuk reformohen, janë produkt i demokracisë, më të cilët nuk bëhet shteti, prandaj dy fronte të pashmangshme veprojnë kundër LDK-së dhe Kosovës: 1. Klani nga RIINVESTI dhe 2. Mediat – TV-të që udhëhiqen nga bijtë e udbashëve me damkë.Vijon...

Burimi:
[1] WIKIPEDIA, die freie Enzyklopädie; Spanischer Bürgerkrieg: https://de.wikipedia.org/wiki/Spanischer_B%C3%BCrgerkrieg

[2] Deutesche Welle, “Kosovë: Rrëzohet qeveria e Albin Kurtit-synohet krijimi i një qeverie të përkohshme”: https://www.dw.com/sq/kosov%C3%AB-rr%C3%ABzohet-qeveria-e-albin-kurtit-synohet-krijimi-i-nj%C3%AB-qeverie-t%C3%AB-p%C3%ABrkohshme/a-52919184

[3] Albeu, 10/02/2013, ora 14:55, “Pavarësia e Kosovës po rrezikohet të komprometohet”, http://www.albeu.com/kosove/pavaresia-e-kosoves-po-rrezikohet-te-komprometohet/100018/
- Gazeta "Bota sot", 10 SHKURT 2013 NË ORA: 14:30, "LDD: Pavarësia po rrezikohet të komprometohet": https://www.botasot.info/kosova/210310/ldd-pavaresia-po-rrezikohet-te-komprometohet/

[4]“Kriza financiare e goditi rëndë median në rajon, sidomos botimet e shtypit që kishin qenë në vështirësi që më parë, faqe 61. (Libri: “Gazetaria Profesionale Vetë-Rregullimi Media të Reja, Dilema të Vjetra në Europën Jug-Lindore dhe Turqi”, Botuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën 7, place de Fontenoy, 75352 Paris 07 SP, Francë 2011).

[5] Media Social, 22.11.2016, "Funktionen der Medien in einer demokratischen Gesellschaft I und II": https://www.bpb.de/gesellschaft/medien-und-sport/medienpolitik/189218/funktionen-der-medien-in-einer-demokratischen-gesellschaft-i-und-ii


[7] Ina, 14.03.3019; "Këta janë gazetarët milionerë shqiptarë, ja kush e thotë?!", https://ina-online.net/foto-keta-jane-gazetaret-milionere-shqiptare-ja-kush-e-thote/
- Krahaso: Kosova post, prill 2020, Ja pse u bashkuan Politikanët e Gazetarët milionerë: https://kosovapost.net/tali-ja-pse-u-bashkuan-politikanet-e-gazetaret-milionere/

[8] Andalusien360.de: Der Spanische Bürgerkrieg (1936 – 1939), https://www.andalusien360.de/magazin/spanischer-buergerkrieg

[9] Lufta hibride përshkruan një formë fleksibile të veprimit, e përzier në mes mënyrave të hapura dhe veprimeve të fshehta, mënyra këto herë të rregullta dhe herë të parregullta, simetrike dhe asimetrike, ushtarake dhe joushtarake me qëllim të mjegullimit dhe ashpërsimit të situatës midis raporteve e shteteve në kohë lufte ose të krizave në paqe.

[10] "Zürichsee-Zeitung", Donnerstag, 2. April 2015, S.2.
- Hybridkrieg, Wikipedia, Die freie Enzyklopädie: https://de.wikipedia.org/wiki/Hybridkrieg#cite_note-2

KOLONA E PESTË KUNDËR PAKTIT NATO

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Britani e Madhe, Kanada dhe SHBA, si Kolonë të Pestë, i konsideronin kryesisht të huajt, që operonin për idealet e Marksizëm – Leninzmit, po sidomos për ideologjinë sovjetike, ndërsa pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik dhe përgjithësisht Pakti i Varshavës, duke përfshirë edhe Jugosllavinë, i kanë trajnuar strukturat e tyre komuniste dhe zyrtarët shtetëror për të mbajtur pushtetin, për t’i zbatuar politikat ideologjike në njërën anë, e në anën tjetër i dërgonin ata zyrtarë komunist si emisar ideologjik në vendeve perëndimore. Veprimtaria e tyre kishte të bënte me pengimin, sabotimin ose shkatërrimin e objekteve strategjike, kryesisht ato që kishin të bënin me NATO-n.

Në Bashkimin Sovjetik dhe në Jugosllavi, fill pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, kishte nisur trajnimi i Njeriut të ri komunist, të cilët pastaj rekrutoheshin nëpër republikat jo sovjetike, ndërsa Jugosllavia Socialiste Federative, në republikat jo serbe, po sidomos në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës, e cila në të gjitha hallkat e sistemit, kontrollohej nga oportunizmi federal dhe radikalizmi serb, veprim që dukej të ishte mirë i koordinuar, pasi lartë oportunistët heshtnin, sidomos kur vrazhdët radikalizmi serb vepronte. Detyrë parësore e strukturave udhëheqëse të LKJ-së në Kosovë ishte sabotimi i sistemit të vetëqeverisjes socialiste, që kishte nisur të jepte frytet e veta në atë siç konsiderohej “Rilindje Kulturore”, që pat ndikim pozitiv në Kosovën e viteve 1970 – 1980[1].

Padyshim grupe që bënin rezistencë antikomuniste në shtete komuniste ishin të shumta, ato në një mënyrë edhe mbështeteshin ose përkraheshin nga vendet e Paktit të NATO-s. Prandaj Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia, ato grupe i konsideronin si “Kolonë e Pestë”, kundrejt të cilave zbatohej dhunë fizike dhe ideologjike me përmasa çnjerëzore.

KOLONA E PESTË NË KOHËN E LUFTËS SË FTOHTË

Format e veprimit të Kolonës së Pestë, kanë ndryshuar, kanë evoluar, sipas vendit dhe rrethanave. Ta zëmë gjatë Luftës së Ftohtë, veprimtaria e këtyre formacioneve, ndoshta për tu kontrolluar nga vet perëndimi, është e theksuar edhe në Konventën e Gjenevës, e cila për nevoja të Evropës dhe Amerikës, lejonte të ndihmoheshin këto formacione, qoftë duke i pranuar në strehim politike dhe duke ua mundësuar organizmin ideologjik, që ishte kryesisht i orientimit “Marksist-Leninist”, në kohën kur vet këto vende, me ligjet e tyre e kishin ndaluar veprimtarinë e Partive Komuniste, shembulli i Zvicrës me Partinë Socialiste të Punës, veprimtaria e së cilës, dihet se është ndaluar me miratim të Parlamentit Shtetëror Zviceran, më 19 nëntor 1940.

Gjermanët, në fjalorin e tyre gjuhësor e shpjegues dhe interpretues, e saktësojnë më mirë se “Kolona e Pestë” është grupim politik jo i rregullt, të cilat zakonisht bashkëpunojnë me armikun e vendit të tyre. Ky shpjegim zë vend në rastin e Kosovës, qoftë tani në kohë paqeje, por edhe gjatë luftës së UÇK-së, formacionet e së cilës kanë arritur për t’i identifikuar si kolaboracionist dhe bashkëpunëtor të sistemit paraprak . Çuditërisht djemtë e tyre janë drejtues të TV-ve private, që me emisione speciale kanë akuzuar rëndë UÇK-në, ndërsa mediat e supozuara se udhëheqen nga Kolona e Pestë, kryqëzuan një zyrtar të Albin Kurtit, duke i harruar shpifjet dhe akuzat që vet i kanë prodhuar kundër UÇK-së. Ato emisione janë emituar publikisht dhe si dokumentar me të dhëna skandaloze kundër UÇK-së, qarkullojnë edhe në rrjetin social YouTube[2], duke mbajtur firmën e personave të caktuar. Por ishte befasuese se si u atakua publikisht vetëm Shkëlzen Gashi, jo pse tha gjë të re, por vetëm pse ishte këshilltar i Kryeministrit në Detyrë. Për tu bërë rasti edhe më skandaloz lajmi sikur është dërguar për përpunim në qendrën e Kolonës së Peste në Beograd, dhe nga atje pastaj i rikthye me yrysh në Kosovë, tamam sikur të ishte Virusi Korona COWID-19, për të bërë kërdinë e luftës speciale.
Për disa ditë ky lajm mbuloi TV-të në Kosovë, duke u klasifikuar si dëm shumë i madh që Qeveri në Detyrë ia bëri Kosovës, por askush nuk e tha se ky skandal mbante firmën “T7”, të Berat Buzhallës, prindi i të cilit është akuzuar nga UÇK-ja, ndërsa eksponenti në fjalë, është shumë i pasur, madje flitet se është milioner,[3]prandaj si duket e ka detyrë për t’i çoroditur veprimet politike të gjithë secilit që mund të vjen në pushtet. Fatkeqësisht skandali në “TV-T7”, nuk i shqetësoi as institucionet përkatëse të sigurisë kombëtare, as asociacionet humanitare dhe as ato për gazetari profesioniste, të cilat si duket kanë rënë pre e Kolonës së Pestë mbi mediat në Kosovë.

Për fat të keq, në paqen e tanishme e cila është mjaftë e brishtë, më kollaj po veprojnë si formacione jo të rregullta, siç duket të ketë vepruar edhe Kolegji Riinvest kundruall LDK-së. Madje me kalimin e kohës, u pa se kanë bërë përpjekje për ta tjetërsuar e transformuar LDK-në në LIDHJA, pasi më parë, tërë elitën intelektuale dhe themeluesit e LDK-së i kanë futur në karantinë. Shikuar nga ky prizëm, duket se nuk ka veprim më subversiv dhe më identik në mes Luftën Civile Spanjolle për ta pushtuar Madridin, dhe pushtimi i LDK-së nga brenda, pikërisht nga strukturat: I ashtuquajturi “Brezi i Republikës” dhe “Kolona e Pestë nga Riinvesti”.
Veprimtaria e grupeve dhe formacioneve jo të rregullta që vepronin sipas metodologjisë së Kolonave të Pesta, na janë të njohura edhe kundër Amerikës, sidomos në kohën e luftës për armatim që zhvillohej, pas viteve të shtatëdhjeta. Ndoshta do të ishte me interes sikur të dihej më shumë për veprimtarinë e grupeve palestineze në Kuvajt gjatë vitit 1991, pasi mënyra e veprimit të tyre është kategorizuar si Kolonë e Pestë, dhe është klasifikuar nga aspekti profesional “si mirëseardhje e zemëruar e palestinezëve në Kuvajt”, storie kjo e trajtuar në analiza të ndryshme për Luftën e ashpër në vitin 1991 në Kuvajt[4].

Në anën tjetër studiuesit e teorive të komploteve Globale, dyshojnë se edhe Pandemia COWID-19, është pjesë e Komplotit Botërorë[5], d.m.th. se rasti me Pandeminë COWID-19, sipas teorive konspirative dyshohet të jetë pjesë e komplotit Anti-Evropë dhe Anti-Amerikë, veçanërisht tashti kur mosbesimi ndërmjet shteteve e kontinenteve është rritur. Prandaj për një çast, ne po shkëputemi nga këto teori të Komplotit Botëror, për të krahasuar mosdurueshmërinë e brendshme në Kosovë, si pjesë e mundshme e Komplotit që LDK-ja, në kohë Pandemie ia bëri LVV-së, duke rrëzuar Qeverinë, madje duke rrezikuar edhe ekzistencën e shtetit.
Të gjitha teoritë konspirative të analistëve televiziv do të zhveshën, kur dëgjojmë akuzat e udhëheqjes së LDK-së se: LVV-ja qenka Organizatë kaq e kaq kriminale(?!) dhe aq më keq edhe antiamerikane?! (Ne mendojmë se edhe sikur të ishte ashtu, nuk do të duhej të shpallej nga vet shqiptarët, ashtu siç kanë vepruar analistët, mediatistët dhe profesorët, madje edhe kuadër të trajnuar në Riinvest, që ishin dikur këshilltar i Isa Mustafës sa ishte Kryeministër) [6]. Konspiracioni nuk e tha pse LDK-ja kur e ka ditur se kush është Albin Kurti dhe LVV-ja, paska pranuar të futet në Koalicion për të formuar Qeverinë me LVV-në, në të kundërtën hapen dilemat se paska veprime të fshehta e konspirative, që klasifikohen me terma e doktrina si të Kolonës së Pestë?! Këto konspiracione janë me rreziqe pasi prodhojnë kriza afatgjate. Sigurisht koha do ta dëshmojë se Kolona e Pestë qoftë në TV-të e Kosovës ose përbrenda vet LDK-së, kanë mision agresiv antiamerikan, dhe duke pasur simpati për dominimin e mundshëm sovjetik në Ballkan, janë në gjendje të prodhojnë kriza të tjera, duke shfrytëzuar situata të jashtëzakonshme, siç ishte rasti në kohën e pandemisë me Virusin COWID-19.
Ta akuzosh me shprehje kaq kriminale LVV-në, siç po veprojnë analistët dhe sharlatanët e shumtë politik, kryesisht ata të ardhur në LDK nga Riinvesti, është mbase papërgjegjësi totale, pasi po këta deri dje deklaronin se koalicioni LVV & LDK është “Koalicion i Shpresës”. Ndryshimi për 180 gradë, nuk mund të kualifikohet ndryshe vetëm si KOLONË E PESTË, e cila në kohë Pandemie me Virusin Korona, COWID-19, paskan pasur mision për të kërkuar Mocion mosbesimi ndaj vetvetes, në një situatë kur i tërë Globi ishte fokusuar në luftimin kundër Pandemisë COWID-19. Në vend se LDK-ja, të priste deri tashti ose të paktën ta shtynte Mocionin edhe një muaj, për të iniciuar pastaj mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti, LDK-ja ia vuri vetës një njollë që nuk mund ta heq kurrë. E sikur “durimi i Ibrahim Rugovës”, të futej në funksion, dhe të pritej të kalonte kriza me Pandeminë, e tërë rrjedha e proceseve do të merrte konotacione të tjera dhe do të interpretohej më ndryshe, sikurse edhe pesha e imazhit negativ për Kosovën nuk do t’i kishte pasojat me këto përmasa negative.

Si duket, Kolonës së Pestë, e futur në LDK-së, nuk i mjaftoi për t’ia vënë vetës një njollën e zezë e cila në analet e historisë së Kosovës do të shkruhet se: “LDK-ja, në kohë pandemie shkarkoi qeverinë, pjesë e së cilës ishte vet”.Padyshim, kësaj klime i kanë paraprirë mediat dhe Televizionet që udhëhiqen po ashtu nga një mentalitet i ngjashëm që duket sikur të ndikohej nga Kolonë e Pestë, krejtësisht e shkëputur nga Klanet e Riinvestit, por ngjarjet rrodhën sikur të ishin të koordinuara, ndërsa Mediat u treguan të ashpra, thuaja se ishin prokuroi e gjyqësi e proceseve, duke akuzuar e denoncuar pa kritere, madje duke shpifur kundër gjithë të tjerëve, për t’ia mbuluar turpin e zi Kolonës së Pestë, e cila tashmë dihet se është futur si togë e çrregullt në turpin e LDK-së.
Në këtë vazhdë të degradimeve mediatike, mund të kategorizohen edhe disa “prof. dr. Universitar”, të cilët solidarizimin e tyre të pashembullt po e bëjnë duke u çaraveshur, ose duke ua shpërndarë shkrimet mercenarëve e tradhtarëve analfabet, madje edhe atyre që para pak kohësh i kanë kritikuar ose janë distancuar nga veprimet e tyre. Kjo ç’thurje morale do t’i ketë edhe pasojat e veta, ashtu sikurse mendohet se shantazhi që Kolona e Pestë ia bëri Kosovës, duke rrëzuar Qeverinë në kohë pandemie, padyshim se do t’i kuptojmë ma vonë. Për një parti institucionaliste dhe shtetformuese, nuk mund të jetë justifikim se si Qeverisja e vendit ka rënë në duart e Kolonës së Pestë nga Riinvestit, dhe për më keq kur bubuzhalla dhe kërmilla do ta përfaqësojnë Kosovën në raport me Amerikën.

Edhe pse në këto vitet e pasluftës, suksesi i Isa Mustafës ka qenë pushtimi i LDK-së, po sidomos sistemimi i RIINVESTIT në kryesinë e partisë dhe nëpër strukturat vartëse të saj pa qenë asnjëri më parë në LDK. Sivjet Kosova shënoi edhe një rast unikat dhe të papërsëritshëm në nivel Globi, rrëzimi i Qeverisë në kohë Pandemie, kurse LDK-ja është shembulli më unikat, në krejt botën demokratike, për ardhjen në krye të saj, i një teknokrati komunist, pa qenë kurrë më parë anëtar i saj. Pra për këto dhjetë vjet, Isa Mustafa ka rekrutuar tërë stafin e Riinvestit dhe rrugaçët e Organizatave Proletare, të cilët janë formacione jo të rregullta në LDK, prandaj kategorizohen si Kolonë e Pestë, e dëmshme dhe me pasoja, tamam ashtu siç po e vërteton koha, ata që nuk i kanë respektuar rregullat e brendshme për zgjedhje, me të njëjtin pasion nuk respektojnë asnjë rend, ligj e kushtetutë që ka Kosova, (rasti i zgjedhjes Kryeparlamentar, Asociacioni i Komunave Serbe, falja e Qakorrit etj.).

Tashmë të veshur me petkun demokratik të LDK-së, Kolona e Pestë, duke i shkelur të gjitha procedurat statutare e demokratike për avancim të brendshëm partiak, dhe duke i shkelur të gjitha etikat humane në kohë pandemie kanë shkarkuar Qeverinë, përkatësisht vetveten, kanë nisur krijimin e Qeverisë me Listën Serbe duke nominiuar Abdullah Hotin për kryeministër, në kohën kur elektoratit ia kanë prezantuar një kandidate tjetër. Këtij standardi të dyfishtë, nuk po i thonë ndal as strukturat e partisë, as ligjet e Kosovës, por të gjithë janë nënshtruar pa kushte?! Ndërsa ajo struktura që nuk i jështë bindur despotit, është përjashtuar, është lëçitur dhe është diskredituar. Kështu mund të veprojnë vetëm Kolonat e Pestë, duke marshuar me shkelje kushtetuese siç i ka bërë vet Isa Mustafa, madje duke përftuar edhe grada akademike të dyshimta. Por mos ndalja e kursit shkatërrues kundër Kosovës do të ketë pasoja, pasi si duket këto veprime duhet të jenë pjesë e agjendës ditore që ka Kolona e Pestë, e cila mbështetet dhe përkrahet nga analist dhe mediat private dhe publike që operojnë në Kosovë.

Vijon...

Burimet:

[1] Në periudhën 1970-1980 jo vetëm në aspektin e zgjerimit të autonomisë, por në Polinezia të Francës, kanë filluar institutet e tjera kulturore, të ngjashme me ato në “Rilindjen Kulturore në Kosovë.

[2] #ZonaExpress: "Gjahu në UÇK" (Pjesa e parë): https://www.youtube.com/watch?v=91Vch9sTGks - #ZonaExpress, "Gjahu në UÇK" (Pjesa e dytë): https://www.bing.com/videos/search?q=gjahu+n%c3%ab+u%c3%87k+pjesa+e+dyt%c3%ab&docid=607991803463929226&mid=6174DE37D23AB2DCB2526174DE37D23AB2DCB252&view=detail&FORM=VIRE

[3] Portali “Veriu.info”, 18 qershor 2014, ia ka publikuar Berat Buzhallës pasurinë: “Ja pasuria e Berat Buzhalës (foto dokument)”, por sado që këto publike kanë mbetur në kujtesën e popullit, ai ka arritur t’i shlyen nga interneti. https://www.facebook.com/veriuinfo/posts/528113850650468/ - TELEGRAFI.COM, 20.06.2014, “Deputetët ‘Super’ milionerë”: https://telegrafi.com/deputetet-super-milionere/, Shkruan se Berat Buzhala, Deputet i PDK-së, ka pasuri të paluajtshme: Shtëpi dhe truall, 350 mijë euro, tokë, 300 mijë euro, shtëpi, 70 mijë euro. Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 20 mijë eurosh. Para të gatshme: 14 mijë euro. Detyrime financiare: 164 mijë euro kredi. Të ardhurat vjetore: 43 mijë e 500 euro. Televizionin T7 dhe ...

[4] Ulrich Schmid, NZZ, Kuwait15.12.2015, “Vertreibung aus dem Ölparadies”: https://www.nzz.ch/international/naher-osten-und-nordafrika/vertreibung-aus-dem-oelparadies-1.18663060
Wikipedia, „Vertreibung der Palästinenser aus Kuwait 1991“: https://de.wikipedia.org/wiki/Vertreibung_der_Pal%C3%A4stinenser_aus_Kuwait_1991

[5] “Welche Verschwörungstheorien das Video „Plandemic“ über das Coronavirus verbreitet”, https://www.deutschlandfunk.de/covid-19-welche-verschwoerungstheorien-das-video-plandemic.1939.de.html?drn:news_id=1129524

[6] Faton Abdullahu: "Trump dhe Grenelli po e mbrojnë Kosovën nga Qeveria Kurti", Infoline News, 8. Mai 2020: https://infoline-news.com/faton-abdullahu-trump-dhe-grenelli-po-e-mbrojne-kosoven-nga-qeveria-kurti/

 RRESHTIMI I GABUAR DHE RREZIKU PËR PËRBYTJE TË DHEMBSHME

Historitë e popujve janë ndërtuar nga sfida të mëdha, sikurse janë përmbytur sisteme nga paradokse të çuditshme. Po ashtu historitë janë të mbushura me raste kur një popull i tërë është rreshtuar pas koncepteve të gabuara, e po ashtu edhe intelektual dhe shtresë akademike kur kanë heshtur e kanë bashkëjetuar me krimin, edhe atëherë kur është dashur të kenë rol më aktiv. Këto ngjarje ndodhin zakonisht para përmbytjeve të mëdha, i tërë sistemi orientohet pas koncepteve të gabuara, që paraprihen dhe ndihmohen nga mediat e kontrolluara nga shteti armik.

Ky përshkrim i përshtatet të tashmes reale në Kosovë, kur Kolona e Pestë, kryesisht e ardhur në LDK nga Riinvesti, po kryen misionin shkatërrues, ndërsa mediat e kapura nga Kolona e Pestë shpifin dhe skandalizojnë pa pra, madje i keqpërdorin edhe tragjeditë, duke krijuar afera brenda pak orëve. Për fat të keq, këto prodhime mediatike distribuohen për tregun e Serbisë, që pastaj nga atje importohet si lajm i veçantë, për t’iu prezantuar popullit si rrezik permanent i cili po i kanoset Kosovës, pa e shpjeguar burimin e informacionit se ishte vet Kolona e Pestë në mediat e Kosovës të cilat udhëhiqen nga bijtë e udbashve, ata që prodhuan Virusin e rrejshëm. Shikuar sipas kësaj dukurie, duket se mediat në Kosovë kontrollohen nga Kolona e Pestë, prandaj po veprojnë në dy drejtime:

  1. Strukturat politike në LDKsillen si të ishin Kolonë e Riinvestit, i themeluar në vitin 1995, përfaqësohen nga teknokrati komunist Isa Mustafa, i kanë rrënuar të gjitha vlerat e demokracisë, pastaj është dhunuar mënyrat e brendshme për zgjedhje, si normë juridike. Ky avaz ka vazhduar në raport me Kushtetutën, është kepërdorur vota e Popullit etj. Prandaj Kolona e Pestë në LDK, është fatkeqësia e Kosovës, është formacioni më antiamerikan që vepron në Ballkanin Perëndimor.

  1. Mediat në Kosovë, kryesisht udhëhiqen nga bijtë e Udbashëve, të njohur për dhunën që kanë bërë gjatë sistemit. Bijtë e tyre milioner dhe drejtor televizionesh, vet kanë prodhuar emisione dokumentar kundër UÇK-se dhe kanë bëre dosje të shumta, pastaj kryqëzojnë të tjerët. E pikërisht nga studiot televizive po i dirigjojnë edhe proceset politike. TV-të e Kolonës së Pestë, vazhdimisht po prodhojnë kriza, po i shantazhojnë njerëzit. Siç shihet, misioni i tyre është të mos ketë sukses asnjë qeveri në Kosovë. Pra edhe kjo mund të karakterizohet si luftë e pashembullt antiamerikane.

Diku kam pas lexuar se kur komunistët çek erdhën në pushtet, Kolona e Pestë, shumica e tyre ndryshoi në mënyrë dramatike. Natyrisht ndodhi edhe një ndryshim i rëndë për gjermanët etnik që jetonin aty, të cilët deri atëherë ishin shumicë. Ata u detyruan t’i nënshtrohen disa proceseve të cilat vet i kishin zbatuar më herët kundër popullsisë çeke[1]. Në Evropën e asaj kohe ndodhte një ndryshim i madh, ideologjik e konceptual, që do t’ia vlente për tu studiuar, qoftë edhe nga pakica serbe në Kosovë, nëse dëshirojnë për t’i mësuar privilegjet që ua ka njohur atyre shumica etnike shqiptare.

E kemi të qartë, se rregullimin e raporteve ndëretnike në Kosovë[2] nuk e dëshiron Kolona e Pestë, e cila është mjaftë aktive edhe në këtë plan. Ndonëse të gjithë do të duhej të kishin mësuar nga përvojat e dhimbshme të të tjerëve, pasi asnjë marrëdhënie e prosperuar në mes popujve dhe shoqërive nuk mund të arrihet pa tolerancë dhe respekt reciprok[3].

Raportin ndër etnik, në kohën e sundimit serb, e kanë rënduar dhuna që vinte nga pjesëmarrja e vet etnisë shqiptare në dhunë, përkatësisht në aparatin e dhunës jugosllave kundrejt shqiptarëve, (për këtë mund të dëshmojnë ish të burgosurit politik shqiptarë), por Shteti i Kosovës nuk ka vullnet për tu distancuar nga ai koncept, dhe as nga bijtë e udbashëve të cilët tani si Kolonë e Pestë po i drejtojnë mediat duke i futur duart thellë në aparatin e shtetit, andaj janë kaq aktive dhe kaq agresive, duke i shantazhuar nismat për ç’kapje të shtetit, dhe për të mos lejuar për t’i hetuar as vrasjet me motive politike që kanë ndodhur në Kosovë.

E shpjeguam se Kolona e Pestë, u krijua në Luftën Civile Spanjolle nga Emilio Mola[4], që kanë marshuar me katër kolona drejt Madridit[5]. Ushtarët e mbetur brenda i përvetësuan duke krijuar një Kolonë më vete, e cila më pas u quajt 'Kolona e Pestë', siç e kemi theksuar tamam si Grupi i intelektualëve që u futën në mënyrë antistatutare në strukturat e LDK-së[6]. Sipas disave përkufizimi për Kolonën e Pestë që veproi në Spanjë, konsiderohet akt patriotik, ashtu siç po flasin “Brezi i Republikës” dhe kontingjenti nga RIINVESTI, të cilët i justifikojnë shkeljet e brendshme statutare, ashtu siç i justifikoi të gjitha shkeljet kushtetuese vet Isa Mustafa, si justifikime për ta shpëtuar lëkuren e tyre, ishin në gjendje për ta shkarkuar edhe Qeverinë në kohë pandemisë[7]Por historia a do t’i justifikon këto veprime?!
Vijon...
Burimi:
[1] Wikipedia, „Vertreibung der Deutschen aus der Tschechoslowakei“: https://de.wikipedia.org/wiki/Vertreibung_der_Deutschen_aus_der_Tschechoslowakei

[2] Johannes Gold, "Multiethnizität in Alltag und Konflikt", 2. Auflage, Extras Online, Springer VS, Berlin 2018.

[3] Po aty, Johannes Gold, "Multiethnizität in Alltag und Konflikt", 2. Auflage, Extras Online, Springer VS, Berlin 2018.

[4]Wikipedia, Enciklopedia e lirë / shqip, “Madridi”: https://sq.wikipedia.org/wiki/Madridi

[5] Dr. Ali el Mansur el Kitani, “Zgjimi Islam në Andaluzinë e sotme”, përkthyes, Muhamed Jusufi dhe Fitim Flugaj, botoi Zëri yn 2004.

[6]KASTRIOT SHEHDADI, “Pushtimi” i LDK-së nga të tjerët”, gazeta “Bota sot”, 07. nëntor 2010; https://www.botasot.info/?gjuha=0&category=20&id=86698


KOLONA E PESTË E MOSKËS[1]

Siç e kemi theksuar Kolonat e Pesta, janë të njohura më shumë në konfliktet ushtarake dhe në përmbytje politike, si formacione jo të rregullta, prandaj edhe Presidenti Putin[2], këto formacione, i përdor për të shpifur kundër konkurrentëve politikë ose ekonomik, aktual ose të pretenduar dhe pa dyshim kjo përbënë një luftë speciale[3], e cila (diçka e ngjashme), ka ndodhur edhe në Turqinë e Presidentit Erdogan[4]. Në të gjitha analizat thuhet se mandatet e dyta këta dy lider i kanë fituar përmes Kolonave të Pesta, por ajo që dihet është se Putini, ka arritur për t’i futur në veprim konservatorët provincial, duke shpifur përmes mediave (si Kolonë e Pestë), dhe duke futur në veprim deklarativ një lloje nacionalizmi patriotik, qoftë edhe me simbolet fetare Ortodokse Ruse, prandaj për të shtypur revoltat e mundshme dhe të imagjinuara në vendin e tij, Putin i konsideron Liberalet Urbanë, si Kolonë e Pestë në shërbim të vendeve armiqësore, që ngjason me akuzat e teknokratit komunist Isa Mustafës kundër atyre që e kundërshtojnë, shembulli konkret, është me Degët e LDK-së në Diasporë si dhe me Elitën Intelektuale që ishin themeluesit e LDK-së.

Në vitin 2015, Bernard-Henri Lévy[5], shkroi se, në Evropë, apologjetët e Rusisë dhe politikës ruse kanë formuar diçka si “Kolona e pestë”. Mendoj se ndikimi i Putinit, asaj kohe prekte Kosovën, përmes dy strukturave: 1. Kolona e Pestë brenda në LDK dhe 2. Kolona e Pestë që janë Mediat. E në Kosovë, pikërisht gjatë vitit 2015, janë mbajtur Zgjedhjet e brendshme në LDK, ato i ka karakterizuar fryma pushtuese e nënshtruese nga Kolona e Pestë. Gjatë atyre zgjedhjeve janë strukturuar edhe më mirë, klanet e ardhura nga Organizata jo Qeveritare dhe nga Kolegji Riinvest. Në Kuvendin e VIII-të Zgjedhor, duke i shkelur procedurat e rregullores për zgjedhje, Kryetari i Partisë, Isa Mustafa, pa kundër kandidat dhe me votë të hapët, është rizgjedhur kryetar[6]. Pas kuvendit arroganca e tij do të ashpërsohet edhe më tej, shkeljet e brendshme dhe ato shtetërore nuk kanë pasur të ndalur, ai është mashtrues dhe përftues i situatave. Arroganca e Kolonës së Pestë nga Riinvesti, tashmë e sistemuar në kryesinë e LDK-së, do të bëhet edhe më e ashpër sidomos kundër dy Degëve të LDK-së në Perëndim. Përfaqësues të kësaj Kolone të Pestë, me vrap iu turrën Degës në Zvicër, për ta shtypur demokracinë e brendshme, prandaj përgjegjësisë për shkatërrimin e LDK-së në Zvicër nuk mund t’i ikin: Armend Zemaj, Doruntinë Maloku, Anton Quni, Sokol Haliti, Ismet Beqiri, Salih Morinadhe disa të tjerë, që për çështje higjenike nuk po ua përmendim emrat, ku bashkë me mercenarët në kryesinë e degës, madje siç u tha ma vonë edhe “Dëshmitar të Mbrojtur”, të cilët flisnin edhe në emër të Familjes Rugova, arritën për ta përmbytur vullnetin e votuesve, (ashtu siç veproi LDK-ja edhe me Qeverinë e Kosovës), dështuar demokracinë në Degën e LDK-së në Zvicër, Gjermani dhe kudo në Diasporë. Janë këto arsye pse drejtpërdrejt pat reflektim i votës nga diaspora në për rezultatin përfundimtar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, në të cilat LDK-ja u rreshtua në vendin e dytë. Edhe proceset e mëvonshme që u zhvilluan, janë reflektim i dështimit të LDK-së, që për pasojë bashkë me Klanin nga Riinvesti dhe sharlatanët nga Organizatat Jo Qeveritare, nuk marrën përgjegjësi, përkundrazi humbjen dëshirojnë ta kthejnë në fitore.

Kolona e Pestë, është zhvillim jashtëzakonisht i rrezikshëm, sepse njerëzit që i përkasin Klanit “LIDHJA” dhe “RINVEST” e “BREZI I REPUBLIKËS”, me sloganin e rrejshëm “BESO.”, nuk janë gjë tjetër vetëm të dyshuarit e zakonshëm të së majtës titiste, të cilët janë futur në LDK, vetëm pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, por kanë mision për të krijuar kaos e kriza institucionale, pasi Kolona e Pestë, të vetmin problem në Kosove, e ka prezencën Amerikane nga e cila nuk po kanë guxim t’ia japin flakën vendit[7].

Kolona e Pestë në LDK, është mashtrimi i përsëritur që ia kanë dhënë popullit si fjalë premtuese, por siç u deklarua vet shefi i Kolonës së Pestë, Isa Mustafa, populli nuk pyetet, nuk konsultohet[8], d.m.th. populli milet, mashtrohet dhe manipulohet sa herë që të ketë nevojë Kolona e Pestë, qoftë nga Isa Mustafa, ose nga tellallët e zëshëm siç janë Driton Selmanaj[9], Arben Gashi[10], Abdullah Hoti, Arban Abrashi të cilët janë struktura jolegjitime në parti, por disa i kanë edhe biografitë e dyshimta, prandaj janë shndërruar në argat të zellshëm të Kolonës së Pestë.

Edhe Presidenti Rus, Vladimir Putin, disa herë ka deklaruar se kolapsi ekonomik që përfshiu Bashkimin Sovjetik[11] ishte "katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20"[12],prandaj ai vazhdimisht fajëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kishën Katolike dhe Papa Gjon Palin e Dytë pa e harruar edhe Bashkimin Evropian[13]. Jo krejt rastësisht presidenti Rus, Vladimir Putin, është në ofensivë, ai po teston rezistencën e fqinjëve të tij. Ndërsa përmes Kolonës së Pestë në Ballkan edhe Kosovën, madje si duket po testohet edhe qëndrueshmëria dhe vigjilenca e SHBA-së në Kosovë, dhe përgjithësisht në Ballkan, andaj çdo lëshim pe nga Amerika në lëvizjen e kufijve, është edhe matje e raportit të forcës, të ndikimit Amerikan në Ballkan[14]. Shqetësuese është, kur të dobëtit dhe popujt e vegjël siç është Kosova, do të mashtrohen kollaj, pasi kanë edhe një klasë politike të papërgjegjshme e cila përveç se udhëhiqet në formë mercenare kanë prodhuar edhe Mediume që i mbështesin politikat e tyre tradhtare, prandaj po mbajnë qëndrim të theksuar antiamerikanë duke sajuar incidente e duke prodhuar kriza dhe jostabilitet.

Ky dyshim rritet kur dihet se askush nuk i ka kontrolluar ty hyrat në Media dhe Organizat Jo Qeveritare, sidomos ato të karakterit Fetare[15], të cilat po sillen sikur të ishin qeveri më vete. Në anën tjetër askush nuk ka marr guxim t’i kritikoj veprimet, antistatutare dhe mafioze të strukturave udhëheqëse në Kryesinë e LDK, KP të LDK-së, nëpër Degë e seksione të tjera të partisë, duke përjashtuar ndonjë zë të vetmuar intelektuali[16]. Nga këto rrethana na duket se është çmenduri e Isa Mustafës, për të deklaruar se populli nuk pyete se kush e formon Qeverinë[17], andaj hipotetikisht është përgjigje edhe për kthimin e “Huas Popullore” që e ka vjelë dikur në Diasporë, për tu bërë vet i pasur dhe për t’i pasuruar trashëgimtarët e tij.

Të gjitha zhvillimet politike në Kosovë, edhe Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, janë pjesë e Komploteve Botërore, kundër Bashkimit Evropian dhe vet Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tamam siç e ka theksua një studiues evropian, “politikanët e kohës së internetit”, nuk do t’i kuptojnë mirë komplotet e Kolonës së Pestë, pa e lexuar dhe studiuar mirë, historinë e komunizmit, pa i ditur mënyrat e nënshtrimeve vullnetare, dhe pasojat për shoqërinë që ai sistem totalitar i solli gjatë dekadave.

Kryhet në vazhdimin tjetër...

Burimet:

[1]Bernard-Henri Lévy, “Moskaus fünfte Kolonne”, IPG 03.11.2015: https://www.ipg-journal.de/kolumne/artikel/moskaus-fuenfte-kolonne-1127/

[2] Krahaso: Fabian Burkhardt, “Russland als Doppelstaat – Wladimir Putin hält die Zügel der Macht eisern in Händen, und dennoch gibt es keinen Putinismus”, NZZ, 17.03.2020: https://www.nzz.ch/meinung/russland-als-doppelstaat-wladimir-putin-haelt-die-zuegel-der-macht-fest-in-haenden-und-dennoch-gibt-es-keinen-putinismus-ld.1546289?reduced=true

[3]PO aty, me pak parafrazime; Bernard-Henri Lévy, “Moskaus fünfte Kolonne”, IPG 03.11.2015: https://www.ipg-journal.de/kolumne/artikel/moskaus-fuenfte-kolonne-1127/

- Freia Peters, Tim Röhn,“Erdogans fünfte Kolonne in Deutschland”, 24.07.2016: https://www.welt.de/print/wams/politik/article157250788/Erdogans-fuenfte-Kolonne-in-Deutschland.html

[5] Bernard-Henri Lévy, është gazetar francez me prejardhje Algjeriane.

[6] “Isa Mustafa zgjidhet kryetar me aklamacion”, Klan Kosova, 31 maj 2015: https://klankosova.tv/isa-mustafa-zgjidhet-me-aklamacion/

[7] “RRËZIKU NGA KTHIMI SERB NË KOSOVË”, (ose një dashuri deri në ngulfatje për Amerikën?!), gazeta “Kosova sot”, 10 janar 2018: https://www.kosova-sot.info/opinione/240087//

[8] “Qytetari nuk vendos kush do të qeverisë vendin», Alb.info, 9 Maj 2020; https://www.albinfo.ch/mustafa-qytetari-nuk-vendos-se-kush-do-te-qeveris-me-vendin/

[9] Halil Geci, “Tupangjia i LDK-s Driton Selmani, mos mbetësh me të qajt tupangjia i Prizrenit!”, “A-News24”, 04 prill 2020; https://a-news24.com/2020/04/tupangjia-i-ldk-s-driton-selmani-mos-mbetesh-me-te-qajt-tupangjia-i-prizrenit/?fbclid=IwAR3DbSsGa_HfokOMdXrNax4TXPflJKi9U6kJ6PoYL05EpLL3t8xdAaBqSiE

[10] Xhavit Haliti, "Zbulohen fakte të “hasmërisë” së viteve 90-a të Xhavit Halitit me familjen e Arben Gashit", Portali "Veriu.info", 20 mja 2018, http://veriu.info/zbulohen-fakte-te-hasmerise-se-viteve-90-a-te-xhavit-halitit-me-familjen-e-arben-gashit/

[11] Knut Krohn “Untergang der Sowjetunion - Bitteres Ende einer Weltmacht”, StN.de, (Stuttgarter Nachrichten”, 30.12.2016; https://www.stuttgarter-nachrichten.de/inhalt.untergang-der-sowjetunion-bitteres-ende-einer-weltmacht.cf6beeb1-402d-4377-8317-be2c4ae3041b.html

[12] Alexander Brakel, “„Die größte geo politische Katastrophe“?, Nr.541 Bon, November/Dezember 2016, https://www.kas.de/documents/252038/253252/7_dokument_dok_pdf_47123_1.pdf/cbf09275-1b84-9f6e-5405-d38710066ffc?version=1.0&t=1539649944596

[13] Bernard-Henri Lévy, “Moskaus fünfte Kolonne”, IPG 03.11.2015: https://www.ipg-journal.de/kolumne/artikel/moskaus-fuenfte-kolonne-1127/

[14] Michael Martens, “Im Kosovo ist kein Verlass auf Washington, Frankfurter Allgemeine Zeitung, 30.03.2020; https://www.faz.net/aktuell/politik/ausland/eu-im-streit-mit-usa-im-kosovo-ist-kein-verlass-auf-washington-16703614.html

[15] Krahaso: Qerkin Berisha, “Analizë legjislacionit të Kosovës lidhur me filantropinë dhe OJQ-të”, Forumi për Iniciativ Qytetare, Prishtinë, mars 2019.

[16] Dr. Ramazan Bekteshi, "Ra ky mort e u pamë, në LDK", Filolet, 10 maj 2020; https://filolet.com/ra-ky-mort-e-u-pame-ne-ldk/

[17] “Qytetari nuk vendos kush do të qeverisë vendin», Alb.info, 9 Maj 2020; https://www.albinfo.ch/mustafa-qytetari-nuk-vendos-se-kush-do-te-qeveris-me-vendin/

Lufta në Kosovë ishte luftë për çlirim

(Legjenda është marrë nga gazeta: "Fünfte Kolonne”, Frankfurter Allgemeine Zeitung, 21.03.2014. 
https://www.faz.net/aktuell/politik/fraktur/fraktur-die-sprachglosse-fuenfte-kolonne-12857778.html)

Lufta në Kosovë ishte luftë për çlirim e cila u zhvillua nga formacionet ushtarake të UÇK-së[1]. Përçarjet e ndodhura në mes LPK-së dhe LDK-së[2], ose ato kundërthënëse LPK & LKÇK, nuk shpjegohen me akuza të ndërsjella[3] sikurse as përçarjet në mes UÇK-së dhe FARK[4], nuk mund t’i zbardhin injorantët dhe analfabetët, por duhet të flet personalisht Isa Mustafa për rolin e tij përçarës e ndjekës që ka mbajtur kundër LDK-së gjatë viteve 1992-1999, pastaj edhe kundër Oficerëve të karrierës të pozicionuar pranë FARK-ut, e nëse ka njerëz të vullnetit të mirë, le ta ndihmojnë edhe strukturat nga Shtabi i “
Rognerit[5], sepse pavarësisht akuzave, brenda LDK-së ka pasur veprimtar të devotshëm, ashtu siç ka pas edhe në struktura e sistemit komandues në UÇK. Pra, dua të them se nuk bënë të prishet imazhi atdhetar e patriotik i ldk-istëve, dhe as nuk duhet të fyhet as mohohet Lufta për Liri e UÇK-së, për hesape të Kolonës së Pestë, e cila përherë ka sabotuar, qoftë paqen e qoftë luftën.


Mosmarrëveshjet kanë prodhuar konflikte, madje në disa raste kanë përfunduar edhe me eliminime fizike. Si duket ka qenë mision i Kolonës së Pestë, që i ka ngatërruar atëherë fijet, kurse tani në paqe nuk lejojnë të zbardhen vrasjet dhe eliminimet e klasifikuara për motive politike, por siç shihet nuk ka pasur dhe nuk ka vullnet për tu hetuar e as gjykuar këto vrasje sikurse as për tu luftuar krimi ekonomik dhe korrupsioni i lartë, e të mos flasim pse nuk ka pasur vullnet në këto 20 vjet për tu zbardhur edeh krimet e sistemit komunist – UDB-ës[6].

Çuditërisht këtij avazi i kanë shkuar pas Mediat e Kosovës. Ato nuk janë në krye të misionit historik, përkundrazi janë në bisht të proceseve, edhe më keq, janë stërmbushur me familjar e kuadër jo profesional[7]. Përshtypja krijohet se mediat po kontrollon nga një rreth i ngushtë, të cilët kanë mision për të fabrikuar incidente dhe për të prodhuar skandale të papranueshme, të cilat përpunohen në shtypin dhe mediat serbe, pastaj të njëjtat mediume e ripërsëritin të njëjtin lajm, me një ndryshim esencial, kur theksojnë si burim “mediat dhe shtypin serb”, prandaj duket se edhe kaosi i tanishëm mediatik, është më shumë artificial, sa për të prodhuar klimë dhe krizë politike irracionale. D.m.th. ky tension është produkt i klaneve të interesit të cilat si Kolonë e Pestë, errësojnë qiellin e Kosovës duke krijuar dyshime dhe pasiguri të shumta, ashtu siç e theksuam, kryesisht artificiale.

Çfarë mund të flasim për drejtuesit nëpër TV-të dhe Mediave private, kur dihet se drejtorët e tyre janë bossa dhe njëkohësisht edhe milioner, në njërën anë kurse në anën tjetër po të njëjtit janë bijtë e udbashëve të dikurshëm, të cilët atëherë mbillnin frikë, kurse bijtë e tyre sot po mbjellin kaos e pasiguri në Kosovë[8].

Mediat në Kosovë, kryesisht prodhojnë kriza të panevojshme dhe bëjnë spekulime të paskrupullta. Ja disa:

  1. Rasti me 1000 testetpër COWID-19[9]. I lëmë anash hulumtimet, nëse Ministrit Vitia, këtë kontingjent ia paskan sugjeruar përfaqësuesit diplomatik amerikan në Beograd e Prishtinë. Por thjesht, le ta marrim se paska qenë një kontrabandë?! Mediat që udhëhiqen nga parime pozitive dhe mbrojnë interesin nacional, dhe janë të përkushtuara për ta ruajtur higjienën kombëtar, në asnjë rast nuk do të spekulonin deri në atë nivel, as nuk do të talleshin me popullin në kohë Pandemie, përkundrazi do ta amortizonin rastin për aq sa do të ishte e mundur, duke drejtuar sinjalet nga zyrtarët e prokurorisë për ta hetuar rastin, ndërsa lajmi do të përfundonte me tre rreshta informacion. Mënyra se si kanë spekuluar Mediat Shqipe në Kosovë, s’ka të bëjë as me lajmin, por ka të bëjë me skandalin, thjesht ishte një luftë speciale që mund ta udhëhiqte Kolona e Pestë.

  1. Deklarata e Shkëlzen Gashit, në TV - T7[10], ku drejtor është Berat Buzhalla, as nuk ishte skandaloze por nuk solli asnjë risi. Shpifjet kundër UÇK-së datojnë më herët, edhe përpara Raportit të Dick Martit. Pra ato akuza, janë sajuar më parë nga Leonard Kerquku e Berat Buzhalla[11] dhe nga Baton Haxhiu e Veton Surroi[12], si dhe nga një klan që dominon mediat e përgjithshme në Kosovë[13]. Për fat të keq, për prirje negative dallojnë bijtë e strukturave të aparatit të dhunës nga sistemi i kaluar[14]. Por ajo që ndodhi në “TV - T7”, dhe skandalin që e krijuan pastaj mediat shqipe bashkë me ato serbe, është veprimtari subversive kundër Republikës që mund ta bënte në kohë pandemie vetëm Kolona e Pestë. Prandaj nuk do të duhej të kryqëzohej një folës në studio, dhe t’ua falin fajin shpifësve dhe sajuesve real, që tashmë janë me kilometra, ose orë të tëra emisione që ia tejkalojnë qindra herë deklaratës së Shkëlzen Gashit. Ai u ndëshkua vetëm pse ishte në pozitën e Këshilltarit pranë Kryeministrit në Detyrë, Albin Kurti. Edhe ky lajm u bë sensacion në mediat serbe dhe pastaj u rikthye për tu përtypur nga Mediat që i udhëheq Kolona e Pestë, për të bërë sherr në Kosovë.

  1. Konflikti jo vetëm mediatik por edhe diplomatik me Ambasadorin Grenell, jo që nuk është dashur me ndodhur, por në asnjë mënyrë nuk është dashur që Mediat në Kosovë të prodhojnë klimë antiamerikane, dhe as nuk është dashur të tallen me fatin e Kosovës. Kosova është e rrezikuar nga Serbia dhe e udhëhequr keq për 20 vjet, nga Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, këtë do të duhej ta dinte sidomos analisti i RTK-së, Faton Abdullahu[15], pasi edhe ne e dimë se ai është strukturë që i ka shërbyer, (përkatësisht është i trajnuar në RIINVESTIN e Isa Mustafës), po ashtu dihet se Faton Abdullahu, ka qenë edhe këshilltar i tij sa ishte Kryeministër, dhe ne mund të besojmë në mosdijen kur ai shkruar, por jemi të sigurt se edhe Faton Abdullahu, e dinë se nuk është dashur Ambasadori Grenell, t’i jap intervistë Berat Buzhallës, (djalit të filanit...?!), në TV T7. Karshi këtyre incidenteve, karshi këtyre skandaleve, analistët dhe Mediat është dashur të sillen më mirë?! Por ne e dimë se Kolona e Pestë nga RIINVESTI e rame në LDK, nuk ka qëllime të mira as për Kosovën, se sa për raportet Kosovë – Amerikë as që iu ha bytha. Qëndrimi i tyre po e shihet. Andaj sjelljet dhe vendimet e Qeverisë në Detyrë, është dashur t’i trajtojnë më ndryshe, thellësisht e krejtësisht në interes të Kosovës, sepse ashtu siç u veprua, ka mundur të bëjë vetëm Kolona e Pestë, e cila ka mision për ta shantazhuar Kosovën.

  1. Edhe rasti i deputetit Behgjet Pacolli[16], u trajtua keq, nuk do të duhej kurrë t’i ndodhte Kosovës, së këndejmi edhe fryrja e zjarrit për shkuarjen në Shqipëri e ardhjen e presidentit ishte irracionale, në raport me ato zhvillime. Pavarësisht deklaratave të pamatura dhe jashtë kompetencave (qofshin ato edhe kërcënime), që i kanë bërë detyrueshëm zyrtarët në detyrë, Mediat profesionale kurrë nuk do t’i instrumentalizonin këto rastet për ta lënduar imazhin e Atdheut! Sepse edhe Mediat, analistet dhe profesorët universitar i shihnin tensionet dhe mirë e dinin se asnjë arsye logjike e humanitare për të ardhur në Kosovë nuk e ka pasur Behgjet Pacolli, pasi vendi kishte masa shtrënguese për shkak të Pandemisë. Po ashtu nuk është dashur as arsye s’ka pasur, zyrtarët në detyrë të kërcënonin deputetin dhe t’i tregonin nëse duhej apo jo të vinte në Kosovë, madje në asnjë mënyrë nuk është dashur ta akuzonte vendin e tij me gjuhën e propagandës Serbe, “për terrorizëm” ashtu siç veproi ish Presidenti i Kosovësish Ministri i Punëve të Jashtme dhe aktualisht Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli.


  1. Pothuajse të gjitha debatet televizive që kanë trajtuar skemën politike dhe situatën me Pandeminë, kanë qenë nën çdo nivel, profesional, intelektual, human e njerëzor, madje ka pasur prirje të shumta, për të prodhuar incidente në një situatë të acaruar. D.m.th. as udhëheqësit, as analistet, gjatë tërë kësaj kohe nuk kanë qenë në nivel të detyrës, për fat të keq as ata që kishin tituj akademik dhe në të njëjtën kohë ishin edhe mësimdhënës universitar, që më shumë se interesin e Kosovës i mbronin konceptet e Kolonës së Peste. Për keqardhje.

  1. Janë edhe një mori, skandalesh që shkelin kodin etik të mediumeve informative, që operojnë në Kosovë, duke krijuar përshtypje se kanë misione të caktuara për të prodhuar kriza të tjera në Kosovë, pasi as në aspektin human nuk i kanë balancuar raportet nga Klinikat dhe Terreni, për tu tejkaluar situata e krizës me Pandeminë COWID-19, jo pa pasoja, por me pasoja sa më të vogla të përballueshme dhe të tejkalueshme. Falë Zotit, Pandemia u menaxhua mirë dhe suksesshëm falë profesionistëve dhe vullnetit të Qeverisë në Detyrë, të cilës kleçkën ia vënë ata që kanë hallin e krimit dhe korrupsionit, prandaj kundër Qeverisë në Detyrë, ka pasur shantazhe që nga Presidenti e te secili medium informativ.


  1. Madje mediat, me raportimet e tyre skandaloze jo pak kanë shkelur kodin etik të gazetarisë, kodin etikë të humanizmit njerëzor, duke shfrytëzuar për pazare politike edhe tragjedinë e ndodhur në Qendrën e Studentëve. Ky rast ishte për dhembje, por ishte për keqardhje se si është trajtuar nga mediat, që mund të klasifikohet si veprim i pafalshëm, prandaj do të ishte mirë përveç rastit në fjalë, një hetim profesional të bëhej edhe për kodin e mirësjelljes profesionale që e kanë ushtruar mediat në kohë krize, në kohë pandemie, por veçmas përkitazi me raportimin rreth rastit në fjalë. Ashtu siç është raportuar mund të veprojë vetëm Kolona e Pestë, e cila bashkë me çaraveshjet dhe kërcënimet në rrjetet sociale përbëjnë rrezik permanent dhe krijojnë pasiguri politike në Kosovë.

  1. Po më shumë, kodin elementar të etikës profesionale po e shkelin disa nga mediat private të cilat deklaratën e shkruar të Isa Mustafës në FB, e plasojnë në kundërshtim me vlerat humane dhe përgjegjësinë publike: Në deklaratën e I. M. thuhet se "askush nuk mund t'i ndryshojë kufijtë në emër të Kosovës”, “Radio Evropa e Lirë, 07.05.2029”, e sipas Mustafës "as i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, as përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe as shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, nuk janë ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore"[17]. Kjo deklaratë e publikuar në profilin e Mustafës në FB: "Nuk është Grenelli as Borelli e as Lajçaku ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore"[18], është përpunuar në laboratorin e Kolonës së Pestë, ndërsa Gazeta Express, jo vetëm se e korrigjon duke hequr emri i Ambasadorit Grenell, por e falsifikon duke futur emrin e Albin Kurtit, prandaj ashtu si plasohet merr tjetër kuptim: “Mustafa mesazhe Borellit dhe Kurtit: Askush s’mund t’i ndryshojë kufijtë nëse s’duam ne, duhet t’i besojmë vetvetes[19]thuhet në raportin e gazetës Express, të datës 07.05.2020)?! Sipas kësaj, krijohet përshtypja se “Gazeta Express” dhe “TV T7”, nuk e dinë se Isa Mustafa nuk merakoset fare për Ambasadorin Grenell, as për raportet me SHBA-të, ai është në Mision, ku bashkë me stafin e këtyre mediumeve plotësojnë konceptin për t’i akuzuar se janë pjellë dhe pjesë e një misioni që po udhëhiqet nga Kolona e Pestë, që po vepron në Kosovë. Në të vërtetë, edhe unë jam për t’ua korrigjuar e përmirësuar deklaratat politikanëve të papërgjegjshëm dhe të paaftë e madje edhe skandaloz. E ky përmirësim do të duhej të ndodhte edhe nëpër statutet e tyre private, nëse dëshirojmë sa më pak skandale, por jo kështu njëanshëm siç kanë vepruar, pothuajse të gjitha mediat në Kosovë, “për dikend Nënë, e për tjetrin Njerkë?!”.

Të mos harrojmë se taktikat Sovjetike në Mediat dhe në politiken e brishtë kosovare kanë ndikim ideologjik, prandaj kryesisht po i zbatojnë strukturat e sistemit të kaluar komunist, përkatësisht bijtë e udbashëve që janë shefa nëpër mediat në Kosovë, veprimet e të cilëve ngjasojnë, tamam siç shkruajnë analistët kroat se janë veprime neokomuniste, të cilat sipas tyre veprojnë si Kolonë e Pestë Serbe kundër Kroacisë[20], prandaj kjo Kolonë e Pestë, pse të mos veprojë edhe kundër Kosovës, themi ne?!...

Ky deformim nëpër Media në Kosovë, është shqetësues, pasi shihet se Kolona e Pestë, është bërë agresive në të gjitha planet. Këto veprime, kryesisht kanë mision për t’ia pamundësuar Amerikës dhe vendeve nga BE-ja, shtrirjen e demokracisë në Kosovë dhe përgjithësisht në rajon. Andaj drejtuesit e Mediave  Kosovë, sidomos RTK-ja si Medium Publik, duhet të kuptojnë se politikat e tyre redaktuese janë në shpërputhje me interesin kombëtar, prandaj janë duke rënë ndesh edhe me angazhimin e SHBA-ve dhe BE-së në Kosovë, si dhe përgjithësisht në Ballkan[21].

“Meqenëse Vladimir Putin dëshiron të ndodh ribashkimi më i madh i të gjitha kohërave”, në Perëndim kanë vazhduar spekulimet për atë që ai raportoi për Lidhjen e Krimesë me Perandorinë Ruse?! Shikuar nga prizmi i të gjitha zhvillimet në Ballkan dhe Rajon mund të konstatojmë se nuk është krejt e kotë, pse kaq shumë në Perëndim, po kritikohet përkrahja sistematike e Kremlinit për partitë dhe grupet populiste në Ballkan dhe kudo në Evropë, me të cilët si duket po punojnë për ta çmontuar BE-në nga të gjitha vendet dhe ndikimet e saj.

FUND

Burimet:
[1]Wikipedia, Enciklopedia e lirë, “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”: https://sq.wikipedia.org/wiki/Ushtria_%C3%87lirimtare_e_Kosov%C3%ABs
- Po aty, “Lufta e Kosovës”, (1998-1999): https://sq.wikipedia.org/wiki/Lufta_e_Kosov%C3%ABs

[2] Tim Judah, Kosovo: War and Revenge (Kosova: Luftë dhe Hakmarrje) (New Haven/London, 2000).
- Afrim Caka, “Endjet e djallit të LPK-ës brenda LDK-së”, Revista DRINI, 18 dhjetor 2019: https://revistadrini.info/endjet-e-djallit-te-lpk-es-brenda-ldk-se/

[3] Raport i ICG-së për Evropë N°153, 25 Shkurt, 2004.

[4] International Crisis Gropu “Raport për Evropë nr. 163, 26 maj 2005

[5] "Kumandantat e shpifur të ‘shtabit të Rognerit", INA, 22/06/2018: https://ina-online.net/kumandantat-e-shpifur-te-shtabit-te-rognerit/

[6] Reshat Kripa, "Ne nuk harrojmë! Krimet e komunizmit dhe Rezoluta e heshtur e Kuvendit", Shquiptarja.com, 10 mars 2019: https://shqiptarja.com/lajm/ne-nuk-harrojmw-krimet-e-komunizmit-dhe-rezoluta-e-heshtur-e-kuvendit
- Abdullah Prapashtica, “A duhet të hapen dosjet e UDB’ës?!”, Pashtriku, 20. 11. 2009: https://pashtriku.beepworld.de/files/Kosova_09/nentor09/16-22.09/abdullahprapashtica_te_hapen_dosjet_20.11.09.htm

[7] “Sindikata tërheq vërejtjen për nepotizëm në RTK”, Express, 14.08.2014: https://www.gazetaexpress.com/lajme-sindikata-terheq-verejtjen-per-nepotizem-ne-rtk-36106/
- Edona Hajrullahu, "Nepotizmi duhet të luftohet në të gjitha instancat në UP", Arbreshi.info, 16 maj 2018: http://www.arbresh.info/arsim/hajrullahu-nepotizmi-duhet-te-luftohet-ne-te-gjitha-instancat-ne-up/


[9] "Kosova pranon 1 mijë teste për koronavirus nga Serbia", Koha.net, 17 prill 2020, https://www.koha.net/arberi/218034/kosova-pranon-1-mije-teste-per-koronavirus-nga-serbia/

[10] TV-T7 – FRONTAL, 24.04.2020, Shkelzen Gashi – You Tube: https://www.youtube.com/watch?v=GdNMgMkDmQs

[11] #ZonaExpress: "Gjahu në UÇK" (Pjesa e parë): https://www.youtube.com/watch?v=AXfdU7Nf52c
#ZonaExpress: "Gjahu në UÇK" (Pjesa e dytë): https://www.youtube.com/watch?v=vb7zYJGTHWs

[12] Claus Christian Malzahn, “Lauter Gorillas”, (Die liberale Tageszeitung „Koha Ditore“ ist der Hort der Demokratie im Kosovo - und ihr Gegner ist die UÇK.), https://www.spiegel.de/spiegel/print/d-14799638.html

[13] Auron Tare, “Baton Haxhiu dhe plani i tij për të falur krimet serbe", INA. 28.04.2020: https://ina-online.net/baton-haxhiu-dhe-plani-i-tij-per-te-falur-krimet-serbe/

[14] UÇK-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, (E zbuluan UDB-në! Janë hallakat vetë UDB-ashat në Kosovë. Vetë po tregojën, me stilin alla-shqiptarçe “si krejt Dyjeja” edhe na ishim në UDB, pa fije turpi), https://www.facebook.com/klakosovo/photos/a.249483931881744/259086994254771/?type=1&theater

[15] Faton Abdullahu: "Administrata Trump dhe Grenelli po e mbrojnë Kosovën nga Qeveria Kurti", Lajmi.net, 08 maj 2020: https://lajmi.net/abdullahu-administrata-trump-dhe-grenelli-po-e-mbrojne-kosoven-nga-qeveria-kurti/

[16] Behgjet Pacolli: Pata frikë nga ndonjë sulm terrorist, për atë aterrova në Tiranë», Kallxo.com, 30.04.2020: https://kallxo.com/lajm/pacolli-pata-frike-nga-ndonje-sulm-terrorist-per-ate-aterrova-ne-tirane/

[17]Radio Evropa e Lirë, 07.05.2029: https://www.evropaelire.org/a/30599334.html


[19]“Mustafa mesazhe Borellit dhe Kurtit: Askush s’mund t’i ndryshojë kufijtë nëse s’duam ne, duhet t’i besojmë vetvetes”, “Gazeta Epress”, 07.05.2020: https://www.gazetaexpress.com/mustafa-mesazhe-borellit-dhe-kurtit-askush-smund-ti-ndryshoje-kufijte-nese-sduam-ne-duhet-ti-besojme-vetevetes/

[20] “NEOKOMUNISTIČKA I VELIKOSRPSKA PETA KOLONA U HRVATSKOJ UKLANJA ČLANKE S WIKIPEDIE”, Portal Dnevnih Novosti”, 14.08,2019. https://portal.braniteljski-forum.com/blog/novosti/neokomunisticka-i-velikosrpska-peta-kolona-u-hrvatskoj-uklanja-clanke-s-wikipedie

[21] Berthold Kohler, "Fünfte Kolonne”, Frankfurter Allgemeine Zeitung, 21.03.2014: https://www.faz.net/redaktion/berthold-kohler-11104148.html

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...