Glauk Konjufca në seancën e OKB-së: Ku është Ukshin Hoti

Në këtë seancë ministri Glauk Konjufca ka kërkuar nga vendet e OKB-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë.
“Disa nga shtet që janë pjesë e OKB-së nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës mirëpo shumica e kanë njoftuar andaj ju inkurojojë që ta njohin shtetin e Kosovës për ta mbështetur paqen në rajon. Nuk ka qenë Kosova ajo që e ka ngritur cështjen e Parëvarsisë së Kosovë në Gjykatën Ndërkombëtare, ka qenë Serbia që e kanë ngritur këtë çështje dhe është hipokrite që të mos respektohet”, ka thënë Glauk Konjufca.
Tutje, ministri Glauk Konjufca ka përmendur edhe personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në këtë seancë e cila është duke vazhduar, MPJ Glauk Konjufca ka përmendur arrestimin e profesorit Mr.sci. Ukshin Hoti, i cili është ende i zhdukur që nga lufta e vitit 1999.
“Ukshin Hoti është arrestuar nga serbët për shkaqe politike dhe rojet e atij burgu e kanë nxjerrur zvarr dhe nuk është parë më, ku është Ukshin Hoti, ku janë të gjithë personat e zhdukur, një çështje tjetër është edhe dhuna seksuale”, ka thënë Glauk Konjufca.
“Heqja e të gjitha tarifave mbetet kusht për rifillimin e dialogut”

Si gjithmonë, duke ju drejtuar Republikës së Kosovës me “Kosovo e Metohi”, Daçiq ka thënë se kushtet për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve duhet të krijohen menjëherë pas pandemisë.
“Vetëm një hap i Prishtinës na ndan nga kjo, është anulimi i tarifave dhe masave të reciprocitetit, që e kundërshtojnë çdo gjë që kemi arritur me marrëveshjet e Brukselit prej 2013 e tutje. U përkujtoj edhe njëherë se Rezoluta1244 mbetet i vetmi dokument i vlefshëm i OKB-së që duhet të respektohet, dhe Asociacioni i Komunave më shumicë serbe në Kosovë duhet të krijohet bazuar në këtë rezolutë”, ka thënë ai.
Daqiq ka thënë se kanë shpresuar fituesit e zgjedhjeve të fundit në Kosovë do të tregonin gatishmërinë për dialog, por që sipas tij, kjo nuk ka ndodhur.
“Për të hedh një faqe tjetër ndaj këtij dialogu ,dhe përfundimisht të tregonin gatishmërinë për dialog, për zgjidhjen e çështjes të tarifave që përbejnë me bllokadë afatgjate. Jemi përballur me mungesë totale të vullnetit për t’u angazhuar në dialog me vendimet e qeverisë Kurti”, ka thënë ai.
Në paraqitjen e tij, Daqiq nuk ka lënë pa përmendur dërgesën që e ka bërë Serbia me 1000 teste për Covid-19, dhe atë të infermierëve të mjekëve.
“Ne kujdesemi për ta, sot më shumë se kurrë, të vetëdijshëm që jetojnë në kushte të vështira edhe para kësaj përhapje. Kemi marrë vendime për të ndihmuar serbët në Kosovë dhe Metohi për luftimin e pandemisë. Kemi ofruar pajisje kompetente, kemi dërguar edhe mjekë e infermierë, kemi shprehur gatishmërinë tonë të bashkëpunojmë me shqiptarët dhe përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Prishtinë në luftën me pandemie”, ka thënë ai.
No comments:
Post a Comment