Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/25

Danja Sinani - Përkufizimi juridik i vdekjes: Eutanazia


Picture

Danja Sinani, autore e studimit “Përkufizimi juridik i vdekjes: Eutanazia”, që tashmë i paraqitet publikut si libër, na sjell një varg argumentesh të rrafshit europian dhe botëror, për të formuar bindjen se e drejta për të vdekur nuk është një atentat ndaj jetës, por plotësim përfundimtar i saj. Me parashtrimin e temës, të historikut të debatit mbi të drejtën e vdekjes; me pasurinë e citimeve dhe referencave të larmishme; me renditjen e fakteve e argumenteve të shumta, duke i përqasur ato me realitetet sociale e juridike në nivel europian, por edhe shqiptar, autorja ka realizuar një monografi unike, të parën monografi në gjuhën shqipe mbi eutanazinë. Shkurt, nga pikëpamja profesionale, tashmë lexuesi ka në dorë jo vetëm një monografi për një argument europian, por edhe një dije të standardit, metodologjisë dhe të frymës europiane.
Autorja e librit, Danja Sinani, ka kryer studimet në Universitetin “Lumière, Lyon 2” në Francë, studime universitare për të drejtë private. Më pas thelloi me rezultate të shkëlqyera studimet e shkallës Master në Universitetin Europian të Tiranës duke realizuar dhe studimin monografik “Përkufizimi juridik i vdekjes: Eutanazia”, të cilin, më pas, e ktheu në një studim monografik për lexuesin e gjerë.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...