Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/25

Bardhyl Demiraj: Gjak i shprishur


Picture


Autori i librit, prof. dr. Bardhyl Demiraj, falë kërkimeve të zhvilluara prej tij pranë arkivave kishtare romane, trajton një sërë çështjesh të rëndësishme për historinë e teksteve të vjetra arbëreshe dhe shqiptare. Përmes një qasjeje të veçantë ekdotike dhe një interpretimi origjinal të disa dokumenteve të vjetra, autori mbërrin në rezultate dhe përfundime të reja për historinë e filologjisë shqipe, duke hedhur dritë kështu mbi një periudhë të pastudiuar si duhet, por me interes të madh për të kuptuar zhvillimet e shekujve të mëpasmë. Me këtë libër të Bardhyl Demirajt tekstet e traditës arbëreshe i nënshtrohen një qasjeje filologjike në kuptimin e ngushtë të fjalës, sa mund të themi me plot gojën se kemi të bëjmë këtu me kontributin e parë të mirëfilltë të një autori shqiptar për filologjinë arbëreshe.
Francesco Altimari

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...