Albin Kurti për Avdullah Hotin: Presidentit i duhet një kryeministër tjetër i dobët

Në konferencë për media, Kurti është shprehur se pikërisht një kryeministër i dobët i duhet presidentit.
“Ta keni parasysh, as ndër 10 njerëzit më të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit 2020 nuk është ky person, nuk bëhet fjalë për demokraci këtu, as për legjitimitet – bëhet fjalë për dëshirën e presidentit që të ketë një kryeministër tjetër të dobët, meqenëse presidenti i Kosovës dëshiron të jetë më shumë se president atij i nevojitet një kryeministër që është më pak se kryeministër, ai do kryeministër të dobët i cili ia mban izen për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, me mua nuk e bën dot këtë”, ka thënë Albin Kurti.
Albin Kurti ka thënë se, ish-zëvendës tij ka punuar kundër Qeverisë Kurti.
“…Por, për ish-zëvendësin tim që u shkarkua me 25 mars 2020 mund të them që gjatë qeverisjes sonë ka qenë destruktiv dhe thua se kishte një kovë me rërë, me zall që rrotave të qeverisë ma të mira pas luftës t’ua hedh dhe të na ngadalësojë ecjen tonë”, ka thënë ai.
Kurti konstaton: Thaçi e shkeli Kushtetutën kur mandatin ia dha partisë së dytë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, e ka shkelur Kushtetutën kur mandatin për kryeministër ia dha Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Se bëhet fjalë për shkelje nuk ka dyshim. Presidenti duhet ta respektojë Kushtetutën dhe jo ta shkruaj atë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media, shkruan Insajderi.
“Nëse ka zbrastira, nuk i shkruan dot ai. Kjo ishte edhe një shkelje, njëra nga të shumtat”.
Kurti ka thënë se ai ende nuk e ka parë letren e Presidentit Thaçi që ia ka çuar LDK-së.
“Nuk e kam pa tekstin me nënshkrim për partinë e dytë. E kam parë në media, por jo letrën.
“Duhet ta shohim letrën dhe mbi çfarë baze është bërë një ofertë e tillë për partinë e dytë”
No comments:
Post a Comment