Një monografi për K. Çekrezin, “burrin e madh të Shqipërisë” - Nga Ilir Ikonomi
Libri i sapobotuar “Kostë Çekrezi - I treti, i munguari” i sjell lexuesit jetën e njërit prej personazheve më interesantë të historisë shqiptare. Rrethanat e lanë në harresë Konstandin Çekrezin, përkthyesin, gazetarin, historianin dhe politikanin e zjarrtë. Por, më në fund, kemi një përpjekje për ta rizbuluar dhe është rasti të themi me mirënjohje: Mirë-se-erdhe përsëri në botë Çekrez!
Shkrimtari Andon Andoni ka provuar penën në lëmin e pabesë të biografisë dhe ia ka dalë të na japë me thjeshtësi e siguri njeriun erudit dhe plot ndërlikime, që e kaloi jetën mes Shqipërisë dhe Amerikës.
Kostë Çekrezi (1892-1959) u lind në Ziçisht, Korçë, studioi në Greqi, pastaj mbaroi universitetin e Harvardit, SHBA. Ligjëroi si profesor në Uashington, u kthye në Tiranë, ku punoi si gazetar, u rikthye në Amerikë për të organizuar komunitetin shqiptar dhe vdiq papritur në afërsi të Uashingtonit. Jeta e tij ishte një energji e pafund: energji për të shkruar, për të polemizuar dhe për të kundërshtuar autoritetin. Ishte i rrëmbyer në hapat që hidhte dhe kjo bënte që të pengohej e të rrëzohej herë pas here.
Kur shkoi në Amerikë, Çekrezi u emërua kryeredaktor i “Diellit”, ndërsa më vonë punoi për njohjen e Shqipërisë nga SHBA. Këmbëngulja e tij ishte proverbiale. Aq me pasion e kishte marrë ai çështjen e njohjes së Shqipërisë nga Amerika sa në një rast, në vitin 1922, i paraqiti Departamentit të Shtetit një tablo tejet të zbukuruar të gjendjes në Shqipëri, duke deklaruar se një gjeolog i huaj kishte zbuluar atje rezerva platini! Çekrezi shkroi një histori të Shqipërisë në anglisht, ndër të paktat tekste, që e njihnin lexuesin amerikan me vendin e vogël ballkanik nga këndvështrimi i një shqiptari. Ai ishte plotësisht i kualifikuar për ta shkruar këtë histori, sepse kishte qenë vetë pjesëmarrës i saj, në vitet e vështira 1913-1914, kur shërbente si përkthyes pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit në Vlorë e më pas në Durrës. Kostë Çekrezi, pedagogu me syze të rrumbullakëta dhe me flokët përpjetë, mund të kishte jetuar në rehatinë e Uashingtonit, si ligjërues i Universitetit Kombëtar, por në vitin 1925 ai vendosi të kthehej në vendlindje, duke sjellë me vete idetë për një demokraci të stilit amerikan. Në Tiranë, gazetari rebel guxoi të kritikojë autoritetin dhe u arrestua nga Ahmet Zogu. Vite më vonë, pjesëmarrja në një revoltë kundër mbretit (e ashtuquajtura “Kryengritja e Fierit”, 1935), për pak sa nuk i kushtoi jetën. Çekrezi u arratis në Itali, përfundoi në një kamp përqendrimi të Francës dhe mundi të hyjë përsëri në Shtetet e Bashkuara në vitin 1941. Ai dëshmoi menjëherë se nuk ishte shkëputur nga zakoni i rebelit: iu kundërvu Fan Nolit dhe Faik Konicës për mënyrën se si duhej shpëtuar Shqipëria që lëngonte nën pushtimin fashist, themeloi me shpejtësi të habitshme një gazetë dhe një organizatë dhe bashkëpunoi me Departamentin amerikan të Shtetit. Kur komunistët morën pushtetin në Shqipëri, në fillim Çekrezi e përkrahu regjimin e Tiranës, por, pastaj, ra përsëri në zhgënjim, ashtu si shumë të tjerë.
Kjo jetë plot komplikime dhe kthesa të papritura, vjen natyrshëm dhe me stil të këndshëm në rrëfimin e Andon Andonit. Autori ka bërë një punë shteruese disavjeçare për të rindërtuar përmes dokumenteve Kostë Çekrezin, pa e tradhtuar frymën dhe thelbin e heroit të tij karizmatik. Në ceremoninë mortore për Çekrezin, në vitin 1959, Fan Noli, dikur kundërshtar i tij, e filloi meshën me fjalët: “Vdiq fukara një burrë i madh i Shqipërisë”. Janë fjalë me vend, sepse, si shumica e rebelëve, Çekrezi ishte fukara, por, si pak bashkëkombës, ishte burrë i madh.
Vlerësime për veprën e Kostë Çekrezit

“Letrave shqiptare u mungonte një studim për jetën dhe veprat e Kostë Çekrezit, për veprimtarinë e tij politike atdhetare e demokratike, për të cilat e meritonte me kohë një vend në historinë politike të shqiptarëve. Qenia e tij kundërshtar i regjimeve autoritariste, pushtuese e diktatoriale ia mohoj këtë vend të merituar për më se një gjysmëshekulli me heshtje dhe harresë të qëllimshme. Dhe libri që promovohet sot e mundëson këtë; plotëson një boshllëk. Duhet të nënvizojmë se për fat të keq në Shqipëri mbizotërojnë mitet, heronjtë kordhëtarë që vetëm ata kanë luftuar pushtuesit duke i mundur, vetëm ata bënë pavarësinë, shtetin e diktaturën, të mirat e të këqijat etj. etj. Po kështu në arte, letërsi e shkenca. Duhet të heqim dorë nga kjo mënyrë e vlerësimeve, e të shkruarit të historisë. Jo pak mendje të hapura po e kuptojnë nevojën për t’ju shmangur kësaj kulture mitesh dhe kanë filluar me sukses të qëmtojnë jetën dhe veprat e personazheve të neglizhuar, anatemuar, fshehur e “harruar”. Kostë Çekrezi ishte një nga intelektualët më të shquar të kohës. Këto botime të librave të tij kryesore: “Shqipëria; e shkuara dhe e tashmja”, “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë”, “Letra shkresa dhe fjalëtore” në origjinal dhe “Udhërrëfyes në komunikim” në botimet “Naimi” 2016, si dhe kjo monografi mbi jetën dhe veprën e Çekrezit, “Kostë Çekrezi - I treti, i munguari” e shkrimtarit Andon Andoni, botuar po nga shtëpia botuese “Naimi”, flasin për seriozitetin dhe përpjekjet për ta sjellë edhe njëherë sërish në jetën e sotme këtë njeri të palodhur, erudit të përkushtuar ndaj fateve të mëmëdheut. Ato ndihmojnë për të njohur një tjetër shqiptar që u përpoq për Shqipërinë e la vepra me vlerë për të.
Prof. dr. Aleksandër Meksi, ish-kryeministër i Shqipërisë, historian
Në vitin 1917, thuajse në të njëjtën kohë që shkruante monografinë e njohur Shqipëria: e shkruara dhe e tashmja, që i ishte porositur nga Harvard University, si pjesë e përpjekjeve amerikane për të njohur popujt e vegjël të Europës së vjetër, nga do ta kishte burimin parimi i vetëvendosjes, shpallur nga Woodrow Wilson në Konferencën e Versaille-s (1919), Konstantin Chekrezi, që njihet ndër ne (për aq sa njihet) si Kostë Çekrezi, përgatiti dhe botoi një prej librave më të pashoq në historinë e shkrimeve shqip, titulluar Letra, shkresa, fjalëtore. Pas botimit nga autori në SHBA (Boston 1917) dhe botimit të dytë të përmirësuar (Tiranë 1927), libri vjen sërish tek lexuesi shqiptar, pikërisht në 100-vjetorin e daljes së parë në dritë, kësaj radhe me titullin Udhërrëfyes për komunikim nga shtëpia botuese Naimi. Kjo po ndodh jo vetëm për të plotësuar shkallë pas shkalle ndihmesat origjinale të një trinie të rrallë, që veproi e krijoi në SHBA, si F. Noli, F. Konica dhe ai vetë, por edhe për të njëjtin qëllim për të cilin u shkrua kryekrejet, si një lehtësi pune për të gjithë ata që duan të përcjellin kumte me shkrim tek njëri-tjetri: vetjake e familjare, formale e zyrtare, popullore e elitare, publike e të pashpallura. Për fat të keq, deri në vitin 1990 kësaj trinie i qenë prerë dy krahët, F. Konica dhe K. Çekrezi. Rikthimi i ngadaltë, por i sigurt, i F. Konicës pas ndryshimeve që ndodhën në fundin e shekullit të kaluar, deri vonë nuk u shoqërua me të njëjtën vëmendje edhe për Kostë Çekrezin (të cilin vit pas viti po e risjell tek lexuesi me durim e ngulmim shtëpia botuese Naimi).
Megjithëse i shkruar si një libër shërbimi, prej të cilëve më së shumti çmohet vlera praktike dobiprurëse, Letra, shkresa, fjalëtore i Kostë Çekrezit në një anë bashkoi pragmatikën me stilistikën, duke paraqitur për herë të parë bashkë në një vepër gjithë tipologjinë e korrespondencës së njerëzve dhe zyrave; ndërsa në anën tjetër e oksidentalizoi përfundimisht atë, duke e çliruar rreptësisht prej shtampave të kadinjve dhe duke shqipëruar formulat europiane të politesës e mirësjelljes. Këtij qëllimi ai nuk iu nda gjithë jetën. Megjithëse Kostë Çekrezi ishte ndarë prej romantizmit, libri i tij i korrespondencës shqiptare u shërbeu shqiptarëve për t’i ndriçuar, për t’i shpëtuar prej gabimeve, ashtu siç kishin këmbëngulur me kryeneçësi enciklopedistët francezë gati dy shekuj më herët. Ai ka qenë dhe mbetet një libër që kishte si parim themelor atë që italianët e quajnë grammatica dei incontri, gjuha e takimeve, gjuha e dialogut. Në anën tjetër, me këtë libër Kostë Çekrezi pati si synim t’i japë virtyt gjuhësor kodeve të komunikimit mes njerëzve dhe zyrave dhe t’i japë prestigj fjale njeriut shqiptar në të gjitha format e shkruara të kumteve të tij. Kështu, libri i Kostë Çekrezit synoi të krijojë qytetarin shqiptar me prestigj gjuhësor.
Prof. dr. Shaban Sinani, Akademia e Shkencave, Tiranë
Monografia “I treti, i munguari” kushtuar Kostë Çekrezit plotëson kështu trekëndëshin e tre burrave të mençur të kombit tonë në Amerikë, të cilët përfaqësonin anët më të mira të shqiptarëve, por edhe tipin e sertë, sedërlli e polemist deri në ekstrem. U desh ky botim që të na tregonte ne bashkëkombësve të tij, atë që të tjerët e dinin përpara nesh, se Kostë Çekrezi qëndron përkrah Nolit e Konicës - si udhëheqës natyralë të Shqipërisë në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Një enciklopedi amerikane e fundit të Luftës së Dytë Botërore, duke i njohur mirë vlerat e Kostandin Çekrezit e radhiste atë si të tretin në radhë, pas Nolit e Konicës. Rizbulimi i Çekrezit nga autori Andon Andoni është meritë veçanërisht e tij, por edhe e shtëpisë botuese “Naimi” që mundësoi daljen e këtij libri dhe, më herët, të dy librave të tij: Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja dhe Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë.
Prof. dr. Hamit Kaba, Instituti i Historisë, Tiranë
Nisur nga pozitat e profesorit tashmë të dalë në pension, mendoj se për jetën dhe veprimtarinë e Kostë Çekrezit ose për ndihmesat e tij si historian, publicist e gjuhëtar, mund të hartohen monografi të veçanta në fushat e historiografisë, të publicistikës, të politologjisë, të gjuhësisë, të stilistikës letrare-gjuhësore etj., me qëllim që të bëhet më e plotë figura dhe personaliteti i tij, duke e plotësuar atë me të dhënat e nxjerra nga arkivat e Departamentit të Shtetit në ShBA, në Francë, në Shqipëri e gjetkë ose me të dhënat nga studimi më i hollësishëm i të gjitha shkrimeve të tij të botuara në shqip, anglisht ose frëngjisht.
Prof. Miço SAMARA, gjuhëtar
Kostë Çekrezi (31 mars 1892 – 10 janar 1959) ёshtё ndёr tё parёt dhe tё rrallët shqiptarë qё u diplomua nё universitetin e Harvardit. I konsideruar si shqiptari mё me ndikim nё Washington dhe i parapëlqyeri i amerikanёve (madje, i projektuar si një kryeministër për një Shqipëri perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore), Çekrezi është themelues dhe drejtues i disa gazetave nё Amerikё e Shqipёri, autori disa librave, mes tё cilёve veçohet njё histori e Shqipёrisё nё gjuhёn angleze (Albania: Past and Present). Prej 2 marsit 1920, Çekrezi u akreditua nga qeveria e Kongresit të Lushnjës si Komisioner i Shqipërisë në SHBA. Sipas studiuesit amerikan Stephen Peters, “po të mos kishte qenë këmbëngulja sistematike dhe e pandërprerë e “Vatrës” në përgjithësi dhe e shqiptarëve të veçantë - ku, padyshim, ndër më të angazhuarit është Kostë Çekrezi - Shqipëria, ndoshta, do të kishte qenë edhe për Presidentin Wilson “një shprehje gjeografike”, siç kishte qenë për princin Otto Bismark në shekullin e kaluar”. Autorët e librit The Albanian Struggle e kanë cilësuar Kostë Çekrezin si “një nga katër liderët e komunitetit shqiptar të Amerikës, pas Faik Konicës, Fan Nolit dhe Kristo Dakos”, ndёrsa vetё Fan S. Noli do ta rendiste “ndër tre njerëzit që mund t’i sillnin dobi fatit të Shqipërisë” dhe “punëtori më i madh që ka nxjerrë Përlindja Shqiptare”.
Naim Zoto, botues i veprës së K. Çekrezit
“Se cilat janë të drejtat e Shqipërisë duhet mësuar jo nga ç’thonë fqinjët, rivalët apo armiqtë e saj të mundshëm, por nëpërmjet një mjeti më të drejtpërdrejtë e më të besueshëm - zërit të vetë shqiptarëve. Kjo është merita kryesore e librit të Kostë Çekrezit. Ai na jep mundësinë ta shohim Shqipërinë me syrin e një shqiptari... Sepse, me sa di unë, ky është i pari libër i një shqiptari për Shqipërinë që ka dalë në gjuhën angleze”.
Charles D. Hazen, Universiteti i Columbia-s (nga parathënia e librit të K. Çekrezit: “Albania; past and present”, 1919).
“Kostë Çekrezi- I treti, i munguari” i sjell lexuesit jetën e njërit prej personazheve më interesantë të historisë shqiptare. Rrethanat e lanë në harresë Çekrezin, përkthyesin, gazetarin, historianin dhe politikanin e zjarrtë. Por, më në fund, kemi një përpjekje për ta rizbuluar dhe është rasti të themi me mirënjohje: Mirë-se-erdhe përsëri në botë Çekrez!
Ilir Ikonomi, gazetar
Një personalitet i madh i diasporës shqiptare.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
No comments:
Post a Comment