Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/25

Kiço Blushi: Gjuha e gjakut


Picture
Kur dashuria shpërblehet me egërsi të verbër

Më mirë në burg apo në shtëpi? Në romanin e ri të Kiço Blushit, botimet “Naimi”, dilema nuk i referohet botës së krimit, por njerëzve të zakonshëm që, edhe kur duan të dëshmojnë mirësi dhe dashuri, marrin si shpërblim të kundërtën. Pas disa vjetësh në emigracion, burri kthehet në shtëpi, diku në një nga fshatrat e Lezhës. Mirëpo një aromë parfumi e gruas, që mezi e priste njeriun e saj më të dashur, si edhe disa ndryshime të tjera në "Shqipërine e re", do të shkaktojnë "ububu"-në e një xhelozie të tërbuar, pasuar me viktima të pafajshme. Burri projekton “të dashurin” e gruas dhe kërkon që ajo vetë ta ekzekutojë për të dëshmuar me prova të kundërtën... Nga ana tjetër, t’atit të vajzës, një rapsodi vejan, sikur të mos i mjaftonte edhe turpi pse dikur kishte kënduar një këngë për Diktatorin e përmbysur (dhe për këtë militantët e pushtetit të ri e kishin sakatuar), tashmë i kthehet edhe vajza lëneshë... 
S'e çfarë do të ndodhë, pse do të ndodhë; këtë e thotë shkrimtari Kiço Blushi përmes një rrëfimi dhe analize të hollë për shpirtin dhe mendjen e trazuar të shqiptarit të sotëm, ku hipokrizia dhe egërsia është bërë stil jetese.

 

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...