“Kosova si çështje europiane” është libri më i ri i gazetares së Deutsche Welles, Mimoza Cika-Kelmendi, botuar nga shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë, i cili del pikërisht në Ditët e Europës. Bëhet fjalë për një studim monografik që u kushtohet tërësisht raporteve të shtetit të ri të Kosovës dhe aspiratës së popullit kosovar për të qenë pjesë e Europës së bashkuar. Me përvojën e saj shumëvjeçare në DW, ajo sjell para lexuesve rrugën e gjatë që BE ka bërë për Kosovën qysh nga lufta në 1999 dhe deri në ditët e sotme. Libri nis me një parathënie në formë bisede të diplomatit austriak dhe ekspert për Ballkanin Wolfgang Petritsch: “Kosova në të vërtetë është prova e lakmusit për funksionimin e BE-së. Në qoftë se BE nuk arrin që problemin e Kosovës në sensin konstruktiv ta zgjidhë për të mirën e qytetarëve të saj, atëherë Kosova ka dështuar dhe nuk ka të drejtë të njihet si një aktor ndërkombëtar. Brukseli dhe Prishtina duhet të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë. Njeriu duhet të shikojë që në Prishtinë është vendosur një shtet i të drejtave dhe që nuk ka korrupsion. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe, sepse edhe njerëzit do të kishin një ndjenjë, atë të qenies pjesë e Europës”, shkruan diplomati i njohur në hyrje të librit. Më tej, autorja fokusohet në sfidat dhe vështirësitë e ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme, integrimin europian të Kosovës, duke analizuar veçmas faktorët pengues, marrëdhëniet ndëretnike dhe situatat në veriun e Kosovës. Libri ndjek hap pas hapi axhendën e Brukselit për Prishtinën, pasqyrimin e kësaj rruge dhe refleksionet e politikës kosovare për të përmbushur parimet dhe standardet europiane duke parashtruar avantazhet dhe disavantazhet e shtetit më të ri ballkanik për t’u bërë pjesë e BE. Vend të rëndësishëm në këtë studim zë dhe roli i Gjermanisë në rrugën e përshpejtimit të reformave europiane, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe bashkëpunimi me vendet fqinje. Por a është më i lehtë apo më i vështirë integrimi në BE i shtetit më të ri të Europës? Për t’u përgjigjur kësaj pyetjeje, autorja i referohet në mënyrë kronologjike zhvillimeve BE-Kosovë, ekspertëve ballkanikë e ndërkombëtarë, shtypit gjerman të cituar në Deutsche Welle. Mimoza Kelmendi është po ashtu autore e librit “Kadare ndryshe”, i pritur me mjaft interes nga lexuesi shqiptar.
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.
Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment