Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/25

Zamira Çavo: Ridimensionimi i Rilindjes


Picture


Nëse më kritikoni se kam hyjnizuar Rilindjen iu them: Po, e kam bërë me vetëdije! Nën trysninë e hedhjes poshtë të gjithçkaje që kemi krijuar, gjykoj që kemi nevojë të krenohemi me ato që realisht na bëjnë krenarë. Ndaj kam synuar të sjell qasjen pozitive ndaj figurave njerëzore të Rilindjes.  Çdo njeri nuk është hero, por heronjtë e mendjes janë padyshim njerëz dhe si të tillë kanë gabime, por vlera e tyre ngrihet përtej çdo vogëlsie, keqdashje apo keqpërdorimi.

Nëse më kritikoni se kam “cenuar” vlerat e popullit dhe trashëgiminë e tij kulturore, duke vënë theksin në disa anë negative të trashëguara, iu them: Po, e kam bërë me vetëdije, për të treguar se duhet të zgjohemi e të mësojmë nga e kaluara. Gabimet që përsëriten shndërrohen në faje dhe dënohen. Historia na ka dënuar. Nuk jemi kurrë shumë vonë për të kapur ritmet e kohës.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...