Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/24

Reagon Banka Ekonomike, siguron klientët se llogaritë janë të sigurta


Pas raportimeve nëpër media se Banka Ekonomike është hakuar dhe i janë vjedhur të dhënat klientëve, ka ardhur reagimi nga kjo bankë.

“Me qëllim të informimit të drejtë dhe evitimit të shqetësimeve eventuale të klientëve tanë, njoftojmë të gjithë klientët se Banka Ekonomike ka qenë cak i një sulmi kibernetik, ku për pasojë një numër i caktuar i sistemeve janë infektuar me virus dhe të njejtin e kemi izoluar me kohë duke siguruar që janë zbatuar masat më të larta të sigurisë në këtë aspekt”, thuhet në reagim.


Banka Ekonomike thotë se ka qenë cak i një sulmi kibernetik, ku për pasojë një numër i caktuar i sistemeve janë infektuar me virus dhe të njëjtin ata kanë arritur ta izolojnë me kohë.


Banka e vetme me kapital vendor bën të ditur se menjëherë pasi ka ndodhur rasti janë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm ligjorë, ndërsa organet kompetente po hetojnë rastin.

Kjo Bankë siguron klientët e saj se nuk ka hapësirë për shqetësim, pasi që mjetet e tyre në BE janë të sigurta.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...