Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/25

Eralda Bajram Doçi: Eja për të mos ikur


Picture


Poezia e Eralda Doçit tingëllon e bukur, e pa sforcuar dhe burimi i saj janë vetë jeta dhe ëndrrat. Poezia e Eraldës është një poezi e mençur, e cila evidenton faktin se ajo i njeh mirë temat që trajton. Poetja ka një sinqeritet deri në skaje nga mënyra si flet, si ndërton mënyrën e të shkruarit poezi. Ka stil që tani duket se është vetëm i saj. Jo vetëm kaq; poetes i intereson jo vetëm forma, jo vetëm stili poetik, të cilat janë gur themelor i të bërit poezi, por ajo i kushton rëndësi edhe shpalosjes së mendimeve që të mbeten në kujtesë për një kohë të gjatë. Në fillim me romanin dhe tani me vëllimin e parë poetik, Eralda Doçi shpall se në vijim letërsia do të jetë pjesë e pashkëputur e jetës dhe e shpirtit të saj. Ajo tani dha prova se kjo lidhje me letërsinë do të jetë një bashkëjetesë e bukur dhe e suksesshme.
Sokrat Habilaj

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...