Fëmijët shqiptarë në Evropën Perëndimore shqipen si gjuhë të parë e kanë vetëm në vitet e para pasi nisin të flasin.
Atë e mësojnë në ambientet familjare. Por kur nisin të vijojnë institucionet edukuese, shqipja pothuajse me automatizëm e humb nivelin e përdorimit dhe kalon në një gjuhë që përdoret në ambiente të ngushta familjare. Nga gjuhë e parë kalon në të dytë.
Referimet e gjuhëtarëve për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare kanë nxjerrë në pah aspekte të ndryshme të mërgatës shqiptare në raport me gjuhën e vendit prej nga vijnë.
Librat e dialektologjisë janë përmendur të folmet arbëreshe, që janë trajtuar goxha seriozisht dhe detajisht gjatë disa dekadash, pastaj e folmja e arbneshëve të Zarës, e folmja e shqiptarëve të Mandricës, ajo e shqiptarëve të Ukrainës dhe të folmet arvanitase.
Këto të folme, janë konsideruar ishuj gjuhësorë të shqipes. Sa i përket Turqisë, shqipja nuk përmendet as në të dhënat e Librit të Kuq të UNESCO-s për gjuhët e rrezikuara.
Krahas këtyre ishujve gjuhësorë të shqipes, tashmë janë krijuar edhe ishuj të tjerë me tipare të tjera, me habitat tjetër, por edhe me prognozë krejt të ndryshme nga ajo e ishujve të mëhershëm gjuhësorë – kjo është shqipja e brezit të dytë e të tretë të shqiptarëve që jetojnë në Evropën Perëndimore, përfshirë edhe Anglinë.
Po kaq shqiptarë besohet se jetojnë aktualisht në Itali, kryesisht nga Shqipëria dhe po me të njëjtën histori, por edhe një numër i konsiderueshëm nga Kosova që kanë emigruar në fillim të këtij shekulli.
Sipas mikrocensusit të vitit 2020, në Gjermani jetojnë qindra mija persona me origjinë nga Kosova dhe me shtetësi kosovare, pa llogaritur shqiptarët me origjinë nga Kosova që kanë marrë nënshtetësi gjermane, ata që jetojnë atje gjysmilegalisht e pa përfshirë shqiptarët nga Shqipëria dhe ata nga Maqedonia.
Në Zvicër jetojnë rreth 200 mijë shqiptarë nga Kosova ,Maqedonia,Shqipëria,Lugina e Preshevës, Mali i ZI me lejeqëndrim të përhershëm si dhe me status të përkohshëm, me status të parregulluar ose edhe me nënshtetësi zvicerane.
Dhjetëra mijëra shqiptarë jetojnë në Angli, në Francë, në Belgjikë e në Holandë, si dhe rreth 100 mijë në Suedi e Norvegji.
“Rrethanat e kultivimit të shqipes janë të ndryshme nga njëri vend në tjetrin.
Në Suedi shqipja është në mesin e 10 gjuhëve më të mëdha të huaja, dhe bashkë me gjuhët e tjera të huaja, edhe mësimi i shqipes është i institucionalizuar dhe organizohet në kuadër të sistemit arsimor suedez, ku rreth 8 mijë fëmijë shqiptarë ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
Sipas hulumtimeve , dallimet ndërmjet ishujve gjuhësorë të shqipes, për të cilët është shkruar më parë, dhe shqipes në diasporë, shqipes së mërgimtarëve shqiptarë janë të mëdha dhe shtrihen në shumë drejtime.
Fillimisht, përderisa për ishujt e tjerë, duke përfshirë ndoshta edhe Turqinë, mund të flitet si për territore mjaft kompakte ku popullata që flet të folme të shqipes është mbizotëruese, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për shqipen që kultivohet në Evropën Perëndimore.
Në asnjë nga këto zona, shqiptarët nuk janë shumicë dhe shqipja nuk ka status politik.
Në krahasim me shqiptarët në Kalabri e Sicili, në Zarë e vende të tjera ku komunitetet janë kompakte dhe homogjene, situata nuk është e tillë në asnjë nga vendet e Evropës Perëndimore, ku shqiptarët janë të shpërndarë dhe nuk jetojnë në vendbanime kompakte ku do të mundë të krijoheshin kushte për kultivimin e shqipes.
Fëmijët shqiptarë apo me prindër shqiptarë rriten në kushte bilinguzimi, duke e nxënë shqipen si gjuhë të parë gjatë dy a tri viteve të para të jetës së tyre deri në kontaktet e para socializuese në çerdhe e kopshte, ku zhvillohen më pas si bilingë, me ç’rast shqipja e humb prestigjin dhe shndërrohet në gjuhë për nevoja kollokuiale për komunikim brenda shtëpisë…
Kësisoji shqipja shndërrohet në gjuhë inferiore me të cilën nuk mund të sigurohet status social, punë apo karrierë.
Për shembull një biling shqiptaro-gjerman në shqipen e tij shfaq tipare fonetike që ia imponon gjermanishtja, për shkak se aparati i të folurit i bilingut shqiptaro-gjerman më shumë i përshtatet artikulimit të tingujve të gjermanishtes, dhe kjo pastaj reflektohet në mënyrën e nyjëtimit të tingujve me rastin e përdorimit të shqipes.
Leksiku i shqipes i bilingëve del të jetë jashtëzakonisht i kufizuar dhe kryesisht në domene kollokuiale.
Marrëdhëniet e shqipes me greqishten kanë njohur një dinamikë të re pas vitit 1990, ku gjuhët kontaktojnë në një truall më të gjerë dhe me intensitet më të lartë, drejtpërdrejt dhe ditë për ditë nga vajtje-ardhjet midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Emigrantët shqiptarë jetojnë në kushtet e një bilinguizmi tejet asimetrik, gjë që do të thotë se gjuha shqipe është e kufizuar në sferën familjare kryesisht, apo dhe në kontaktet e përditshme mes emigrantësh të grupmoshave të ndryshme.
Mund të themi se sa më të rinj në moshë shqipfolësit, aq më të lëkundura duken pozitat e shqipes duke u shprehur në zotëruesit pasivë të saj…
Gjithnjë e më shumë po dobësohet shqipja dhe se greqishtja është duke zënë një pozicion zotërues.
Mbi 90 për qind e të anketuarve e flasin gjuhën shqipe. Nga të testuarit tregon se varieteti i gjuhës së shkruar është më i përdorshmi.
Fëmijët e emigrantëve e mësojnë gjuhën shqipe si gjuhë të dytë dhe kryesisht e përdorin atë në mjedisin familjar.
Fëmijët shqiptarë apo me prindër shqiptarë rriten në kushte bilinguzimi, duke e nxënë shqipen si gjuhë të parë gjatë dy a tri viteve të para të jetës së tyre deri në kontaktet e para socializuese në çerdhe e kopshte, ku zhvillohen më pas si bilingë, me ç’rast shqipja e humb prestigjin dhe shndërrohet në gjuhë për nevoja kollokuiale për komunikim brenda shtëpisë…
No comments:
Post a Comment