Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/27

Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) nuk ka konfirmuar asnjë rast të ri me koronavirus prej një jave.


Ministri vendas i Shëndetësisë Ali Pili, tha se në javën e fundit janë kryer 2868 teste, por asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Njihuni me vendin e vogël që po mposht me sukses koronavirusin, prej
Rasti i parë me koronavirus në këtë vend u shfaq më 10 mars 2020, kur një turist gjerman që po vizitonte zonën rezultoi i infektuar më Covid 19.

Deri tani në Qipron Turke janë konfirmuar 108 raste, nga të cilët 87 kanë arritur të shërohen, ndërsa 4 kanë humbur jetën.

Që në fillim të shfaqjes së rastit të parë, vendi mori masa të rrepta, duke pezulluar shkollat dhe mbyllur shumicën e bizneseve.

Të gjithë qytetarëve u është kërkuar të mbajnë maska për fytyrën dhe të dalin vetëm për nevoja thelbësore. Në Qipron greke sakaq së fundi u regjistruan 9 raste të reja, duke e çuar ne 804 totalin e të infektuarve, teksa vdekjet janë 14.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...