Me 130 vdekjet e reja numri i të vdekurve në Belgjikë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) ka arritur në 7.703.
Në një deklaratë, Qendra e Krizës në Belgjikë njoftoi se me 513 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 49.032 ndërsa me 130 vdekjet e reja numri i të vdekurve ka arritur në 7.703.
Gjatë 24 orëve të fundit 152 persona janë shtruar në spital ndërsa 316 persona janë shëruar. Ndërkohë numri i personave në kujdes intensiv është zvogëluar me 29 persona duke rënë në 740.
Gjithashtu bëhet e ditur se 46 për qind e vdekjeve janë shënuar në spitale ndërsa 53 për qind në shtëpitë e të moshuarve.
No comments:
Post a Comment