Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/02

Eurodeputeti Knut Fleckenstein mesazh liderëve kosovarë: Zgjedhjet kur të mbarojë Covid-19, Kosovës i duhet Qeveria Kurti

Eurodeputeti Fleckenstein mesazh liderëve kosovarë: Zgjedhjet kur të mbarojë Covid-19, Kosovës i duhet Qeveria Kurti
Eurodeputeti Knut Fleckenstein u ka dërguar një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë liderëve kosovarë, përmes një shkrimin në Twitterin e tij zyrtar.

Knut Fleckensten, i cili ka qenë dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE, shkruan se Kosovës i duhet Qeveria Kurti deri kur të mbarojë koronavirusi, më pas duhet të mbahen zgjedhjet. Sipas eurodeputetit, kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur kushtetuetshmërinë e Kosovës, si vend që aspiron të anëtarësohet në BE.

“Jam i bindur: Kosova ka nevojë për këtë qeveri derisa të mbarojë COVID 19 dhe më pas duhet të mbahen zgjedhjet. Kjo është mënyra e vetme për të ruajtur kushtetutshmërinë e procesit dhe për të siguruar Kosovën si shtet dhe entitet serioz që aspiron të anëtarësohet në BE. @albinkurti”, shkruan eurodeputeti Knut Fleckenstein në Twitter.


Screenshot_2.jpg

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...