Të pajisur me maska, doreza dhe veshje mbrojtëse për të mbuluar çdo centimetër të lëkurës së tyre, studiuesit kanë filluar kërkimet në shpellat ku jetojnë lakuriqët e natës, për të parashikuar pandeminë e radhës.
Me fenerë për shkak të errësirës, ata vendosin rrjetat e tyre në hyrjen e errët të shpellës së mbingarkuar me pemë bambuje, e cila është pjesë e një sistemi të gjerë të shpellave gëlqerore në provincën e Yunnan në Kinë, raporton CNN.
Ata presin që të bjerë mbrëmja, në mënyrë që lakuriqët të fluturojnë për të kërkuar ushqim, dhe do të bien drejt e në rrjetat e tyre.
Shkencëtarët mbledhin rrjetat dhe i i bëjnë anestezi lakuriqëve të natës, përpara se të marrin gjaklun nga trupi i tyre. Gjithashtu ata mbledhin dhe pështymë dhe fekale.
Deri më tani shkencëtarët kanë mbledhur më shumë se 15 mijë mostra, të cilët çuan në identifikimin e 500 koronavirusëve të rinj.
Një nga ata, i gjetur në një shpellë në vitin 2013, ishte një paraardhës i mundshëm i COVID-19, raporton CNN.
Para pandemisë SARS në vitin 2003, hulumtimi mbi koronaviruset nuk kishte vëmendjen e duhur. Vetëm dy koronaviruse njerëzorë ishin identifikuar deri në atë kohë, të dy të zbuluar në vitin 1960.
Në vitin 2009 u themelua “Predict”, që financohet nga USAID dhe drejtohet nga Universiteti i Kalifornisë Davis, së bashku me Eco Health, Institucionin Smithsonian, Shoqërinë e Konservimittë Jetës së Egër dhe Metabiota, një kompani kaliforniane që merret me gjurmimin e epidemive.
“Predict” operon në 31 vende, duke hulumtuar në të gjitha zonat që dyshohet se lakuriqët mund të jenë transmetues të koronaviruseve te njerëzit.
Qen, mace dhe kafshë të rralla vazhdojnë të shiten në një nga tregjet më të famshme të mishit në veri të Indonezisë. Tomohon Extreme Market është tregu ku mund të gjesh lloje të ndryshme kafshësh dhe përzierja e tyre në të nxehtë dhe lagështi rrit shumë rrezikun e përhapjes së viruseve.
Shkencëtarët mendojnë se nga një treg i tillë në Wuhan shpërtheu Covid-19. Punonjës të PETA-s vizituan këtë market në fillim të prillit dhe panë kushtet e këqija higjienike në të cilat tregtohej mishi.
Por, tregtari i lakuriqëve të natës, Stenly Timbuleng tha se pandemia nuk ka ndikuar në shitjet e tij: “Shes 50-60 lakuriqë nate në ditë, siç kam bërë gjithmonë. Në periudha festive, shes edhe 600”.
Themeluesja e PETA-s, Ingrid Newkirk shprehet se ky treg duhet të mbyllet për të shmangur rrezikun e një tjetër pandemie: “Pandemia e radhës po pret që të shpërthejë, nëse ne vazhdojmë të grumbullojmë në të njëjtin vend kafshë të keqtrajtuara, të sëmura dhe të stresuara”.
Gripi i derrave, gripi i pulave, SARS apo lopa e çmendur janë të gjitha sëmundje që kanë shpërthyer nga mbajtja e kafshëve të mbyllura dhe të rritura për ushqim.
No comments:
Post a Comment