Akademik Prof.Dr. Hakif Bajrami,Ph.D
Është mbushur Kosova me mediokritetë dhe politikanë që nuk e shohin as hundën e vet, sepse janë dehur nga fama që medojnë se e kanë blerë në tregun e plaçkave pafytyrësinë e tyre.
Po, këta mediokër s'kanë famë e asë që e kanë urti njerëzore. Ata tërthorazi i ndihmojnë politikës Milosheviqiane (pasardhësve të tij të shumtë), që po thonë se: “Ja kush janë këta shqiptarët”.
Më kujtohet shumë mirë kur në Zyrën Politike të UÇK-së në Prishtinë, vinin kërcnime se: “do të ju shndërrojmë në suxhuk. Derrave tanë dot` ua qesim mishin dhe eshrtat e të gjithë shqiptarëve”.
Vinin edhe kërcnime tjera, të cilat nuk mundt` i them publikisht, sepse kam përgjegjësi morale dhe shkencore, për fjalën e thënë, sepse po e thash nja 20% të fajit e marrë edhe unë që po i ngacmojë krimet dhe mizoritë serbiane në një shkrim ku nuk kam mundësi të përdori referenca arkivore.
Kosova, kur nuk ishte pa sojin e Shkëlzen Gashit i cili e akuzon luftën e drejtë të UÇK-së , e cila ia ka shëptuar familjën dhe kombin e tij dhe tonin. , Shkelzeni i mjerë provon të përhapë doktrina politikaneske, se “çdo kush ka bërë krime” dhe se ai nuk është aqë edhe naiv se UÇK-ja ka bërë luftë mbrojtëse.
Shkëzen shkarravitësin kush e ftojë në TV!
E besa tash as shefi i tij nuk është pa vërejtje, sepse e futi në Qeveri dhelpren dinake.
Shkelzeni iu bashkua tufës së deleve më Baton Haxhiun e disa të tjerë !
Edhje më e çuditëshme është deklarata e Lutfi Hazirit, që më pa fije turpi thotë hapur: “Po kur të hyshë në besidme duhet dhënë diçka”!
Nuk ka ndërruar “haxhia”, sepse ai shpreson se nëse Gjilanit i bashkohen një pjesë periferike e Preshevës.
Se Kosova është mbush me kovita politik infektiv, -nga disa parti (LDK, PDK., AAK, NISMA), pa menduar fare në rrethana karantine Covidet këta inatçor të shkollës së Kumrovcit rrëzuan Qeverinë vetëm për fotele e jo për Shtet.
Kosova është në luftë bilogjike dhe se se partive tona ju kadalë dreçi nga koteci.
Institucionet tona shtetërore tentojnë ta blejnë partiotizmin e tyre me para, benificione pozitash, bile -bile udhëheqin politikë fajdexhinjësh.
Mjaftë kam lexuar dhe kam shkruar për kirmet serbiane, bile me to jam marrë që nga viti 1975.
Po, në shtator të vitit 1999, me iniciativë të Adem Demaçit e shkrova punimin e dokumentuar: “Gjenocidi serbian ndaj shqiptarëve 1844-1999”,Prishtinë 2000.
Ky shkrim është botuar në librin e Nusret Pllanës në NJËMDHJET (11) gjuhë botërore, dhe është shpërndarë në çdo bibliotekë botërore.
Ky pyblikim lirishtë mundtë quhet AKTAKUZË ndaj mizorive serbiane për dy shekuj, pra edhe për gjenocidin dhe luftën 1998/99,ngase u deportua gjysma e popullsië shqiptare jashtë Kosovës, që ka karakter gjeocidal, sepse Millosheviqi jo vetëm që preu, dogji dhe vrau, por barti KUFOMA deri në Beograd dhe prej andej (e them për herë të parë-HB) provoi që përmes Zhirinovskit dhe disa kriminelëve vendas (Sheshel, Stanishiq, Millosheviq, Arkan, Llazareviq, Shainoviq, Angjellkoviq etj) t` i transformoi KUFOMAT SHQIPTARE në Sibir (Rusi-hulumtoni këtë fashizëm Shkelzen Gashi +Baton Haxhiu +TV7+ Lutfi Haziri etj).
Mos më besoni mua.
Lexoni shkrimet e Çernomirdinit, ju gazetarë azgana dhe sarhosha të tezgave, botuar dhe plasuar si dëshmi e një lufte fashiste serbe.
Shkrimi i Çernomirdinit është deponuar në një bibliotekë të Moskës.
Pse mos ta sqaroi se nga Adminstrata e UNMIK-ut (pas botimit të librit të Nusret Pllanës), isha i ftuar 5 herë në Zyrat e unmikstanit !. Unë u kërcnova si historianët shqiptarë!
Isha në listë dhe unë isha i pa dëshiruar të mirrem me hulumtime krimesh, sikurse as gjykatësit dhe prokurorët shqiptar nuk ishin kompetent ti kryenin punët juridike pa lejën e tyre. Detyrën e tillë e ka pasë edhe EULX-i.
Këtë detyrë e ka edhe Gjykata Speciale me seli në Hagë.
E tash mediokrit thonë se ne nuk kemi formuar gjykata për hulumtimin e krimve, dhe me qellim e injorojnë KOMPTETENCËN e UNMIK+EULEX-it.
Me këtë jo që i kanë kursyer shqiptarët, por kanë pasë porosi mos me i prokuruar kriminelët serbian fare.
E këtu, me fajin e fodullëve tanë politik, na ka mbetë dreqi në torishtë.
Kush është Baton Haxhiu që del në TV tona dhe fletë për falje të krimeve.
Jo, kam qenë pranë Anton Çettës, çdo kund nepër Kosovë e Maqedoni, por edhe në Gjermani e Zvicër (pra jo ata që krekosën sot nepër televizione se “kemi qenë zavendës të Bac Antonit” etj).
Në çdo vend kemi theksuar se Shqiptarët po e bëjnë PAJTIMIN kombëtar.
Pra askush nuk ka gjak për të falë.
Pra pajtim po, falja mbetet çështje morale.
Esenca e Lëvizjës shqiptare 1990/91, ka qenë pajtimi, jo falja, duke mos përjashtuar se ka pasë edhe të tilla medime, se “po nuk tham FALJE, tragjedia do të na përseritet”.
Por tradicionalisht shqiptarët kur kanë shkruar historinë, së pari ka pasë: Pajtim, por falje të krimeve, nuk i ka theksuar askush.
Mos të habitët pra askush se nuk ka gjak që falet.
Edhe Serbia ka filluar të mësoi se po u forcua QEVERIA e Kosovës, Qeveria (askush tjetër) do të kërkoi me gjyq, së pari:PAGESËN E REPARACIONEVE.
Për të dalë pastaj te kthimi i pronës së Republikës, së Kosovës !
Pra çdo pasuri që është grabitë pa normë ligjore, shteti duhet ta konfiskojë me ligj.
E kur t` i shtohet edhe politika e bashkimit kombëtar, del se këtu e ka virusin rënja e Qeverisë Kurti, më 25 mars 2020.
Tash po u rrefej se këto ditë lexova librat: M. Miniq:"Lufta në Kosovë 1998/99."( Beograd 2002).
Miniq është ish politikani Titist , i cili e pranon Republikën e Kosovës sovrane; Shaqir Vukaj, "Rusia dhe Kosova, Titranë 2007; Dario Malnar, SHBA dhe Kosova", Prishtinë ,2013; Talbot-Çërnomirdin"Prapaskenat e kapitullimit të Millosheviqit", Tiranë 2009; Henry H. Perrritt Jr, "USHTRIA LIRIMTARE E KOSOVËS", Prishtinë, 2008.
Ku shkrim i botuar përputhët me datën e shpalljës së Pavarsisë Kosovës.
Në këto libra do të mësohet se çka ka investuar bota e civilizuar:
NATO dhe njerëzit vullnetmirë për LUFTËN TONË TË DREJTË ME UÇK-ën FAMËLARTË NË BALL.
Nuk çuditëm në ata që edhe më 1998/99 e kanë sharë e pshtyrë Luftën e UÇK-ës, por brengosëm në disa Komandantë, sot drejtues të partive, që fare nuk u ndalën që të mendojnë se jemi në luftë të padukshme me virusin COVID-19.
Liderët politikë janë bërë gazi i botës, me veprimin e 25 marsit 2020.
Dhe marria është bërë edhe më tragjike, se as pas “një këndelljeje” logjike që do të duhej të ndodhte, liderucat politikë i kanë futur veshët në lesh , nuk ndiejnë për asgjë.
Madje kanë filluar ta PËRGOJOJNË EDHE DIASPORËN TONË HEROKIKE dhe në çdo kohë atdhetare.
E këta miopët politikë, duhet të mësojnë se BOTA nga kjo luftë kundër “Covid-19”-tit, të padukshmit dhe atij të dukshmit , nuk do të duket ma kurrë, sikurse ka qenë.
Çdo gjë në Glob duket se është paralizuar. Por këta politikanët tanë të tezgave të alkoholit, nuk e shohin tragjedinë në GLOB, sepse “jargani” i tyre nuk është djegur ende.
Po, më kujtohet kur gjyshja Qamile kur isha fëmi, më tregonte se si: Kosta Peçanci dhe Bozhidar Paunoviqi i ia kishin djegë familjen prej 51 anëtarësh për së gjalli në zjarr.
E ajo i kishte parë tragjedinë e fshefur pas një therre, dhe duke treguar ndalej e klithte: “E mora dorën e nënës që i kishte mbetë jashtë një treri që po digjej.
Nënës i ishte djegë mbi gjysma e trupit.Pasi që ikën bandat e shkive e mora dorën e NANËS dhe e futa në gji.
Por djali jem, dora e të vdekunit nuk po u nxejke. Sado që gjysma e trupit NANËS ende po digjej, unë mendova se po i ndihmojë”.
Këtë skenë të trishtë e kujtoj dhe ia besoi çdo familje shqiptare të viteve 1998/99!
Unë i besoi gjëmave të nënës së Aziz Kelmendit, i besoi Abrisë, Poklekut, Prekazit, Mejës… çdo lokaliteti anë e kënd Kosovës, se çka kanë psuar shqiptarët nga fashizmi serbian më1981-1999.
E do kargjozë sot, të ngritën e ta akuzojnë UÇK-në, që është themeluar me troha të bukës, sidomos nga populli i shkrumuar dhe DIASPORA jonë patriotike, për ta siguariar lirinë e një populli, që nuk e ka sulmuar ASKEND në sofër si: FAMILJËN BOGUJEVCI në BESIANË, familjën JASHARI në Prekaz ...!
Akuza e këtyre mjeranëve ne televizionet tona , është më shumë se akuzë e pa falëshme, akuzë kundër njerzimit dhe lirisë, për çka prokurori i shtetit duhet të veproi sa më parë.
Popullit serbian nuk i ndihmohet, duke i falë asgjë. Populli serbian do katarzë, e katarzën e mbrrin vetëm kur ta ndien në kurriz, se në emër të tij dikush ka bërë gjenocid.
Popullit serbian duhet t` i ndihmohet duke ia kujtuar krimet që i ka bërë shteti dhe partitë në emër të tij, dhe duke ia plasuar faktet në fytyrë-tavolinë, sepse ka qenë i droguar nga politika, ngjajshëm sikurse politikanët tanë sot, të “droguar” në luftën për fotele.
A kanë dallim veprimet e disa politikanëve sot, askush nuk e dinë se ku shpije kjo politikë?
Shteti i Kosovës, po diskulifikohet kudo nepër botë, e ne turr e me falë territore, turr e me akuzar atë që të kanë çliruar (po edhe NATO por me UÇK), turrë e pa fie turpi me ia falë Serbisë krimet, me i dhuruar diçka, siç predikoi, shih një Kryetar Komune.
Po si nuk i vjen turp këtij njeriu të paktën kur e vren bustin e Idriz Gjilanit.
Çka t' i japim Serbisë, vetëm Lufi Haziri, Hashim Thaçi e Baton Haxhiu me Edi Ramën,me djalin ideologjik të Sheshelit dhe Milloshit-Vuçiqi, ku bëjnë pjesë edhe ata që e drejtojnë politikën e errësirave sot nga sallonet e infektuara me shovinizëm.
Po e di akordin e 15 majit 1998 në Beograd, e di 28 majin e viti 1998 në Vashington, i njoh nja 12 marrëveshje në Beograd – Prishtinë, dihet EKIPI që i ka hulumtuar “Krimet në Kosovë” e që janë bërë me moton: “unë i pari në katund, e ndoshta i dyti në Beograd, le të bahet çka të bëhet".
Ore shqiptarë, bota sot është shumë e vogël, dhe mu për këtë “Covid- 19”, na ka shti në vrimë të minit, sespe ndaj vendit ku jetojmë, ndaj natyrës që na ushqen ajri i lirisë pa para, po siellemi mizorishtë.
Sikur është harruar lufta dhe mizoritë e okupatorit mbi nënat dhe motrat tona, mbi dheun tonë, mbi gjakun tonë, që nuk falet.
Lexone Ali PODRIMËN!
Lexone poetin anonim:
"O Kosovë o tokë bekue,
Gjallnue kanë dymbdhjetë fise,
E Shqipnisë ma e bukra hise,
Gjithë për ty gjaku më gufon,
S asht shqiptar ai që Ty të harron!
I lexoni librat e tyre se, çfar torturash psikike kanë pësuar edhe burrat shtetëror: Talbot, Ollbarjt, Klinton, Çernomirdin, Jellcin, Blerë e shumë të tjerë, duke provuar që në Kosovë të mbretërojë liria për çdo kend.
Ç'farë kemi pësuar ne, si duket është harruar nga disa idiotë të “fjalës së lirë”, për çdo natë në TV-të tona , sepse ata që sot “po i falin tokat tona e po e akuzojnë UÇK-në ”, janë të njajtit ...
Ata kanë filluar edhe të na kërcnojnë. "S'kanë faj”, ata janë të mjerë, janë edhe pa tru. !
Prishtinë, 27 .IV. 2020
No comments:
Post a Comment